arrestimi i nuredin dumani Archives - Albeu.com

Do paguante 120 mijë euro për ta hequr qafe, dëshmia e Alban Bengasit pas arrestimit: Me ish-gruan jam divorcuar, por kam marrëdhënie normale
Avokati Alban Bengasi, i cili u arrestua në Rinas pasi po kthehej nga Dubai dy ditë më parë, ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.

Avokati, i cili sipas dëshmisë së Nuredin Dumani kishte porosituar vrasjen e ish-bashkëshoretes dhe do paguante 120 mijë euro për eleminimin e saj, u shpreh se s’ka lidhje me akuzat.

Në dëshminë para togave të zeza, theksoi se me ish-gruan kanë marrëdhenie të normale pavarësisht se janë divorcuar.

“Ju kanë futur në një rrugë pa krye, ju kanë orientuar gabim. Nuk kam lidhje me akuzat. Me bashkëshorten kam marrëdhënie normale pavarësisht se jemi divorcuar. Kërkoj të hetohem pa masë”, ka deklaruar Alban Bengasi në gjatë seancës së sotme (8 shtator) në Gjykatë.

Dëshmia e Nuredin Dumanit

Nuredin Dumani, në dëshminë e dhënë për hetuesit, ka rrëfyer se si avokati e pagoi për t’i vrarë bashkëshorten e tij, pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë.

Blerta Ryçi, nëna e dy fëmijëve të Alban Bengasi, u dhunua brenda më 31 Janar të vitit 2020 teksa qëndronte në automjetin e saj, por pavarësisht akuzave të saj se ngjarja ishte porositur nga i shoqi, ngjarja u zbardh vetëm pas prangosjes së Nuredin Dumanit, rreth dy vite më vonë.

“Një person u afrua dhe qëlloi me grushte për disa minuta. Sipas prokurorisë ajo humbi vetëdijen për të paktën 9 ditë megjithatë arriti t’i tregojë hetuesve identikitin e autorit duke thënë se ai ishte një person i moshës 28-33 vjeç, rreth 178 cm i gjatë, ezmer, flokë të errët të shkurtër”, rrëfeu ajo.

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u ka thënë hetuesve se porositësi i këtij sulmi ishte pikërisht bashkëshorti i saj, Alban Bengasi me të cilin në atë kohë ajo ishte në proces divorci. Sipas Dumanit, Bengasi e donte të vdekur bashkëshorten e tij pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e tij të ngushtë.

Nuredin Dumani i ka thënë grupit hetimor se personi që e ka kontaktuar fillimisht me avokatin ka qenë Festim Qoli, një nga 9 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Sipas tij, Festim Qoli kërkonte t’i bënte nder Dumanit sepse pretendonte që avokati Alban Bengasi do e ndihmonte të merrte 500 mijë euro dëmshpërblim nga shteti për shkak se tërmeti i kishte dëmtuar kompleksin në pronësi të tij.

Ndër të tjera ai tregon se avokati nuk i ka dhënë paratë sepse donte që ajo të ishte sa më e dëmtuar. Ai shprehet se pasi nuk kanë rënë dakord, avokati i ka thënë se do ia kërkonte këtë nder të Gjergj Cukalit ( i konsideruar si i forti i Myslym Shyrit) i cili sipas tij ishte në borxh me të sepse e kishte nxjerrë njëherë nga burgu.

“Më ofroi çmimin e 120.000 eurove për ta mbaruar si punë. I thashë është shumë pak për një femër. Më thanë nëse nuk e bën ti do ti them Gjegj Cukalit ta bëj pasi më ka borxh për një nder pasi e kam nxjerr nga burgu. I thashë vazhdo me Gjergjin unë se marr përsipër këtë gjë”, tha ai në dëshminë e tij.

The post Do paguante 120 mijë euro për ta hequr qafe, dëshmia e Alban Bengasit pas arrestimit: Me ish-gruan jam divorcuar, por kam marrëdhënie normale appeared first on Albeu.com.

DËSHMIA/ Donin ta vrisnin dje, “Oti i Elbasanit” ishte edhe në shënjestrën e Nuredin Dumanit
Policia dyshon se objektivi i atentatit të dështuar dje në Elbasan ishte biznesmeni Elton Kila, i njohur ndryshe edhe si “Oti i Elbasanit”.

Policia arrestoi Arben Spahiun dhe Arsen Preçin, si të dyshuar se kanë lidhje me ngjarjen.

Kila ka qenë edhe më parë objektiv i një atentati, i cili sërish nuk u realizua.

Pas arrestimit, Nuredin Dumani tha para prokurorëve se i ishin ofruar 200 mijë euro për të vrarë Kilën, por atentati nuk ishte kryer pasi objektivi nuk kishte dalë në ndonjë vend të përshtatshëm për ta qëlluar.

Nuredin Dumani në lidhje me këtë ngjarje ndër të tjera ka shpjeguar se ka qenë Suel Çela që i ka kërkuar që të vrasë biznesmenin e thirrur Oti.

Sipas Dumanit, Sueli i çonte foton e Otit në telefon. Ndërsa Dumani kishte kontaktuar Henrik Hoxhajn për të kryer porosinë. Duke qenë se Henrik Hoxhaj  nuk po e gjente Otin Nuredini ka ardhur vetë nga Kosova. Në deklarimet e tij Nuredin Dumani ka shpjeguar hollësisht rrethanat lidhur me këtë fakt penal dhe personat e përfshirë në kryerjen e këtij akti.

Nga ana tjetër Henriku ka shpjeguar se ka vajtur disa herë në Elbasan që të vriste personin foton e të cilit ia kishte dërguar Nuredini me foto. Nuredini i ka premtuar se do të paguhej 70 000 Euro…Pasi ka studiuar terrenin e ka parë të vështirë që ta vriste vetëm këtë person dhe në këtë mënyrë ka ardhur Nuredini që ta kryenin bashkë vrasjen.

Por diçka për këtë atentat ka shkuar keq dhe siç ndodhi, Dumani mbeti i plagosur. Dumani ka thënë se ka thënë se një mjet Benz me targa të Elbasanit të vjetra ku ndodheshin tre persona me maska i kishin shtëne me armë në befasi.

Rrëfimet në Prokurori:

Në lidhje me këtë fakt penal shtetasi Henrik Hoxhaj ka deklaruar ndër të tjera se, me Nuredinin është takuar para 3-4 vitesh. Nuredinin e kam njohur tek ditëlindja e një mikut tonë të përbashkët. Njohja ime me Nuredinin ka qenë graduale dhe me kalimin e kohës unë e kam forcuar lidhjen time me të. Gjatë periudhës 3-4 vjeçare kontaktet nuk i kemi pasur të shpeshta me përjashtim të rasteve kur Nuredini më kërkonte ta ndihmoja për të bërë ndonjë punë periudha në të cilat i kemi shpeshtuar kontaktet dhe lidhjet me njëri tjetri..Nuredini ka ardhur nga Kosova që të mbaronin një punë për të cilën e kishte porositur më parë….

Konkretisht rreth 15-20 ditë para se të vinte Nuredini më ka shkruar mesazh në telefon duke më dërguar foton e një personi në Elbasan emrin e të cilit nuk e di por më ka treguar se ai kishte një pikë shitje automjetesh e cila ndodhet përpara Restorant “Zykollari” në krah të një karburanti dhe mobilierie. Më tej Henriku ka shpjeguar se ka vajtur disa herë në Elbasan që të vriste personin foton e të cilit ia kishte dërguar Nuredini me foto.

Nuredini i ka premtuar se do të paguhej 70 000 Euro…Pasi ka studiuar terrenin e ka parë të vështirë që ta vriste vetëm këtë person dhe në këtë mënyrë ka ardhur Nuredini që ta kryenin bashkë vrasjen. Më datë 26.03.2022 kanë vajtur me Nuredinin për të vrarë personin në fjalë por nuk e kanë parë. Më tej Henriku shpjegon se kanë vendosur të shkojnë në Elbasan në datën 29.03.2022 për të mbaruar punën….

Ne jemi nisur nga Fieri rreth orës 09.15, unë dhe Nuredini, ai me BMV X5 me targa AA…. dhe unë me automjetin Benz me targa AA…. Unë isha para BMV për të hapur rrugën dhe Nuredini pas meje. Para se të niseshim, Nuredini ka futur në automjetin BMV X5 dy automatikë kallashnikov me fishekë në fole dhe dy pistoleta. Unë kam ndaluar për ti hedhur benzit tim karburant në një karburant që nuk kishte kamera para se te shkosh te Jet Oil në Rrapëz. Kam hedhur 30 mijë lekë naftë ndërsa Nuredini në këtë kohë ka parkuar në rrugë para karburantit tek një xhep rruge. Pasi hodha naftën unë jam nisur për destinacion dhe rreth orës 11.30 kam arritur në Elbasan.

Unë vazhdoj për në qytet duke marre unazën dhe jam kthyer tek karburant “Feleqi” ndërsa Nuredini me BMV e tij ka qëndruar tek vendi ku rrinte zakonisht tek kryqëzimi CËrrikut. Nuredini do të qëndronte aty derisa unë ta njoftoja që kisha në sy personin qe do të vrisnim.

Në ikje e sipër kam kaluar para vendit ku shet makina personi qe do vrisnim dhe nuk e kam parë të ishte aty dhe për këtë arsye kam futur makinën time për ta larë tek një lavazho që është përballë me servis “Kadiun” dhe vetë jam ulur në lokal për të pirë një birë. Kam qëndruar tek lokali rreth një orë e gjysmë dhe më pas bëra një xhiro me makinë duke kaluar para pikës së shitjes së makinave të personit që do të vrisnim me qëllim për të parë nëse personi ishte aty por nuk e kam parë personin aty dhe kam vazhduar rrugën për qytet dhe më pas jam kthyer dhe kam shkuar për të ngrënë diçka tek lokali “Eurodriza” tek Rotondo në hyrje të Elbasanit.

Gjatë kësaj kohe unë i thashë Nuredinit se nuk e kisha parë personin që do vrisnim por kam fiksuar një benz të parkuar aty jashtë dhe e kam pyetur Nuredinin nëse personi që ne kërkonim kishte apo jo benz por ai më tha që donte parë ai mjet. Unë e pashë mjetin por nuk fiksova persona dhe kam njoftuar Nuredinin për faktin.

Duke parë këtë gjë mosgjetjen e personit që ne kërkonim unë jam ulur për të ngrënë buke tek “Eurodriza” siç thashë ku kam qëndruar për një kohë të gjatë, dhe më pas jam çuar dhe kam ikur me mjetin Benz përsëri tek lavazho te “Kadiu”. Qëndrova tek lavazhi dhe e lava përsëri mjetin nga jashtë për të shtyrë kohën dhe ndërkohë që automjeti po lahej vazhdoja komunikimin me mesazhe me Nuredinin. Ai më ka thënë se vazhdonte të qëndronte aty ku e kisha lënë në fillim tek kryqëzimi Cerrikut.

Në një moment Nuredini më pyeti me sms duke më thënë që edhe kjo ditë na iku bosh. Pas këtij mesazhi unë kam qëndruar edhe rreth 10 minuta dhe jam nisur drejt Nuredinit, vendit ku ai kishte parkuar automjetin. Rrugës për aty më ka ndaluar policia rrugore dhe sapo më lanë të lirë policët nga Nuredini më ka ardhur sms ku më ka njoftuar të shkoja ta merrja se e kishin plagosur. Unë nuk kam arritur ta pyes se çfarë ndodhi por kam ecur drejt tij.

Unë kam konstatuar mjetin BMW X5 me targa AA801 të dëmtuar anash rrugës në krahun e majtë timin me drejtim Elbasan Peqin anash një restoranti. Ndalova tek mjeti duke marrë kthesën dhe kam shkuar direkt paralel me mjetin BMV. Aty kam parë se mjeti BMV i kishte gomat dhe disqet e dëmtuara pashë shishen e benzinës së hapur dhe kam spërkatur pak me të me qëllim djegien e mjetit BMV por nuk kam mundur ta ndez.

Gjithashtu kam fiksuar Nuredinin i ulur tek sedilja e parë e pasagjerit të mjetit BMV me këmbën e djathtë të zbritur poshtë dhe po lëvizte me vështirësi por unë e kam kapur nga sqetullat për ta lëvizur pasi kishte dhimbje sepse më tha se ishte plagosur në kurriz. Unë e kam futur Nuredinin në makinën Benz tek sedilja prapa nga ana pasagjerit dhe kur po e fusja në makinë kam parë se ai në xhepin e djathtë kishte një armë zjarri pistoletë model izraelit Boll-5 si dhe në sediljen e parë të pasagjerit ku ai ishte ulur gjendjen pistoleta model TT të cilën unë e kam futur në brezin tim. Unë nuk kam fiksuar brenda mjetit BMV dy automatikët kallashnikov që kishte vendosur tek makina BMW Nuredini para se të niseshim. Mora TT e futa në brez, mora dhe armën Izraelite e lashë në makinë.

Pasi hipa Nuredinin në makinë me shpejtësi jam nisur drejt Fierit pa ndaluar në asnjë vend. Rrugës e kam pyetur Nuredinin se kush i kishte shtënë me armë dhe ai më ka thënë se një mjet Benz me targa të Elbasanit të vjetra ku ndodheshin tre persona me maska i kishin shtëne me armë në befasi. Direkt nga Elbasani kam shkuar tek shtëpia në Fier dhe me vështirësi e kam futur Nuredinin në ashensor dhe më pas tek shtëpia ku ishte e dashura e tij. Kur e futa në shtëpi e kam zhveshur Nuredinin dhe pasi u zhvesh ai filloi të villte. Menjëherë duke parë gjendjen e Nuredinit kam dalë dhe kam kërkuar për ndihmë mjekësore ku kam gjetur shtetasit Bledar Berdalli, dhe dy tjerët nuk i njoh me emër të cilët i kam të njohur në qytet dhe janë me profesion mjek e infermier.

Të tre ata kanë ardhur tek shtëpia dhe i kanë dhënë ndihmën mjekësore Nuredinit për sa kishin mundësi dhe më pas janë larguar. Rreth orëve të mbrëmjes orën e saktë nuk e di mua më ka kapur policia në trotuarin para pallatit ku ishte Nuredini dhe në brez më ka gjetur armën TT që kisha marrë nga makina e Nuredinit. Më pas kam parë që policia u fut edhe te hyrja e pallatit ku ishte Nuredini. Unë jam shoqëruar në polici dhe nuk fiksova gjë tjetër se vfarë ndodhi aty.

Shtetasi Nuredin Dumani në lidhje me këtë ngjarje ndër të tjera ka shpjeguar se ka qenë Suel Çela që i ka kërkuar që të vrasë shtetasin e thirrur Oti. Sueli i çonte foton e Otit në telefon. Duke qenë se Henriku nuk po e gjente Otin Nuredini ka ardhur vetë nga Kosova. Në deklarimet e tij shtetasi Nuredin Dumani ka shpjeguar hollësisht rrethanat lidhur me këtë fakt penal dhe personat e përfshirë në kryerjen e këtij akti. /albeu.com

The post DËSHMIA/ Donin ta vrisnin dje, “Oti i Elbasanit” ishte edhe në shënjestrën e Nuredin Dumanit appeared first on Albeu.com.

DINAMIKA/ Nga përplasja me armë në Elbasan tek arrestimi i tij i plagosur, si ra policia në gjurmët e vrasësit serial Nuredin Dumani
Mbrëmjen e djeshme, në kuadër të operacionit “Arratia” ka rënë në pranga vrasësin Nuredin Dumani, një nga personat më të kërkuar nga policia pasi është autor i disa vrasjeve.

Momenti i arrestimit

Nuredin Dumani u arrestuar rreth orës 22:25 në katin e katërt të një pallati në lagjen “Apollonia” në Fier. Nga pamjet e publikuara nga policia, shihet Dumani gjysmë i zhveshur, i plagosur dhe me pranga në duar, në dhomën e gjumit. Gjithashtu nga kontrolli në banesën ku fshihej Nuredin Dumani, u gjet e u sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov, si dhe prova të tjera të cilat do të analizohen dhe vlerësohen nga Grupi Hetimor.

Si ra policia në gjurmët e Nuredin Dumanit dhe plagosja e tij

Mbrëmë, rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në Papër, është qëlluar me armë zjarri ndaj një automjetit tip “BMW”, në të cilin dyshohet se ishte i përfshirë dhe Nuredin Dumani. Pas marrjes dijeni për ndodhjen e kësaj ngjarjeje, policia u vu në lëvizje, dhe pas disa orësh vuri në pranga Dumanin. Në momentin e kapjes, ai është gjetur i plagosur, dhe dyshohet se ka marrë një plumb në mushkëri, por gjendja e tij sipas mjekëve është e stabilizuar  dhe pas ndihmës së parë ne qytetin e Fierit është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore, raporton albeu.com.

Arrestimi i tre personave të tjerë

Gjatë operacionit, bashkë me shtetasin Nuredin Dumani u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 40-vjeçarit Henrik Hoxhaj, i cili i u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet. Po gjatë operacionit, u kapën edhe dy persona të tjerë për të cilët Grupi Hetimor po punon për sqarimin e pozitës së tyre, për lidhjet  me personin e shumë kërkuar Nuredin Dumani. Dyshohet se një perj të arrestuarve është vajzë.

Kush është Nuredin Dumani?

Nuredin Dumani është një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri, pasi akuzohet si vrasës serial, për implikimin në të paktën 7 vrasje.

Ndaj Dumanit më herët Prokuroria ka lëshuar dy urdhër-arreste dhe ka në duar prova të mjaftueshme për ta implikuar si ekzekutor në të paktën shtatë vrasje, raporton albeu.com.

Ai ka qenë krahu i djathtë i të shumëkërkuarit tjetër Talo Çela, i cili edhe ky është shpallur në kërkim  nga policia, pasi akuzohet për një sërë vrasjesh.

Dumani më herët ka qenë i akuzuar për prostitucion, por prej vitit 2022, ndaj tij rezultojnë edhe akuzat e vrasjes.

Akuzat

Dumani së bashku me Çelën në vitin 2020 ekzekutuan vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre.

Ishin Altin Ndoçi dhe Klevis Alla ata që dëshmuan para policisë se kush ishin autorët e vrasjes së dy vëllezërve në Durrës, duke nxjerrë zbuluar Talo Çelën dhe Nuredin Dumanin.

Në atë kohë Altin Ndoçi dhe Klevis Alla ishin caktuar të ruanin dy vëllezërit Haxhia, të cuilët më pas u ekzekutuan nga Dumani dhe Çela.

Ndërkohë që më herët Dumani dhe Çela ekzekutuan Anxhelo Avdias dhe Dorjan Shkozës, ishin tabulatet telefonike ato që zbuluan krimin.

Ndërkohë, Çela ishte shpallur në kërkim për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas, pasi akuzohej se në servisin e tij, kishte ndihmuar autorët që të modifikonin furgonin me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’, në mënyrë që askush të mos dyshonte tek ata.

Modifikimi i mjeteve ishte një praktikë e njohur për Çelën. Të njëjtën gjë, i shumëkërkuari që ka kthyer pas disa herë grupet e forcave RENEA kishte praktikuar edhe në serviset e katër viktimave. Nuk dihet nëse Shkoza dhe Avdiaj kishin lidhje me grabitjen e Rinasit, por servisi i tyre ishte përdorur për ç’montim mjetesh nga Çela dhe bashkëpunëtorët e tij.

Pavarësisht shpalljes në kërkim, Talo Çela dhe Nuredin Dumani, nuk reshtën. Fshehur skutave dhe me plane shumë të mirëorganizuara, të dy nuk e ndalën aktivitetin e tyre.

Në korrik të vitit 2020-të Dumani do të përfshihej në një tjetër krim, këtë herë në rolin e shoferit.

Dumani do të ekzekutonte dhe Emiljano Ramazani, babain e 4 fëmijëve të njohur me emrin “Ili”

Bashkë me Çelën, të dy i ranë rrotull vendit të krimit katër herë, si për të provuar dhe njëherë adrenalinën përballë autoriteteve, por pavarësisht postoblloqeve të ngritura, askush s’i pikasi.

Pas krimit Kapllani ka vendosur armën në servisin që është në pronësi të Albert dhe Seit Manahasës në qytetin e Peqinit, për t’i fajësuar ata për këtë ngjarje. Të dy u vunë në pranga bashkë me katër persona të tjerë, pas gjetjes së armës. Kreshnik dhe Ymer Manahasa, Artur Tosku si dhe Bujar Dervishi u liruan pasi ndaj tyre nuk u gjetën prova. Ndërsa Albert dhe Seit Manahasa janë në burg.

Ramazani kishte njohje me Talo Çelën, por ‘era’ e parave të Rinasit, ishte futur edhe mes tyre. Dumani, i kënaqur që eliminoi dhe tjetër ‘përfitues’ u nis të fshihej bashkë me Kapllanin. Të dy bashkë, janë nga i njëjti fshat, Sinaballaj të Rrogozhinës dhe njerëzit që i njihnin i identifikonin me njëri-tjetrin. Por dhe kjo miqësi, do të thyhej, e sërish për shkaqe parash.

Por në 15 shtator të vitit 2020-të do të fillonte dhe krisja e madhe e grupit, shkak ishin paratë e vjedhura të Rinasit.

Më 15 shtator u vra dhe Klevis Kapllani, vetëm 200 metra larg banesës së tij, pak orë pasi kishte dalë të pinte disa birra me shokët. Edhe për këtë ngjarje, u akuzua dhe u shpall në kërkim Nuredin Dumani. Këtij të fundit, policia i zuri edhe pritë me shpresën se do të paraqitej në funeralin e mikut që vrau, por 37-vjeçari nga Dibra që u kishte shpëtuar kaq shumë herë duarve të bluve, nuk e hëngri këtë karrem.

Ai gjeti strehë dhe nuk doli, deri në goditjen e radhës. Dumani tashmë e kishte shtrënguar rrethin mjaftueshëm, dhe i vetmi mik që i kishte mbetur pa goditur ishte Talo Çela.

Këtë të fundit, në pamundësi për ta takuar askush, Dumani u hakmor tek i vëllai, duke vrarë Bujar Çelën në 17 shtator, teksa ky i fundit punonte si taksist në të zezë.

Në këtë vrasje Dumani nuk ishte i vetëm. Ai ishte vetë i tretë dhe rrobat që mbante veshur, e kanë nxjerrë zbuluar nga kamerat e lokalit, në verandën e të cilit, eliminoi edhe të vëllanë e bashkëpunëtorit, me të cilin kishte bërë një rrugë të gjatë krimesh.

“Killer” i Erion Alibejt

Për dy nga vrasjet e Dumanit dyshohet se ai ëhstë urdhëruar nga Erion Alibej. Jo vetëm dëshmitarët e ngjarjes së Rinasit, por Dumani me urdhërt të Alibejt, ka kryer të tjera vrasje, për shkak të hakmarrës që Alibejt kërkjonte, dhe kjo psasi më herët i kishin vrarë vëllain.

Vëllai i Alibejt i njohur ndryshe me emrin “Tarzani” u ekzekutua 3 ditë para ndërrimit të viteve në 2018-n.

Alibej, pasardhësi i të vëllait, dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e Ilit (Emiljano Ramazani) dhe Regis Runajn. Ky i fundit, vinte nga një familje pa lidhje me botën e krimit, kjo pasi i ati ka punuar si shofer në Policinë e Elbasanit, ndërsa e motra punon në Gjykatën e Rrethit.

Vrasja e Runajt dyshohet se erdhi pas ekzekutimit të mikut të tij Ramazani, pasi Runaj mund të ketë ‘nuhatur’ gjurmët e autorëve të vërtetë.

Më 29 korrik, nëntë ditë pas ekzekutimit të Ramazanit, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, pasi konsumuan lëndë narkotike me Runajn, e vranë atë me thikë.

Halili është bërë edhe bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ka rrëfyer të gjithë zanafillën e ngjarjes. Në pranga në lidhje me këtë ngjarje ka rënë edhe Erjon Shehu, kunat i Xhuliano Hoxhës.

Halili dhe Hoxha akuzohen gjithashtu se kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit. Ata dyshohet se janë personat që kanë informuar ekzekutorët për lëvizjet e Ramazanit, në mënyrë që ‘puna’ e tyre, të bëhej më e lehtë. Përpara grupit hetimor, ata rrëfyen se urdhërin për këto dy krime, përgjimin e Ilit dhe vrasjen e Runajt, e kishin marrë nga Alibej në këmbim të parave. Vetë Alibej, nuk ka hapur gojë, për asnjë nga ngjarjet kriminale për të cilat akuzohet.

Ndërsa, vrasja e Çelës, vëllait të Talo Çelës, ishte mënyra e Erion Alibejt për të marrë hak për vrasjen e vëllait të tij, Endritit, që ia morën jetën në sy të gruas dhe fëmijëve. Erion Alibej, kishte mësuar se Talo Çela dinte gjithçka rreth ekzekutorëve të Endrit Alibejt, por nuk ia kishte treguar. Kështu, duke vrarë Bujar Çelën, mori hak./albeu.com

The post DINAMIKA/ Nga përplasja me armë në Elbasan tek arrestimi i tij i plagosur, si ra policia në gjurmët e vrasësit serial Nuredin Dumani appeared first on Albeu.com.