arrestimi i dy te rinjve Archives - Albeu.com

Arrestimi i dy të rinjve në Spanjë, policia jep detaje: Persona me rrezikshmëri të lartë, do të ekstradohen
Dy shqiptarë u arrestuar në Spanjë pasi akuzohen se kishin tentuar të vrisnin rivalin e tyre. Bëhet fjalë për Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka në kërkim nga Interpol Tirana, që i kërkon për tentativën e vrasjes së Preng Palucës dhe bashkëshortes së tij.

Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e tyre, duke i cilësuar si opersona me rrezikshmëri të lartë dhe duke njoftuar se ata do të ekstradohen në Shqipëri.

Njoftimi i policisë

Vijon bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Policisë shqiptare dhe Policisë spanjolle, në kuadër të operacionit “Madrid“, nga Policia spanjolle u bë e mundur kapja në Spanjë dhe arrestimi provizor, me qëllim esktradimin drejt Shqipërisë, i një 33-vjeçari shqiptar në kërkim ndërkombëtar.

33-vjeçari i kërkuar, shtetas me precedent të theksuar kriminal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës.

Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Policisë shqiptare dhe Policisë spanjolle, në kuadër të operacionit policor të koduar “Madrid”, nga Policia spanjolle u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në Spanjë, e shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

H. N., 33 vjeç, lindur në Lezhë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 16.12.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Shtetasi H. N. është shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit policor të koduar “Mataro”, i zhvilluar në muajin dhjetor 2021, nga strukturat e DVP Lezhë.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë. Gjithashtu, gjatë operacionit janë sekuestruar: 2 mina me telekomandë me lëndë eksplozive C4, të përgatitura gati për shpërthim, 2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions” me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock” me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcjellës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet, si dhe rreth 90 000 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe homologëve spanjollë, do të bëhet ekstradimi i këtij shtetasi nga Spanja drejt Shqipërisë./albeu.com

The post Arrestimi i dy të rinjve në Spanjë, policia jep detaje: Persona me rrezikshmëri të lartë, do të ekstradohen appeared first on Albeu.com.