Armela Toska Archives - Albeu.com

TEC-et në Ballkanin Perëndimor shkaktojnë rreth 19,000 viktima përgjatë tri viteve të fundit
Sipas një raporti të ri mijëra njerëz në Evropë kanë vdekur për shkak të termocentraleve të qymyrit të ndërtuara në Ballkanin Perëndimor që shkelin kufijtë e ndotjes.Për gjatë tre viteve të fundit, standardet e reja të ndotjes së ajrit duhet të kishin sjellë reduktime të emetimeve të dëmshme nga fabrikat e qymyrit në të gjithë Ballkanin Perëndimor, por në fakt ka ndodhur e kundërta.Duke u bazuar tek një raport të publikuar më 7 shtator nga CEE Bankwatch Network dhe Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, pretendohen se 19,000 njerëz kanë vdekur gjatë tri viteve të fundit, si rezultat i ndotjes së ajrit të shkaktuar nga TEC-et në Serbi, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinëdhe Maqedoninë e Veriut. Ky raport paralajmëron se ndotja e shkaktuar nga këto termocentrale prek jo vetëm njerëzit në vendet e tyre, por edhe ata në vendet fqinje të BE -së, veçanërisht në Itali, Rumani, Hungari dhe Greqi.

Nga këto vdekje, më shumë se 50% (10,800) ishin në vendet e BE -së, dhe pothuajse 30% (6,500) në Ballkanin Perëndimor dhe pjesa tjetër në vendet fqinje.

Pritej që niveli i SO2, njëndërndotësitmëtëmëdhenjtë ajrit, të ulej për shkak reduktimit të aktivitetit ekonomik sipasojë e COVID-19, por ndodhi krejtësisht e kundërta.Në vitin 2020, emetimet e dioksidit të squfurit nga termocentralet e qymyrit në të gjithë rajonin i kanë shkelur në mënyrë flagrante kufijtë ligjortë ndotjes. Gjatë vitit 2020 niveli i SO2 u rrit me 6.4% nga 6% që ishte në vitet 2018-2019.

Që nga viti 2018, vendet e BE -së dhe Ballkanit Perëndimor kanë qenë të detyruar të zvogëlojnë ndotjen e ajrit nga termocentralet – sipas rregullave të miratuara nga Komuniteti i Energjisë, një organizatë që bashkon vendet anëtare të BE -së dhe vendet e tjera fqinje në fushën e energjisë.Pavarësisht direktivave të BE -së, vendet e Ballkanit nuk po përpiqen të eliminojnë problemin e ndotjes së ajrit. Duke mos kaluar në sisteme të qëndrueshme të energjisë.

Problemi është serioz.Në përgjithësi, kostot shëndetësore të lidhura me impiantet e qymyrit në Ballkanin Perëndimor që shkelin rregullat e ndotjes në vitin 2020 u vlerësuan nga 6 miliardë euro deri në  12.1 miliardë euro. Paralelisht, investimet në masat e efikasitetit të energjisë dhe energjinë e rinovueshme duhet të rriten urgjentisht, dhe duhen hartuar planet për një tranzicion të drejtë për punonjësit e qymyrit dhe komunitetet duhet të hartohen së bashku me të gjithë aktorët përkatës, veçanërisht komunitetet e prekura nëqoftëse me të vërtet pritet ndryshim.

Përgatiti: Armela Toska

The post TEC-et në Ballkanin Perëndimor shkaktojnë rreth 19,000 viktima përgjatë tri viteve të fundit appeared first on Albeu.com.

Spanja dhe pavarësia e Katalonjës
Spanja është një nga 5 shtetet e BE-së që nuk e ka njohur shtetësinë e Kosovës. Ajo refuzon ta pranoj pavarësinë e Kosovës. Spanja nuk e njeh Kosovën për arsye që zakonisht janë cituar nga ata që e kundërshtonin atë: përmendja e sovranitetit dhe integritetit territorial. Por, cili është problemi i Spanjës me Kosovën?  Problemi i Spanjës nuk është me Kosovën, me Katalonjën.  Njohja e Kosovës si një vend i pavarur do të nënkuptoj që edhe Katalonja mund të kërkoj të njëjtën gjë, nëse një shumicë e banorëve të saj e kërkon pavarësinë. Por, Spanjës nuk i leverdis një gjë e tillë, pasi Spanja ka shumë për të humbur nëse Katalonja shkëputet si vend autonom.

Katalonja përbën vetëm 6% të territorit të vendit dhe 16% të popullsisë së Spanjës, por ajo  përbën një të pestën e prodhimit ekonomik, një të katërtën e eksporteve, mbi gjysmën e investimeve të reja fillestare në vitin 2016.

Cila është historia e pavarësisë Katalonjës? Katalonja është një territor i kontestuar në mes të Mbretërisë së Spanjës dhe Republikës së Katalonjës në skajin verilindor të Gadishullit Iberik. Statusi i saj kushtetues është subjekt i një mosmarrëveshjeje midis Mbretërisë së Spanjës e cila e sheh atë si një komunitet autonom brenda Spanjës. Katalonja është një nga rajonet më të pasura dhe më produktive të Spanjës dhe ka një histori të veçantë që daton gati 1000 vjet. Gjatë dekadës së fundit janë rritur zërat si dhe thirrjet për pavarësi nga Katalonjasit që besojnë se rajoni i tyre i pasur ka një të drejtë morale, kulturore dhe politike për vetëvendosje dhe autonomi, sepse ka bërë shumë për ekonominë spanjolle dhe nuk ka marrë shumë në këmbim.

Thirrjet për pavarësi u rritën ndërsa Spanja kaloi një krizë të madhe dhe të zgjatur ekonomike. Artur Mas, presidenti i atëhershëm katalanas, kaloi në mbështetjen e pavarësisë në 2011 në një kohë kur politikat e kursimit të partisë së tij po kritikoheshin nga masa e gjerë. Kritikët e kanë akuzuar atë për një manovër cinike për drejtimin e tubimt kundrejt qeverisë qendrore në Madrid. Përplasja financiare e vitit 2008 dhe shkurtimet e shpenzimeve publike spanjolle nxitën pakënaqësinë lokale dhe separatizmin.

Shumë njerëz në rajon u zemëruan gjithashtu edhe nga vendimi i gjykatës kushtetuese spanjolle në 2010 për të anuluar ose ri-interpretuar pjesë të statutit të 2006 për autonominë e Katalonjës, statut i cili do t’i jepte rajonit pavarësi më të madhe.

Pas një referendumi simbolik në nëntor 2014, i jashtëligjshëm nga Spanja, separatistët fituan zgjedhjet rajonale të 2015-s. Udhëheqësit e Katalonisë pro-pavarësisë pastaj vazhduan me një referendum të plotë në 1 Tetor 2017, i cili gjithashtu u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e Spanjës. Organizatorët thanë se 90% e votuesve mbështesnin një ndarje. Por, pjesëmarrja në referendum ishte prej vetëm 43% mes një bojkoti nga unionistët.

Carles Puigdemont – presidenti i atëhershëm katalanas – iku jashtë vendit me disa udhëheqës të tjerë. Shumica që mbeti u arrestuan dhe u akuzuan për tradhti.

Gjykata e Lartë e Spanjës dënoi 9 nga udhëheqësit e Katalonjës të arrestuar në Tetor, duke shkaktuar trazira në Madrid. Ish-nënkryetari Oriol Junqueras u dha një dënim me 13 vjet burg për kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve publike. Tetë të tjerët marrin dënime midis 12 dhe 9 vitesh. Demonstruesit dolën në rrugë me tërbim dhe janë përplasur vazhdimisht me policinë i njohur si një nga tubimet më të dhunshme që goditi Spanjën në këtë dekadë.

Në një atmosferë delikate për Spanjën shumica separatiste në parlamentin katalanas shpalli pavarësinë më 27 tetor 2017. Duke përdorur kompetencat emergjente të Nenit 155, Madridi shpërndau parlamentin, shkarkoi udhëheqësit e Katalonjës dhe thirri zgjedhje të parakohshme për 21 Dhjetor. Separatistët fituan një shumicë të pakët. Majin pasues pasi Madrid bllokoi disa kandidatë të tjerë, në parlamenti e Katalonjës u betua Quim Torra si presidenti i ri. Ai u zotua të vazhdojë luftën për pavarësi.

Nëse separatistët arrijnë të marrin ndonjëherë, pavarësinë do të ishte e vështirë për Katalonjën të fitonte njohje ndërkombëtarisht. Shtetet e reja kryesisht shkëputen si vend autonome kur grupet etnike kanë qenë viktima të gjenocidit ose abuzimeve të tjera të mëdha të të drejtave të njeriut. Kosova ishte në një krizë të madhe humanitare në Evropë por, shumë vende ende refuzojnë ta njohin atë si një vend të pavarur. Katalonja dhe Kosova nuk kanë gati asgjë të përbashkët. Katalonia e pa vendimin e GJND-së si akt që legalizon edhe pavarësimin e saj, por opinioni i GJND-së thotë që “Deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel Kornizën Kushtetuese të Kosovës,” ndërkohë që Kushtetuta e Spanjës në mënyrë të qartë e ndalon pavarësimin.

Përgatiti: Armela Toska

The post Spanja dhe pavarësia e Katalonjës appeared first on Albeu.com.

Shqipja i’a thotë në sy Melisës: Një tjetër flirton me Andin (FOTO LAJM)
Melisa ka qenë e ftuar në rubrikën “Trotuar” në E diell, ku është folur në lidhje me marrëdhënien e saj me Andin dhe mënyrën se si nisi romanca e tyre.

Në bisedë e sipër, Shqipja i tha Serxhinës që të mos ngacmojë Andin se është i lidhur, ndërsa Melisa reagoi menjëherë drejt saj. Më pas, Shqipja tha se beson tek romanca e tyre, ndonëse do t’i pëlqente që çdo gjë ta bënin publike në programin Për’Puthen.

Shqipja: Ti kujdes mos ngacmo të dashurin e Melisës se javën që kaloi po i bije nga mbrapa nga prapanica, kujdes se është i lidhur. Është i lidhur.

Melisa: Po ti Shqipe çfarë i bën, po e kontrollon?

Shqipja: Mua më vjen mirë që jeni të dy bashkë, por nuk më vjen mirë që e bëtë jashtë kamerave. E kam thënë që në fillim, nuk më ka pëlqyer pafytyrësia, do ishte më e bukur të ndodhte në ekran.

Melisa: Në fillim, kur kam hyrë në Për’puthen, të gjithë jemi koshient për çfarë lloj fame mund të kemi dhe opinionin që mund të kenë njerëzit për ne dhe kur ka nisur rrugëtimi im, ti nuk ke pasur një opinion shumë të mirëfilltë për publikun. Ke të drejtë të mendosh që unë mund të kem dashur të marr vëmendje, por sot pavarësisht si më merr rrugëtimi, për keq apo për mirë, nuk do isha nisur me këmbën keq duke të përmendur ty. Të kam vlerësuar për karakterin tënd.

Unë e kam shprehur që kur kam hyrë dhe e gjithë studio mu sul për emrin tënd. Unë jam e drejtë me atë që them dhe mendoj. E fundit fare, sido që të ketë qenë puna ime, për pafytyrësi ti duhet të flasësh e fundit se çfarë do që të kem bërë të keqe, ti nuk del më mirë se unë po të ofendosh në rrjetet sociale.

The post Shqipja i’a thotë në sy Melisës: Një tjetër flirton me Andin (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Shërbimet sekrete ruse dështojnë me sukses në Bullgari
Tentativat e Rusisë për rritjen e influencës politike në rajon janë të shumta, si dhe shpesh herë të suksesshme. Bullgaria është e varur nga gazi rus, por është gjithashtu një anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Zvarritja e hendekut midis Moskës dhe Brukselit e ka vendosur vendin në një moçal të politikës së jashtme prandaj Bullgaria është midis dy krahëve. Ashtu si vendet e tjera, edhe Bullgaria është kundër këtyre tentativave dhe ndërhyrjeve ruse në vend, duke vepruar në ekspozimin dhe duke bërë të mundur dështimin e operacioneve ruse në Bullgari.

Bullgaria rregullisht ka ekspozuar gjatë viteve të fundit, agjentët e shërbimit sekret rus, ndërkohë që mediat ruse nuk kanë hezituar të kundërvihen ndaj këtyre veprimeve, duke recituar formulën e spiunazh-manisë të nxitur nga “politikat rusofobe” dhe fajësuar bullgarët për mosmirënjohje historike.

Zyra e prokurorit bullgar ka njoftuar pak javë më parë, se kishte zbuluar një rrjet spiunimi rus që përfshin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë dhe shërbimeve të saj të inteligjencës, pas një operacioni të gjerë policor dhe të kundër-inteligjencës në Sofje. Pesë zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes u arrestuan dhe një person u la i lirë pasi ra dakord të bashkëpunonte me hetimin. Spiunët e dyshuar besohet të kenë pasur sukses në transmetimin e informacioneve të rëndësishme që ndikojnë në sigurinë e Bullgarisë, BE, NATO dhe Shteteve të Bashkuara. Prokurorët thanë se grupi përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare.

Si provë, prokuroria tregoi regjistrimet telefonike të shtypit dhe videot e vizitave në ambasadën ruse. Në video demonstrohet se si rrjeti i spiunazhit rus kryente misionet e tij në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje. Një grua me xhaketë të bardhë shkon në ambasadën ruse, dhe shihet duke biseduar me dikë, ndërsa brenda godinës, kamera e sigurisë kap një burrë duke numëruar paratë në tryezën e punës, që mendohet se ishin shpërblimi për spiunazhin. Gruaja e arrestuar ka dyshtetësi, atë bullgare dhe atë ruse, dhe shërbente si ndërmjetëse me ambasadë. Gjithashtu, ajo ishte gruaja e kreut të këtij rrjeti spiunazhi, i cili mendohet se është një ish-zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë.

Fakte  dhe  prova  te  shumta  qe  dëshmojnë shumë qartë detyrat sekrete që zbuluesit rus u kishin ngarkuar burimeve të tyre, me fokus konkret vjedhjen e sekreteve të NATO-s dhe aleatëve:

Objektivat, planet për zhvillim, personeli dhe financimi i qendrës së koordinimit të NATO-s në Varna;

Plan-objektivat e operacioneve të NATO-s në rajone të ndryshme; Vendime të komiteteve të ndryshme të NATO-s, si dhe informacione nga agjencia e informacionit të NATO-s;

Politikat e NATO-s dhe BE-së kundrejt Rusisë, Bjellorusisë, Ukrainës;

Marrëveshje dhe programe bashkëpunimi të Bullgarisë me partnerët e saj e dhe tema diskutimesh mes tyre; asistenca financiare;

Aktiviteti i shërbimeve të inteligjencës së Bullgarisë si  dhe  institucionet e  tjera te   qeverise

Informacione mbi sektorë të mbrojtjes të Ambasadave te  vendeve  perendimore e ose të dhëna të tjera rreth programeve  investimi, riparime, pajisje, etj.

Ambasada ruse në Sofje ështe  gjendur  e  papergatitur  nga  ky  skandal  pasi  nuk  eshte  profesionalizem  te  kapesh  “  me  presh  ne  duar “  duke  vjedhur  ne  nje  vend  mik.  Veprimet  jo  poprofesionale  te  agjenteve rus ku  kapen  ne  flagrance  duke  kryer  veprimtari  spiunazhi  kane  demtuar  rende  imazhin  e  dikurshem  te  sherbimit  te  ushtrise ruse.  Dikur  te  kujdesshem,  me  veprime  te  fshehta  ndersa  sot   shfaqen  si  amatore  dhe  kapen  ne  flagrance   jo  vetem  ne  Bullgari,  Itali,  Austri. Në deklaratën për shtyp, ambasadorja ruse në Bullgari dënoi përpjekjet për të “demonizuar” Moskën derisa një gjykatë të japë një vendim mbi çështjen: “Ne presim që spekulimet rreth përfshirjes së pretenduar të Rusisë në punën e shërbimeve sekrete kundër interesave të Bullgarisë do të ndalen derisa të ketë një vendim nga gjykata”.

Si do të ndikojë kjo në marrëdhëniet Ruso-Bullgare?

Ky nuk është skandali i parë i spiunimit midis dy kombeve në vitet e fundit. Midis tetorit 2019 dhe fundit të vitit 2020, pesë diplomat rus dhe një asistent teknik në ambasadën ruse u dëbuan nga Bullgaria. Pavarësisht nga anëtarësimi në BE dhe NATO si dhe tentativave ruse, qeveritë bullgare të çdo lidhje politike zakonisht mbajnë marrëdhënie të mira me Rusinë. Duhet theksuar që, ky zbulim i papritur nga Bullgaria erdhi pak para zgjedhjeve parlamentare në Bullgari që u zhvilluan në 4 Prill, me një parti të hapur pro-ruse që garoi për herë të parë dhe nuk mori rezultatet që priteshin.

Aktivitetet e spiunazhit të Rusisë, paralelisht me tentativat për vrasje, gjerësisht të demaskuara gjatë viteve të fundit në vende europiane, janë tregues i synimeve të vërteta që qëndrojnë pas gjoja përpjekjeve të Rusisë për partneritet të sinqertë me vendet e tjera. Bullgaria  konsiderohet  si  “mike” e  afert  me  Kremlinin  dhe  keto  veprime  ilegale  vleresohen  nga  ekspertet  gjeopolitike  si  “  shkelje  te  renda  te  sovranitetit  territorial  te  bullgarise”.  Ky eshte  modeli  putinian  ku  as  miqte  nuk  kursehen  nga  veprimet  armiqesore  edhe  pse  te  deshtuara  e  te  ekspozuara  nga  autoritetet  bullgare. Nga ana tjetër, këto aktivitete dhe operacionet jashtë kufijve të Rusisë janë një mekanizëm që janë shfrytëzuar nga Putin, me qëllim për të kompensuar rënien e fuqisë së pushtetit të tij në plan të brendshëm, si rezultat i pakënaqësisë sociale në vend dhe financave të dëmtuara nga sanksionet.

Përgatiti: Armela Toska

The post Shërbimet sekrete ruse dështojnë me sukses në Bullgari appeared first on Albeu.com.

Qeveria e re Kurti dhe ndryshimet e pritshme
Albin Kurti është kthyer sërish në detyrë si kreu i qeverisë së Kosovës pas një viti. Me 22 mars 2021, në parlamentin e Kosovës u legjitimua qeveria e re me në krye kryeministër Albin Kurtin. Tashmë Kosova mund të qetësohet pas një viti plot me trazira politike.

Mirëqeverisja do ta fillojë qasjen nga brenda-jashtë. Kosovës i nevojitet një qeverisje me parime dhe drejtime të qarta. Nuk është e nevojshme që të shpiken apo të eksperimentohet me këto parime sepse shpikjet dhe eksperimentimet thjesht do zgjasin agoninë e tranzicionit dhe kohën e keqqeverisjes.

Për Kurtin janë më të rëndësishme parimet qeverisëse se vetë qeveria.

Në qeverisjen e re, Kosova do të zbatojë katër parime themelore të qeverisjes Evropiane. I pari është parimi i legjitimitetit për ardhjen në pushtet, një parim i cili lidhet me premtimin e dhënë nga Kurti para qytetarëve të Kosovës ku ai e ka theksuar në shprehjen se “populli na ka votuar, por edhe mund të na heq”.

Zbatimi i parimit të transparencës në luftën kundër keqqeverisjes, kundër nepotizmit në institucione, kundër korrupsionit dhe krimit është gjithashtu një premtim i dhënë nga Kurti para qytetarëve. Zbatimi i këtij parimi ka si qëllim të rikthejë besimin e qytetarëve te shteti, qeveria e tyre si dhe të shtojë mbështetjen dhe shpresën se Kosova mund të bëhet dhe do të bëhet shpejt dhe mirë.

Llogaridhënia është mënyrë qeverisje. Është një parim ku fokusi drejtohet tek pika kyçe si përditësimi qeverisës, pastrimi i përditësuar, skanimi i përditësuar dhe diagnostikimi i përditësuar. Dukshëm ky parim ka qenë i munguar deri tani në Kosovë. Kurti e ka bërë këtë premtim para qytetarëve të Kosovës gjatë fushatës zgjedhore duke u shprehur se rëndom, në Kosovë është dhënë llogari kryesisht gjatë fushatave elektorale por llogaridhënia duhet bërë edhe pse është shumë vonë dhe shumë pak

“Sfidat që e presin këtë qeveri janë të reja dhe të vjetra, por ato janë të shumta. Pandemia mbetet sfida më e madhe” është shprehur Kryeministri i ri i Kosovës duke treguar qartë që edhe pse ka shumë presion mbi çështjen e Serbisë, prioriteti i tij kryesor është pandemia. Mes prioriteteve kryesore të rreshtuara ishin rritja e mirëqenies, drejtësia dhe zhvillimi ekonomik.

Parimi i katërt është gjithë-përfshirja, e cila cilësohet si e kundërta e diskriminimit. Ky parim konsiderohet si një nga sfidat më të mëdha për qeverisjen. Gjatë fushatës në Kosovë, ky parim nuk është theksuar aq sa duhet dhe siç duhet. Por për Kurtin, gjithë-përfshirja është thelbësore në ofrimin e një qeverisje konkrete sepse ky parim jo vetëm që duhet të theksohet në krijimin e agjendës politike dhe në formulimin e politikave, por para së gjithash në zbatimin e tyre.

Si u prit Qeveria Kurti II?

Ardhja e kësaj qeverie në pushtet është mirëpritur nga mbarë opinioni publik shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Preshevë e kudo në diasporë.

Një nga pikat kryesore të qeverive në Kosovë ka qenë gjithnjë çështja e Serbisë dhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet. Dialogu me Serbinë sipas parimit të reciprocitetit deri në njohjen e Kosovës si shtet, ngritja e aktakuzës ndaj Serbisë për krime, detyrimi për të kryer shërbimin ushtarak, etj., janë vetëm disa nga premtimet e Kurtit. Për qeverinë Kurti, kjo çështje është shumë e rëndësishme duke e vlerësuar atë si prioritetin numër 6 apo 7.

Pavarësisht se në programin e qeverisë nuk përmendet si një pikë kryesore dhe duket sikur tregon papërgjegjshmëri nga ana e qeverisë së re sepse dialogu paraqet një sfidë të jashtëzakonshme, çështja e Serbisë ishte një nga pikat e rëndësishme në fjalimin e Kurtit në parlament pasi mori detyrën si kryeministër ku dhe ka theksuar që nuk mund të ketë kompromis me Serbinë pa njohjen e pavarësisë nga kjo e fundit. “Asnjë kompromis i mëtejshëm nuk mund dhe nuk do të bëhet. Kjo duhet të deklarohet me zë të lartë dhe të qartë nga të gjithë ne”, tha Kurti. Mesazhi i kryeministrit të ri ishte mjaft i qartë “të gjithë duhet të jenë të bashkuar në luftën kundër Serbisë” dhe ky mesazh ishte shumë i qartë jo vetëm për opozitën, qeverinë e Tiranës, pakicën serbe në Kosovë, por edhe për Beogradin zyrtar. Nëpërmjet kësaj deklarate, ka hedhur poshtë çdo akuzë për papërgjegjshmëri dhe mbështetje në çështjen e Serbisë. Një pengesë për Kosovën ka qenë edhe qeveria e Tiranës, e cila është aktore në këtë çështje por nuk ka mbajtur një rol aktiv. Në çështjet shqiptare në Ballkan dhe raportet me Serbinë, qeveria e Tiranës ka krijuar situata jo favorizuese për Kosovën, por në anën tjetër këto situata kanë qenë shumë favorizuese për Serbinë.

Tashmë, Kosova ka një grupim tjetër politik, të konfirmuar nga dy palë zgjedhje. Kjo i jep shumë forcë dhe legjitimitet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në përballje me Serbinë.

Një element tjetër janë zgjedhjet në SHBA, president i ri Biden, një njeri që e njeh mirë Ballkanin, një ndër arkitektët e politikës amerikane në Ballkan ka një qasje në favor të asaj që është perspektiva shqiptare në Ballkan. Do të ishte e gabuar që Kurti mos të shfrytëzonte faktin që SHBA ka tashmë një administratë që ka njohuri dhe përvojë me Kosovën, ndryshe nga ajo paraardhëse. Është një moment që duhet shfrytëzuar nga Kosova.

Sipas mediave gjermane, Kurti nuk do të jetë një partner komod. Por, ai është dikush që gëzon mbështetje të madhe në popullsinë e re të Kosovës.

Mendoj se kjo në njëfarë mënyre është e vërtetë pasi Albin Kurti, që prej fillimit ka informuar Brukselin dhe Beogradin, se do të ketë ndryshime në pozicionimin e Kosovës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së. BE-ja ka këmbëngulur që normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është çështje kyçe, dhe nuk duhet ndërprerë por sikurse e përmendëm edhe më parë që për Kurtin nuk ka ndërmjetësime pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Kështu BE-ja , SHBA-ja, Kosova dhe Serbia kanë ngelur në një udhëkryq, që me shumë mundësi me pak shtysë nga jashtë do kalohet duke mos shkuar askund me këto bisedime.

nga Armela Toska

The post Qeveria e re Kurti dhe ndryshimet e pritshme appeared first on Albeu.com.