arrestimi i kryeministrit Archives - Albeu.com

Integrimi, Tabaku: Rama po përdor veton bullgare
Në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian, Jorida Tabaku tha se kryeministri Edi Rama po e përdor veton Bullgare si pengesë kryesore për avancimin e procesit të integrimit europian. Së pari duke iu referuar progres raportit të Komisionit Europian, çështjet mbi krimin e organizuar mbeten mjaft të ndjeshme.

Jorida Tabaku

Sipari i disa tryezave raportuese të KKIE, persa i perket 6 parakushte per hapjen e negociatave dhe me mbatjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, ka qënë traditë që të kishte debat në parlament, por kjo gjë nuk ka ndodhur, ndaj shpresoj që ky takim të jetë një mundësi e mirë për një qasje të re për rolin mbikqyrës që duhet të ketë Parlamenti për integrimin Europian.

Kryeministri Rama po e përdor veton Bullgare si pengesa kryesore për avancimin e procesit të integrimit europian, por në fakt kjo është thjeshtë një retorikë politike, dhe detyrat e qeverisë shqiptare janë tashmë shumë të qarta ku kriteri ndaj luftës ndaj krimit të organizuar është ndër kryesoret. Duhet shtuar që ky është një proces i vazhdueshëm, dhe përgjegjësi për të gjithë ne si anetarë në KKIE por dhe vetë deputetëve të ushtrojnë të gjithë kontrollin parlamentar.

Raporti thekson se përpjekjet dhe vullneti politik duhet të rriten në drejtim të konsolidimit të historikut të sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve kriminale, si dhe krijimit të një historie solide në luftën kundër krimit të organizuar. Nga të dhënat zyrtare deri më tani numri i zyrtarëve të lartë të cilët janë nën hetim mbetet i ulët, duke theksuar se hetimet nuk përfunduar me vendim dënimi nga gjykata.”

Këtu duhet të ndalemi dhe tek një element i rëndësishëm, sic është krimi zgjedhor që për opozitën ka ndjeshmëri edhe më të madhe, kur shohim një qasje të penguar ndaj dy dosjeve të cështjeve 184 dhe 339, cka dëshmon edhe nëj herë mungesën e theksuar të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë.

Së dyti është cështja që ka të bëjë me pastrimin e parave dhe korrupsionit. Prej dy vitesh Shqipëria është futur në listën gri të MoneyVal cka dëshmon dhe një mungesën e vullnetit politik për të luftuar krimin e organizuar. Duke iu referuar raportit të SHISH se “Krimi i organizuar në Shqipëri ka një lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe ka adaptuar mënyra të ndryshme të ndërveprimit kundër agjencive ligjzbatuese. Grupet kriminale në vend kanë pak a shumë të njëjtin “format” të biznesit; trafik droge dhe trafik lëndësh të palejueshme, krime ekonomike, kontrabandë dhe kështu me radhë.”

Së treti, për Komisionin Europian me rëndësi ngelen dhe ceshtja e emigracionit, ku kërkohen përpjekje të konsiderueshme nga ana e qeverisë cka dëshmon një vullnet të ulët politik.

Duke e përmbyllur duhet kërkuar dhe Ministrit Cuci se cfarë është duke bërë aktualisht me ekipin negociator për integrimin europian duke qënë se krimi i organizuar dhë cështjet ndërlidhesë mbeten ndër elementët kryesore për nosjen e punës me mbajtjen e konferëncës së parë ndërqeveritare, përkatësisht kapitulli 23 dhe kapitulli 24 në Clustër të Parë.

The post Integrimi, Tabaku: Rama po përdor veton bullgare appeared first on Albeu.com.

A do të shkaktojë “tronditje” edhe në Maqedoni? Arrestimi i Borisovit, kërcenim edhe për kabinetin e Petkovit?
Arrestimi i ish-kryeministrit të Bullgarisë, Bojko Borisov, shkaktoi incident në Parlamentin bullgar.

Procesi i arrestimit vijoi pas një denoncimi për zhvatje nga një afarist prej 30 milionë eurove.

Grupi parlamentar i partisë GERB, kërkoi të votohet një Deklaratë për mbrojtje të liderit të tyre dhe kërkesë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kryeministri Kirill Petkov erdhi në pushtet me një synim të qartë: “Zero korrupsion”. Ai porositi se askush nuk është mbi ligjin:

“Derisa Prokuroria evropiane bën kontroll, është koha që Prokuroria bullgare të veprojë dhe të qëndrojë në anën e qytetarëve. Mendoj se të gjithë e dinë se kemi kaq shumë denoncime të cilat Prokuroria i shqyrton publikisht. Ja, tani shpresoj se në fund ata do të kuptojnë se cili është roli i tyre“, tha Kiril Petkov, kryeministër kryeministër i Bullgarisë.

Nga partia e Borisovit akuzojnë, duke thënë se bëhet fjalë për represion ndaj oponentëve politikë, prandaj sot dolën në protestë para godinës së Qeverisë.

“Të sulmosh një oponent politik sepse parashtron pyetje për të cilat nuk ke përgjigje…. Që ta fshehësh injorancën e vet, pasi nuk mund të ballafaqohesh me asnjë sektor, me asnjë krizë, kjo është absolutisht e pahijshme“, tha Tomisllav Donçev, anëtar i GERB-it.

“Po e shihni se mbrëmë në orën 20 civilë hynë te Borisovi. A veprohet kështu në një shtet të së drejtës? Çfarë duan të fshehin kompetentët? Ndoshta që të mos flitet tashmë për çmimin e derivateve, vajit, produkteve themelore ose për këtë që do të ndodhë sot apo nesër”, theksoi Cveta Karajnçeva, anëtare e GERB-it.

Kjo fotografi nga dje është në rrjetet sociale. Kështu u hap edhe tema nëse Bojko Borisov mund të bëjë “tronditje” edhe në Maqedoninë. Në vendin tonë një prej bankave bullgare, sipas informacioneve të TV21, nga garnitura jonë qeveritare u ishte premtuar njerëzve të ngushtë të ish kryeministrit bullgar, tashmë i arrestuari Borisov.

Por pronari i bankës pasi ka mësuar për premtimin, u kërcënua se nëse shitet banka investitorëve bullgarë që janë njerëz të ngushtë të Borisovit, do të dalë në mediat së bashku me anëtarët e Bordit drejtues dhe do të kumtojë se bankën e merr një grup kriminel dhe i dyshimtë.

Me hapin e këtillë do të ndodhte tronditje e madhe edhe në sektorin e bankave te ne me çka një numër i madh klientësh të Bankës komerciale do t’i tërheqin depozitat e tyre.

Gjatë një takimi i përbashkët në nivel të lartë, ishte biseduar edhe për marrjen e një televizioni kombëtar privat nga ana e njerëzve të ngushtë të Borisovit, por edhe këto plane dështuan.

Përndryshe arrestimi i Borisovit ndodh në të njëjtën kohë me vizitën e prokurores kryesore evropiane Laura Qoveshi në Sofje. Prokuroria bullgare sipas dëshmisë së biznesmenit prej të cilit është kërkuar ryshfet, edhe pse ka denoncuar, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Shefi aktual Ivan Geshev vlen si njeri i ngushtë i Bojko Borisovit.

The post A do të shkaktojë “tronditje” edhe në Maqedoni? Arrestimi i Borisovit, kërcenim edhe për kabinetin e Petkovit? appeared first on Albeu.com.