Armando Duka Archives - Albeu.com

Pas pulëve të Rea’s, ngordhin edhe pulat e AIBA-s së Armando Dukës/ Qeveria ndalon tregtimin
Tjetër vatër e gripit të shpendëve në Rrashbull të Durrësit, 1848 pula të ngordhura te ‘AIBA’. Ministria e Bujqësisë njofton se është ndaluar shitja dhe tregtimi i shpendëve të gjallë në Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë.

Kjo është vatra e dytë me gripin e shpendëve, pas asaj në fermën e kompanisë “Rea’s”, po në Rrashbull të Durrësit.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të transparencës me publikun, informon se ditën e sotme është konfirmuar një tjetër rast i pranisë së sëmundjes së Influencës Aviare me patogjenitet të lartë (H5N1), në një stabiliment mbarështimi dhe prodhimi shpendësh në zonën e mbrotjes së karantinuar (3 km) me vendodhje në fshatin Maliq Muco, Njësia Administrative Rashbull, Bashkia Durrës.

Shërbimi veterinar rajonal së bashku me perfaqësues së MBZHR janë paraqitur menjëherë në subjekt për tu njohur me gjendjen shëndetësore të shpendëve duke konstatuar 1848 shpendë të ngordhur. Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucionet përkatëse të varësisë kanë marrë masat në mënyrë të menjëhershme, pas njoftimit për vendosjen e stabilimentit në karantinë, ku janë marrë mostra zyrtare, të cilat janë dërguar dhe analizuar brenda ditës në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Pas konfirmimit nga ISUV për rezultatin pozitiv të analizimit, në MBZHR është thirrur takimi i Qendrës Kombëtare të Krizës me pjesëmarrjen e përfaqësuesve edhe të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, Ministrisë për Pushtetin Vendor dhe Institutit të Shëndetit Publik.

Janë në fuqi Urdhri i Ministrit Nr. 200 datë 3.3.2025 dhe Urdhri 240, datë 9.3.2025 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla”

Njoftojmë fermerët dhe mbarështuesit e cilësdo lloj specieje shpendësh se vijon të jetë e ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë, në zbatim të Urdhrit të Ministrit Nr. 240 datë 9.3.2025 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla”, i cili përcakton:

– Ndalimin e shitjes dhe tregtimit të shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në territorin e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë.

– Ndalimin e lëvizjes së shpendëve të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla, në territorin e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë.

– Lejimin e lëvizjes së shpendëve të gjallë sipas tabelës 4, të shtojcës 5, të Urdhrit Nr. 177, datë 28.3.2023 “Për miratimin e Programit Kombëtar të Mbikëqyrjes së Influencës Aviare”, vetëm me autorizim të veterinerit zyrtar për në thertore, pasi është kryer testi i PCR-së dhe shpendët kanë rezultuar negativ ndaj Sëmundjes së Influencës Aviare dhe të jenë shoqëruar me certifikatën shëndetësore të lëvizjes së shpendëve, në territorin e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë.

Shërbimi Veterinerar Rajonal po mbikqyr dhe monitoron nëpërmjet gjurmimit dhe kampionimit edhe ferma të tjera të vogla familjare, prezent në zonën e mbrojtjes dhe të mbikqyrjes, për t’i dërguar ato pa vonesë në Laboratorin e Referencës – ISUV.

Vetëm ditën e sotme janë monitoruar 211 ferma me 2958 krerë nga 5 grupe Veterinerësh Zyrtarë të Kontrollit të pranishëm në terren. Gjithashtu, është njoftuar Instituti i Shëndetit Publik, për të kryer procedurat e nevojshme për kontrollin dhe vlerësimin e riskut.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural udhëzon fermerët dhe shpendërritësit në të gjithë vendin të rrisin vigjilencën dhe të bashkëpunojnë me autoritetet, të marrin masa për zbatimin e biosigurisë në fermat dhe mjediset ku ata mbarështojnë shpendë, si dhe të kryejnë lëvizjen e shpendëve për qëllime tregtare, vetëm pasi të jenë autorizuar nga Veterineri Zyrtar i Shërbimit me Certifikatën Veterinare të Lëvizjes së Kafshëve.

Për cdo rast dyshimi, kërkohet komunikimi i menjëhershëm me shërbimin veterinar rajonal në numrin e gjelbër 08003366, ose në adresën e e-mail: info@akvmb.gov.al dhe evitimi i kontaktit me shpendët e dyshuar./Voxnews

The post Pas pulëve të Rea’s, ngordhin edhe pulat e AIBA-s së Armando Dukës/ Qeveria ndalon tregtimin appeared first on Albeu.com.

Duka habit me përgjigjen: “Pse, edhe Veliaj në nivelin e Berishës dhe Ramës është?”
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ftuar në emisionin Log. në News 24 me gazetarin Endri Xhafo, u pyet në lidhje me përplasjet e tij të mëparshme me Edi Ramën, Sali Berishën dhe Erion Veliaj, duka ia kujtuar se ai është i vetmi njeri në Shqipëri që ka fituar ndaj Sali Berishës, Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Por përgjigjia e Armando Dukës ishte edhe më interesante se pyetja: “Pse, edhe Veliaj në nivelin e Berishës dhe Ramës është?”, tha Duka.

Ja pjesë nga intervista:

Endri Xhafo: Po mendoja sot intervistën tonë të parë në 2012, kur unë nisa emisionin e mëngjesit në Albanian Screen dhe ju kisha ju dhe Aldo Bumçin, që ishte asokohe ministër i sporteve, dhe ju ishit në mes një të konflikti që e kishte filluar Ylli Pango. E keni menduar ndonjëherë që jeni i vetmi njeri në Shqipëri që keni fituar ndaj Sali Berishës, Erion Veliajt dhe Edi Ramës?

Armand Duka: Pse, edhe Veliaj në nivelin e Berishës dhe Ramës është? Nuk është e njëjta gjë. Unë për natyrë, apo edhe për strategji pune, tentoj të kem marrëdhënie të mira me të gjithë. Në FSHF, në biznes dhe në çdo gjë që bëj. Gjithmonë, qoftë edhe individualisht, por sidomos kur përfaqësoj një institucion publik, edhe nëse nuk e ke dikë në anën tënde, ke detyrim institucional të bashkëpunosh. Aq më shumë me qeverinë. Me çdo qeveri kam tentuar të bashkëpunoj për të mirën e futbollit, por politika në përgjithësi në vende me demokraci jo të konsoliduar kërkon të kontrollojë gjithçka dhe në këto momente lind konflikti. Por nuk duhet ngatërruar ndërhyrja organizative me bashkëpunimin. Bashkëpunimi duhet të jetë i përhershëm dhe pavarësisht ndonjë konflikti të gjitha palët duhet të jenë të afta t’i kapërcejnë konfliktet për të mirën e përbashkët.

Endri Xhafo: Me Edi Ramën e kuptova. Po me Erion Veliajn i keni kapërcyer konfliktet? Apo ngaqë nuk e përcaktoni në lartësinë e Ramës dhe Berishës…

Armand Duka: Po nuk e përcaktoj unë lartësinë. Nëse ju mendoni që Kryetari i Bashkisë është në të njëjtin nivel me kryeministrat… Unë mendoj që jo, ndaj e thashë. Nuk ka vlerë për mua të bëj një debat politik.

Endri Xhafo: Ju nuk luani vetëm në fushën e sportit, ju luani edhe në fushën e politikës. Se të zgjidhesh dy herë në Komitetin ekzekutiv të UEFA, kjo ka edhe një qasje politike. Unë mendoj që përplasja me zotin Veliaj nuk ka qenë vetëm nga ana e tij.

Armand Duka: Unë jo! Unë kurrë nuk jam përplasur me asnjë njeri. As me Erion Veliajn. Më ke dëgjuar ndonjë here?

Endri Xhafo: A ishte i nxitur nga Rama Veliaj?

Armand Duka: Për këtë mund të pyesni Veliajn ose Ramën

Endri Xhafo: A ishte test për Veliajn përpara zgjedhjeve lokale, nëse do të arrite t’ju vinte juve me shpatulla pas murit?

Armand Duka: Po në fakt ai nuk ia arriti me mua, por zgjedhjet lokale i fitoi. Që do të thotë se nuk ka qenë test.

Endri Xhafo: Mua më kanë informuar që ju vuri me shpatulla pas murit, por ishte ardhja e Presidentit Ceferin, – sepse rrezikohej finalja Roma-Feynord, – që e bëri Edi Ramën dhe jo Erion Veliajn që të tërhiqej nga beteja që kishte me ju.

Armand Duka: Mbaji ato që të kanë thënë, por shiko atë që ka ndodhur.

Endri Xhafo: Ka ndodhur që kur dolët në një foto në sheshin Skënderbej me Lorik Canën dhe Veliajn, Lorik Cana në mes dhe Erion Veliaj anash, ata ishin me centimtra larg njëri-tjetrit dhe ju ishit gati 2 metra larg.

Armand Duka: Nuk e kam parë që kam qenë larg. Por kam respektuar protokollin e prezantimit të kupës në një finale. Por, nuk është se kam gjë personale unë me Erion Veliajn.

Endri Xhafo: Po sot si i keni marrëdhëniet, apo thuaj zgjedhjet mbaruan në Federatë dhe tani…

Armand Duka: Po zgjedhjet kanë mbaruar, por as nuk kam pasur marrëdhënie miqësore, as kam dhe as do të kem. /albeu.com/

The post Duka habit me përgjigjen: “Pse, edhe Veliaj në nivelin e Berishës dhe Ramës është?” appeared first on Albeu.com.

“Pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt”, zbardhet mesazhi kërcënues ndaj Armand Dukës
Është bërë publik mesazhi kërcënues që presidenti i Klub Iliria i ka dërguar  presidentit të FSHf-Së Armando Duka.

Në mesazh, Nazmi Selmani, i shkruan zotit Duka të pyesë bashkëshorten dhe femijët, ai ka bërë të qajnë.

“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…”, shkruan ai.

Pas këtij mesazhi kërcënues, Selmani i ka shkuar Dukës te shtëpia. Kreu i FSHF ka bërë denoncim në polici dhe uniformat blu kanë vënë në pranga 5 persona, mes tyre edhe presidentin e Ilirisë dhe dy djemtë e tij futbollistë.

The post “Pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt”, zbardhet mesazhi kërcënues ndaj Armand Dukës appeared first on Albeu.com.

Zi në familjen e Silvinjos/ Trajneri i Kombëtares shqiptare humb njeriun e shtrenjtë
Ditën e sotme, Federata Shqiptare e Futbollit, me keqardhje të thellë, është njohur me lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares shqiptare, Silvinjo.

Tekniku ka udhëtuar menjëherë drejt Brazilit, për të qenë pranë familjes së tij në këtë moment të vështirë.

Federata Shqiptare e Futbollit, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes së trajnerit Silvinjo dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ka shprehur hidhërimin e tij për këtë humbje dhe i shpreh ngushëllimet më të thella trajnerit Silvinjo.

Mesazhi i ngushëllimit:

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares sonë, Silvinjo. Në emrin tim, në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të çdo anëtari të komunitetit të futbollit i përcjell trajnerit Silvinjo ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Në këtë moment të vështirë i gjendemi pranë Silvinjos dhe familjes së tij, që humbën një njeri shumë të dashur për ta. U prehtë në paqe!”, shkruan Presidenti Duka.

The post Zi në familjen e Silvinjos/ Trajneri i Kombëtares shqiptare humb njeriun e shtrenjtë appeared first on Albeu.com.

Presidenti Duka flet për “Sport Italia”: Luajtëm mirë në Europian, vendimi për Sylvinhon do vijë shpejt
Shqipëria mbylli aventurën e Euro 2024 pas 3 ndeshjeve të grupeve, ndërsa tashmë zyrtarisht kuqezinjtë janë pa trajner, pasi Sylvinhos i ka përfunduar kontrata. Armand Duka, numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë një intervistë për “Sport Italia”, ku ka folur për rrugëtimin e përfaqësueses dhe për rinovimit e mundshëm te teknikut Sylvinho.

Sa i kënaqur jeni me paraqitjen e Shqipërisë në Euro 2024?

Kombëtarja Shqiptare ka treguar disa paraqitje mjaft të mira në këtë Europian, për të cilat duhet të jemi krenarë, duke pasur parasysh që ishim në atë që quhej edhe grupi i ferrit. Dua të falënderoj të gjithë djemtë, si ata që kontribuan vetëm në eliminatore, ashtu edhe ata që luajtën në Europian. Jam i pakënaqur vetëm me rezultatet, pasi çdo gjë tjetër ishte mjaft pozitive.

Në një moment ëndërruat edhe kualifikimin në fazën e 1/8-ave…

Kundër Italisë, Spanjës e Kroacisë kemi krijuar raste të shuma për të shënuar dhe për të ndryshuar rezultatet. Kemi qenë deri në momentet e fundit në garë për të kaluar grupin dhe mund t’ia kishim dalë me pak më shumë zgjuarsi e kujdes. Megjithatë është një kompeticion i nivelit shumë të lartë, ku eksperienca është vendimtare dhe ne nuk është se kishim shumë.

Tifozeria shqiptare tërhoqi sërish vëmendjen në Gjermani…

Kanë qenë fantastikë duke mbështetur vazhdimisht skuadrën dhe duke u sjellë si asnjë tifozeri tjetër në Gjermani. Kanë krijuar atmosferë të jashtëzakonshme si në stadium, ashtu edhe në qytetet ku luheshin ndeshjet.

A do të rinovojë Sylvinho?

Kontrata e tij ka përfunduar pas eliminimit nga Europiani, por ne i kemi ofruar rinovimin që në muajin janar dhe propozimi qëndron ende. Besoj se do të finalizojmë shpejt marrëveshjen, pasi edhe ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin. Aktualisht Sylvinho është me pushime dhe javën e ardhshme do të takohemi sërish për të diskutuar për vijimin e punës së nisur së bashku.

The post Presidenti Duka flet për “Sport Italia”: Luajtëm mirë në Europian, vendimi për Sylvinhon do vijë shpejt appeared first on Albeu.com.

Ngjarje e bujshme, Armand Duka i heq vulën Fidel Yllit (FOTO)
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë të Zvicrës, ka bërë zero vendimet e marra nga KOKSH-it kundër Federatës Shqiptare të Futbollit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë CAS nëpërmjet një deklarate për shtypin, të cilën jep edhe pikat kryesore të vendimit të saj…

Ka qenë Federata Shqiptare e Futbollit, ajo e cila konfliktet dhe mosmarrëveshjet me Komitetin Olimpik Kombetar Shqiptar e ka çëuar për t’u gjykuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv me seli në Lozanë të Zvicrës.

Ja dhe deklaratë për Mediat e Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin:

Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka vendosur në favor të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), duke përmbysur vendimet e marra gjatë Asamblesë së Jashtëzakonshme të Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë (KOKSH) të mbajtur më 10 janar 2021.

Pikat Kryesore të Vendimit:

1. Vendimet e Asamblesë së KOKSH shpallen të pavlefshme: CAS ka shpallur të pavlefshme vendimet e marra në Asamblenë e Jashtëzakonshme të KOKSH, e cila kishte miratuar statutin e ri, Kjo përfshin ndryshimet në statutin e KOKSH shkarkimin e Presidentit dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj të komisionit të verifikimit.

2. Parregullsi Procedurale: CAS konstatoi se KOKSH nuk njoftoi siç duhet FSHF-në për asamblenë dhe lejoi pjesëmarrjen dhe votimin e personave që nuk ishin anëtarë. Këto veprime shkelën procedurat e përcaktuara dhe të drejtat e FSHF-së si federatë anëtare.

3. Mbrojtja e të drejtatve të FSHF-së: Duke përmbysur vendimet e asamblesë, CAS ka vendosur në vend të drejtat e FSHF-së për të marrë pjesë dhe për t’u njoftuar rregullisht duhet për asambletë e KOKSH, duke siguruar përfaqësim dhe vendimmarrje të drejtë.

4. Rimbursim Financiar: KOKSH është urdhëruar të paguajë 4,000 CHF për shpenzimet ligjore të FSHF-së dhe të mbulojë 90% të kostove të arbitrazhit, duke reflektuar rëndësinë e shkeljeve procedurale.

FSHF është e kënaqur me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin, i cili korrigjon problemet thelbësore të anëtarësisë së KOKSH. Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes së integritetit dhe drejtësisë në qeverisjen e sportit në Shqipëri si dhe thekson faktin se si pasoje e tij, te gjitha asamblet e KOKSH te zhvilluara pas dates 10 janar 2021 jane absolutisht te  pavlefshme.

The post Ngjarje e bujshme, Armand Duka i heq vulën Fidel Yllit (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Jeta mes fëmijëve, nipit dhe drejtimit të FSHF-së, rrëfimi ndryshe i Armand Dukës: Është gjëja më e bukur që ndodh në jetë kur…
Presidenti i FSHF-së Armand Duka ka ardhur me një rrëfim ndryshe për jetën e tij. Në një intervistë për Neës24 me moderatoren Çenkuela Hasa, ai ka treguar momente nga raporti që ai ka me fëmijet dhe rolin e tij si gjysh.

“Është gjëja më e bukur që ndodh në jetë”- tha Duka.

Ndërsa për fëmijët e tij u shpreh se ka edhe ai ato gabimet e veta, pasi nuk është marrë shumë me ta, por thekson se ata tashmë janë të shkolluar dhe kanë zgjedhur jetën e tyre.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Përtej punës, përtej angazhimeve, përtej drejtimit të federatës, zoti Duka si gjysh si është, a janë nipërit pika e dobët?

Armand Duka: Nuk ka gjysh besoj që nuk është i dashur me nipërit, është gjëja më e bukur që ndodh në jetë. Jeta është shumë e gjatë duhet jetuar dhe ka shumë gjëra të bukura, por kur vinë fëmijët je në një moshë të re dhe nuk i shijon aq shumë ndërsa kur vinë nipërit je në një moshë më të përgjegjshme dhe i shijon më shumë.

Pyetje: Jemi mësuar të shohim fëmijë të figurave publike që bëjnë jetë të ekspozuar, janë mediatik, shfaqin luksin në të cilin jetojnë, ndërkohë fëmijët tuaj janë të panjohur për shumë, ka qenë ndikimi juaj në këtë zgjedhje

Armand Duka: Padyshim që kam pasur dëshirë që t’i edukoj mirë nuk kam pasur ndonjë tendencë që të ndikoj që të qëndrojnë larg jetës publike apo medias, por kam pasur dëshirë t’i edukoj mirë dhe nëse ja kam arritur apo jo duhet kohë ta vërtetojmë këtë, duhet ta thonë të tjerët. Kam defiçite në vitet e para të rritjes së tyre, më shumë është marrë bashkëshortja, është një nga ato gabimet që njeriu i bën me moshën. Të dy fëmijët e mi janë shkolluar, ky ka qenë objektivi im, të dy punojnë, janë mirë. Nëse zgjedhin të jenë personazhe publike është zgjedhja e tyre , deri tani nuk kanë zgjedhur diçka të tillë, e rëndësishme është të jenë me këmbë në tokë gjithmonë.

The post Jeta mes fëmijëve, nipit dhe drejtimit të FSHF-së, rrëfimi ndryshe i Armand Dukës: Është gjëja më e bukur që ndodh në jetë kur… appeared first on Albeu.com.

Zgjidhet trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare
Çdo futbolldashës shqiptar, që prej largimit të Edi Rejës nga stoli i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, ka qenë me sy e veshë se kush do të jetë pasardhësi i tij.

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ishte shprehur disa herë se trajneri i ri do të vendoset para vitit te ri dhe ky premtim duket se u mbajt.

Burime për “Gijotina.com” pranë FSHF-së, bëjnë me dije se trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit do të jetë braziliani Sylvinho dhe kontrata do të firmoset nesër.

Ndihmësi i Tite tek Brazili duket se i është dukur me i përshtatshëm Dukës, ku në listë dhe që ishin bërë edhe takime me ta, kanë qenë edhe Felix Magath, Reinaldo Rueda, Luigi Di Biagio, Massimo Oddo.

Një ndër objektivat kryesorë të Sylvinhos do të jetë kualifikimi në “Euro 2024”, që do të mbahet në Gjermani.

Pas 10 vitesh, vlen të theksohet se Shqipëria nuk do të ketë më trajner Italian, por Brazilian dhe do të jetë hera e parë që në krye kemi një trajner nga përtej oqeanit.

Deri më tani, në pankinë kemi pasur trajner nga Ish-Jugosllavia, Shqipëria, Hungaria, Kina, Italia, Gjermania, Kroacia dhe Italia.

Kush është Sylvinho

Braziliani ka një karrierë mjaft të mirë si futbollist, ku ka luajtur për Korinthias, Arsenal, Barcelonën dhe Manchester City. Ndërsa sa i përket eksperiencës si trajner, ka qëndruar për disa kohë në krye të Lyon në 2019 dhe 1 vit tek Korinthias në Brazil.

Ndërsa së fundmi ka qenë ndihmës i Tite tek Kombëtarja e Brazilit.

Si futbollist, ai ka luajtur 415 ndeshje në karrierë me klubet, ku ka shënuar edhe 7 gola. Ndërsa me Brazilin ka 6 paraqitje.

Vlen të theksohet se është 2 herë fitues i “Champions League” me Barcelonën dhe i 3 kampionateve në Spanjë.

The post Zgjidhet trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare appeared first on Albeu.com.

Infantino si shqiptar: Futbolli ka ndryshuar shumë këtu, si më ndaluan nga dhurata juaj
Është zhvilluar ceremonia e inaugurimit të kompleksit sportiv “Shtëpia e Futbollit”, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti i FSHF, Armand Duka dhe kryeministri, Edi Rama.

Presidentit të FIFA-s i është bërë një prezantim i gjerë i historisë së kombëtares prej kohës së themelimit deri në pikën kulmore që ishte pjesëmarrja në Europianit e vitit 2016 në Francë.

“Është një emocion i madh që gjendem këtu me ju, shiu sjell bereqet kështu që jemi të kënaqur që bie shi. Kjo është një ditë feste, një ditë ku përurojmë “Shtëpinë e Futbollit”. Prej kohës kur FSHF është anëtare e FIFA-s, UEFA-s me të gjithë thamë se ishte koha t’ia dilnim së bashku për të ndërtuar këtë Shtëpi që është për të gjithë. Ky projekt do të sjellë më shumë projekt dhe pasion te të rinjtë, projekton Shqipërinë në një epokë të re.

Futbolli në Shqipëri ka një ndryshim të madh, kam ardhur para 20-viteve dhe nisëm të mendonim se çfarë do të bënim. Shqipëria është e projektuar drejt së ardhmes dhe stadiumi është një simbol, stadiumi ku u bë finalja, por edhe stadiumet e tjera në bashkëpunim me kryeministrin tregon sa e do ky vend futbollin. Jam krenar që gjendem këtu sot, të gjithë sytë e botës janë këtu në Tiranë.

Sot është kryeqyteti i botës, të gjithë do ta shohin. Shqipëria ka shënuar përparime të mëdha në infrastrukturë, mund të bëhet edhe më shumë, do të investojmë edhe në fushat e qyteteve të tjera. FIFA i ka shumëfishuar investimet, por do t’i shtatë-fishojmë.

Është vizita ime e katërt dhe do të rikthehem më shpesh. Më bënë dhuratë një pako, nuk e hapa por në aeroport ma hapën ata të sigurisë dhe pashë që brenda ishte një shpatë shqiptare. Më thanë se nuk mund të shkoja në avion me shpatë, por i thashë se ishte një shpatë shqiptare. Jam dhe ndihem shqiptar”, u shpreh Infantino.

The post Infantino si shqiptar: Futbolli ka ndryshuar shumë këtu, si më ndaluan nga dhurata juaj appeared first on Albeu.com.

Godina e re FSHF, Rama “kunj” Dukës: Ai që ke votuar, s’ka bërë asgjë për futbollin
Federata Shqiptare e Futbollit është bërë me shtëpi të re. Ditën e sotme u inaugurua godina e re e FSHF. Në ceremoni mori pjesë edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Fjalën e tij kreu i qeverisë e nisi me një “kunj” për presidentin Armand Duka. I kujtoi se qeveria që ai ka votuar nuk bëri asgjë për futbollin. “Qeveria për të cilën presidenti ka votuar ka bërë një hiç për futbollin. Gjithçka ka bërë kjo qeveri.

Për ne para së gjithash vjen dëshira e përbashkët dhe objektivi i përbashkët për ta zhvilluar këtë sport. Nuk është një qëllim në vetvete dhe nuk është ajo që shohim të gjithë, orë është ai që bën bashkë fëmijët nëpër fusha”, tha Rama.

Kryeministri theksoi ndër të tjera se objektivi i tyre është që të bëjnë më shumë fusha sportive, duke i kërkuar presidentit të FIFA-s që të mbajë premtimin për fondet.

“Kemi bërë stadiume por duhet të ndërtojmë më shumë fusha futbolli. Shpresoj të sjellësh paratë që ke pretuar për fushat e futbollit. Ti vë milionat e tua ne vendosim qindra mijëra tonat. Dhe me pas presidenti vendos pasionin. Duhet të bëjmë shumë fusha në të gjitha qytetet. Prindërit dhe fëmijët kanë nevoje”, tha Rama.

Teksa zbuloi dhuratat, në fund Rama e mbylli sërish me thumbime ndaj Dukës.

“Unë kam një dhuratë, nuk është shpatë. Shpatat hyjnë në arsenalin e atyre që votojnë këta këtu. Unë kam penelet”, tha Rama, ndërsa i dhuroi kreu të FIFA-s ato që kishte për të.

“Unë nuk jam interist, ata më sulmojmë çdo të diel. Janë butonat me stemën tonë kombëtare. Kjo është për presidentin një libër i imi me artin tim. Kjo është verë shqiptare dhe shishet janë dizejnuar prej meje”, tha Rama./albeu.com/

The post Godina e re FSHF, Rama “kunj” Dukës: Ai që ke votuar, s’ka bërë asgjë për futbollin appeared first on Albeu.com.