arrestimi i kajmakut Archives - Albeu.com

Klodiana Lala “zbërthen” skemën: Si e përdori dhe e largoi politika Agim Kajmakun
Gazetarja Klodiana Lala, ka folur në lidhje me arrestimin e ish-kryetarit të bashkisë së Vorës Agim Kajmakun.

E ftuar në “Opinion”, Lala ka zbuluar se autoritetet italiane kishin 8 muaj që e përgjonin Kajmakun, ndërsa ka renditur pistat ku autoritetet shqiptare mund të hetojnë.

“Kanë qenë rreth 8 muaj në hetim nga autoritetet. Pronari i fidanishtes ka sinjalizuar i pari, janë përgjuar, më pas janë detektuar dhe  me autoritet shqiptare është bërë një kontroll.

Kajmaku ishte një kryetar bashkie që u zgjodh edhe pse dihej aktiviteti i tij kriminal. Politika mbylli sytë përpara këtyre fakteve. PS dhe mbase edhe forcave të tjera nëse do të ishin në të njejtën situatë do ti interesonte e njëjta gjë. Kajmaku nuk ishte emër i panjohur”, tha ajo.

“Kjamaku garantonte marrjen e bashkisë së Vorës”, ka thënë Artan Hoxha.

“E ka shfrytëzuar politika dhe më pas e largoi. Bashkëshortja e tij ka 2 milion euro në llogari bankare, pavarësisht biznesit nuk është e qartë se cili është burimi i të ardhurave. Ata kanë fituar edhe tendera, ndaj kjo është më shqetësuese.

Kur duhej të flitej për Kajmakun, të gjithë heshtën. Një gjë duhet ta kemi të qartë, policia italiane nuk dërgon pas hekurash dikë pa pasur një minimum provash. Kajmaku përgjohej prej 8 muajsh. Autoritetet italiane prisnin të shkonte vetë Kajmaku që ta arrestonin.

Si nuk bënë asnjë hetim autoritetet shqiptare? Ai vinte nga bota e krimit me një vendim të formës së prerë. Fakti që nuk e deklaroi një fakt të tillë edhe pse e dinte që nuk mund të pësonte asgjë nga kjo, bëri që autoritetet e jashtme të dyshonin që Kajmaku nuk është shkëputur kurrë nga aktiviteti kriminal. Thjeshtë politikës iu desh derisa të merrnin bashkinë e Vorës.

Në Shqipëri ka një mori pistash ku mund të hetohet, mund të hetohet për tenderat, pasuritë e Agim Kajmakut, lidhjet me portin e Durrësit. Si ka mundësi që një njeri që vinte nga bota e krimit nuk kontrollohet? Do të thotë që kishte bashkëpunëtorë. Autoritet shqiptare u kujtuan vetëm kur u arrestua në Itali”, ka shtuar Lala./albeu.com/

The post Klodiana Lala “zbërthen” skemën: Si e përdori dhe e largoi politika Agim Kajmakun appeared first on Albeu.com.

Arestimi i Kajmakut me 20 kg drogë në Itali, VOA: Pati histori të gjatë me drejtësinë pasi u zgjodh kryebashkiak i Vorës
Ish kryebashkiaku i qytetit të Vorës në Shqipëri, Agim Kajmaku, është arrestuar në Grottamare një qytezë në krahinën e Ascoli Piceno-s në Itali, nën dyshimet e trafikut të drogës. Kajmaku dhe nipi i tij u kapën pasi rezulton të kenë fshehur pako me kokainë, në disa vazo bimësh të blera në një fidanishte të zonës. Sipas policisë italiane bëhet fjaë për të paktën 20 kilogramë, vlera e të cilave kap afro 1 milion euro.

Lajmi për Kajmakun u bë i ditur sot në Shqipëri, nga mediat, ndonëse arrestimi i tij në Itali ka ndodhur në javën e fundit të muajit maj. Burime të policisë shqiptare po ashtu konfirmuan kapjen e tij nga autoritetet italiane.

Kajmaku pati një histori të gjatë me drejtësinë shqiptare, pak pasi ai u zgjodh në krye të Bashkisë së Vorës, në vitin 2019, në një garë pa konkurrentë, pasi opozita i kishte bojkotuar zgjedhjet. Por një sërë dokumentesh të publikuara më pas nga Partia Demokratike, për të kaluarën e tij, çuan fillimisht në shkarkimin e tij nga posti, dhe pastaj dhe kërkesën për arrestim.

Kajmaku rezultoi se ishte arrestuar në Greqi nën akuzën e falsifikimit të parave, nën një emër tjetër, dhe se këtë fakt nuk e kishte deklaruar në fomularin e dekriminalizimit. Ish kryebashkiaku e mohoi fillimisht akuzën, por kur shenjat e gishtërinjve vërtetuan se bëhej fjalë për të njejtin person, dorëzoi vendimin e Gjykatës së Janinës e cila e kishte shpallur të pafajshëm.

Kërkesa për arrestimin e tij erdhi për shkak se u dyshua se kishte firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bsshkisë, në një kohë kur ai vetë ishte shkarkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Për muaj të tërë ai qëndroi në arrati, derisa u arrestua, ndërsa ishte shtruar në një spital privat për mjekim, në fillim të korrikut të vitit 2020. Por një ditë më pas, masa e arrestit u konvertua në “detyrim paraqitje”. Në shkurt të këtij viti, Gjykata e Tiranës, pushoi çështjen e hapur ndaj tij dhe prokuroria u detyrua që të bënte ankim në Apel.

Lajmi për arrestimin e Kajmakut në Itali, u pasua me reagime të menjëhershme nga opozita e cila drejtoi gishtin e përgjegjesisë mbi kryeministrin Edi Rama. “Kurioz jam të dëgjoj se çfarë do thotë sot shefi i Rilindjes, për një trafikant droge që e bëri kryetar bashkie, siç bëri shumë të tjerë, deputetë e drejtues të lartë të pushtetit të tij. Nuk pres as të skuqet e as të zverdhet, sepse është i nxirë faqje të gjithëve nga raportet e DASH dhe ODHIR! Denoncimet e PD në të gjitha rastet për të inkriminuarit e tij janë vërtetuar dhe është provuar se pushteti i tij, është pushtet i marrë me kriminelë e trafikantë droge dhe me votat e non gratave të tij”, shkruajti në Facebook, kryetari i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj.

Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka rimarrë drejtimin e PD-së, u shpreh, po në një status në Facebook, shoqëruar me vlerësimet e kryeministrit Rama për Kajmakun gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2019, se “njëri pas tjetrit, miqtë e tij po përfundojnë në qeli, ndërkohë që me papërgjegjshmërinë më të madhe ky njeri nuk ka marrë kurrë përgjegjësitë që i takojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Këtu nuk bëhet fjalë për veprime individuale, por për inkriminim kokë e këmbë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij”./VOA

The post Arestimi i Kajmakut me 20 kg drogë në Itali, VOA: Pati histori të gjatë me drejtësinë pasi u zgjodh kryebashkiak i Vorës appeared first on Albeu.com.

DETAJET/ “E bardha” në vazo lulesh, prangosja e ish-kryebashkiakut të Vorës vjen pas 8 muajsh vëzhgim
Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku. Mbahej prej 8 muajsh nën vëzhgim të rreptë, deri në momentin e arrestimit.

Për të ndjekur hap pas hapi çdo lëvizje, policia italiane ka montuar kamera në disa akse banesa dhe lagje ku kryheshin bisedat dhe takimet që kishin tematikë aktivitetin e paligjshëm të lëndëve narkotike në shtetin fqinj dhe Europë.

Ai u arrestua nga policia italiane në 27 maj të këtij viti për 20 kilogram drogë, të fshehur në vazo lulesh.

Gjithashtu autoritetet italiane kanë kërkuar informacione te autoritetet shqiptare në lidhje me këtë shtetas i cili ka qenë ndër personat më të rinj që i është bashkuar grupit./albeu.com/

The post DETAJET/ “E bardha” në vazo lulesh, prangosja e ish-kryebashkiakut të Vorës vjen pas 8 muajsh vëzhgim appeared first on Albeu.com.