armet britanike ne kosove Archives - Albeu.com

Britanikët i përgjigjen Vuçiçit: KFOR-i e ka sqaruar për çfarë erdhi avioni në Prishtinë
Ambasada britanike hedh poshtë pretendimet e zyrtarëve të lartë shtetërorë serbë, përfshirë Presidentin e tyre Aleksandar Vuçiq, për aeroplanin ushtarak që zbarkoi të premten në Prishtinë.

Fluturakja që ateroi të premten në Prishtinë aktivizoi Beogradin të nisë një fushatë kundër Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës gjatë gjithë fundjavës, me arsyetimin se aeroplani po bartte armatim të rëndë për Forcën e Sigurisë së Kosovë.

Zyrtarët e lartë serbë, përfshirë këtu edhe presidentin Vuçiq, pretenduan se brenda këtij aeroplani kishte brenda raketa “Javelin” dhe “NLAW” të cilat po përdoren edhe nga forcat ukrainase për luftë kundër trupave ruse.

Gazeta Express ka pyetur KFOR-in dhe Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar rreth pretendimeve të Vuçiqit me vartës se po e armatosin Kosovën. Britanikët në Prishtinë thonë se qëllimi dihet dhe se aeroplani ka ardhur për trupat britanikë, të vendosur në Kosovë, në kuadër të KFOR-it.

“KFOR-i tashmë ka lëshuar deklaratë, ku e ka shpjeguar se qëllimi i fluturimit ka qenë operacion ndihmues për forcat britanike të vendosura në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Dje Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, për dallim nga britanikët, zgjodhi të japë një përgjigje konfrontuese duke u thënë gazetarëve “Nuk ka nevojë që ata (Beogradi), t’iu gënjejnë më shumë… e qe ta kuptoni se nuk duhet më t’i besoni asnjëherë”.

Çfarë tha KFOR-i për aeroplanin ushtarak?

Për këtë aeroplan, përfolja e të cilit është kthyer në agjendë disaditore e zyrtarëve serbe, kishte njoftuar zyrtarisht KFOR-i.

Duke treguar veçoritë e këtij lloji të avionit, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë njoftonte se ai ka ardhur nga Britania për të ndihmuar ushtarët britanikë të vendosur në Kosovë.

“Këtë jave, avioni i forcave ushtarake të Mbretërisë ‘A400M’ fluturoi nga Britania në Kosovë, për të kryer një operacion ndihmës për forcat tokësore ushtarake britanike, në KFOR”, thuhet në postimin e publikuar në faqen zyrtare të KFOR-it, në Facebook. Postimi shoqërohej me fotografi të aeroplanit që po ateronte në Prishtinë.

KFOR nuk ka ndonjë version tjetër rreth këtij aeroplani, pas pretendimeve të Vuçiqit

Ankesat e udhëheqjes serbe për Britaninë e Madhe

Vuciq ka nisur një propagandë se Mbretëria e Bashkuar po e armatos Kosovën. Dhe, ata nën të po e përcjellin ritmin.

Sipas mediave serbe të kontrolluara në pushteti atje, përmes këtij fluturimi “është realizuar dërgesa e raketave ‘Javelin’ dhe ‘NLAW’ në Kosovë, të cilat po përdoren edhe nga forcat ukrainase për luftë kundër trupave ruse”.

Të njëjtat media raportonin të shtunën se Vuçiqi do t’i ankohet kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili prej kur ka nisur lufta në Ukrainë është angazhuar intensivisht për t’u dalë në krah ukrainasve. Johnson, të cilit Vuciq do që t’i ankohet, është lideri i parë i një shteti, që ka vizituar Kyivin në kohë lufte.

Serbia ndërkaq është në ekstremin tjetër. Ka nisur një peticion në përkrahje të Rusisë, të cilin u raportua se e nënshkruan akademikë, klerikë fetarë dhe regjisorë. Tubimet kohëpaskohshme në Beograd, në përkrahje të Moskës, e kanë bërë Serbinë vendin e vetëm në botë që bën tifozllëk për forcat, që po raportohet cdo ditë se po kryejnë krime dhe masakra ndaj popullsisë civile në Ukrainë./Express

The post Britanikët i përgjigjen Vuçiçit: KFOR-i e ka sqaruar për çfarë erdhi avioni në Prishtinë appeared first on Albeu.com.

Çfarë janë Javelin dhe NLAW, armët e fuqishme antitank me të cilat sipas Serbisë, britanikët po furnizojnë Kosovën
Serbia tha pak ditë më parë se Britania e Madhe po furnizon me armë Kosovën.

Sipas mediave serbe, në Kosovë po dërgohen fshëhurazi raketa anti-tank të tipit Javelin dhe NLAW, të cilat po përdoren gjerësisht nga ukrainasit në luftën kundër Rusisë.

Media serbe Novosti, sot ka raportuar se një avion ushtarak i forcave ajrore britanike, që ka ateruar së fundmi në Prishtinë, ka realizuar dërgesën e raketave anti-tank “Javelin” dhe “NLAW”, megjithëse për vete Serbia po armatoset nga të gjitha anët.

Bëhet fjalë për raketat efikase anti-tank që kanë ndihmuar forcat ukrainse për t’i fituar disa beteja, duke shkatërruar me sukses tanket ruse në luftën që po vazhdon nga 25 shkurti i këtij viti.

“Javelin” është një prej armëve më të sofistikuara në botë, që përdoret për shkatërrimin e tankeve. Bartet në supe dhe qëllon në mënyrë automatike, duke i mundësuar bartësit që të mbrohet dhe të evitojë kundërgoditjen.

Duke përdorur një profil të harkuar në krye, Javelin ngjitet mbi objektivin e tij për shikueshmëri të përmirësuar dhe më pas godet aty ku caku është më i dobët. Për të qëlluar, gjuajtësi vendos një kursor mbi objektivin e zgjedhur. Njësia e lëshimit të komandës më pas dërgon një sinjal të kyçjes përpara lëshimit të raketës.

“Javelin” mund të gjuaj në mënyrë të sigurt nga brenda ndërtesave ose bunkerëve. “Javelin” është konceptuar dhe prodhuar nga Ushtria Amerikane dhe një e tillë sipas të dhënave në ëikipedia, kushton mbi 200 mijë dollarë amerikanë.

“NLAW” është po ashtu një armë anti-tank, i njohur si “vrasësi i tankeve”, që ka fuqinë t’i shkatërrojë edhe tanket më të sofistikuara. Është armë e përshtatshme dhe e lehtë për t’u përdorur në të gjitha ambientet gjatë luftimeve. Është armë e konceptuar dhe e ndërtuar nga Suedia, të cilën që nga viti 2001 e përdor edhe Britania e Madhe si zëvendësim për “LAW 80s”.

“NLAW” është e dizajnuar për t’u përdorur nga forcat e këmbësorisë dhe peshon vetëm 12.5 kilogramë si dhe është efikase në distancë mes 25 deri në 800 metra. Është jashtëzakonisht fleksibile dhe mund të sulmojë pothuajse nga çdo pozicion.

Me këtë armë, mund të qëllohet nga brenda një ndërtese, nga një bodrum ose nga kati i dytë i një ndërtese jashtë rrezes së shumicës së tankeve. Çmimi për njësi i kësaj arme sillet nga 30 mijë deri në 40 mijë dollarë.

Sipas medias serbe Novosti, presidenti Aleksandar Vuçiç do të kërkojë llogari nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson për furnizimin e Kosovës me këto armë dhe trajnimin e ushtarëve të FSK-së për përdorimin e tyre.

Gjatë ditës se premte, misioni i KFOR-it në Kosovë njoftoi që në Aeroportin e Prishtinës zbarkoi një aeroplan i Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, për të kryer një operacion ndihmës për forcat tokësore britanike që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Avioni ishte i llojit “A400M Atlas”.

Në këtë njoftim nuk është dhënë ndonjë informacion, si ky që transmeton media serbe, e me gjasë edhe presidenca serbe.

The post Çfarë janë Javelin dhe NLAW, armët e fuqishme antitank me të cilat sipas Serbisë, britanikët po furnizojnë Kosovën appeared first on Albeu.com.