arrestimet e spak Archives - Albeu.com

“Fundosi” 8 banda, Gjykata e Posaçme vendos për Nuredin Dumanin
Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën e sigurisë “arresti në burg” Nuredin Dumanit.

Komunikimi Dumanit i është bërë në ambientet e spitalit ku po qëndronte për arsye sigurie.

Gjithashtu bëhet me dije se seanca për të arrestuarit e tjerë do të nisë në orën 11:00.

Kujtojmë se Dumani u arrestua disa javë më parë, pasi i shpëtoi një atentati në Elbasan. Ai u prangos në një banesë në Fier, ku strehohej, ndërkohë që ishte i plagosur. Nuredin Dumani ishte personazhi më i kërkuar i drejtësisë shqiptare në vitet e fundit.

Pas arrestimit ai ka treguar gjithçka për prokurorët e SPAK, duke marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Rrëfimet e tij çuan në zbërthimin e tetë bandave të rrezikshme kriminale në vend. Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 32 urdhër arreste, ndërsa pas hekurave janë 18 persona./albeu.com/

The post “Fundosi” 8 banda, Gjykata e Posaçme vendos për Nuredin Dumanin appeared first on Albeu.com.

“Plumbi i Artë” del para Gjykatës, çfarë pritet të vendoset sot për 18 të prangosurit nga SPAK
Ditën e sotme pritet të jepet masa e arrestit të personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Nga 32 urdhër arreste të lëshuara nga SPAK, 18 prej tyre janë tashmë në burg, pasi 9 prej të cilëve ishin në burg edhe më herët, mes tyre edhe Nuredin Dumani, krahu i tij i djathtë, Henkrik Hoxha dhe emra të tjerë të rëndësishëm.

Ndërkohë që nga 9 emrat e tjerë që u arrestuan 2 ditë më parë vlen të përmendet emri i Leonard Palushi, ish shefi i krimeve në Elbasan, i cili dyshohet se ka manipuluar provat për një krim të ndodhur në Elbasan.

Nga të kërkuarit të cilët ende nuk janë arrestuar, ndër më të rëndësishmit janë emrat e Ervis Martinaj, Talo Çela, Suel Çela si një nga krerët e grupeve kriminale më të rëndësishëm në Elbasan, apo edhe Florenc Çapja.

Sipas burimeve, seanca pritet të nisë rreth orës 11:00 dhe pritet të zgjasë në kohë, duke qenë se edhe çështja është delikate, pasi do të jepen masat e sigurisë për 18 persona të përfshirë në ngjarjet kriminale më të mëdha të 10 viteve të fundit të ndodhura në Shqipëri.

The post “Plumbi i Artë” del para Gjykatës, çfarë pritet të vendoset sot për 18 të prangosurit nga SPAK appeared first on Albeu.com.

MEGAOPERACIONI/ Njëri prej tyre drejtues policie, zbulohen emrat e personave të arrestuar sot nga FNSH dhe RENEA
Kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano publikoi emrat e personave që janë arrestuar apo u është ekzekutuar masa e sigurisë së dhënë nga GJKKO.

Emrat e publikuar kanë qenë pjesë e 8 grupeve të fuqishme kriminale, dhe kontribut në “zbërthimin” e tyre ka pasur edhe dëshmia e të penduarit Nuredin Dumani.

Njëri prej këtyre emrave është Leonard Palushi, një prej krerëve të policisë në Lezhë.

Emrat, për të cilat është ekzekutuar vendimi i gjykatës sipas Nanos janë:

Nuredin Dumani

Ardian Uzuni

Alton Ndoci

Skerdi Tasi

Erion Alibej

Iliarjan Peci

Petrit Qoli

Agron Qoli

Agron Qafa

Asllan Plaku

Enver Diva

Besian Xhixha

Leonard Palushi

Fjala e Gledis Nanos:

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, mbajtur në SPAK, gjatë konferencës për operacionin “Golden bullet”.

“Përshëndetje të gjithëve,

Operacioni i koduar “Golden bullet”, që është në vijim, ka nisur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Arratia”, që u zhvillua nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Pas veprimeve intensive hetimore të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si dhe në bazë të  informacioneve të mara nga burime të ndryshme, u krijuan dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e shumë personave të tjerë, në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

Menjëherë pas nxjerrjes së urdhër arresteve për 32 persona dhe urdhrave për kryerjen e kontrolleve në 28 banesa, të lëshuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Policia e Shtetit organizoi operacionin policor të koduar “Golden bullet”, për ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg”.

Operacioni u shtri në disa qarqe, në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë. Në operacion u përfshinë forcat speciale RENEA, FNSH, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Kundër Krimeve ndaj Personit e Pasurisë, Drejtoria Hetimore, si dhe Drejtoritë Vendore të qarqeve që përmenda.

Ky operacion u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Deri tani janë ekzekutuar gjithsej 18 masa sigurie, nga këto 9 persona u kapën gjatë operacionit, ndërsa për 9 të tjerët, masat e sigurisë u ekzekutuan në disa IEVP, sepse këta shtetas janë arrestuar më parë, për vepra të ndryshme penale.

Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave dhe hoteleve janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Operacioni “Golden bullet” është tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit, SPAK-ut dhe Prokurorive të Rretheve Gjyqësore, konkretisht asaj të Elbasanit, si dhe të  profesionalizmit të këtyre strukturave, në hetimin e thelluar që çoi në identifikimin dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre personave dhe grupeve kriminale.

Operacioni është në vijim dhe dua të garantoj qytetarët se strukturat e Policisë së Shtetit nuk do të ndalojnë asnjë moment operacionet, deri në kapjen e të gjithë personave të kërkuar që janë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Gjithashtu, shpreh vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit dhe me homologët tanë, me qëllim lokalizmin, kapjen dhe çuarjen përpara drejtësisë, të këtyre personave, që mund të strehohen jashtë vendit.

Njëkohësisht, mbetem i vendosur për të pastruar nga radhët e Policisë së Shtetit ata punonjës policie që shpërdorojnë detyrën apo më keq akoma bëhen palë me krimin, si dhe inkurajoj agjencitë ligjzbatuese që të hetojnë çdo rast të përfshirjes së punonjësve të Policisë, në veprimtari të kundërligjshme.

Ftoj qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, që bashkërisht të parandalojmë, të evidentojmë dhe të godasim paligjshmërinë, krimin në përgjithësi dhe atë të organizuar në veçanti,  me qëllim krijimin e një ambienti shumë më të sigurt për qytetarët dhe aspak të sigurt për shkelësit e ligjit.

Faleminderit!”/albeu.com/

The post MEGAOPERACIONI/ Njëri prej tyre drejtues policie, zbulohen emrat e personave të arrestuar sot nga FNSH dhe RENEA appeared first on Albeu.com.

“Ndjeu lagështi!” Sulmet e Ramës ndaj SPAK, Klodiana Lala tregon se kë paralajmëroi vërtet Rama
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se kryeministri Edi Rama ka ndjerë rrezikun e SPAK-ut, pasi predispozitat sipas saj janë që ky i fundit të godasë sërish majtas.

Lala e ka parë fjalën e Ramës si një paralajmërim ndaj deputetëve të vetë.

Komentet Lala i bëri teksa ka folur për Kongresin e Partisë Socialiste, të zhvilluar të shtunën që kaloi.

“Problemi është se zoti Rama ndjen lagështi dhe për shkak të informacionit që ka sepse është shefi i qeverisë dhe mesa duket ka indicie më të forta se SPAK do të godasë majtas dhe në këtë kuptim një njëfarë mënyrë i ka paralajmëruar.

Por çështja është se mundet zoti Rama të justifikohet se përgjegjësia është individuale, sepse nëse zoti Rama nuk ka pasur informacion do të thotë se nuk e ka kontrolluar si duhet oborrin e tij”, tha gazetarja Lala./albeu.com/

The post “Ndjeu lagështi!” Sulmet e Ramës ndaj SPAK, Klodiana Lala tregon se kë paralajmëroi vërtet Rama appeared first on Albeu.com.

Nga borxhet tek arrestimi në Zvicër, kush është Rezart Taçi dhe si arriti majat “e piramidës” së naftës
SPAK në bashkëpunim me antimafian italiane finalizuan sot një hetim që përfundoi me prangosjen e dy shtetasve shqiptarë dhe shpalljen në kërkim të biznesmenit të njohur të naftës, Rezart Taçi.

Ata së bashku me disa shtetas italianë akuzohen për pastrim parash në kuadër të një grupi të mirëstrukturuar kriminal, që dyshohet se pastronte paratë e mafias famëkeqe “Cosa Nostra”.

Rezart Taçi është i njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera si një boss nafte.

Ai hapi pikat “Taçi Oil” në shqipëri dhe gradualisht arriti në majën e piramidës së biznesmenëve të pasur shqiptarë.

Kujtojmë se gjatë kohës kur Berisha ishte kryeministër ai bleu ARMO-n, gjigantin e përpunimit të naftës në Shqipëri.

Ai u kthye në një nga biznesmenët kryesorë për karburantet. Taçi bleu pas disa kohësh dhe një ndër televizionet më të rëndësishme të kohës, “TV Alsat”. Ai mori goditjen finale në vitin 2013 kur tatimet i bllokuan rafinerinë e hidrokarubureve ARMO.

Ai në vitin 2016 Taçi u arrestua në Zvicër  me urdhër të Prokurorisë Publike të kantonit të Gjenevës në Zvicër, për akuzën e “mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve”.

Ky hetim, kishte nisur pas kallëzimit të dy kompanive, një e regjistruar në shtetin panamez me emrin “ëallis Trading INC” dhe ajo holandeze me emrin “Trafigura Beheer Bv”. Këto kompani, që në vitin 2009, kishin një marrëveshje tregtare me kompaninë e tij./albeu.com/

The post Nga borxhet tek arrestimi në Zvicër, kush është Rezart Taçi dhe si arriti majat “e piramidës” së naftës appeared first on Albeu.com.