armet ne SHBA Archives - Albeu.com

Cili është kufiri i moshës për të blerë armë në SHBA?
Pas të shtënave masive vdekjeprurëse në Uvalde, Teksas dhe Buffalo, Nju Jork, Shtetet e Bashkuara po debatojnë gjithnjë e më shumë mbi moshën për blerjet e ligjshme të armëve në vend.

Më i fundit rast tragjik qe të martën në shkollën fillore Robb në Uvalde, ku një 18-vjeçar vrau 19 nxënës dhe dy mësues.

Sulmuesi i dyshuar në tregun “Tops Friendly” në qytetin Buffalo të Nju Jorkut, ku mbetën të vrarë dhjetë persona, ishte gjithashtu 18 vjeç.

Të dy mund të blinin ligjërisht pushkë AR-15 sipas Aktit të Kontrollit të Armëve të vitit 1968, i cili u lejon njerëzve mbi moshën 18 vjeç të blejnë armë gjahu ose luftarake.

Sulmuesi në Teksas përdori gjithashtu një armë, e cila, sipas Aktit të Kontrollit të Armëve, mund t’u shitet vetëm personave mbi 21 vjeç.

“Për hir të Zotit, çfarë të duhet një armë përveç për të vrarë dikë?”, tha presidenti amerikan Joe Biden pas të shtënave masive vdekjeprurëse të martën në Teksas.

Pushkët AR-15 janë armë të lehta gjysmë automatike të zhvilluara fillimisht për ushtrinë amerikane, por më vonë u bënë të njohura në mesin e entuziastëve të armëve civile, me më shumë se 20 milionë të tilla që aktualisht janë nnë posedim të ligjshëm të dikujt në Shtetet e Bashkuara.

Biden bëri thirrje për ligje të “arsyes së përbashkët” për armët, duke argumentuar se pas miratimit të ndalimit të armëve sulmuese në 1994, të shtënat masive u reduktuan, por pas skadimit të ligjit në 2004, të shtënat masive u trefishuan.

Pushkët AR-15 kushtojnë nga 400 dollarë për modelin bazë, në 2000 dollarë ose më shumë për modelet me cilësi më të lartë.

Në një shtet si Teksasi, çdokush mund të mbajë hapur pushkë në publik pa leje.

Sulmuesi nga Uvalde kishte dy pushkë AR-15 që ishin plotësisht të ligjshme.

Biden dhe demokratët po bëjnë presion për masa më të ashpra të kontrollit të armëve, të tilla si kontrollet universale të së kaluarës dhe rinovimi i një ndalimi federal për armët sulmuese, por këto masa janë bllokuar në Senatin e ndarë në vitet e fundit, ndërsa republikanët kundërshtojnë fuqimisht këto rregulla më të ashpra.

“Si komb, ne duhet të pyesim veten – kur në emër të Zotit do të kundërshtojmë lobin e armëve?”, pyeti Biden.

“Duhet të veprojmë. Mos më thoni se nuk mund të ndikojmë pas kësaj masakre”, tha ai.

The post Cili është kufiri i moshës për të blerë armë në SHBA? appeared first on Albeu.com.

Armët në SHBA, pse republikanët kundërshtojnë demokratët?
Republikanët në Senatin amerikan bllokuan të enjten përpjekjet e ligjvënësve demokratë për të nisur debatin mbi një masë ligjore për të luftuar terrorizmin e brendshëm, ndërsa të dy partitë po përplasen me njëra tjetrën për të gjetur mënyrën më të mirë për të kontrolluar dhunën me armë.

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët, miratoi masën javën e kaluar pas një sulmi masiv në fillim të këtij muaji në një dyqan ushqimesh në Bufalo të Nju Jorkut, në të cilin një adoleshent i bardhë i armatosur akuzohet se shënjestroi dhe vrau në mënyrë specifike 10 afrikano-amerikanë.

Përpjekja e demokratëve për të nisur debatin mbi masën ligjore për terrorizmin vendas, që vjen dy ditë pasi një adoleshent i armatosur vrau 19 fëmijë dhe dy mësuese në një shkollë fillore në Teksas, dështoi me një votim 47-47, shumë më pak se 60 përqindëshi i nevojshëm për të kapërcyer një procedure bllokuese nga republikanët.

Demokratët, të cilët kanë dështuar për vite me radhë për të kapërcyer opozitën republikane për kontrolle më të rrepta mbi shitjet e armëve dhe kontrollet e historikut të blerësve të tyre, po bëjnë një përpjekje tjetër për të bërë kompromis me republikanët për legjislacionin e kontrollit të armëve, pas vrasjes masive në Teksas të kryer nga një 18-vjeçar që kishte braktisur shkollën e mesme.

Nuk kishte asnjë tregues që senatorët republikanë ishin të gatshëm të braktisnin kundërshtimin e tyre, me shumë prej tyre që thanë se të drejtat e blerjes së armëve nga qytetarët që i binden ligjit do të cënoheshin nëse do të fillonin kontrollet e historikut të tyre.

Republikanët thonë se ligji i brendshëm për terrorizmin nuk i kushton mjaftueshëm vëmendje luftimit të veprave të kryera nga grupet e së majtës ekstreme.

Ligji kërkonte ngritjen e zyrave në FBI dhe në departamentet e Sigurisë Kombëtare dhe Drejtësisë për t’u fokusuar tek terrorizmi i brendshëm.

Mbështetësit demokratë të legjislacionit thanë se zyrat do të përgatisnin më mirë qeverinë federale për të marrë masa parandaluese kundër terrorizmit të brendshëm.

Disa republikanë thanë se qeveria tashmë ka autoritetin për të ndjekur një aktivitet të tillë, duke e bërë ligjin e ri të panevojshëm.

Sipas gazetës Politico “Problemi është se kemi një grup njerëzish që i përkufizojnë të gjithë ata me të cilët nuk pajtohen si terroristë, si ekstremistë,” tha senatori republikan Marco Rubio. “Ne kemi arritur në një pikë tani në Amerikë ku termi ‘ekstremist’ zbatohet në mënyrë shumë liberale për njerëzit. Ka një shqetësim të thellë se si do të përdoren këto entitete… Ky është shqetësimi që kanë njerëzit”.

Udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer tha se për disa republikanë, “asnjë përmasë e dhunës me armë – qoftë terrorizmi në familje, të shtënat në shkolla, të shtënat në lagje apo diçka tjetër – nuk do t’i bindin kurrë të ndërmarrin ndonjë veprim”.

The post Armët në SHBA, pse republikanët kundërshtojnë demokratët? appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Texas, VOA: Epidemia e heshtur e armëve që marrin jetë fëmijësh
Bota ndjek më vëmendje kur vrasjet në masë me armë, si ajo në Uvalde të Teksasit, marrin jetë të pafajshme në Shtetet e Bashkuara. Më pak i dukshëm është niveli në rritje i vdekjeve të përditshme nga armët i fëmijëve nën 14 vjeç. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas, studiuesit thonë se armët e zjarrit janë shkaku kryesor i vdekjeve të fëmijëve amerikanë.

“Nipi im u godit dy herë. Njëherë në kraharor nga afër, dhe një herë në kokë në formë ekzekutimi”, thotë gjyshja e një adoleshenti të vrarë me armë.

Ai ishte 15-vjeçari Malachi Jackson, i vrarë në Uashington muajin e kaluar. Gjyshja e tij thotë se është kapur një i dyshuar dhe se po bëhet një hetim penal.

“Filloi me dy fëmijë që po ziheshin. Po shkëmbenin fjalë. Në Uashington, këta fëmijë kanë armë, ashtu siç kanë akullore. Nuk duhet të jetë kaq e lehtë, që një fëmijë të marrë armë”, thotë gjyshja, e cila mbajti maskë për sigurinë e saj gjatë intervistës në kamera.

Jackson-i është një nga 500 adoleshentët e vrarë këtë vit me armë zjarri, sipas organizatës Arkivi i Dhunës me Armë, e cila regjistron vdekjet nga armët bazuar në të dhënat e bëra publike. Disa nga këto vdekje janë vrasje, të tjerat janë aksidentale.

“Për adoleshentët 12 vjeç, apo mbi 10 vjeç, është aktiviteti i bandave dhe shumë gjëra të tjera. Fëmijët nën 10 vjeç vdesin nga arma pasi kanë gjetur armën e babait, që nuk është ruajtur siç duhet. Ata luajnë me armët dhe nuk e kuptojnë se dëmi prej tyre është fatal”, thotë Mark Bryant, president ekzekutiv i organizatës “Arkivi i Dhunës me Armë”.

Vrasjet masive me armë këtë muaj në Uvalde të Teksasit dhe në Buffalo të Nju Jorkut, kanë tronditur botën. Por dhuna e përditshme, si vrasja e Jackson-it, janë një epidemi, thonë studiuesit.

Vdekjet nga armët në radhët e të rinjve u rritën me gati 30% në vitin 2020.

Dhuna me armë vret më shumë fëmijë se aksidentet me makina, mbidozat nga droga dhe madje edhe kanceri, thonë studiuesit e Universitetit të Miçiganit.

“Ndonjëherë është qasja tek armët që nuk janë të tyret, dhe ndonjëherë është ngacmimi, që u bëjnë në shkollë. Gati 60% e vdekjeve me armë janë realisht vetëvrasje, dhe shumica e tyre ndodhin në zonat rurale”, thotë Marc Zimmerman, profesor në Institutin për Parandalimin e Lëndimeve me Armë, në Universitetin e Miçiganit.

Ndërsa vazhdon pandemia e COVID-19-ës, ekspertët thonë se është e lehtë të shihet se çfarë po i rrit statistikat – çrregullime emocionale si ankthi dhe depresioni në rritje, apo qasja e lehtë tek armët në shumë shtete amerikane.

“Çrregullimet e shkaktuara nga ankthi, është diagnoza më e pranishme. Në veçanti kur kombinohet me përdorim substancash, shohim sjellje vetëshkatërrimtare dhe shkatërrimi të të tjerëve në një nivel të paparë”, thotë psikologu Gregory Jantz.

Gjyshja e Malachi Jackson-it dhe familja janë ende në zi dhe duan që politikanët t’i mbajnë armët larg duarve të fëmijëve.

“Ka vdekje në rrugët tona çdo ditë, dy-tre fëmijë në ditë! Jemi të zemëruar, të hidhëruar, të brengosur. Na nevojiten ligje më të forta!”, thotë gjyshja e Jackson-it.

Shoqata Kombëtare e Armëve, e cila prej vitesh nxiti liberalizimin e ligjeve për armët, nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për intervistë.

Konventa vjetore e kësaj shoqate fillon të premten në Hjuston të Teksasit, vetëm pak ditë pasi një 18-vjeçar me armë zjarri vrau 19 fëmijë dhe dy mësues në shkollën fillore Robb./VOA

The post Tragjedia në Texas, VOA: Epidemia e heshtur e armëve që marrin jetë fëmijësh appeared first on Albeu.com.