arrestimi i fredi belerit Archives - Albeu.com

Rrëzimi i kërkesës për përjashtimin e dy gjyqtarëve, Protothema: Synimi i qeverisë shqiptare është që Beleri të dënohet me çdo kusht
“Me rrëzimin e kërkesës së Fredi Belerit, qeveria shqiptare këmbëngul për vazhdimin e gjyqit simulues, duke mos lënë asnjë dyshim se synimi është të dënohet me çdo mjet kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Heimarës në mënyrë që ai të hiqet nga detyra dhe kështu anulohen zgjedhjet në Himarë”, kështu raporton Protothema.gr.

Artikulli i Protothema:

Në seancën e Gjykatës, konspiracioni vazhdoi të zbulohej me rrëzimin e elementeve të rëndësishëm të aktakuzës dhe Gjykata caktoi seancën e re për datën 10 janar, ku Fredi Beleri mbeti në burg, ndërsa humbësi në zgjedhje Jorgo Goro vazhdon të ushtrojë detyrën si kryetar bashkie.

Dëshmia e një gazetari shqiptar në gjykatë mund të zbulojë pse dëshmitari i prokurorisë Avdyl Rama dhe vëllai i dëshmitarit kryesor të prokurorisë Arsen Rama, nuk u paraqitën në gjykatë.

Gazetari iu referua një interviste që i mori dëshmitarit, i cili deklaroi para kamerës se asnjëherë nuk i ishte ofruar asgjë në këmbim për të votuar Fredi Belerin dhe e vetmja marrëdhënie me kryebashkiakun e zgjedhur ishte për peshqit.

Në fakt, gazetari dëshmoi se i kishin thënë se vëllai i tij ishte i përfshirë. Me sa duket, frika e autoriteteve se vëllai i dëshmitarit kryesor të akuzës do të bëjë një deklaratë të tillë është arsyeja pse ai nuk është paraqitur në seancë përkundër urdhrit të supozuar të gjykatës.

Por gjatë seancës, autoriteti akuzues ka paraqitur edhe një foto ku dyshohet se Fredi Beleri bisedon me dëshmitarin kryesor të akuzës Arsen Rama (i cili ka pranuar se është financuar nga fondet sekrete të Policisë).

Avokatët e Fredi Belerit kanë paraqitur si dëshmitarë dy shtetas të Heimarës, të cilët deklaruan në gjykatë se janë ata që po bisedonin me Fredi Belerin dhe në fakt njëri prej tyre kishte veshur të njëjtat rroba me të cilat shfaqeshin në foto.

Në fakt, sipas informacioneve, shtetasi i shfaqur në video në momentin e arrestimit të Fredi Belerit duke biseduar me të, ka dëshmuar se aty ka një dyqan dhe nuk ka pasur asnjë transaksion me të.

Në këto situata komiko-tragjike, nëse nuk kishin të bënin me lirinë e një qytetari dhe me njohjen e rezultatit zgjedhor në Himarë, Fredi Beleri bëri këtë deklaratë:

“Çështja është e keqgjykuar. Prokuroria e Vlorës është vënë në shërbim të Policisë dhe informacioni është falsifikuar. Kam kërkuar informacion për personat që kanë falsifikuar të dhënat. Ky informacion është i nevojshëm për mbrojtje normale. Më futën në burg me precedentë kriminalë të rremë. Manipulimi nga prokuroria vazhdon, nuk dihet për çfarë arsyesh. Ndihem i fyer dhe i diskriminuar. Ata duan të më ndëshkojnë”.

Megjithatë, përpjekja e Edi Ramës për të gjetur një anëtar të minoritetit “të gatshëm” për t’u emëruar kryetar i përkohshëm i Bashkisë në Heimarës nuk ka dhënë rezultate deri tani. Gazetari Ilir Patso, i cili u përmend si një nga viktimat, deklaroi dje se nuk ka pranuar asnjë propozim të tillë dhe nuk është i interesuar të marrë detyrën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Bashkisë, duke theksuar se “vlerat e tij nuk do ta lejojnë atë të tregojë mungesë respekti në mandatin popullor të Himarës.”

The post Rrëzimi i kërkesës për përjashtimin e dy gjyqtarëve, Protothema: Synimi i qeverisë shqiptare është që Beleri të dënohet me çdo kusht appeared first on Albeu.com.

Çështja “Beleri”/ BIRN: Rama paralajmëron largimin e Jorgo Goros dhe vendosjen e Bashkisë së Himarës nën qeverisjen qendrore
Përmes një komenti ndaj vendimit të gjykatës për refuzimin e lejes ndaj Fredi Belerit, Rama paralajmëron si zgjidhje për ngërçin e krijuar largimin e Jorgo Goros nga drejtimi i bashkisë dhe vënien e kësaj të fundit nën qeverisjen qendrore.

Duke u nisur nga arsyetimi i Gjykatës së Posaçme për të refuzuar kërkesën për leje për tu betuar nga Alfred Beleri, kandidati i zgjedhur si kryebashkiak në zgjedhjet e fundit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi të enjten përmes një statusi në platformën X se do t’i jepej zgjidhje ngërçit të krijuar në Bashkinë e Himarës.

“Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç,” shkroi Rama.

Kryeministri publikoi bashkëlidhur edhe vendimin e Gjykatës së Posaçme, i cili del se është postuar nga Drejtoria e Përgjithshme të Burgjeve. Në vendim, gjykata arsyeton edhe mbi pretendimin e Belerit se bashkia e Himarës po drejtohet nga kandidati humbës, duke sugjeruar si zgjidhje kalimin e detyrimit për të ofruar shërbime ndaj qytetarëve te qeveria qendrore.

“I takon qeverisjes qendrore, që bazuar në parimin e përgjegjësisë për të siguruar qeverisje efektive, ligjore dhe të drejtën e qytetarëve për shërbime publike të qëndrueshme, të marra masa konform kuadrit ligjor dhe modeleve më të mira europiane për gjetjen e zgjidhjes,” thuhet në vendim.

Sipas Ramës, dalja nga ngërçi bëhet përmes “ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës”.

Rama sërish ka mohuar akuzat nga Athina zyrtare dhe opozita në Shqipëri se çështja ndaj Belerit është politike. Sipas tij, vendimi i gjykatës tregon se politika nuk është e përfshirë.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli. Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.

Zgjedhja e Belerit që ndodhet i paraburgosur vendosi në ngërç Bashkinë e Himarës, pasi duke qenë në qeli, ai nuk mundi të kryente betimin për të marrë mandatin. Beleri përmes avokatëve ka kërkuar disa herë leje për të kryer betimin, kërkesa të cilat janë rrëzuar nga Gjykata dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Në vendimin e arsyetuar, Gjykata e Posaçme thotë se kërkesa e Belerit për leje të posaçme nuk parashikohet në ligj.

“Gjykata, vlerëson se situata e krijuar në kontekstin e zbatimit të parashikimeve ligjore lidhur me kufizimin e lirisë personale të personave të ndodhur në kushtet e paraburgimit lexuar së bashku me të drejtat e të paraburgosurve për leje të veçantë, çon në pamundësinë e kërkuesit për t’u betuar e marrë detyrën publike”, thuhet në vendimin e gjyqtarëve Irena Gjoka, Flora Hajredinaj dhe Erjon Çela.

Gjykata arsyeton se pavarësisht problemeve që i krijohen bashkisë nga mos vijimi i betimit, ajo nuk mund të tejkalojë dispozitat ligjore, duke sugjeruar që zgjidhja e ngërçit i takonte institucioneve të tjera.

The post Çështja “Beleri”/ BIRN: Rama paralajmëron largimin e Jorgo Goros dhe vendosjen e Bashkisë së Himarës nën qeverisjen qendrore appeared first on Albeu.com.

Nuk dha kodin e telefonit të tij, debat në gjyqin e Fredi Belerit për provat shkresore, avokatët kërkojnë pavlefshmërinë e tyre: Prokuroria nuk ka besim tek ne, ja çfarë është zbardhur!
Seanca e radhës e mbajtur të martën e 19 dhjetorit për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Alfred Belerin ka përfunduar mes debateve për provat e reja shkresore të paraqitura.

Mësohet se këto prova janë kundërshtuar nga avokatët mbrojtës të Belerit. Ata thuhet se kanë kërkuar pavlefshmëri për aktet e regjistruara.

Ndërkohë thuhet se Prokurorët pretendojnë se ka kundërshti të vetë Belerit në deklaratat e tij.

Sa i takon provave shkresore, avokatët deklarojnë se nuk është zbardhur asnëj koment tjetër veç atij të Arsen Ramës me Fredi Belerin.

Në seancë u tha se telefoni celular i Fredi Bejlerit nuk ishte këqyrur, pasi ai nuk kishte dhënë kodet e tij.

Sipas prokuroreve nga këqyrja e telefonit të të infiltruarit Arsen Rama, Spak kishte provuar komunikimet mes të dyve.

“Prokurorët kanë qenë seleksionues, thanë avokatët, pasi kanë zbardhur vetëm kontaktet e Arsen Ramës me Fredi Belerin dhe asnjë kontakt tjetër të ditës”.

Beleri kundërshtoi zbardhjen e bisedave.

“Mesa duket prokuroria nuk ka besim tek veshët tuaj, i tha Beleri gjykatës, ndaj i ka zbardhur vetë”, ndërkohë që vetë gjykata saktësoi se zbardhjen e procesverbaleve gjyqësore e bën vetë gjykata.

The post Nuk dha kodin e telefonit të tij, debat në gjyqin e Fredi Belerit për provat shkresore, avokatët kërkojnë pavlefshmërinë e tyre: Prokuroria nuk ka besim tek ne, ja çfarë është zbardhur! appeared first on Albeu.com.

Fredi Beleri del para gjykatës, ambasadorja greke e pranishme në ambientet e jashtme
Fredi Beleri, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, për Himarën dhe Pandeli Kokaveshi kanë dalë sot para Gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë, pas arrestimit të tyre një ditë më parë me dyshimin se po kryenin shit-blerje votash në Himarë.

Në ambjentet e jashtme të Gjykatës është paraqitur edhe ambasadorja greke, Kostantina Kamitsi  e cila ka kërkuar të jetë pjesë e seancës gjyqësore.

Ajo është takuar dhe me avokatin e Belerit.

Mësohet se Fredi Beleri ka kërkuar një masë të butë sigurie për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi sipas tij vuan nga diabeti.

Ndërkohë, gjykata është ‘blinduar’ nga forca të shumta policie, kryesisht civilë.

Kandidati i Bashkë Fitojmë akuzohet për shit-blerjet votash. Ai u arrestua vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit në lokalin e tij në Himarë. Fredi Beleri u vendos në pranga së bashku me një person tjetër.

/Albeu.com.

The post Fredi Beleri del para gjykatës, ambasadorja greke e pranishme në ambientet e jashtme appeared first on Albeu.com.

Operacioni ku u arrestua Fredi Beleri, policia e Vlorës: Po bliheshin vota në Himarë, sekuestrohen 40 mijë lekë
Policia e Vlorës ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me operacionin “Matrix”, ku u arrestuan për vjedhje votash, kandidati për kryebashkiak i “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri, një avokat dhe dy eskponentë politikë.

Në deklaratën për shtyp, Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë Auel Zarka tha se nga hetimet, ka rezultuar se u janë ofruar qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shumë monetare prej 40 000 lekësh të rinj.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/2241371726049968

Deklarata:

Përshëndetje,

Më datë 08.05.2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka regjistruar procedimin penal nr. 489, mbi bazën e referimit të bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Nga aktet e administruara deri më tani në funksion të hetimit për këtë procedim penal, nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, informacione në lidhje me disa shtetas të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të shit-blerjes së votës, për zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023, në qytetin e Himarës dhe në fshatrat që janë pjesë e bashkisë Himarë, duke iu ofruar qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurues.

Pas regjistrimit të procedimit penal, nga ana e prokurorit është autorizuar kryerja e një sërë veprimesh procedurale në terren, me anë të përdorimit të metodave speciale të hetimit, me qëllim konstatimin e faktit penal për të cilin është regjistruar ky procedim penal.

Pas kryerjes së një sërë veprimesh nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në faktet e mbledhura gjatë hetimit dhe në provat e siguruara në dinamikë, me anë të përdorimit të metodave speciale të hetimit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Matrix”, është bërë në arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Dh. B. alias A. B., 51 vjeç, dhe P. K., 44 vjeç, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328, 25 i Kodit Penal.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shumë monetare prej 40 000 lekësh të rinj.

Hetimet vazhdojnë./albeu.com

The post Operacioni ku u arrestua Fredi Beleri, policia e Vlorës: Po bliheshin vota në Himarë, sekuestrohen 40 mijë lekë appeared first on Albeu.com.

“Rrëmbyen në mënyrë mafioze kandidatin tonë”, Meta reagon për arrestimin e Belerit: E gjithë Himara të ngrihet në këmbë
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit  “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri.

Meta e ka cilësuar “rrëmbim mafioz” arrestimin e kandidatit të tij dhe Berishës, ndërsa shton se SPAK nuk vepron ndaj dhjetëra Kryetarëve të Bashkive, që shkelin ligjin dhe vërtetohen si fajtorë.

Më tej meta bëri thirrje për qytetarët dhe strukturat opozitare në Himarë të jenë në këmbë, të fuqizojnë në maksimum fushatën dhe të intensifikojnë kontaktet me zgjedhësit për të votuar masivisht dhe për t’i dhënë goditjen përfundimtare kryeministrit Edi Rama.

Reagimi i Metës:

Pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje!

Ky ështe ilaçi ndaj një Kryeministri dhe një regjimi, që po jep shpirt dhe të tmerruar nga vota e lirë.

Ndërsa SPAK nuk vepron ndaj dhjetëra Kryetarëve të Bashkive, që shkelin ligjin dhe vërtetohen si fajtorë, pas sulmeve të paramenduara dhe të inskenuara të Kryeministrit delinkuent, rrëmbehet pas mesnate në mënyrë mafioze

Kandidati për Kryetar i Bashkisë në Himarë.

Të gjithë qytetarët dhe strukturat opozitare në Himarë të jenë në këmbë, të fuqizojnë në maksimum fushatën dhe të intensifikojnë kontaktet me zgjedhësit për të votuar masivisht dhe për t’i dhënë goditjen përfundimtare Kryeministrit, grabitësit dhe shkatërruesit më të madh për qëllime mafioze të pronave në Himarë dhe gjithë bregdetit të Jugut nga Vlora deri në Ksamil.

Kujtojmë se Beleri u arrestua pak pas mesnate para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektora, me urdhër të SPAK-ut, nën akuzën për blerje votash.

Belerin e kanë shoqëruar efektivë të SPAK, në drejtim të komisariatit, më pas ai u transferua në Vlorë. Sakaq akuzat ndaj tyre, ata i kanë mohuar.

The post “Rrëmbyen në mënyrë mafioze kandidatin tonë”, Meta reagon për arrestimin e Belerit: E gjithë Himara të ngrihet në këmbë appeared first on Albeu.com.

A rrezikon arrestimi i Fredi Belerit të tensionojë situatën në zgjedhje? Përgjigjet Rebani Jaupi
Policia ka arrestuar kandidatin koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri pak pas mesante. Arrestimi i tij u bë me urdhër të SPAK, bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral, nën akuzën për blerje votash.

Ditën e sotme, drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Rebani Jaupi konfirmoi në një dalje për mediat, ku njoftoi masat e marra për 14 majin, arrestimin e Belerit.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/258355053391330

Ai u pyet nëse arrestimi i Belerit do të tensionojë situatën, dhe në përgjigje tha masat e marra u janë dërguar drejtorive vendore për sigurinë e rendit.

“Është shoqëruar në drejtorinë e Vlorës, ka patur një procedim të prokurorisë për këtë do të ketë informacion sapo të jetë përfunduar veprimet proceduriale.

Shpreha masat që policia ka marrë, iu kemi dërguar drejtorive vendore planin e të papriturave. Cdo drejtori ka përgatitur planet e veta sipas situatave që do të ketë.” tha Jaupi.

The post A rrezikon arrestimi i Fredi Belerit të tensionojë situatën në zgjedhje? Përgjigjet Rebani Jaupi appeared first on Albeu.com.