arrestimi i tahirit Archives - Albeu.com

“‘Bari’ në Shqipëri është histori varfërie”, dokumentari për Saimir Tahirin sjell intervistën e tij para dënimit me burg
Ditën e sotme do të transmetohet trajleri i një dokumentari në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri.

Në trailerin e këtij dokumentari, i quajtur ‘I narcos albanesi’, Tahiri shprehet se nuk ka lidhje me trafikun e drogës pasi në të kundërt nuk do të shkonte në Itali në kohën kur ishte ministër dhe të kërkonte nga Guardia di Finanza të dyfishonte monitorimet.

Kjo pjesë është shkëputur nga një intervistë ekskluzive që Tahiri ka dhënë pak para se të dënohej me burg, për gazetarin Nello Trocchia, i cili ka bërë edhe dokumentarin në lidhje me trafikantët shqiptar dhe lidhjet e tyre me politikën.

“Po sikur të isha i korruptuar unë nuk do të vija në Itali për të kërkuar nga Guardia di Finanza të dyfishojë mbikalimet për të monitoruar territorin. I kërkova të gjitha vendeve europiane të na ndihmojnë të luftojmë trafikun e drogës”, tha Tahiri pak ditë para arrestimit.

“Më vunë bombat dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri, marihuana nuk është histori kriminelësh, por varfërie”, thotë Tahiri në dokumentarin e firmosur nga Carmen Vogani, Lorenzo Giroffi (regjisor) dhe Marco Carta.

Ish-ministri i qeverisë së kryeministrit socialist të Edi Ramës, në detyrë deri në mars 2017, ishte përfshirë në hetimet e kryera në Itali, të cilat çuan në tetor të po atij viti, në çmontimin e një organizate kriminale të përbërë nga italianë dhe shqiptarë të angazhuar në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve.

Tahiri dyshohet se kishte lidhje me dy anëtarë të organizatës, vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj, i pari i arrestuar në Itali. Habilajt janë të afërm të ish-ministrit, emri i të cilit ka dalë disa herë në përgjimet e kryera nga hetuesit italianë. Në maj 2018, Tahiri dha dorëheqjen nga deputeti, duke përfunduar menjëherë në arrest shtëpie, për t’u hetuar në liri. Avokati i tij Maksim Haxhia e quajti skandaloz dënimin duke njoftuar ankimim.

Mafia shqiptare

Ish-ministri, tashmë në burg, tregon për pagat që trafikantët e drogës u garantojnë fermerëve, 5 mijë euro në vit vetëm për të rritur marijuanën në fushat e shndërruara në plantacione, para që në Shqipëri përfaqësojnë një shumë të madhe. Kështu trafikantët arritën të rrisin prodhimin dhe të bëhen në këtë sektor ndër eksportuesit e parë në arenën kriminale ndërkombëtare.

Mafia shqiptare e nisi ngritjen e saj të pandalshme në vitet nëntëdhjetë me sulme ndaj sendeve me vlerë, vjedhje në apartamente, grabitje në vilë derisa u bë trafikant i qenieve njerëzore dhe menaxhoi biznesin e madh të prostitucionit.

Njëra prej viktimave flet në dokumentar dhe tregon dhunën, abuzimin, vrasjen e familjarëve për shkak të guximit të denoncimit. Origjina e malas shqiptare është si mbështetje për organizatat kriminale italiane që kanë përdorur fuqinë punëtore shqiptare për të drejtuar furgona, për kontrabandë deri në marrëveshjet e trafikut të drogës.

Që nga vitet nëntëdhjetë, mafia e Foggia-s ka biseduar me atë shqiptare dhe përdor tarifat e përballueshme që ofrohen për transportin e drogës, por edhe për të vrarë rivalët.

“Nëse bën një punë normale duke punuar shumë mund të fitosh deri në 300 euro në muaj, por duke qenë kriminel mund të fitosh të njëjtën shumë në një minutë. Ja pse shumë të rinj tërhiqen nga kjo jetë, jeta e kësaj bote, gjithmonë paraja dhe pushteti”, thotë një ish-trafikant droge.

Trafikantët shqiptarë të drogës janë të armatosur deri në dhëmbë dhe të pamëshirshëm me këdo që përpiqet t’i ndalojë, prej vitesh janë konsideruar si kriminelë të dorës së dytë, por përmes lidhjes së përkatësisë dhe besnikërisë kanë arritur të rekrutojnë një ushtri besnikësh. Besnik që merren me menaxhimin, ruajtjen dhe kontrollin e porteve në të gjithë Evropën ku kalon ari i shekullit: kokaina.

Mafia shqiptare ka çifligun në Shqipëri, qendrën e pushtetit, por tashmë ka sjellë luftën për drogën në Ekuador. Trafikantët shqiptarë të drogës bëjnë biznes në Evropë, pothuajse kanë monopolin e trafikut të marijuanës, janë ngjitur në piramidën kriminale me prita dhe duke mbjellë terror.

Çfarë ndodh në Ekuador?

Në hetim, falë kontributit të gazetarëve vendas, është rindërtuar beteja e bandave që po zhvillohet në anën tjetër të botës ku presidenti Guillermo Lasso ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të ndaluar kaosin dhe frikën që mbretëron në atë territor.

“Shteti ynë, rrugët e vendit tonë kanë vetëm një armik: trafikun e drogës, më shumë se 70 për qind e vdekjeve të dhunshme në vendin tonë janë të lidhura me biznesin e madh të trafikut të drogës”, thotë Lasso.

Amerika e Jugut ka qenë gjithmonë një parajsë e kontrabandistëve, shqiptarët janë hedhur në sherr për më shumë se një dekadë, por një krizë si kjo nuk është parë kurrë më parë. Në Ekuador, ka pasur rreth 1900 vrasje në vitin 2021, 328 në tre muajt e parë të 2022.

“Gjithçka po ndodh këtu, më parë ka pasur rreziqe si vjedhje, grabitje, por jo deri këtu. Ka prita, vrasje, ka njerëz që nuk bredhin më rrugëve me fëmijë se kanë frikë nga plumbat endacakë”, thotë një qytetar.

‘I narcos albanesi’ është i pari nga katër dokumentarët e ‘Lidhja e Mafias’, seriali i prodhuar nga Videa Next Station, të cilin Nove do ta transmetojë çdo të shtunë në mbrëmje, një projekt i lindur nga një ide e Trocchia-s dhe Voganit. Përgjimet ekskluzive mes bosëve shqiptarë dhe të Barit, krahas marrjes në pyetje origjinale të të penduarit të parë, do të transmetohen edhe dëshmitë e papublikuara të operatorëve të portit, familjeve të viktimave dhe trafikantëve të drogës.

Ish-ministri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg nga GJKKO për shpërdorim detyre. Ai kishte kërkuar pezullim të dënimit me arsyetimin se është i rrezikuar nga subjektet e krimit që ndodheshin në të njëjtin burg me të, por gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij. Tahiri qëndron i izoluar prej datës 4 shkurt, ditë në të cilën u dha vendimi me 3 vite e 4 muaj burg nga gjykata e Apelit të Posaçëm. 3 ditë pas vendimit, Tahiri la ambientet e paraburgimit 313 për t’u transferuar në Fier, nga ku ka ikur sot, në drejtim të Lushnjes.

The post “‘Bari’ në Shqipëri është histori varfërie”, dokumentari për Saimir Tahirin sjell intervistën e tij para dënimit me burg appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i ish-shefit të Policisë së Dhërmiut, VOA: Gjatë gjithë këtyre viteve kishte jetuar në arrati, Dosja Habilaj ishte ajo që çoi dhe në arrestimin e Tahirit
Në Shqipëri, policia njoftoi mbrëmjen e së enjtes së kishte arrestuar Sokol Boden, ish shef i Policisë në Dhërmi, i shpallur në kërkim që në vitin 2017 pasi dyshohej si bashkëpunëtor me grupin e Habilajve, të arrestuar në Itali për trafik të sasive të mëdha të marijuanës drejt këtij vendi. Dosja Habilaj ishte ajo që çoi dhe në arrestimin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i dënuar më pas me 3 vite e 4 muaj burgim nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Bode, dyshohet se kishte jetuar gjatë gjithë këtyre viteve në arrati dhe kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer në Shqipëri, në vendlindjen e tij, një fshat I Beratit ku dhe u arrestua. Ai është dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar, për akuzat e “Kultivimit të bimëve narkotike”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Trafikimit të narkotikëve”

Bode dyshohet se lehtësonte veprimtarinë e trafikut të drejtuar nga vëllezërit Habilaj, me të cilët kishte lidhje e madje është shfaqur dhe në foto në shoqerinë e tyre.

Ai është një nga tre drejtorët e policisë që vepronin në Vlorë, dhe që u akuzuan për lidhje me Habilajt, së bashku me ish drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela, dhe ish-shefin e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila.

Çela, i dënuar në mungesë, u vetdorëzua në maj të vitit 2020, ndonëse nuk i ka pranuar akuzat për trafik të lëndëve narkotike dhe lidhje me Habilajt. Në shkurt të këtij viti Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg, për shpërdorim detyre.

Fillimisht në arrati dhe Kohila u vetdorëzua në dhjetor të vitit 2021. Ai është dënuar me 8 vite burgim./VOA

The post Arrestimi i ish-shefit të Policisë së Dhërmiut, VOA: Gjatë gjithë këtyre viteve kishte jetuar në arrati,  Dosja Habilaj ishte ajo që çoi dhe në arrestimin e Tahirit appeared first on Albeu.com.

Dënimi me burg i Saimir Tahirit, vjen reagimi i Dhomës Amerikane të Tregtisë
Pas dënimit me 3 vite e 4 muaj burg të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Në një deklaratë, presidenti Enio Jaço shkruan se ky vendim ka ndezur sinjalin e parë se Drejtësia në Shqipëri po nis të zgjohet.

Ai shton gjithashtu se ky vendim nuk do të thotë se drejtësia në vendin tonë është perfekte.

Reagimi i Kreut te Dhomes Amerikane te Tregtise, Enio Jaco:

Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka ndezur disi sinjalin e parë se Drejtësia në Shqipëri po nis të zgjohet.

Pavarësisht masës së dënimit që kërkon guxim dhe “stomak të fortë” ligjor e profesional, fakti se zyrtarë apo ish-zyrtarë në nivelet më të larta të qeverisë mund të ndëshkohen po ç’rrënjos kulturën primitive, që përbën thelbin e problemeve në Shqipëri. Një fenomen i ngritur me shqetësim nga Dhoma Amerikane për padrejtësitë që prej vitesh vuajnë bizneset e ndershme në dyert e gjykatave, e që gjithashtu mban larg investitorët e huaj.

Por vendimi për ish ministrin, s’do të thotë se Drejtësia sot është “perfekte”. Njerëzit kanë të drejtë të jenë skeptikë, sepse Shqipëria në historinë e saj nuk e ka njohur pothuajse kurrë Shtetin Ligjor, ka vuajtur nga një “Drejtësi e Përçudnuar” nën regjimin komunist, e më pas ka vuajtuar një Kapje të saj pas viteve ’90.

Ky mund të jetë një fillim i gjatë në kohë, megjithatë sado i vakët të jetë ka bërë që sot disa njerëz të ndershëm të ndihen pak më mirë, disa të heshtin dhe të presin më tej dhe disa të pandershëm por të fuqishëm të ndihen në siklet, e ndoshta dhe në panik! Por që drejtësia të nisë të gëzojë Besueshmërinë e njerëzve do duhet kohë, dhe më shumë vepra reale të tilla, që të nisë të japë efektet e saj./albeu.com/

The post Dënimi me burg i Saimir Tahirit, vjen reagimi i Dhomës Amerikane të Tregtisë appeared first on Albeu.com.