arjon olldshi Archives - Albeu.com

EMRI/ Kokainë, armë e thika, arrestohet 34-vjeçari në Pogradec
Policia ka vënë në pranga Arjon Olldashin në Pogradec, pasi ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta.

Shërbimet e Policisë organizuan veprimet dhe bënë lokalizimin e tij, në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë kohës që po lëvizte me një motor tip “Suzuki”.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një shumë lekësh, që dyshohet se e ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Olldashit, u gjetën dhe sekuestruan: 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 1 krehër me 9 fishekë, 2 thika, rreth 40 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 19 aparate celulare dhe 2300 euro.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Motoristi”.

Operacioni u finalizua pas hetimeve disamujore nga Komisariati i Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta dhe të armëmbajtjes pa leje.

Shpërndante me motor, doza të lëndës narkotike kokainë, vihet në pranga 34-vjeçari me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 2 thika, municion luftarak, rreth 40 gr. kokainë, 1 peshore elektronike, 19 aparate celulare dhe shuma parash, të cilat iu gjetën gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje, pas hetimeve disamujore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Motoristi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. O., 34 vjeç, banues në Pogradec, me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se shtetasi A. O. ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e Policisë organizuan veprimet dhe bënë lokalizimin e tij, në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë kohës që po lëvizte me një motor tip “Suzuki”. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një shumë lekësh, që dyshohet se e ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. O., u gjetën dhe sekuestruan: 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 1 krehër me 9 fishekë, 2 thika, rreth 40 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 19 aparate celulare dhe 2300 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./albeu.com

The post EMRI/ Kokainë, armë e thika, arrestohet 34-vjeçari në Pogradec appeared first on Albeu.com.