arrest kardiak Archives - Albeu.com

Arresti kardiak: Çfarë është, pse ndodh dhe pse minutat e para janë vendimtare
Arresti kardiak është një nga emergjencat më të rënda mjekësore dhe një nga shkaqet kryesore të vdekjeve të papritura në mbarë botën. Ndodh kur zemra ndalon papritur së rrahuri në mënyrë efektive, duke bërë që gjaku të mos qarkullojë më drejt trurit dhe organeve të tjera jetike. Brenda pak minutash, mungesa e oksigjenit mund të shkaktojë dëm të parikthyeshëm dhe, nëse nuk ndërhyhet menjëherë, vdekje.

Çfarë e shkakton arrestin kardiak?

Arresti kardiak mund të shkaktohet nga shumë faktorë, por zakonisht lidhet me çrregullime elektrike të zemrës. Këtu janë disa nga shkaqet më të zakonshme:

1. Aritmitë e rënda kardiake

Shkaku më i shpeshtë është një ritëm i çrregullt dhe i rrezikshëm i zemrës si:

Fibrilacioni ventrikular – zemra “dridhet” pa pompuar gjak.

Takikardia ventrikulare – zemra rreh shumë shpejt dhe humbet funksionin e saj.

Këto çrregullime vijnë shpesh papritur, edhe tek njerëz që nuk kanë pasur simptoma më parë.

2. Infarkti i miokardit (ataku në zemër)

Një bllokim i arterieve të zemrës mund të shkaktojë dëme të rënda dhe të çojë në arrest kardiak. Në shumë raste, arresti ndodh gjatë ose menjëherë pas një infarkti.

3. Sëmundjet e padijagnostikuara të zemrës

Kardiomiopatia, zmadhimi i zemrës, defektet e lindura të zemrës dhe sëmundjet gjenetike që prekin ritmin janë ndër shkaqet që shpesh zbulohen vetëm pas një episodi.

4. Shkaktarë të jashtëm

Arresti kardiak mund të ndodhë edhe për arsye që nuk lidhen drejtpërdrejt me sëmundjet e zemrës, si:

Mbidozë me droga ose alkool

Goditje elektrike

Alergi të rënda (anafilaksi)

Çrregullime të rënda të elektroliteve

Trauma të forta fizike

5. Stresi ekstrem fizik dhe emocional

Në raste të rralla, një stres shumë i madh emocional ose fizik mund të shkaktojë një reagim të tepruar të sistemit nervor dhe të çojë në arrest kardiak, veçanërisht te individët me predispozicion.

Simptomat që i paraprijnë arrestit kardiak

Shpesh arresti ndodh pa paralajmërim, por në disa raste paraprihet nga:

marramendje e papritur

humbje e vetëdijes

dhimbje e fortë gjoksi

rrahje të çrregullta të zemrës

vështirësi në frymëmarrje

Por edhe kur shfaqen, simptomat mund të jenë shumë të shpejta dhe të paqarta.

Pse minutat e para janë vendimtare?

Pa qarkullim gjaku, truri fillon të dëmtohet pas 4–6 minutash.

Ndërhyrja e shpejtë është jetike:

thirrja e ambulancës

masazhi kardiak (CPR)

përdorimi i defibrilatorit (AED) nëse është i disponueshëm

Sa më e shpejtë ndërhyrja, aq më të larta janë shanset për mbijetesë.

Etiketa: arrest kardiak

The post Arresti kardiak: Çfarë është, pse ndodh dhe pse minutat e para janë vendimtare appeared first on Albeu.com.

Pësoi arrest kardiak, humb jetën 49-vjeçari në Theth, trupi transportohet me helikopter
Një 49 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën në shtegun për tek Syri i Kalter në Theth.

49 vjeçari dyshohet se ka pësuar nje atak kardiak.

Një helikopter i Ministrisë së Shendetësise ka berë të mundur transportimin e trupit të pajetë.

Mësohet se 49 vjeçari ka qënë  duke vrapuar në drejtim te Syrit te Kalter në Theth kur papritur ka humbur jetën.

The post Pësoi arrest kardiak, humb jetën 49-vjeçari në Theth, trupi transportohet me helikopter appeared first on Albeu.com.

Ndërroi jetë në Sarandë, policia jep detaje për vdekjen e Artur Zhejit: Gazetari shfaqi probleme shëndetësore gjatë drekës në një restorant, humbi jetën rrugës për në spital
Policia e Sarandës ka publikuar njoftimin lidhur me rrethanat e vdekjes së gazetarit të njohur shqiptar, Artur Zheji.

Uniformat blu bëjnë me dije se sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, Artur Zheji, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë.

Njoftimi i Policisë Sarandë/Infomacion paraprak

Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

The post Ndërroi jetë në Sarandë, policia jep detaje për vdekjen e Artur Zhejit: Gazetari shfaqi probleme shëndetësore gjatë drekës në një restorant, humbi jetën rrugës për në spital appeared first on Albeu.com.

Djali i një përkthyesi dhe një aktoreje, kush ishte Artur Zheji, gazetari i karrierës që la gjurmë në median shqiptare
Gazetari dhe publicisiti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 64-vjeçare. Në çastet e fundit të jetës, pranë Zhejit ndodheshin familjarët, gruaja dhe djali i tij teksa po drekonin në Sarandë kur ai pësoi arrest kardiak.

Askush nuk e priste, por zemra ‘nuk e fali’ Zhejin. Menjëherë ai u dërgua nga familjarët në Spitalin e Sarandës, por nuk ia doli.

Mësohet se gazetari është shprehur se nuk ndjehej mirë teksa drekonte me familjen në qytetin bregdetar ku kishte zgjedhur të pushonte disa ditë. Menjëherë u telefonua ambulanca, por Zheji mbërriti në duart e mjekëve pa shenja jete.

Artur Zheji, djali i gjuhëtarit dhe përkthyesit të shquar, Petro Zheji dhe i aktores Besa Imami, ka lënë gjurmë në median shqiptare. Përgjatë karrierës së tij televizive, Zheji njihet kryesisht për drejtimin e programit analitik “360 Gradë” i shfaqur në ekran që prej vitit 2017.

Ndër të tjera, gazetari ka mbajtur dhe poste drejtuese, përmendim këtu Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) si dhe ka qenë në krye të Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Zheji lindi më 29 Gusht 1961, por sot mbylli sytë përgjithmonë. Ajo që do të mbetet pas është krijimtaria dhe kontributi i tij në median shqiptare.

Veprimtaria e gjatë e Zhejit përfshin analiza politike, editoriale dhe drejtimin e disa programeve televizive. Ndarja e parakohshme nga jeta e Artur Zhejit ka sjellë trishtim tek familjarët, miqtë si dhe në komunitetin mediatik shqiptar.

The post Djali i një përkthyesi dhe një aktoreje, kush ishte Artur Zheji, gazetari i karrierës që la gjurmë në median shqiptare appeared first on Albeu.com.

Po bënte prova për të dalë në spektaklin televiziv, shembet në tokë këngëtari i njohur grek, pëson arrest kardiak
Këngëtari i njohur grek Dimitris Kokotas ka pësuar arrest kardiak, ndërsa ndodhej në spektaklin e njohur muzikor të televizionit “Alpha”.

Siç raportojnë mediat greke, ai ishte duke bërë provat e fundit para se të dilte në skenë, kur nuk u ndje mirë, dhe u shemb në tokë. Menjëherë më pas ai është transportuar në spitalin e Athinës, ku mjekët kanë konstatuar se ka pësuar arrest kardiak.

Ai ndodhet në reanimacion, ndërsa gjendja e tij paraqitet stabël, por ende nuk është jashtë rrezikut për jetën. Kokotas, 55 vjeç, është një ndër këngëtarët e njohur dhe shumë të dashur për publikun grek.

The post Po bënte prova për të dalë në spektaklin televiziv, shembet në tokë këngëtari i njohur grek, pëson arrest kardiak appeared first on Albeu.com.

Futbollistët që dhanë frymën e fundit në fushë nga arresti kardiak në dy dekadat e fundit
Vdekjet e futbollistëve në fushën e futbollit për shkak të arrestit kardiak janë ngjarje të rralla, por shumë tragjike. Sipas mjekëve kardiologë, ka disa faktorë që mund të shpjegojnë arsyet pse u ndodh arresti kardiak futbollistëve.

Futbollistët mund të kenë sëmundje të zemrës të padukshme, si aritmia kardiake, që mund të shkaktojnë arrestit kardiak në momente të stresit fizik të lartë, siç është loja e futbollit. Futbolli është një sport me intensitet të lartë fizik, ku futbollistët pësojnë stres të madh në zemër dhe sistemin kardiovaskular.

Kjo mund të shkaktojë probleme në zemër dhe të rrisë rrezikun e arrestit kardiak. Gjithashtu traumat në gjoks janë një faktor risku pasi goditjet e forta në gjoks, siç janë ato që ndodhin në futboll, mund të shkaktojnë dëmtime në zemër dhe të rrisin rrezikun e arrestit kardiak.

Ka disa futbollistë të njohur që kanë vdekur në fushën e futbollit pasi kanë pësuar goditje në zemër.

Marc-Vivien Foé

Futbollisti kamerunez vdiq në vitin 2003 gjatë një ndeshjeje në Kupën e Konfederatave. Ai u rrëzua në fushë pa shenja të dukshme të dëmtimit, por më vonë u zbulua se kishte pësuar një goditje të rëndë në zemër. Ishte 28 vjeç.

Miklós Fehér

Futbollisti hungarez vdiq në vitin 2004 gjatë një ndeshjeje në Portugalinë. Ai u rrëzua në fushë pas një goditjeje në zemër dhe nuk mundi të ringrihej. Ai ishte 24 vjeç.

Antonio Puerta

Futbollisti spanjoll ra në fushë pasi pësoi disa arreste kardiake në në një ndeshjeje në Ligën e Kampionëve. Ai pësoi një kolaps në fushë dhe u diagnostikua me ndërprerje të rrjedhjes së gjakut në zemër. Ai vdiq më 28 gusht 2007 i prekur nga kardiomiopatia aritmogjene , tre ditë pasi pësoi kolapsin në fushë. Ai ishte 22 vjeç.

Phil O’Donnell

Futbollisti skocez vdiq në vitin 2007 gjatë një ndeshjeje në Kampionatin Skocez. Ai pësoi një kolaps në fushë dhe u zbulua se kishte një problem me zemrën. O’Donnell ishte 35 vjeç.

Endurance Idahor

Futbollisti nigerian vdiq në vitin 2010 gjatë një ndeshjeje në Kampionatin e Libisë. Ai u rrëzua në fushë pas një goditjeje në zemër dhe nuk mundi të ringrihej. Ishte 25 vjeç.

Piermario Morosini

Futbollisti italian më 14 prill 2012, gjatë një ndeshjeje ndërmjet Pescara-s dhe Livornos, pësoi një arrest kardiak fatal në fushë. Ai ishte 25 vjeç dhe më vonë autopsia zbuloi se kishte një problem me zemrën.

Raphael Dwamena

Futbollist ganez ish-lojtar i Levantes dhe Real Zaragozas. Gjatë kontrolleve mjekësore atij iu konstatua një problem në zemër dhe për këtë arsye iu këshillua të mos luante më futboll. 28-vjeçari, golashënuesi më i mirë i Egnatias u rrëzua në minutën e 25 të ndeshjes, e më pas për shkak të gjendjes u dërgua drejt spitalit të Durrësit, ku dhe nuk ka mundur të mbijetojë. Ai vdiq më 11 nëntor në Shqipëri dhe shkak ishte një aritmi kardiake.

Pas rasteve të përsëritura, për të parandaluar vdekjet e futbollistëve në fushën e futbollit për shkak të arrestit kardiak, janë marrë disa masa preventive nga institucionet e futbollit në vende të ndryshme të botës.

Së pari klubet janë të detyruara të kryejnë teste mjekësore. Futbollistët profesionistë dhe amatorë duhet t’i nënshtrohen testeve mjekësore të rregullta për të identifikuar sëmundjet e zemrës dhe faktorët e rrezikut të lidhur me zemrën që të kenë rrugën e hapur për një karrierë futbollistike.

Gjithashtu një pjesë e rëndësishme e programit stërvitor për futbollistët ka të bëjë me zvogëlimin e stresit në zemër dhe për të rritur rezistencën kardiovaskulare. Në stadiumet dhe fushat e futbollit, duhet të jenë të disponueshëm aparate defibrilatorë për të trajtuar menjëherë arrestit kardiak nëse ndodh.

Edukimi dhe ndërgjegjësimi zë një vend të rëndësishëm në çdo klub evropian. Futbollistët, trajnerët dhe stafi mjekësor edukohen për shenjat dhe simptomat e arrestit kardiak dhe për të mësuar teknikat e rikthimit të zemrës në rast emergjence.

Është e rëndësishme të theksohet se vdekjet e futbollistëve për shkak të arrestit kardiak janë shumë të rralla dhe ndodhin shumë rrallë në futbollin profesionist. Megjithatë, duke marrë masa preventive dhe duke qenë të përgatitur për të trajtuar emergjencat, mund të zvogëlohet rreziku dhe të parandalojë vdekjet e tilla tragjike.

The post Futbollistët që dhanë frymën e fundit në fushë nga arresti kardiak në dy dekadat e fundit appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta ish-kryeministri kinez, pësoi arrest kardiak
Ish-kryeministri kinez Li Keqiang , në moshën 68-vjeçare, ka vdekur nga arresti i papritur kardiak, raportojnë mediat shtetërore kineze .

“Shoku Li Keqiang, i cili kishte pushuar në Shangai ditët e fundit, pësoi një arrest kardiak të papritur më 26 tetor dhe pas përpjekjeve intensive (nga mjekët) për ta ringjallur atë dështuan (…) dhjetë minuta pas mesnatës së 27 tetorit.” , njoftoi transmetuesi shtetëror CCTV.

Ish-kryeministri shërbeu për një dekadë nën Presidentin Xi Jinping, nga viti 2013 derisa u largua si kreu i qeverisë së tij në mars.

Ekonomisti, i cili studioi në Universitetin prestigjioz të Pekinit, konsiderohej prej kohësh një nga pretendentët kryesorë për udhëheqjen e Partisë Komuniste Kineze, por vitet e fundit ai është lënë mënjanë gjithnjë e më shumë nga presidenti Xi.

Në vitin 2020, ai shkaktoi një sensacion kur theksoi se më shumë se 600 milionë njerëz në Kinë kanë të ardhura mujore prej më pak se 140 dollarë, duke ndezur debate intensive për problemet e varfërisë dhe pabarazisë në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

The post Ndahet nga jeta ish-kryeministri kinez, pësoi arrest kardiak appeared first on Albeu.com.

Arresti kardiak, dy simptoma paralajmëruese 24 orë përpara
Arresti kardiak mund të mos jetë aq i papritur, sipas një studimi të botuar së fundmi në The Lancet Digital Health, i cili pretendon se një në dy persona që kanë pësuar një arrest kardiak të papritur kanë pasur të paktën një simptomë paralajmëruese 24 orë para ngjarjes, që ndryshon midis të dy gjinive.

Dr. Sumeet Chugh, kryetare në kërkimin e elektrofiziologjisë kardiake dhe drejtor mjekësor i Qendrës së Ritmit të Zemrës në Departamentin e Kardiologjisë në Institutin e Zemrës Smidt (Spitali Cedars-Sinai, Los Angeles), thekson se zbulimi i hershëm i shenjave paralajmëruese mund të shpëtojë jetë, pasi shumica dërrmuese e njerëzve që kanë një arrest kardiak jashtë spitalit vdesin brenda pak minutash.

Çdo vit, 450,000 amerikanë vdesin nga arresti kardiak, sipas Institutit Kombëtar të Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut të SHBA. Në Evropë, një incident ndodh çdo 45 sekonda. Duke përdorur të dhëna nga dy studime në qytetet amerikane të Ventura (Kaliforni) dhe Portland (Oregon) për incidentet e arrestit kardiak dhe njerëzit që kërkuan kujdes mjekësor urgjent, studiuesit krahasuan simptomat dhe zbuluan se 50% e njerëzve që pësuan një arrest të papritur kardiak përjetoi të paktën një simptomë karakteristike një ditë më parë, dhimbje gjoksi për burrat dhe gulçim për gratë. Hulumtimi gjithashtu tregoi simptoma specifike në grupe më të vogla burrash dhe grash, si rritja e pulseve, simptoma të ngjashme me konvulsionet dhe simptoma të ngjashme me gripin.

Në çdo rast, studiuesit thonë se dhimbja e gjoksit e paprecedentë dhe e shoqëruar me gulçim, rritje të pulsit, marramendje, tendenca për të fikët, djersitje apo vjellje është një tregues për kujdes të menjëhershëm mjekësor

The post Arresti kardiak, dy simptoma paralajmëruese 24 orë përpara appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare trajneri i ekipit të Butrintit
Odisea Çipa, trajneri i ekipit të futbollit Butrinti, është ndarë nga jeta parakohe.

Mësohet se specialisti i futbollit dhe trajneri Odisea Çipa, i cili drejtonte ekipin e futbollit Butrinti këtë sezon, ka humbur jetën pas një arresti kardiak.

Çipa ka qenë më parë lojtar i ekipit të Butrintit.

Ai mori drejtimin e Butrintit gjatë muajit gusht të vitit 2022. Butrinti ndodhet aktualisht në kategorinë e dytë të futbollit në Shqipëri./Albeu.com

The post Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare trajneri i ekipit të Butrintit appeared first on Albeu.com.

Arresti kardiak, çfarë bëhet në raste urgjente kur dikujt i ndalon zemra!
Arresti kardiak është një humbje e menjëhershme e papritur e funksionit të zemrës dhe bashkë me të dhe e frymëmarrjes dhe vetëdijes. Në përgjithësi ndodh për shkak të një problemi elektrik të zemrës. Arresti kardiak ndryshon nga ataku kardiak. Ataku kardiak ndodh kur kemi ndërprerje të furnizimit me gjak të një pjese të muskujve të zemrës, kjo mund të shkaktojë dhe problemet elektrike të zemrës që çon në arrest kardiak.

Arresti kardiak është një emergjencë mjekësore. Nëse nuk trajtohet menjëherë shkakton vdekje të menjëhershme. Me një ndërhyrje të shpejtë dhe të duhur mjekësore mbijetesa është e mundur.

Simptomat

Simptomat e arrestit kardiak janë të menjëhershme dhe drastike:

– Humbje të menjëhershme të vetëdijes

– Mungesë të pulsit

– Mungesa e frymëmarrjes

Arresti kardiak shpesh ndodh pa simptoma paraprake, por në një pjesë të rasteve janë disa simptoma që paraprijnë.

Kur duhet të konsultohemi me mjekun?

Nëse një person ka episode të shpeshta të dhembjes së kraharorit, rrahje zemre të shpejta ose të çrregullta, marrje fryme, të fikët ose ndjesi të kësaj gjendjeje, marrje mendsh ose paqartësi, atëherë duhet të konsultoheni sa më shpejt me mjekun.

Kur zemra ndalon së punuari mungesa e gjakut të oksigjenuar (të pastër) mund të shkaktojë dëmtim të trurit vetëm në disa minuta. Vdekja ose dëmtimi permanent i trurit ndodhin brenda 4-6 minutash. Koha është vendimtare kur një person humbet vetëdijen dhe nuk merr frymë, në këtë moment duhet ndërhyrë patjetër.

Si duhet të veprojmë?

Telefononi menjëherë urgjencën nëse shikoni dikë që ka humbur vetëdijen dhe nuk i përgjigjet asnjë stimuli. Bëni masazh kardiopulmonar (CPR). Kontrolloni me shpejtësi nëse personi jokoshient merr frymë. Nëse vëreni se ai nuk merr frymë filloni CPR. Shtypni në të dyja duart shpejt dhe fort në kraharorin e personit në një frekuence 100-120 shtypje numerike vazhdoni të kryeni masazhin kardiak derisa të paraqitet personeli mjekësor.

The post Arresti kardiak, çfarë bëhet në raste urgjente kur dikujt i ndalon zemra! appeared first on Albeu.com.