aromat e mira Archives - Albeu.com

Hulumtimi: Aroma e mirë ndihmon në trajtimin e depresionit
Aroma që zgjedhim të na shoqërojë në periudha të jetës sonë ose gjithmonë, nëse nuk e ndryshojmë me asnjë tjetër, është shumë më tepër se një erë e thjeshtë, sepse shoqërohet me kujtime, momente dhe përjetime. Të nuhasësh një parfum mund të na sjellë ndërmend një sërë ngjarjesh që ne vetë as që i kishim kujtuar t’i kishim përjetuar, qofshin ato të këndshme apo të pakëndshme.

Një studim i ri i kryer nga neuroshkencëtarët në Universitetin e Pitsburgut në SHBA vërtetoi se parfumi mund të ndihmojë depresionin. Në këtë hulumtim morën pjesë 32 persona ndërmjet moshës 18 dhe 55 vjeç, të cilët janë diagnostikuar me çrregullime të mëdha depresive. Së bashku, ata u ekspozuan ndaj aromave të njohura dhe të dashura si kafeja dhe vanilja, dhe mënyra se si reaguan tregon shumë se si aroma mund të ndihmojë në trajtimin e depresionit.

Aromat specifike vepruan si stimuj nuhatës për pjesëmarrësit, duke “zgjuar” kujtimet e tyre. Doli, në fakt, se erërat ishin më të fuqishme se fjalët për të sjellë kujtime nga e kaluara.

Sipas studimit, njerëzit me depresion klinik kanë vështirësi në sjelljen e kujtimeve në të tashmen dhe të gjitha ngjarjet që citojnë lidhen me skenarë negativë, ashtu si edhe mënyra se si i prezantojnë ato. Kur aromat hyjnë në lojë, një pjesë tjetër e trurit, amigdala, aktivizohet dhe shkakton një cikël të ri kujtimesh që janë të vërteta dhe kanë përmbajtje pozitive.

“Nëse përmirësojmë kujtesën, mund të përmirësojmë zgjidhjen e problemeve, rregullimin e emocioneve dhe çështje të tjera funksionale me të cilat njerëzit me depresion shpesh përballen,” tha Kimberly Young, profesor i asociuar i psikiatrisë në Universitetin e Pittsburgh.

“Ekspozimi” ndaj parfumit tuaj të preferuar mund t’ju ndihmojë në një masë të caktuar të përballeni me depresionin, duke kujtuar kujtime të bukura, të cilat do t’ju gëzojnë dhe do t’ju sjellin një ekuilibër në emocionet tuaja në atë moment të caktuar. Nuk është drogë, por funksionon kështu, duke ndryshuar psikologjinë tuaj dita ditës. E vetmja gjë e sigurt është se aroma është e lidhur me mendimin.

Duhet theksuar se aromaterapia përdoret edhe në trajtimin e kancerit, ndërkohë që po kryhen studime sesi era mund të ndihmojë efektivisht në trajtimin e Alzheimerit dhe demencës.

The post Hulumtimi: Aroma e mirë ndihmon në trajtimin e depresionit appeared first on Albeu.com.

STUDIMI/ Aromat e mira përmirësojnë memorien
Aromat e mira përmirësojnë memorjen, dhe jo vetëm, ngadalësojnë dobësimin e degradimin e kapacitetit mendor te të moshuarit. Prej shumë kohësh njihet nga mjekësia lidhja e ngushtë mes nuhatjes e kujtesës, madje ndër shekuj ka frymëzuar edhe vepra të letërsisë botërore.

Një studim i fundit i Universitetit të Californisë, i publikuar në revistën shkencore ‘Kufijtë e Neuroshkencës’, vë theksin dhe hedh dritë mbi rolin që kanë aromat e mira në aktivitetin vertebral, veçanërisht tek kujtesa.

Gjatë një eksperimenti me 43 vullnetarë të moshave nga 60-85, të ndarë në dy grupe ku i pari ishte i ekspozuar ndaj parfumeve dhe tjetri jo, për 6 muaj, rezualtetet ishin vërtet domethënëse. Grupi që kishte nuhatur parfume çdo ditë nëpërmjet difuzorëve në mjediset e shtëpisë, kishin një përmirësim të memorjes me 226%.

Disa zona të trurit të tyre tregonin edhe modifikime të vogla që lidhen me rritjen e efikasitetit cerebral. Sipas grupit studimor, me kalimin e moshës, aftësia dhe forca e nuhatjes bie ndjeshëm, dhe kjo gjithmonë shoqërohet me rënie të mëpasme edhe të aftësive mendore. Pra, parfumet dhe aromat e mira në mjediset ku jetojmë, bëjnë mirë edhe për shëndetin mendor./Albeu.com

The post STUDIMI/ Aromat e mira përmirësojnë memorien appeared first on Albeu.com.