arrestohen Archives - Albeu.com

Po transportonin mbi 5.2 kg heroinë dhe kokainë drejt Durrësit, arrestohen dy persona në Tiranë
Një sasi e konsiderueshme droge, që dyshohet se po dërgohej drejt Durrësit, është sekuestruar gjatë operacionit policor të koduar “Drejtimi”, ndërsa dy persona kanë përfunduar në pranga.

Sipas raportimeve paraprake, të arrestuarit janë Mirland Herri, 51 vjeç, dhe Lutfi Hoxha, 41 vjeç.

Gjatë aksionit, policia pikasi një automjet tip “Benz”, për të cilin kishte dyshime se po përdorej për transportimin e lëndës narkotike. Nga kontrolli i makinës u gjet një çantë që përmbante 7 pako, konkretisht 4 me heroinë dhe 3 me kokainë.

Të dhënat e para të policisë treguan se sasia e përgjithshme e sekuestruar ishte 5 kilogramë e 244 gramë heroinë dhe kokainë.

Drejtori i DVP Tiranë, në deklaratën për operacionin, falënderoi përfaqësuesit e medias për praninë në një ditë pushimi dhe për bashkëpunimin korrekt në funksion të informimit të qytetarëve mbi rezultatet e strukturave vendore të Policisë Tiranë.

Ai theksoi se strukturat vendore të Policisë Tiranë vijojnë të jenë maksimalisht të angazhuara në parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbulimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, kapjen e personave në kërkim dhe të individëve që lëvizin me armë zjarri apo përpiqen t’i trafikojnë ato. Sipas tij, puna është përqendruar gjithashtu te lufta kundër trafikimit të narkotikëve dhe te ndjekja e vazhdueshme e konflikteve e denoncimeve të qytetarëve.

Në këtë kuadër, mesditën e sotme, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas punës operative, organizoi dhe përmbylli operacionin “Drejtimi”. Përmes këtij aksioni u godit dhe u parandalua një tentativë për trafikimin e një sasie të konsiderueshme drogash të forta.

Policia njoftoi se gjatë operacionit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë Mirand Herri, 51 vjeç, banues në Maminas të Durrësit, si dhe Luftim Hoxha, 41 vjeç, i lindur në Dibër dhe me banim në Maminas, Durrës.

Informacionet e siguruara në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve tregonin se dy shtetas do të çonin një sasi të madhe lënde narkotike në zonën e “Treshit”, pranë Nishtulla 3, duke lëvizur në drejtim të Durrësit.

Mbi bazën e këtyre të dhënave, operacioni policor “Drejtimi” u organizua brenda një kohe shumë të shkurtër dhe u finalizua me ndërhyrjen e shërbimeve.

Në rrugën “Kastriotët”, efektivët konstatuan një automjet tip “Mercedes-Benz”, brenda të cilit ndodheshin dy personat e dyshuar dhe po transportohej droga. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ndërhynë duke ndaluar makinën.

Gjatë verifikimit të pjesës së brendshme të automjetit, policia gjeti një çantë ku ishin vendosur 7 pako me lëndë të dyshuar narkotike.

Nga këto, 4 pako përmbanin heroinë me peshë 2 kilogramë e 123.6 gramë, ndërsa 3 pakot e tjera kishin lëndë të dyshuar kokainë, me peshë të përgjithshme 3 kilogramë e 120.6 gramë.

Në total u sekuestruan 5 kilogramë e 244.2 gramë heroinë dhe kokainë.

Dy të ndaluarit u shoqëruan menjëherë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për kryerjen e procedurave të mëtejshme. Nga veprimet rezultoi se ata synonin ta transportonin lëndën narkotike drejt Durrësit.

Hetimet po vijojnë në koordinim me Prokurorinë, me qëllim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Për shkak të hetimit në vazhdim, policia bëri të ditur se nuk mund të publikojë hollësi të tjera mbi operacionin.

Aksioni “Drejtimi” është pjesë e operacioneve të njëpasnjëshme të strukturave vendore të Policisë Tiranë kundër shitjes dhe trafikimit të narkotikëve. Vetëm një javë më parë u kapën dy persona me 250 gramë kokainë, ndërsa gjatë dy javëve të fundit janë përfunduar disa operacione për ndalimin e personave në kërkim me rrezikshmëri dhe të individëve që lëviznin të armatosur, mes të cilëve kishte edhe shtetas të huaj.

Drejtori i DVP Tiranë u ndal gjithashtu te një rast i konsideruar shumë i ndjeshëm, që lidhej me një përplasje me armë të ftohta mes rreth 28 të miturve, të moshave nga 13 deri në 17 vjeç.

Falë sigurimit në kohë të informacionit dhe angazhimit maksimal të Komisariatit të Policisë Nr. 6, Forcave Operacionale dhe “Shqiponjave” të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u kryen verifikime për rreth 72 orë. Përmes strukturave të Hetimit të Krimit Kibernetik në DVP Tiranë u kontrolluan rrjetet sociale, ndërsa u shfrytëzuan edhe të dhënat e marra nga shërbimet në terren. Si rezultat, të miturit u identifikuan dhe u parandalua një ngjarje që mund të kishte pasoja fatale për jetën e tyre.

Drejtori falënderoi të gjitha shërbimet policore për profesionalizmin e treguar në parandalimin e konfliktit.

Ai u bëri njëkohësisht thirrje prindërve që të bashkëpunojnë me inspektorët e Policisë në zonat ku banojnë dhe me Patrullat e Përgjithshme në terren, duke raportuar çdo situatë të dyshimtë që vërejnë te fëmijët. Sipas tij, ky bashkëpunim mundëson ndërhyrjen në kohë dhe shmangien e ngjarjeve që rrezikojnë jetën.

Në mesazhin drejtuar qytetarëve, u theksua se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet maksimalisht e angazhuar dhe disponon të gjitha kapacitetet e nevojshme për garantimin e rendit e të sigurisë dhe për luftimin e çdo paligjshmërie.

Megjithatë, drejtori nënvizoi se pa ndihmën e qytetarëve ky mision i shenjtë do të mbetej i cunguar, ndaj kërkoi që çdo rast paligjshmërie të denoncohet në kohë pranë strukturave policore ose në numrin 112.

Në përfundim, ai kërkoi më shumë mbështetje dhe besim ndaj Policisë, në mënyrë që së bashku të garantohet një mjedis edhe më i sigurt, duke i falënderuar qytetarët.

The post Po transportonin mbi 5.2 kg heroinë dhe kokainë drejt Durrësit, arrestohen dy persona në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Arrestohen 5 të rinj në Sarandë, dyshohet se po përgatiteshin për një vrasje
Arrestimi i pesë të rinjve në Sarandë është shoqëruar me të dhëna të reja, ndërsa policia dyshon se ata kishin udhëtuar drejt qytetit për të kryer një ngjarje kriminale.

Të gjithë të ndaluarit rezultojnë me precedent penal në fushën e narkotikëve. Hetuesit dyshojnë se objektivi i tyre mund të ketë qenë ekzekutimi i një personi në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Pas shoqërimit, pesë të rinjtë janë marrë në pyetje, por kanë zgjedhur të mos japin asnjë deklaratë përpara hetuesve.

Sipas burimeve, grupi lëvizte me dy automjete. Në momentin kur makinat ndaluan, Sidorel Moriseni dhe Alfred Kaja po kontrollonin armët brenda njërit prej tyre, ndërsa ndërhyrja e policisë çoi në arrestimin e tyre.

Të rinjtë u kapën në një rrugicë pranë banesës së Rexhep Ismailit, i cili u vra në lokalin e tij në Qafë Gjashtë, në maj të këtij viti.

Grupi hetimor po verifikon nëse ndodheshin në atë zonë rastësisht apo nëse ndalesa lidhej me ndonjë plan të caktuar, edhe pse të arrestuarit nuk kanë pranuar të flasin.

The post Arrestohen 5 të rinj në Sarandë, dyshohet se po përgatiteshin për një vrasje appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Arrestohen tre persona në Tiranë, iu sekuestruan armë zjarri me municion
Shërbimet e Forcës së Posacme “Shqiponja” në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, finalizuan operacionin e koduar “Shenja”. Në prangat e policisë kanë rënë tre persona të cilëve gjatë kontrollit iu sekuestruan armë zjarri me municion. Sipas deklaratës së policisë njëri prej të arrestuarve ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Njoftimi i policisë:

“DVP Tiranë/Finalizohen gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione të tjera kundër armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 3 armë dhe qindra fishekë. Vihen në pranga 3 shtetas që lëviznin të armatosur, mbanin armë në banesë, me qëllim shitjen, ose kishin thyer masën e sigurisë. Në vijim të punës operative dhe asaj operacionale, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që posedojnë dhe/ose shesin armë zjarri, dhe për pasojë, përbëjnë rrezik për qytetarët dhe sigurinë publike, gjatë këtyre 24 orëve, u finalizuan 2 operacione në këtë fushë.

Konkretisht:

-shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, finalizuan operacionin e koduar “Shenja”, si rezultat i të cilit u kapën duke lëvizur me automjet, në Rrugën e Dibrës, dhe u vunë në pranga shtetasit Sh. S., 31 vjeç dhe Sh. Sh., 43 vjeç, sepse gjatë kontrollit, 31-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, ndërsa gjatë verifikimeve rezultoi se 43-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;

-specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Kodra”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi F. H., 69 vjeç, pasi gjatë kontrolleve në banesën e tij, në fshatin Kodër Kashar, u gjetën 1 armë zjarri (pistoletë) me municion dhe 1 armë gjahu me 112 fishekë, që dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”.

The post VIDEO/ Arrestohen tre persona në Tiranë, iu sekuestruan armë zjarri me municion appeared first on Albeu.com.

Organizim i paligjshëm i lojërave të fatit, arrestohet një efektiv policie dhe dy persona të tjerë (EMRAT)
Në vijim të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera, u arrestuan në flagrancë një punonjës policie dhe dy shtetas të tjerë.

Lutfi Dervishi me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, me zonë mbulimi qytetin e Fushë-Krujës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 197 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 119 fishekë model 9mm.

Sabah Stafuga, banues në Arrameras, Fushë-Krujë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i padënuar më parë.

Fatmir Stafuga, banues në Arrameras, Fushë-Krujë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare.

Arrestimi i shtetasve Sabah Stafuga dhe Fatmir Stafuga, u krye për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 197 dhe 283 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet objekt hetimi, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

4 pajisje elektronike (makineta) të dyshuara për ushtrimin e lojërave të fatit;

2 serverë/njësi kompjuterike, të dyshuara se përdoreshin për aktivitetin e kundërligjshëm;

1 pajisje DVR;

5 qese me mbështjellje plastike, që përmbanin lëndë të dyshuar narkotike, me peshë totale 2.22 gramë;

6 qese të vogla plastike, që përmbanin lëndë të dyshuar narkotike, me peshë totale 4.41 gramë;

3 aparate telefonike celulare.

Veprimet hetimore vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme, identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë, si dhe evidentimin dhe dokumentimin e çdo rasti të favorizimit, mbështetjes apo mosveprimit nga punonjës të strukturave ligjzbatuese.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e vendosur në përmbushjen e përgjegjësive të saj ligjore, duke zbatuar standard të barabartë përpara ligjit dhe tolerancë zero ndaj çdo punonjësi që, në kundërshtim me detyrën dhe përgjegjësinë publike, përfshihet, favorizon apo mbështet veprimtari të kundërligjshme.

The post Organizim i paligjshëm i lojërave të fatit, arrestohet një efektiv policie dhe dy persona të tjerë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Denis Çumanit në Shijak, arrestohen dy kushërinjtë autorë që ishin në kërkim (EMRAT)
Policia e Durrësit, ka vënë në pranga dy autorët e vrasjes së 45-vjeçarit Denis Çumani në Shijak në janar të këtij viti. Për dy kushërinjtë Indrit dhe Dorian Ferra, 38 dhe 36-vjeç, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Dy kushërinjtë ishin shpallur në kërkim, pasi më datë 27 janar janë konfliktuar me 45-vjeçarin dhe e kanë qëlluar me armë zjarri. Për shkak të dëmtimeve të marra, ai ndërroi jetë pas disa ditësh në spital.

Dy kushërinjtë i shkuan në shtëpi dhe pasi e kanë dhunuar fizikisht kanë qëlluar me armë drejt tij, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një vajzë. Çumani i kishte dërguar mesazhe asaj, ndërkohë që ajo ishte në një lidhje me Dorian Ferrën.

Njoftimi i policisë:

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 2 autorët e dyshuar të vrasjes së një 45-vjeçari, në muajin janar 2026, në Shijak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për shtetasit:

-I. F., 38 vjeç dhe D. F., 36 vjeç (kushërinj), të dy banues në Shijak.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi nga hetimet dyshohet se më datë 27.01.2026, në qytetin e Shijakut, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D. Ç., 45 vjeç dhe e kanë qëlluar me armë zjarri. Për shkak të dëmtimeve, 45-vjeçari ka humbur jetën pas disa ditësh, në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

The post Vrasja e Denis Çumanit në Shijak, arrestohen dy kushërinjtë autorë që ishin në kërkim (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Goditet grupi kriminal në Tiranë, katër persona vihen në pranga, dy të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)
Në kuadër të operacionit të koduar “Rrjeti”, një grup kriminal i dyshuar për shitjen e armëve të zjarrit, lëndëve plasëse dhe municionit luftarak në zona të ndryshme të Tiranës, është goditur nga policia

Si rezultat i aksionit, u arrestuan shtetasit Marsel Varka, 35-vjeç, Elsaed Maqinaj, 25-vjeç, Fabian Zako, 29-vjeç dhe Kristaq Biba, 32-vjeç, ndërsa u shpallën në kërkim Kevin Vila, 21-vjeç dhe Bledar Avdillari, 28-vjeç.

Sipas hetimeve, gjashtë personat e mësipërm, së bashku me pesë shtetas të arrestuar më parë, vepronin si grup i organizuar kriminal, duke siguruar dhe shitur armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak në kryeqytet.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi 7 armë zjarri, konkretisht 4 pistoleta dhe 3 automatikë, si dhe municion luftarak dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Autoritetet bëjnë me dije se gjatë gjithë periudhës hetimore dhe aksioneve të zhvilluara kundër këtij grupi kriminal janë arrestuar gjithsej 9 persona, ndërsa janë sekuestruar 17 armë zjarri, 4 kallëpë lëndë plasëse, një sasi e konsiderueshme municioni, 4 automjete dhe 13 telefona celularë.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së grupit.

The post Goditet grupi kriminal në Tiranë, katër persona vihen në pranga, dy të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Zjarri në kompleksin “Kika 1” ku u asfiksua edhe një person, arrestohen 2 vajza në Tiranë
Policia e Tiranës, ka vënë në pranga dy vajza të reja, pasi në banesën të cilën ato e kishin marrë me qira një ditë më parë ra zjarr. Për pasojë i asfiksuar nga tymi mbeti komshiu i tyre.

Policia thotë se në pranga u vunë dy 25-vjeçare, të cilat akuzohen për rënie të zjarrit nga pakujdesia.

Nga flakët u dëmtua banesa e tyre, por edhe banesat e fqinjëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetaset K. Sh., 25 vjeçe dhe S. Gj., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për shkak të pakujdesisë së tyre, ka rënë zjarr në banesën e tyre. Si pasojë janë dëmtuar banesa e tyre dhe banesat e fqinjëve. Gjithashtu, është dërguar në spital, shtetasi A. K, për shkak të asfiksisë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet ne njoftimin e policisë.

The post Zjarri në kompleksin “Kika 1” ku u asfiksua edhe një person, arrestohen 2 vajza në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Flakët në pallatin te “Farmacia 10″/ Arrestohen 4 persona, mes tyre menaxherja e “Big Market”, në kërkim ndërtuesi Armand Lilo
Një ditë pas zjarrit të madh që përfshiu pallatin te “Farmacia 10” në Tiranë, policia ka arrestuar 4 persona, njëri prej tyre është menaxherja e Big Marketit, i cili ndodhej në katin e parë, nga ku dyshohet se nisi zjarri.

Në pranga është vënë edhe administratori i pallatit. Gjithashtu, mësohet se në kërkim është shpallur ndërtuesi i kompleksit, biznesmeni Armand Lilo.

Hetimet për shkaqet e zjarrit, janë ende në vijim dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e zjarrit dhe përgjegjësitë përkatëse të personave të përfshirë.

The post Flakët në pallatin te “Farmacia 10″/ Arrestohen 4 persona, mes tyre menaxherja e “Big Market”, në kërkim ndërtuesi Armand Lilo appeared first on Albeu.com.

Morën peng një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, identifikohen 3 autorët, arrestohen dy prej tyre(EMRAT)
Policia ka zbuluar një rast të rrëmbimit të një 32-vjeçari nga tre persona, dy prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa një i tretë u shpall në kërkim.

Në kuadër të operacionit të koduar “Hijet”, në pranga u vunë Hysen Neza 33-vjeç dhe Kevin Neza, 25-vjeç, ndërsa i shpall në kërkim 28-vjeçari me iniciale J.N.

32-vjeçari në kallëzimin e tij ka deklaruar se më 31 mars 2026 është marrë me forcë nga tre shtetas, të cilët e kanë mbajtur për disa orë në një ambient privat në zonën e Xhafzotajt, ku është kanosur dhe dhunuar fizikisht, me qëllim përfitimin e një shume parash.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar 5 automjete, 5 telefona celularë, një shumë parash dhe sende të tjera të kundërligjshme, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizave përkatëse.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hijet”.

Morën me forcë një 32-vjeçar, e mbajtën në një ambient në Xhafzotaj, duke e kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për përfitimin e një vlere monetare, identifikohen 3 autorët e dyshuar.

Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen 5 automjete, 5 celularë, një shumë parash dhe sende të kundërligjshme.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, në vijim të kallëzimit të bërë nga një 32-vjeçar, i cili deklaroi se më datë 31.03.2026, tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe e kishin mbajtur për disa orë në një ambient privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hijet”.

Në kuadër të operacionit:

-u ndaluan shtetasit Hysen Neza 33 vjeç dhe Kevin Neza, 25 vjeç;

-u shpall në kërkim shtetasi J. N., 28 vjeç, banues në Xhafzotaj.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, kanë marrë me forcë në automjet 32-vjeçarin, e kanë kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj tij, me qëllim përfitimin e një vlerë monetare.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Morën peng një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, identifikohen 3 autorët, arrestohen dy prej tyre(EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës para Kryeministrisë dhe Parlamentit, arrestohen 20 persona
Rreth 20 persona janë arrestuar nga policia, në lidhje me protestën e opozitës një ditë më parë zhvilluar para Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Raportohet se 7 prej personave të arrestuar janë të mitur dhe pjesa më e madhe janë përsëritës, që janë ndaluar edhe më parë në protesta të ngjashme.

Sjellim në vëmendje që tubimi i 10 shkurtit herë pas herë i shoqërua edhe me tensione, pasi militantë demokratë hodhën molotovë dhe fishekzjarrë, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë.

Mbrëmje e djeshme (10 shkurt) ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga protesta janë plagosur 21 persona, 19 prej tyre efektivë të Policisë, një deputet i Partisë Demokratike, konkretisht Bledion Nallbati dhe një qytetar.

“Në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë paraqitur 10 efektivë policie, deputeti Bledion Nallbati dhe një qytetar. Ata kanë marrë ndihmën mjekësore sipas protokolleve respektive, të pritur nga ekipi mjekësor multidisiplinar.

Pas trajtimit, 9 efektivë janë larguar nga spitali, sipas këshillave të mjekut dhe një prej efektivëve është dërguar në QSUNT në Shërbimin e Toksikologjisë, për shkak të problemeve me frymëmarrjen”, sqaron ministria.

Gjithashtu, ministria e Shëndetësisë thotë se deputeti Nallbati, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe është larguar nga spitali me këshilla mjekësore. Ndërsa në Spitalin e Traumës, po trajtohet qytetari K.K jashtë rrezikut për jetën.

The post Protesta e opozitës para Kryeministrisë dhe Parlamentit, arrestohen 20 persona appeared first on Albeu.com.