arrestohen dt adoleshente Archives - Albeu.com

Shisnin drogë afër shkollave në Fier, në pranga dy adoleshentë
Në kuadër të operacionit “Tempulli”, policia e Fierit ka arrestuar dy të rinj, 18 dhe 15 vjeç, pasi u kapën në flagrancë, me disa doza cannabisi, gjatë tentativës për t’i shitur ato, në afërsi të një gjimnazi.

Blutë e Fierit bëjnë me dije se, nga kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën dhe sekuestruan 3 qese me lëndë narkotike cannabis sativa (në formë boçeje) me peshë 830 gramë.

Dy adoleshentët e kishin përgatitur dhe ndarë lëndën narkotike, në doza, me qëllim shitjen e saj, në afërsi të shkollave.

Njoftimi i policisë:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.

Si rezultat i patrullimeve përreth çdo shkolle të qarkut, për të garantuar zbatimin e Paketës për Sigurinë në këto ambiente, si dhe me mbështetjen e inteligjencës policore, evidentohet dhe goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.

Bashkëpunëtorë për shitjen e dozave cannabis sativa, në afërsi të një gjimnazi, vihen në pranga 2 shtetas.

Njëri prej të arrestuarve, 15 vjeç, i proceduar disa herë më parë, në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa, në doza dhe në sasi.

Si rezultat i patrullimeve me shërbime shtesë, në afërsi të çdo shkolle në territorin e qarkut, me qëllim përmbushjen e objektivave madhorë, zbatimin e Paketës për Sigurinë në shkolla dhe parandalimin e depërtimit të krimeve, në këto ambiente, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Fier, shërbimet e forcave të posaçme Operacionale dhe “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të këtyre ambienteve.

Shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasin J. H., 18 vjeç dhe një 15-vjeçar të dy banues në Fier. Këta shtetas u kapën në flagrancë, me disa doza cannabisi, gjatë tentativës për t’i shitur ato, në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Fierit.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 qese me lëndë narkotike cannabis sativa (në formë boçeje) me peshë 830 gramë. Këta shtetas e kishin përgatitur dhe ndarë lëndën narkotike, në doza, me qëllim shitjen e saj, në afërsi të shkollave.

Qeset me cannabis dhe dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet rezultoi se 15-vjeçari është përdorur më parë për të kryer këtë veprimtari kriminale, nga shtetasi E. M., 26 vjeç, banues në Fier, i arrestuar më datë 19.08.2023, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

The post Shisnin  drogë afër shkollave në Fier, në pranga dy adoleshentë appeared first on Albeu.com.