armaldo kllogjeri bbv Archives - Albeu.com

“Me Luizin nuk flas!”- Nga eksperienca në BBV, tek raporti me ish-banorin, rrëfehet Armaldo Kllogjeri: Ai duhet t’i kthehet realitetit
Tenori i njohur shqiptar, njëkohësish edhe ish-banori i “Big Brother VIP” 2, Armaldo Kllogjeri, ka folur së fundmi mbi eksperiencën e tij në BBV, ku është ndalur edhe tek raporti me fituesin e këtij edicioni, Luiz Ejlli.

Në një intervistë për emisioni “Jo Vetëm Modë”, ai tregoi se ky vit ishte plot sfida dhe momente të bukura, ndërsa sa i përket hyrjes së tij në “Big Brother Vip Albania”, ai është shprehur se nuk është penduar për asgjë.

I pyetur në lidhje me raportin e tij me Luiz Ejllin, Armaldo tha se nuk ka më kontakte me të, dhe se nuk do të flasë për një kohë të gjatë me të.

Ai u shpreh se sipas tij, “Luizi duhet t’i kthehet pak jetës së përditshme, jetës normale. Jo të vazhdojë të mendojë “Big Brother”-in akoma, lojën”.

Kujtojmë që dy artistët njihen prej kohësh, por miqësia e tyre u kris gjatë eksperiencës së tyre në formatin “Big Brother”.

Ndër të tjera, tenori shqiptar ka treguar se bashkëshortja e tij, Aida, ka qenë kundër që ai të bëhej pjesë e këtij formati, por kur dola tha ai, ajo ishte shumë krenare.

Pjesë nga intervista:

Orinda Huta: Armaldo, unë nuk do të lë pa pyetur për gjëra të tjera të 2023-shit. Ka nisur në Krishtlindjet e 2022-shit gjithçka në fakt dhe vazhdon edhe zgjat “Big Brother”-i për ty. Pendohesh ndonjëherë që u përfshive?

Armaldo Kllogjeri: Unë asnjëherë nuk kam për t’u penduar gjatë gjithë rrugëtimit të jetës time, për atë që kam bërë. “Big Brother” ka qenë një eksperiencë shumë e fuqishme në jetën time.

Orinda Huta: Çfarë do të bëje ndryshe Armaldo?

Armaldo Kllogjeri: Nuk është se do bëja ndonjë gjë të madhe ndryshe. Sepse aty mund të jesh ndryshe javën e parë, jashtë karakterit tënd, personalitetit tënd, por prapë ti do shfaqësh vetveten. Aida (gruaja) ka qenë kundër që unë të bëhesha pjesë e atij formati, por kur dola nga ai format është ndjerë shumë krenare sepse ka parë tek unë edhe shumë cilësi të tjera, që ndoshta s’i kishte vënë re në jetën e përditshme.

Orinda Huta: Kur shikon që ti je pjesë e portaleve shpeshherë dhe vazhdon akoma, sidomos kur ke përballje me fituesin. Luizin. Si ndihesh? Flisni bashkë?

Armaldo Kllogjeri: Jo nuk flasim, nuk përshëndetemi dhe nuk mendoj se do të flasim për një kohë të gjatë.

Orinda Huta: Përse thua për një kohë të gjatë?

Armaldo Kllogjeri: Po sepse, unë mendoj se Luizi duhet t’i kthehet pak jetës së përditshme, jetës normale. Jo të vazhdojë të mendojë “Big Brother”-in akoma, lojën.

Orinda Huta: E pe filmin e tij?

Armaldo Kllogjeri: Po e pashë.

Orinda Huta: Të pëlqeu?

Armaldo Kllogjeri: Filmi më pëlqeu, film i bukur.

The post “Me Luizin nuk flas!”- Nga eksperienca në BBV, tek raporti me ish-banorin, rrëfehet Armaldo Kllogjeri: Ai duhet t’i kthehet realitetit appeared first on Albeu.com.