arnisa kellici Archives - Albeu.com

Dosja e gjyqtares Arnisa Këlliçi për rrahjen e bashkëshortit, i kalon për hetim Prokurorisë së Durrësit
Teksa gjyqtarja e Tiranës, Arnisa Këlliçi (Gorezi), po përballet në Durrës me një proces gjyqësor, për shkak se është marrë e pandehur për akuzën e “Kallëzimit të rremë” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, një dosje e dytë kundër saj, është regjistruar në prokurorinë e qytetit bregdetar.

Bëhet fjalë për çështjen penale të dhunës në familje, pasi gjyqtarja Këlliçi, ka ushtruar dhunë ndaj burrit të saj, Klejd Këlliçi, ngjarje e cila është regjistruar në 28 Gusht 2024 nga Komisariati Nr. 3 në Tiranë.

“Ora News” ka mësuar se kallëzimi me Nr. 11585/24 i bashkëshortit të saj Klejd Këlliçi dhe denoncimi për dhunë në familje të bërë edhe nga Arnisa Gëlliçi, është dërguar nga prokuroria e Tiranës për hetime të mëtejshme në prokurorinë e Durrësit.

Vendimi për transferimin e këtij rasti të dhunës në familje nga gjyqtarja Këlliçi, është marrë pak ditë më parë nga prokurori Gjergji Tako, i cili duke konstatuar konfliktin e interesit, pasi Arnisa Këlliçi, është gjyqtare në Tiranë, vendosi të shpallë moskompetencën dhe dosjen penale t’ia kalojë akuzës së Durrësit.

Gjyqtarja Këlliçi, është kallëzuar nga burri i saj Klejd Këlliçi për dhunë në familje, i cili kërkoi në polici që të pajiset dhe me urdhër-mbrojtje prej saj.

Ndërkohë të njëjtën gjë ka bërë dhe gjyqtarja Këlliçi, e cila kallëzoi burrin, Klejd Këlliçi, me pretendimin se ai ushtron dhunë dhe kërkon ta vrasë.

Arnisa ka treguar se bashkëshorti i saj Klejd Kelliçi, e ka kërcënuar pasi kishte biseduar me një mik të vetin, zotin Gert Brojka, që jeton në Itali, i cili ja ka mbush mendjen që duhet të bëjë analizat e ADN-së për fëmijët dhe fëmija jonë i vogël R…., nuk është i veti.

Pas kësaj, gjyqtarja Këlliçi tregon se burri i saj ka filluar shamatën dhe pastaj i ka thënë: “…je e përdalë…”, dhe se i është drejtuar me fjalët: “…Fëmija është i imi, un do të të vras…”.

Ndërkohë, gjyqtarja kishte inskenuar brenda shtëpisë së saj, sikur burri Klejd Këlliçi, ka dashur ta vrasë me thikën e kuzhinës së shtëpisë, gjë e cila nuk është e vërtetë.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi një thikë kuzhine mbi divan. Ndërkohë, i pyetur nga policia për këtë moment, Klejdi Kelliçi, pretendon se zonja, e ka vendosur thikën vetë.

The post Dosja e gjyqtares Arnisa Këlliçi për rrahjen e bashkëshortit, i kalon për hetim Prokurorisë së Durrësit appeared first on Albeu.com.

Arnisa Këlliçi rreh burrin/ Flet gjyqtarja: Më thotë që jam e përdalë, pretendon se fëmija nuk është i tij
Gjyqtarja e Tiranës, Arnisa Këlliçi, ka rezultuar të ketë ushtruar dhunë fizike mbi burrin e saj, Klejd Këlliçi. Aktualisht, gjyqtarja Këlliçi ndodhet me status e “pezulluar” me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), pasi prokuroria e Durrësit, e ka marë të pandehur për akuzën e “Kallëzimit të rremë” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, duke krijuar prova të rreme kundra prokurorit të Tiranës, Adriano Dyrmishisht.

Ngjarja është rregjistruar në mesnatën e 28 gushtit 2024 në rrugën “Reshit Çollaku” në Tiranë, ku forcat policore të komisariatit Nr.3 janë angazhuar për parandalimin e përshkallëzimit të një krimi në familje Këlliçi.

Kjo pasi në komisariat, në orët e mesnatës ishte paraqituri shtetasi Klajd Këlliçi, burri i gjyqtares së Tiranës, Arnisa Këlliçi.

Oficeri i rojes në komisarit, ka shfaqur habi kur ka dëgjuar nga Klejd Këllici, se gruaja e tij gjyqtare, e ka dhunuar ndaj kërkonte që të bënte kallëzim kundër saj dhe të paisej me urdhër mbrojtje, në mënyrë që ajo ta linte të qetë.

Oficeri H.M, ka administruar në kohë rekord kallëzimin e Klejd Këlliçit, i cili ka pretenduar se gruaja e tij e ka rrahur dhe i ka shqetësuar fëmijët, të cilët i ka larguar nga shtëpia e tij tek tezja.

Në kallëzimin e tij Klejd Këlliçi, deklaron para oficerit se:

“…jam paraqitur në Komisariatin Nr.3 për të kallëzuar në lidhje me faktin, që unë jam i martuar me Arnisa Këllicin, prej 12 vitesh. Kohët e fundit zonja në fjalë ka filluar të pijë dhe nuk ka sjellje korrekte në familje. Si pasojë e pijes, kemi pasur grindje të vazhdueshme dhe kjo shtetase pretendon se un dua ta largoj nga fëmijët, por e bëj këtë gjë pasi fëmijët shqetësohen. Ka kohë që ajo vepron në këtë mënyrë dhe sot kam marrë fëmijët, pasi kam qënë te tezja ime dhe në orën 00:00, ka ardhur te shpia tezes time e pirë dhe jam detyruar të marr fëmijët e të shkojmë në shtëpi…”.

Më tej, Klejd Këlliçi, burri i gjyqtares i kërkon policisë se nuk ka dëshirë të ndjekë penalisht rastin për dhunën e ushtruar në familje nga bashkëshortja Këlliçi, por kërkon të pajiset me një urdhër-mbrojtje.

“…sot rreth orës 01:00 gruaja ka thirrur policinë me preteksin se kam dashur ta dhunoj, por nuk është fare e vërtetë. Kam qënë dhe rreth 1 muaj më parë për urdhër-mbrojtje, por e kam tërhequr pasi menduam ti qetësonim gjërat, por kjo është një gjë që s’ka ndodhur. Dua ta theksoj se këtë kallëzim,nuk dua ta ndjek penalisht por kërkoj nga Policia Shtetit, urdhër mbrojtje…”,-ka deklaruar Klejd Këlliçi.

Për të s’qaruar rrethanat e këtij kallëzimi të bërë nga burri i gjyqtares, oficerët e komisariatit Nr.3, kanë thirur për s’qarim duke i marë deklarim gjyqtares së kallëzuar për “dhunë në familje”.

Gjatë dhënies së dëshmisë Arnisa Këlliçi, ka shtangur punonjësin e policisë duke i thënë se gjerat janë acaruar me burrin, pasi ai i ka thënë që fëmijën R…, nuk e ka bërë me atë por me person tjetër, duke e akuzuar se ka pasur një lidhje jashtë martesore me një ish-gjyqtar të Gjykatës së Tiranës, A.M.

“…dua të them se bashkeshorti im ka pretendime, se fëmija nuk është i tij. Për shkak të kësaj arsye, kanë filluar dhe tensionet në shtëpinë tonë. Burri ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj meje që prej datës 20 janar 2024. Më është dashur të largohem nga Republika e Shqipërisë prej dhunës së tij dhe jam larguar në datën 7 shkurt 2024 për shkak të dhunës së bashkëshortit, pas publikimit të disa lajmeve mediatike në lidhje me një lidhjen time me një ish-gjyqtar. (Në fakt ikja e Arnisës në SHBA ndodhi pasi prokuroria e Tiranës zbuloi skandalin e gjoja kërcënimit të Këlliçit me letër nga burgu i Fushë-Krujës). Jam kthyer në Shqipëri në 19 prill 2024 me idenë për ta përmisuar situatën familjare, por kjo gjë ka dështuar. Që kur jam kthyer në shtëpi, jam shantazhuar vazhdimisht në sy të fëmijëve dhe jam pyetur gjithmonë nëse kam pasur një lidhje me gjyqtarin A.M. E kam mohuar pasi nuk ka qënë e vërtetë dhe në lidhje me këtë gjë, ka krijuar kontradita në vijimësi. Kërkoj dhe urdhër mbrojtje për vete dhe për fëmijët dhe mbrojtje paraprake përpara se të shprehet gjykata…”,-ka dëshmuar gjyqtarja, Arnisa Këlliçi.

Më tej, Arnisa ka treguar se bashkëshorti i saj Klejd Kelliçi, e ka kërcënuar pasi kishte biseduar me një mik të vetin, zotin Gert Brojka, që jeton në Itali, i cili ja ka mbush mendjen që duhet të bëjë analizat e ADN-së për fëmijët dhe fëmija jonë i vogël R…., nuk është i veti.

Pas kësaj, gjyqtarja Këlliçi tregon se burri i saj ka filluar shamatën dhe pastaj i ka thënë: “…je e përdalë…”, dhe se i është drejtuar me fjalët: “…Fëmija është i imi, un do të të vras…”.

Për t`u bindur oficerët e policisë, i kanë bërë Arnisa Kelliçit, një kçyrje të jashtme dhe nga kqyrja nuk janë vërejtur dëmtime.

Ndërkohë, gjyqtarja kishte inskenuar brenda shtëpisë së saj, sikur burri Kejd Këlliçi, ka dashur ta vrasë me thikën e guzhinës së shtëpisë, gjë e cila nuk është e pavërtetë.

I pyetur për këtë moment Klejdi Kelliçi, pretendon se zonja, e ka vendosur thikën vetë, të cilet kishin pretendime per thiken, e cila eshte marre nga patrulla dhe eshte bere shoqerimi i dy paleve ne komisarjat.

Në dokumentat e siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno jepet dhe një tablo e raportit të Shërbimit të Punonjësve të policisë Tiranë, për këtë ngjarje.

Në raport-shërbimin thuhet se:

“…rreth orës 01:00 morëm njoftim nga salla operative se ne Rr. “Reshit Collaku”, ka dhunë në familje.Komunikuam në telefon me zonjën Arnisa Kelliçi dhe ajo ju ka thënë se bashkëshorti i saj, Klejd Këlliçi, e ka kërcënuar me fjalë, do të vras, si dhe me një mjet thikë shtëpie me busht të zi, e cila ishte në një kolltuk në hyrje të derës. Kjo thikë është marë në cilësinë e provës material dhe bashkë me burrë e grua forcat e policisë kanë shkuar në ambjentet e komisariatit Nr.3 në Tiranë…”.

Policia ka kërkuar ekspertimin teknik të thikës së sekuestruar në shtëpinë e çiftit Këlliçi.

Ndërkohë, pasi ka dhënë shpjegime deri në orët e vona të natës së 28 Gushtit 2024, gjyqtarja Arnisa Këlliçi është larguar nga ambjentet e komisariatit Nr.3 në drejtim të shtëpisë.

Por çuditërisht në mëngjesin e po të njëjtës ditë 28 gusht 2024, në orën 09:00 në komisarjat është paraqituar gjyqtarja, Arnisa Kelliçi, dhe ka shpejguar se:

“…më 28 gusht 2024 në orën 02:45 kam bërë kallëzim në komisarjat në lidhje me një incident dhune që kam pasur në familje me bashkëshortin tim, Kledi Këlliçi. Pasi kam dalur nga komisarjati, kam shkuar në shtëpi dhe në shtëpi nuk kam gjetur as bashkëshortin dhe as fëmijën tim. E shqetësuar për këtë fakt, kam marrë në telefon disa herë bashkëshortin dhe ai nuk më është përgjigjur. Kam marrë dhe tezën e tij, Zana Stathi, dhe ajo nuk më është përgjigjur. E gjendur, në këtë situatë kam ardhur në komisarjatin e policisë Nr. 3 Tiranë dhe kam shpjeguar këtë fakt…”.

Por oficeri i policisë, ka komunikuar në telefon me Klejdi Kelliçin, ku ky i fundit i ka thënë se fëmija kishte qënë duke fjetur gjumë tek shtëpia e tezes dhe menjëherë, do të dërgohet tek shtëpia e tyre, ku për këtë fakt mamaja e fëmijës, Arnisa Këlliçi, nuk ishte në dieni.

Pasi gjyqtarja, Arnisa Këlliçi, është vënë në dieni për këtë fakt se fëmija i saj R…, ishte tek shtëpia e tezes së bashkëshortit dhe që do të shkonte menjëherë tek shtëpia e saj, gjyqtarja nuk ka vendosur të vijojë kallëzimin e dytë kundra burrit, duke mos kërkuar ndjekjen e mëtejshëm të këtij rasti për marjen e fëmijës.

The post Arnisa Këlliçi rreh burrin/ Flet gjyqtarja: Më thotë që jam e përdalë, pretendon se fëmija nuk është i tij appeared first on Albeu.com.

U mor e pandehur pasi falsifikoi letrën kërcënuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor pezullon gjyqtaren Arnisa Këlliçi
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar nga detyra gjyqtaren Arnisa Këlliçi me një votim unanim, pasi kjo e fundit u mor e pandehur nga Prokuroria e Tiranës ditën e sotme.

Prokuroria njoftoi se Këlliçi është marrë e pandehur për kallëzim të rremë dhe falsifikim dokumentesh lidhur me një kërcënim të drejtuar ndaj saj, por që rezultoi se ishte shkruar nga ajo vetë.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet me dije se gjyqtarja, e cila ushtron funksionin e saj pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pretenduar se në zyrën e saj, ka konstatuar se i ka ardhur një letër me anë të postës, me tekst, “E dashur gjyqtare A….., keni dy fëmijë, D…… dhe R…….. Mendoni për ta se mund të rroni ju e jo ata dhe kjo është e rëndë. Me respekt!”.

Sipas prokurorisë letra kërcënuese është shkruar nga vetë gjyqtarja Këlliçi, rezultat i ardhur pas hetimeve paraprake dhe shqyrtimit të gjithë të dhënave.

The post U mor e pandehur pasi falsifikoi letrën kërcënuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor pezullon gjyqtaren Arnisa Këlliçi appeared first on Albeu.com.

Kërcënimet me jetë, gjyqtarja Arnisa Këlliçi kërkon që Prokuroria ku ka kallëzuar të deklarojë mungesën e kompetencës: Dyshoj se njëri prej tyre ka ardhur nga…
Gjyqtarja Arnisa Këlliçi ka kërkuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të deklarojë mungesë kopetence në lidhje me kallëzimet e bëra nga ana e saj për kërcënimet.

Në arsyetimin e saj, gjyqtarja shprehet se dyshon se njëri nga kërcënimet i ka ardhur indirekt (nëpërmjet Kancelarit të Gjykatës) nga prokurori Adriano Dyrmishi, i cili ushtron detyrën pranë kësaj Prokurorie.

“Sot më datë 26.01.2024, në deklarimet e dhëna përpara jush si Prokurore dhe OPGJ-së, kam bërë me dije se dyshoj që njëri prej kërcënimeve ka ardhur indirekt (nëpërmjet Kancelarit të Gjykatës) nga Prokurori Adriano Dyrmishi, i cili ushtron detyrën pranë Prokurorisë suaj.

Po ashtu, pas identifikimit nga hetimet e deritanishme të datës se kur letra kërcënuese e ardhur kundrejt meje është përcjellë në zyrën time, kam bërë me dije se Prokurori ka qenë pikërisht në atë datë në zyrën time”, thuhet në kërkesën e saj.

Kërkesë:

Tiranë, më 26.01.2024.

Drejtuar: Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

Prokurore Deniona Katro,

Unë gjyqtare Arnisa Këlliçi, kam depozituar kallëzim në lidhje me dy kërcënime të kryera kundrejt meje.

Sot më datë 26.01.2024, në deklarimet e dhëna përpara jush si Prokurore dhe OPGJ-së, kam bërë me dije se dyshoj që njëri prej kërcënimeve ka ardhur indirekt (nëpërmjet Kancelarit të Gjykatës) nga Prokurori Adriano Dyrmishi, i cili ushtron detyrën pranë Prokurorisë suaj.

Po ashtu, pas identifikimit nga hetimet e deritanishme të datës se kur letra kërcënuese e ardhur kundrejt meje është përcjellë në zyrën time, kam bërë me dije se Prokurori ka qenë pikërisht në atë datë në zyrën time.

Duke patur parasysh këtë fakt, si dhe në kushtet kur jam gjyqtare e po së njëjtës Gjykatë, në bazë të neneve 78 e 84 të Kodit të Procedurës Penale, kërkoj deklarimin e mungesës së kompetencës së Prokurorisë suaj dhe dërgimin e akteve një Prokurorie të ndryshme më të afërt.

Me vlerësim për punën tuaj të deritanishme dhe me konsideratë,

Gjyqtare Arnisa Këlliçi

The post Kërcënimet me jetë, gjyqtarja Arnisa Këlliçi kërkon që Prokuroria ku ka kallëzuar të deklarojë mungesën e kompetencës: Dyshoj se njëri prej tyre ka ardhur nga… appeared first on Albeu.com.