armepushim Archives - Albeu.com

Marrëveshja njëjavore e armëpushimit mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky: Një hap drejt përfundimit të luftës, pres që Putin ta zbatojë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina pret që Rusia të zbatojë marrëveshjen për armëpushim, e cila do të ndalojë goditjet ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera për një periudhë njëjavorë, siç u ra dakord gjatë negociatave të fundit.

Në një postim në platformën X, Zelensky shpjegoi se kjo marrëveshje u diskutua dhe u dakordësua gjatë bisedimeve të fundjavës së kaluar në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe shprehu shpresën se “gjërat e dakordësuara do të zbatohen.”

“Ky hap është një kontribuim për progresin e vërtetë drejt përfundimit të luftës”, theksoi presidenti ukrainas.

Kjo marrëveshje vjen pas një periudhe tensioni të vazhdueshëm mes dy vendeve dhe në një kohë kur luftimet kanë përshkallëzuar ndjeshëm për shkak të dimrit të ashpër që ka goditur rajonin.

The post Marrëveshja njëjavore e armëpushimit mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky: Një hap drejt përfundimit të luftës, pres që Putin ta zbatojë appeared first on Albeu.com.

Mbledhje e tensionuar e kabinetit qeveritar izraelit, Netanyahu refuzon marrëveshjen për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh
Në një mbledhje të tensionuar të kabinetit qeveritar izraelit, Kryeministri Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar presionet nga Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) për të organizuar një votim mbi një marrëveshje të propozuar për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh me Hamasin.

Mbledhja, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit të së hënës në Tel Aviv, është përshkruar si një nga më të tensionuarat e javëve të fundit. Netanyahu theksoi se një marrëveshje e tillë nuk është në tryezë, duke shtuar se ish-presidenti amerikan Donald Trump e kishte këshilluar më parë të mos pranonte një zgjidhje të pjesshme.

Sipas burimeve nga mbledhja, Shefi i Shtabit, gjeneral Eyal Zamir, i cili raportohet se është kundër planit për të pushtuar qytetin e Gazës, këmbënguli që të diskutohej marrëveshja, pavarësisht se nuk ishte pjesë e agjendës.

Propozimi i Hamasit, i paraqitur më 18 gusht, parashikonte lirimin e 10 pengjeve të gjalla dhe kthimin e trupave të 18 të tjerëve në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë, përfshirë rreth 1.000 të ndaluar në Gaza, si dhe një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit do të zhvilloheshin bisedime për kthimin e pengjeve të mbetura dhe përfundimin e luftës.

Zamir theksoi se “kemi një kornizë të qartë mbi tryezë, dhe duhet ta pranojmë atë”, duke argumentuar se operacioni ushtarak “Qerret e Gideonit”, që ka çuar në kontrollin e rreth 75% të Rripit të Gazës, ka krijuar kushtet për kthimin e pengjeve.

Ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar dhe Ministrja e Informacionit Gila Gamliel gjithashtu kanë mbështetur marrëveshjen, duke theksuar izolimin diplomatik të Izraelit pas vendimeve të disa shteteve perëndimore për të njohur shtetin palestinez.

Megjithatë, Netanyahu mbeti i palëkundur, duke thënë: “Një marrëveshje e pjesshme nuk ka kuptim”, një qëndrim që ai ka mbajtur edhe më parë.

Ministrat e ekstremit të djathtë Itamar Ben Gvir dhe Bezalel Smotrich kërkuan që të zhvillohej një votim për të refuzuar zyrtarisht marrëveshjen, por Netanyahu u përgjigj: “Nuk ka nevojë për votim. Nuk është në tryezë”, sipas burimeve nga media izraelite.

Ndërkohë, Izraeli po vijon përgatitjet për një ofensivë të plotë për pushtimin e qytetit të Gazës, pavarësisht paralajmërimeve dhe tensioneve brenda dhe jashtë vendit.

The post Mbledhje e tensionuar e kabinetit qeveritar izraelit, Netanyahu refuzon marrëveshjen për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh appeared first on Albeu.com.

Armëpushimi Izrael-Iran hyn në fuqi! Trump paralajmëron: Mos e shkelni!
Një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë zyrtarisht në fuqi, mes tensioneve të larta në Lindjen e Mesme. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar menjëherë përmes një postimi në Truth Social, ku thekson:

“Armëpushimi tani është në fuqi. Ju lutem mos e shkelni atë!”

Nga ana tjetër, Izraeli nuk ka bërë ende asnjë deklaratë zyrtare për pranimin e këtij propozimi, duke mbajtur një qëndrim të rezervuar ndaj nismës.

Ndërkohë, televizioni shtetëror iranian raportoi se armëpushimi iu “imponua” Izraelit, duke sugjeruar se presioni ndërkombëtar ka qenë faktor kyç në ndalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm.

Situata mbetet delikate dhe e pasigurt, ndërsa vëmendja botërore është përqendruar në zbatimin e këtij armëpushimi.

The post Armëpushimi Izrael-Iran hyn në fuqi! Trump paralajmëron: Mos e shkelni! appeared first on Albeu.com.

Përfundon takimi trepalësh Turqi-Ukrainë-Rusi, palët thonë se “rezultati nuk ishte negativ”
Ka përfunduar takimi trepalësh Turqi-Rusi-Ukrainë i organizuar nga Turqia në Stamboll, i cili synon t’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë, raporton Anadolu. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Öncü Keçeli njoftoi në një deklaratë se takimi i cili filloi në orën 14:45 sipas kohës lokale në Pallatin Çırağan në Stamboll, ka përfunduar.

Lidhur me takimin, zëdhënësi Keçeli tha se “Nuk përfundoi me rezultat negativ”.

Në takimin trepalësh Turqi-Rusi-Ukrainë, të kryesuar nga ministri i Jashtëm Hakan Fidan, morën pjesë edhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) İbrahim Kalın dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Metin Gürak.

Delegacioni rus që mori pjesë në takim përfshinte këshilltarin e presidentit Vladimir Putin, Vladimir Medinsky, zëvendësministrin e Jashtëm Mikhail Galuzin, zëvendësministrin e Mbrojtjes Aleksandr Fomin dhe shefin e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Shtabit të Përgjithshëm (GRU) Igor Kostyukov.

Ndërkaq, delegacioni ukrainas përfshinte ministrin e Mbrojtjes, Rustem Umerov, zëvendësministrin e Jashtëm të Ukrainës, Sergiy Kyslytsya, zëvendësshefin e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), Oleksandr Poklad dhe zëvendësshefin e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme, Oleh Luhovskyi, raporton Anadolu Agency.

Menjëherë pas luftës së përgjakshme që filloi në shkurt të vitit 2022, Turqia i bashkoi Rusinë dhe Ukrainën në të njëjtën tryezë si në Antalya ashtu edhe në Stamboll në të njëjtin vit, dhe në maj të vitit 2025, ajo arriti t’i ulë delegacionet ruse dhe ukrainase në të njëjtën tryezë në Stamboll pas 3 vitesh.

Midis Rusisë dhe Ukrainës u zhvilluan negociata më 16 maj në Zyrën Presidenciale në Dolmabahçe të Stambollit.

Të dyja palët ranë dakord të kryenin një shkëmbim të madh të të burgosurve “1.000 persona për 1.000 persona”, paraqitja e pikëpamjeve të hollësishme mbi një armëpushim të mundshëm dhe më pas për të vazhduar negociatat.

Të dy vendet njoftuan se shkëmbimi i të burgosurve i rënë dakord në Stamboll përfundoi më 25 maj.

The post Përfundon takimi trepalësh Turqi-Ukrainë-Rusi, palët thonë se “rezultati nuk ishte negativ” appeared first on Albeu.com.

Paqe në Gaza? Netanyahu e konfirmon: Izraeli pranon propozimin amerikan për armëpushim
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se Izraeli ka pranuar një propozim të ri për armëpushim, i paraqitur nga i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, raporton media izraelite të enjten.

Ky zhvillim vjen në një moment të tensionuar mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas, që kontrollon Rripin e Gazës, ku për muaj janë zhvilluar konflikte të dhunshme dhe shkëmbime sulmesh ajrore dhe tokësore.

Grupi Hamas njoftoi më herët se kishte marrë propozimin e armëpushimit nga ndërmjetësit ndërkombëtarë dhe po e shqyrtonte me kujdes.

Deri tani, përpjekjet për një armëpushim të qëndrueshëm kanë hasur në vështirësi, duke shkaktuar viktima civile dhe krizë humanitare në rajon.

SHBA-ja dhe aktorët ndërkombëtarë janë angazhuar fuqishëm për të negociuar një marrëveshje të paqes, në përpjekje për të ndalur dhunën dhe për të mbrojtur civilët në këtë konflikt të gjatë mes Izraelit dhe palestinezëve.

The post Paqe në Gaza? Netanyahu e konfirmon: Izraeli pranon propozimin amerikan për armëpushim appeared first on Albeu.com.

Rusia shpall armëpushim të njëanshëm 72-orësh në Ukrainë, reagon Shtëpia e Bardhë
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, ka komentuar njoftimin e udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir Putin, për një “armëpushim” të planifikuar për të përkuar me Ditën e Fitores.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me takimin midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fundjavës, Leavitt tha se Trump ishte “gjithnjë e më i frustruar me udhëheqësit e të dy vendeve”.

Ajo tha se udhëheqësi i SHBA-së “dëshiron një armëpushim të përhershëm” dhe iu referua propozimit të Putinit sot, transmeton Telegrafi.

“Ai [Trump] dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm. E kuptoj që Vladimir Putin këtë mëngjes ofroi një armëpushim të përkohshëm. Presidenti e ka bërë të qartë se dëshiron të shohë së pari një armëpushim të përhershëm për të ndaluar vrasjet, për të ndaluar gjakderdhjen”, tha ajo.

Leavitt theksoi se ndërsa Trump “mbetet optimist” se mund të arrihet një marrëveshje, “ai gjithashtu po tregohet realist dhe të dy udhëheqësit duhet të ulen në tryezë për të negociuar një rrugëdalje nga kjo situatë”.

The post Rusia shpall armëpushim të njëanshëm 72-orësh në Ukrainë, reagon Shtëpia e Bardhë appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja e armëpushimit në Gazë po respektohet
Pas 15 muajsh zie dhe dramë kolektive, tre pengje izraelite u liruan nga Hamasi dhe u kthyen në Izrael dhe dhjetëra palestinezë u lëshuan nga burgjet izraelite, duke i lënë izraelitët dhe palestinezët mes ndjenjës së festës dhe ankthit për armëpushimin që filloi të dielën.

Qielli mbi Gazën dhe Izraelin ishte i qetë për herë të parë brenda më shumë se një viti. Të zhvendosurit palestinezët filluan të ktheheshin në rrënojat e shtëpive të tyre dhe të kërkonin familjarët që i kishin lënë pas dhe në shumë raste t’i varrosin të dashurit e tyre. Pas muajve të tërë të kufizimeve të rrepta të ushtruara nga Izraeli, mbi 600 kamionë me ndihma humanitare hynë në territorin e shkatërruar.

Armëpushimi, që hyri në fuqi të dielën në mëngjes, dha një shkëndijë shprese për përfundimin e konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.

Por në Izrael, gëzimi që shkaktuan pamjet e tre pengjeve të liruara Emily Damari, Romi Gonen dhe Doron Steinbrecher që u bashkuan me familjet e tyre, u trazua nga paqartësitë e shumta rreth fatit të rreth 100 pengjeve të tjera të rrëmbyera gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor të vitit 2023, që ende po mbahen në Gazë.

Këto tre pengje të liruara ishin të parat nga 33 pengjet izraelite që duhet të lirohen gjatë gjashtë javëve të ardhshme, sipas marrëveshjes që përfshin pezullimin e luftimeve, lirimin e 2,000 të burgosurve palestinezë dhe shtimin e ndihmave për Gazën.

Çfarë do të ndodhë pas 42 ditësh të fazës së parë të marrëveshjes mbetet e paqartë. Fazat e tjera të marrëveshjes parashikojnë lirimin e pengjeve dhe të burgosurve të tjerë, si dhe përfundimin e përhershëm të luftës.

Por Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ndaj të cilit administrata e Presidentit Biden dhe ajo e reja e Presidentit Trump bënë trysni për të arritur një marrëveshje para inaugurimit të presidentit të zgjedhur të hënën në Uashington, tha se ai mori garanci nga zoti Trump se Izraeli mund të vazhdojë ta luftojë Hamasi nëse është e nevojshme.

Të dielën, shumë izraelitë panë transmetimet televizive gjatë tërë pasdites në pritje të lirimit të pengjeve, që po transportoheshin me makinën e ndihmës së parë të Kryqit të Kuq. Pamjet tregonin pengjet duke parakaluar në mesin e mijëra palestinezëve, përfshirë pjesëtarë të armatosur të Hamasit, që kishin të vendosur shirita jeshile në ballë, derisa militantët i dorëzuan tek Kryqi i Kuq në rrugët e mbushura të qytetit të Gazës.

“I tërë vendi ju përqafon”, tha Kryeministri Netanyahu.

Ministri për Sigurinë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ligjvënës i së djathtës ekstreme, i cili dha dorëheqje të dielën nga qeveria për shkak të armëpushimit, tha se shteti është “i lumtur” për lirimin e tyre.

Në pamjet e publikuara nga qeveria izraelite, tre pengjet u panë të qanin ndërkohë që përqafonin familjarët e tyre.

Pamjet e transmetuara në ekrane të mëdha në Sheshin e Pengjeve, në Tel Aviv, ku familjet dhe përkrahësit e pengjeve protestuan çdo javë duke kërkuar armëpushim, u pritën me duartrokitje nga mijëra të pranishëm.

Skena të ngjashme u panë pas shtatë orëve në Bregun e pushtuar Perëndimor, kur rrugët u mbushën nga turmat e njerëzve, ndërkohë që autobusët e bardhë me 90 të burgosur palestinezë – gra dhe të rinj – dolën nga burgu Ofer, në afërsi të Ramallahut.

Të gjithë ata që po lirohen janë arrestuar nga Izraeli nën akuzat që lidhen me sigurinë, duke filluar nga gjuajtja me gur e promovimi i dhunës në mediat sociale e deri tek akuzat më serioze siç është tentiva për-vrasje.

Të shtunën bëhet lirimi i grupit tjetër të pengjeve. Brenda dy javësh, bisedimet fillojnë për fazën e dytë të armëpushimit, e cila pritet të jetë shumë më sfiduese.

Në Gazë, gëzim dhe pikëllim

Në Gazë, banorët mirëpritën idenë e një pauze gjashtë javore në luftime, që deri më tani kanë shkaktuar vdekjen e mbi 46,000 palestinezëve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, sipas të cilës mbi gjysma e viktimave janë gra dhe fëmijë, por që nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe militantëve.

“Ky armëpushim është gëzim i përzier me dhembje”, tha i zhvendosuri Rami Nofal, djali i të cilit është vrarë nga bombardimet izraelite.

Militantët e Hamasit morën pjesë në disa festa, ndërkohë që turmat brohorisnin parulla në përkrahje të tyre. Policia e Hamasit doli në sipërfaqe pas disa muajsh që qëndroi e fshehur.

Disa familje u nisën drejt shtëpive të tyre në këmbë, me orenditë shtëpiake të ngarkuara në qerre gomarësh.

Izraelitët të ndarë për marrëveshjen

Në Izrael, skenat e militantëve të Hamasit duke festuar hapur në rrugët e Gazës, nxorën në sipërfaqe përçarjet rreth marrëveshjes së armëpushimit.

Asher Pizem, një 35 vjeçar nga qyteti Sderot, tha se marrëveshja vetëm ka shtyrë për më vonë ballafaqimin e ardhshëm të Izraelit me Hamasin. Ai gjithashtu kritikoi Izraelin që po lejon futjen e ndihmës në Gazë, duke thënë se kjo do ta ndihmojë ringjalljen e grupit militant.

“Do të presin dhe të sulmojnë sërish”, tha ai, duke shikuar në drejtim të rrënojave të Gazës nga një kodër në pjesën jugore të Izraelit, ku izraelitët u mblodhën për të parë hyrjen e marrëveshjes në fuqi.

Dëmet e luftës

Dëmet e luftës janë tronditëse dhe detajet e reja për shkallën dhe ndikimin e saj do të fillojnë të dalin në pah tani.

Forcat izraelite filluan tërheqjen nga disa pjesë të Gazës, në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit, sipas banorëve të Gazës veriore.

Rreth 90 për qind e popullsisë së Gazës janë zhvendosur. Rindërtimi – nëse armëpushimi çon drejt një përfundimi të konfliktit – do të zgjasë të paktën disa vite.

Marrëveshja parashikon shtim të ndihmave humanitare, me qindra kamionë që do të hyjnë çdo ditë në Gazë, shumë më shumë se sa Izraeli ka lejuar më parë.

“Ky është moment i madh shprese”, deklaroi zyrtari i OKB-s- për ndihmat, Tom Fletcher. “I brishtë, por jetik”./voa

The post Marrëveshja e armëpushimit në Gazë po respektohet appeared first on Albeu.com.

Arrihet marrëveshja, qeveria izraelite miraton armëpushimin në Gaza
Kabineti izraelit i sigurisë miratoi të premten armëpushimin e Gazës dhe marrëveshjen e pengjeve të shpallur në Katar të mërkurën, tha Zyra e Kryeministrit në një deklaratë.

11 anëtarët votues të kabinetit të sigurisë miratuan marrëveshjen me një shumicë të thjeshtë votash.

Kabineti i plotë izraelit, me 33 anëtarë, ende duhet ta miratojë, me takimin që është planifikuar të mbahet në ora 15:30 me orën lokale.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu kishte thënë të enjten se pengesat e minutës së fundit ishin ende duke u zgjidhur në tryezën e bisedimeve në kryeqytetin e Katarit, Doha, përpara se të konfirmohej më vonë gjatë ditës se një marrëveshje ishte rënë dakord.

The post Arrihet marrëveshja, qeveria izraelite miraton armëpushimin në Gaza appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja për armëpushim në Gaza, Netanyahu miraton dërgimin e negociatorëve në Katar për të rifilluar bisedimet
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka miratuar dërgimin e një delegacioni në Katar për të vazhduar negociatat e pengjeve dhe armëpushimit të Gazës, njoftoi zyra e tij të enjten.

Përfaqësues të nivelit profesional nga Agjencia e Sigurisë së Izraelit (ISA), Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe agjencia e inteligjencës së huaj të Izraelit, e njohur si Mossad, do të udhëtojnë në kryeqytetin e Katarit, Doha për bisedimet, thuhet në deklaratë.

Bisedimet indirekte midis Izraelit dhe Hamasit kanë vazhduar edhe pse negociatat zyrtare kanë qenë në bllokim prej muajsh, pasi administrata e presidentit amerikan Joe Biden bëri presion për arritjen e një marrëveshjeje.

Një burim diplomatik i njohur me këtë çështje i tha CNNnë dhjetor se marrëveshja është përgjithësisht e njëjtë me propozimin e paraqitur nga Biden në fillim të vitit 2024.

Faza e parë do të zgjasë gjashtë javë dhe përfshin “tërheqjen e forcave izraelite nga të gjitha zonat e populluara të Gazës” dhe “lirimin e një numri pengjesh, duke përfshirë gra, të moshuar, të plagosur në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë”, tha presidenti amerikan.

“Ajo që ka ndryshuar është se forcat izraelite ka të ngjarë të qëndrojnë në Gaza përkohësisht,” kur të fillojë faza e parë e një marrëveshjeje, tha burimi diplomatik, përkatësisht në brezin e tokës në kufirin Gaza-Egjipt, i quajtur korridori Filadelfi, dhe në një zonë që përgjysmon brezin, e njohur si korridori Netzarim.

Kërkesa e Izraelit që trupat e tij të qëndrojnë përgjatë korridorit të Filadelfit dhe këmbëngulja e Hamasit që ato të tërhiqen ishte një arsye kryesore për kolapsin e bisedimeve në gusht.

Muaj më vonë, në nëntor, Katari njoftoi se kishte ndërprerë rolin e tij si ndërmjetës për armëpushimin për shkak të mungesës së vullnetit të palëve për të arritur një marrëveshje.

Të dyja palët kanë fajësuar tjetrën për ngecjen e bisedimeve javën e kaluar, kur Hamasi tha se Izraeli kishte vendosur “çështje dhe kushte të reja” në kushtet e një marrëveshjeje dhe Netanyahu akuzoi Hamasin për “refuzim të mirëkuptimeve”.

Megjithatë, burime brenda Hamasit dhe Izraelit kanë shprehur optimizëm të kujdesshëm në dhjetor në lidhje me perspektivat e arritjes së një marrëveshjeje.

The post Marrëveshja për armëpushim në Gaza, Netanyahu miraton dërgimin e negociatorëve në Katar për të rifilluar bisedimet appeared first on Albeu.com.

Arrihet marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit e Hezbollahut
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar sot, pak pas orës 20:00, se Izraeli po procedon me armëpushim në Liban, megjithatë ka sqaruar se kohëzgjatja e armëpushimit varet nga ajo që po ndodh në vend.

Në fjalimin e tij drejtuar nga Benjamin Netanyahu për marrëveshjen e armëpushimit në Liban , ai theksoi se planin e armëpushimit do ta paraqesë në kabinet, ndërsa tha se në rast se Hezbollahu sulmon forcat izraelite, do të sulmojnë edhe ato.

“Ne po ndryshojmë fytyrën e Lindjes së Mesme ,” tha Netanyahu, duke vënë në dukje se armëpushimi në Liban do t’i lejonte Izraelit të përqëndrohet në kërcënimin iranian.

Bëhet me dije se ky armëpushim do të hyjë në fuqi të mërkurën.

“Kohëzgjatja e armëpushimit varet nga ajo që ndodh në Liban,” sqaroi megjithatë Netanyahu, ndërsa mediat ndërkombëtare folën në orët e fundit për një plan që promovon një armëpushim 60-ditor.

“Nëse Hezbollahu përpiqet të na sulmojë, ne do të përgjigjemi”, tha Netanyahu në një pikë tjetër të deklaratave të tij.

“Është koha e duhur për një armëpushim për tre arsye – kërcënimi iranian, rinovimi i forcave izraelite dhe izolimi i Hamasit . Një marrëveshje e mirë është një marrëveshje që zbatohet dhe ne do ta zbatojmë atë”, shtoi ai.

Netanyahu nuk ka munguar të deklarojë se vendi i tij është i përkushtuar të “përfundojë shkatërrimin e Hamasit”.

The post Arrihet marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit e Hezbollahut appeared first on Albeu.com.