arrestimi ne korce Archives - Albeu.com

Makina “plot” me drogë, dy të rinjtë godasin makinën e policisë, por përfundojnë të shtrirë në tokë (VIDEO)
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë sot në Korçë, pasi iu gjetën 51.5 kg kanabis në makinë.

Sipas burimeve mësohet se në pranga kanë rënë Defrim Bardhushi, 33 vjeç, banues në fshatin Mborje, i cili ishte në arrest shtëpie dhe Elvis Venxha 30 vjeç po ashtu banues në fshatin Mbroje.

Ata u kapën në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ku po lëviznin me një automjet tip ‘Benz’, në bagazhin e së cilës kishin futur lëndën narkotike, të ndarë në 50 pako. Automjeti drejtohej nga Venxha, i cili sapo ka konstatuar se ishte nën ndjekjen e policisë, ka tentuar të largohet me shpejtësi duke goditur edhe mjetet e efektivëve, por u kap menjëherë.

Këto arrestime ishin faza e pestë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar katër muaj më parë. Numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni ka shkuar në 12, ndërsa janë sekuestruar 373.5 kilogramë kanabis.

Njoftimi i Policisë:

Korçë

Finalizohet faza e pestë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar katër muaj më parë.

Operacioni pas hetimeve intensive, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Vihen në pranga edhe 2 shtetas dhe sekuestrohen 51.5 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Shkon në 12 numri i të ndaluarve dhe në 373.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur katër muaj më parë, kanë finalizuar me sukses fazën e pestë të tij, si rezultat i së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

D. B., 33 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, (i cili ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”).

E. V., 30 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.

Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të  grumbulluara se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, po transportonin një sasi droge, organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Mercedes Benz” me të cilin ata po udhëtonin, në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Drejtuesi i mjetit shtetasi E. V., sapo ka konstatuar se ishte nën ndjekjen e policisë, ka tentuar të largohet me shpejtësi duke goditur edhe mjetet e efektivëve, por u kap menjëherë dhe u neutralizua.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në bagazhin e tij u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 50 pako, me peshë totale 51.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale./albeu.com/

The post Makina “plot” me drogë, dy të rinjtë godasin makinën e policisë, por përfundojnë të shtrirë në tokë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.