arrestimet ne shqiperi Archives - Albeu.com

Ç’po ndodh? Fotografja e arrestuar në Shqipëri shpallet në kërkim nga autoritetet ruse
Shtetasja ruse Svetlana Timofeeva, e cila u arrestua në Shqipëri, në uzinën e Gramshit është shpallur në listën e kërkimit ndërkombëtar nga ana e autoriteteve ruse.

Sipas burimeve, kjo bëhet nën akuzën e “marrjes së paligjshme të informacionit që përbën sekret shtetëror”.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve ruse, “TASS”.

Ka qenë gjykata e distriktit Meshchansky e cila ka dhënë masën e arrestit në mungesë të ruses.

“Sipas vendimit të Gjykatës së Qarkut Meshchansky të qytetit të Moskës, kundër të akuzuarës Timofeeva Svetlana Valerievna u zgjodh në mungesë një masë e ndalimit në formën e paraburgimit për një periudhë prej dy muajsh nga momenti i ndalimit të saj në territorin e Federatës Ruse ose nga momenti i transferimit të saj në agjencitë e zbatimit të ligjit të Federatës Ruse në rast ekstradimi ose dëbimi në territorin e Federatës Ruse”, tha bashkëbiseduesi i agjencisë TASS.

Sipas “RBC News”, masa ka të bëjë me foto-blogeren Svetlana Timofeeva, e cila u ndalua në Shqipëri.

Referuar botimit rus, e pandehura në Rusi publikoi raporte për fabrikat, institucionet sociale, njësitë ushtarake të shpërbëra, bunkerët dhe zonat e kufizuara në funksionim dhe të braktisur në bloget e saj.

Ajo udhëtoi në më shumë se 30 vende dhe solli pamjet e objekteve të braktisura nga Islanda, Gjermania, Italia, Shqipëria dhe Bullgaria.

Gjykata shqiptare urdhëroi të mërkurën që dy rusët dhe ukrainasi të qëndrojnë në burg për akuzat e “sigurimit të informacioneve sekrete të karakterit ushtarak apo të çdo karakteri tjetër për t’i dhënë një fuqi të huaj, e cila cenon pavarësinë e vendit”.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura dhe nuk u dhanë detaje se pse të dyshuarit mund të kenë qenë të interesuar për vendin.

Ata u arrestuan të shtunën brenda ose pranë ish-uzinës ushtarake në Gramsh. Të dyshuarit kishin bërë fotografi të uzinës.

Autoritetet shqiptare thanë se Zorin, i cili kishte hyrë në fabrikë, përdori spraj piperi ndaj dy rojeve ushtarake që po përpiqeshin ta kapnin.

Policia tha se sekuestroi automjetin e tyre Chevrolet, dy drone, një laptop, para dhe prova të tjera.

Tre të dyshuarit e mohuan akuzën për spiunazh. Nuk ishte menjëherë e qartë se kur do të mbahej një gjyq. Nëse përfundimisht shpallen fajtorë, ata do të përballen me 10 vite burg./albeu.com/

The post Ç’po ndodh? Fotografja e arrestuar në Shqipëri shpallet në kërkim nga autoritetet ruse appeared first on Albeu.com.