arme kosovar policja zviceriane Archives - Albeu.com

Qëlloi me armë kosovarin, policja zvicerane shpallet fajtore
Gjykata e lartë e Cyrihut ka shpallur fajtore një police për lëndim të rëndë trupor nga pakujdesia. Të shtënat e saj ishin joproporcionale.

Policja kantonale është dënuar dje (e mërkurë) nga Gjykata e Lartë (Kantonale) e Cyrihut për plagosje të rëndë, të kryer nga pakujdesia, të një kosovari që po ndiqej për vjedhje.

Ishte një mbrëmje me shi dhe e zymtë e majit të vitit 2016. Një police kantonale në Ossingen të regjionit Zürcher Weinland kishte qëlluar tri herë përmes dritares së hapur të shoferit, mbi një burrë të ulur në makinën e tij.

Policja kishte vepruar kështu, me mendimin se ai ishte hajduti që ishte në kërkim, për çfarë e kishte njoftuar një banor i zonës.

Siç doli më vonë, i qëlluari me armë kishte qenë me të vërtetë hajduti i kërkuar, një shtetas kosovar, i cili më pas është dëbuar në Kosovë.

Nga plumbat e polices ai ka pësuar lëndime të rënda në krahun e majtë dhe që atëherë dora e tij është pjesërisht e paralizuar, shkruan Tages Anzeiger, përcjell albinfo.ch.

Në procesin gjyqësor para Gjykatës së Lartë të martën, gruaja, e cila vazhdon të punojë në policinë e Kantonit të Cyrihut, nuk ka dashur të bëjë asnjë deklaratë për incidentin. 36-vjeçarja është transferuar për të punuar në zyrë për dy vjet pas aktakuzës.

Ajo, në shtator të vitit 2020 ishte dënuar me një dënim të kushtëzuar me gjobë, nga Gjykata e Qarkut e Andelfingenit. Dënimi i ishte shqiptaur për dëmtim të rëndë trupor nga pakujdesia. Pas kësaj, si Prokuroria Publike ashtu edhe mbrojtja e kishin çuar vendimin në gjykatën më të lartë.

“E akuzuara ka reaguar gabimisht” është shprehur prokurori gjatë procesit. “Ajo ka qëlluar edhe pse nuk është sulmuar dhe as kërcënuar”. Gjithashtu, në momentin e kontrollit ajo nuk ka qenë në dijeni se bëhet fjalë për një hajdut.

Policja është dashur të kishte urdhëruar të dyshuarin të qëndronte në makinë ndërsa vetë të priste përforcimet.

Prokurori ka kërkuar dënim të pjesshëm me tre vjet burg për tentimvrasje me dashje, nga të cilat polici duhej të vuante një vit burg efektiv.

Avokati i viktimës së qëlluar donte që klienti i tij të merrte 70,000 franga dëmshpërblim për çfarë kantoni i Cyrihut duhet të jetë përgjegjës.

Kosovari tani 41 vjeçar, montues dritaresh, nuk mund të përkulet dhe të drejtojë më krahun e majtë. “Ai u qëllua për tu gjymtuar”, tha përfaqësuesi i tij ligjor.

Ndërsa avokati i polices ka kërkuar lirimin e saj të plotë. Klientja e tij ka takuar hajdutin e dyshuar në afërsi të vendit të krimit dhe “ajo e dinte saktësisht se ishte hajduti që po kërkonin”.

Sipas tij, i kërkuari ishte një hajdut famëkeq, të cilin e priste arrestimi dhe për këtë arsye donte të ikte. “Policja u ndje e kërcënuar për jetën”, thotë avokati. Ajo qëlloi në krahun e tij nga një distancë e afërt dhe “asnjëherë, kurrë” nuk kishte ndërmend ta vriste.

Ashtu si kurse gjykata më e ulët (e Qarkut) edhe Gjykata e Lartë zgjodhi një kurs të mesëm dhe e liroi policen nga akuza për tentimvrasje me dashje, por e dënoi për dëmtim të rëndë trupor nga pakujdesia.

“Nuk kishte asnjë arsye për të përdorur armën”, tha kryetari i trupit gjyqësor. Shoferi (kosovari) është sjellë në mënyrë kooperuese. “Ju e keni vlerësuar gabim situatën”, tha gjyqtari.

Megjithatë, gjykata e besoi se ajo ishte ndier e kërcënuar. Fakti që policja është dënuar me gjobë me kusht prej 360 mëditjesh nga 80 franga – dhe jo me burgim – lidhet po ashtu edhe me kohën prej 5 vitesh e gjysmë sa ka zgjatur procedimi, tha kryetari.

The post Qëlloi me armë kosovarin, policja zvicerane shpallet fajtore appeared first on Albeu.com.