arrestimit Archives - Albeu.com

Sveçla zbulon hollësi mbi operacionin e Policisë dhe AKI-së pas prangosjes së katër personave
<html><head></head><body>

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje lidhur me operacionin e fundit të koordinuar mes Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, që përfundoi me vënien në pranga të katër individëve. Të arrestuarit dyshohen për shpërdorim të pozitës gjatë ushtrimit të detyrave shtetërore.

Përmes një komunikate publike, Sveçla e vlerësoi pozitivisht këtë ndërhyrje, duke konfirmuar se mes të ndaluarve ndodhen dy punonjëse të Divizionit për të Huaj, një zyrtare nga Agjencia e Regjistrimit Civil dhe një qytetar i huaj.

Bazuar në deklaratën e tij, hetimet paraprake tregojnë se personat e përfshirë dyshohet se, duke shfrytëzuar rolet e tyre institucionale dhe si ndërmjetës, kanë ofruar asistencë të jashtëligjshme për palët e interesuara me synim përfitimin monetar.

“E përshëndes bashkëpunimin mes Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në këtë aksion, i cili solli arrestimin e dy zyrtareve të Divizionit për të Huaj, një zyrtareje të Agjencisë së Regjistrimit Civil dhe një shtetasi të huaj. Ekziston dyshimi se këta persona, nëpërmjet detyrave të tyre zyrtare dhe veprimtarisë ndërmjetësuese dhe të shtyrë nga lakmia për para, u kanë kryer shërbime palëve duke shkelur haptazi procedurat ligjore,” shkroi ai.

Në vazhdën e reagimit të tij, ministri në detyrë ritheksoi përkushtimin e palëkundur ndaj standardeve të ndershmërisë, sundimit të ligjit dhe transparencës për çdo nëpunës publik. Ai paralajmëroi se çdo indikacion për korrupsion, keqpërdorim të autoritetit zyrtar apo cënim të besimit qytetar do të ndiqet me përkushtim maksimal dhe në partneritet të ngushtë me organet e sigurisë dhe ato të drejtësisë.

Sveçla theksoi se lufta kundër fenomenit të korrupsionit dhe ruajtja e figurës së institucioneve janë shtylla kryesore për të siguruar shërbime të paanshme, efikase dhe transparente për të gjithë. Ai deklaroi prerazi se askujt nuk do t’i tolerohet që të instrumentalizojë funksionin publik për interesa personale, duke dëmtuar të mirën e përbashkët dhe të drejtën e qytetarëve për një trajtim të barabartë përpara ligjit.

</body></html>

The post Sveçla zbulon hollësi mbi operacionin e Policisë dhe AKI-së pas prangosjes së katër personave appeared first on Albeu.com.

E nxjerrin me forcë nga makina, dalin pamjet kur arrestohet Ilir Meta (VIDEO)
Është bërë publike videoja, kur Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ku u arrestua nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit me urdhër të SPAK.

Në video shihet automjeti i ish-presidentit i rrethuar nga agjentët e BKH, ndërsa shihet se dy prej tyre të cilët mesa duket nuk kanë mundur ta bindin të dalë nga makina, e kanë tërhequr me forcë jashtë saj.

Meta u vu në pranga në nga agjentët e BKH dhe forca civile në hyrje të Tiranës, teksa po lëvizte me mjetin e tij në drejtim të selisë ku kishte njoftuar konferencë.

The post E nxjerrin me forcë nga makina, dalin pamjet kur arrestohet Ilir Meta (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Momenti i arrestimit të ish-ministrit Ilir Beqaj (VIDEO)
Ky është momenti kur ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, shkon në Drejtorinë e Policisë. Beqaj u vu në pranga në kuadër të hetimeve të SPAK për korrupsion dhe fshehje e pasurise, në lidhje me abuzimet me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) nga BE.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, Beqaj shfaqet me pranga në duar dhe i rrethuar nga efektivët e Policisë, teksa shoqërohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ai u arrestua bashkë me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë Ermal Kurtulaj si dhe shtetasin Alfred Nikolla.

Pasi Ilir Beqaj u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

Ermal Kurtulaj, ka njohje të hershme me Ilir Beqajn që datojnë në kohën kur ish-ministri ka qenë ortak i shoqërisë Intech+, duke vazhduar më pas në vitin 2015 në FSDKSH, ku drejtues i Këshillit Mbikeqyrës ka qenë vetë shtetasi Ilir Beqaj dhe më pas me krijimin e agjencisë SASPAC, si i punësuar në projektin Eusair Facility Point.

Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017.

Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi.

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për t’i caktuar atij masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat mbi aferën e sterilizimit, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni i tij si negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

The post Momenti i arrestimit të ish-ministrit Ilir Beqaj (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ish-Prokurori zbardh prapaskenat: Si tentojnë t’i shpëtojnë arrestimit zyrtarët e korruptuar, SPAK të hetojë mjekët
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, gjatë një interviste në Gazetën Panorama, ka deklaruar se SPAK, duhet të hetojë rastet e zyrtarëve të korruptuar të cilët tentojnë t’i shmangen arrestimit apo burgimit, duke sajuar sëmundje të rënda më raporte të falsifikuara.

Gjithashtu, Beci thekson se praktikat mjekësore duhet të jenë pjesë e hetimit, në këtë mënyrë edhe mjeket të tregohen të përgjegjshëm që të mos u jepet alibi të korruptuarve.

“Këto praktika mjekësore ndonjëherë duhet të bëhen objekt i hetimeve të SPAK që të mos abuzohet me to e mjekët të jenë më të përgjegjshëm. Por, praktika gjyqësore edhe e Gjykatës së Lartë e ka zgjidhur këtë fenomen me procedura strikte të një ekspertimi mjeko-ligjor, që të përcaktojë saktë gjendjen shëndetësore të të arrestuarit dhe mbajtja apo jo në burg e tij vlerësohet me ekspertim”, thekson Eugen Beci.

Por ish-prokurori e shikon dhe problemin te favorizimi që i bëhën të korruptuarve nga sistemi i Burgjeve, që është pjesë e ekzekutivit dhe maxhorancës në qeverisje.

“Shumica e zyrtarëve të arrestuar dalin të sëmurë mbase për faktin që Drejtoria e Burgjeve është pjesë e ekzekutivit dhe mazhoranca i merr në “sqetull” anëtarët e vet, meqenëse nuk ka mundësi t’i ndihmojë më shumë. Por ka edhe një arsye tjetër. Meqenëse burgjet shpesh nuk ofrojnë kushte specifike për një zyrtar të arrestuar, gjenden këto artifica me sëmundje”, thekson ai.

ZYRTARET ME RAPORTE MJEKESORE

Spitali i Burgut është një nga “strehët” më të sigurta për zyrtarët e korruptuar që nuk e kanë me dëshirë të rrinë në ambientet e paraburgimeve deri në përfundim të gjykimit.

Janë të shumtë ish-funksionarët që pasi pajisen me raportin mjekësor për problemet shëndetësore që kanë, nëse nuk ia dalin të thyejnë gjykatën për t`iu ndryshuar masën e sigurimit, atëherë shkojnë në Spitalin e Burgut. Rasti më i fundit është ai i kryebashkiakut humbës të Himarës, i cili sapo u arrestua, shfaqi probleme shëndetësore. Po ashtu, probleme shëndetësore shfaqi edhe ishkryebashkiaku i Bulqizës, i cili u “strehua” në këtë spital.

Po ashtu, edhe kryebashkiaku fitues i Himarës, Alfred Beleri, ka paraqitur disa kërkesa në Gjykatën e Posaçme për ndryshimin e masës për shkak të gjendjes shëndetësore, por Gjykata e Posaçme nuk pranoi. Po ashtu edhe Lefter Koka kërkoi ndryshimin e masës, duke paraqitur raporte në lidhje me gjendjen tejet të rënduar shëndetësore, por sërish ishte GJKKO që refuzoi lirimin. Janë të shumtë edhe zyrtarët që përdorin edhe kartën e familjarëve me probleme në shëndet.

Rasti më i fundit ishte lirimi nga burgu i Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm, i cili deklaronte se kishte bashkëshorten të sëmurë dhe nuk kishte kush të kujdesej për fëmijët, po ashtu edhe Alda Klosi, që u arrestua për qindra mijëra euro, që u tha se mbante në shtëpinë e saj, por që nuk ua dinte burimin nga i vinin, dëshmoi se kishte njerëz të sëmurë në shtëpi për të cilët duhej të kujdesej, por as ajo nuk u lirua.

Lista e zyrtarëve të arrestuar që kanë paraqitur kërkesa për lirim nga qelitë pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore është e gjatë, ndërkohë që ende askush prej këtyre zyrtarëve nuk ka marrë lirinë për shkak të sëmundjes. I vetmi që i shpëtoi burgut prej sëmundjes ishte shoferi i Fredi Belerit, i cili u hetua jashtë qelie.

The post Ish-Prokurori zbardh prapaskenat: Si tentojnë t’i shpëtojnë arrestimit zyrtarët e korruptuar, SPAK të hetojë mjekët appeared first on Albeu.com.