arjan spahia Archives - Albeu.com

“Kontrata e vdekjeve”, zbardhet takimi në ullishte mes Dumanit dhe Spahisë: Lista e emrave që duhet të eleminoja
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarjet kriminale të organizuara nga grupi i Nuredin Dumanit.

Në një takim sekret që ka zhvilluar Nuredin Dumani me Arjan Spahinë, i cili u ekzekutua më pas në Belgjikë në nëntor 2020, tregon për një kontratë vdekjesh, të lidhur mes Erjon Alibej, Arjan Spahisë dhe Nuredin Dumanit.

Sipas rrëfimit të Dumanit, ky takim është ndërmjetësuar nga Eljo Bitri, njeri ky i afërt i klanit “Çapja” në Elbasan, ndërsa vendi i takimit ka qenë natën dhe pikërisht në një sipërfaqe të mbjellë me ullinj, në zonën e Fushë-Mbretit.

Përpara hetuesve të BKH-së, Dumani ka treguar se Arjani i kishte kërkuar Dumanit, llogari se ai kishte marrë pjesë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Elbasanit, si dhe tek vrasja e Andi Zylyfit në Peqin.

Në materialin që disponon “Ora Neës”, Dumani shprehet se një periudhe prej 1 e gjysëm, e ka sqaruar Arjan Spahinë, se ai nuk kishte lidhje, dhe se nuk ishte i përfshirë në këto vrasje.

Spahiu, është bindur në këtë takim në sinqeritetit e Dumanit, dhe në fund i ka kërkuar ndihmë dhe bashkëpunim, për eliminimin e personave që kishin marrë pjesë në ngjarjen, ndaj Enea Alibejt ose siç thirrej ndryshe me nofkën “Tarzani”.

Sipas Spahisë, personat si Talo Çela, Altin Ndoci, Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza, Kel Kamami ose “Keli i Kiçit” dhe vëllezërit, Hajdar Çopja, Franc Bako alias Çopja dhe Ervin Bako alias Çopja, duhet të eleminoheshin kundrejt pagesës nga grupi i Nuredin Dumanit.

“…unë në takim i thashë Arjanit se kush e kishte bërë porosinë dhe kush e kishte kryer ekzekutimin e trefishtë në Bradashesh, vrasjen e vëllezërve Baho në Peqin dhe vrasjen e Andi Zylyfit…” – shprehet Dumani.

Arjan Spahiu, në këtë takim i ka kërkuar Dumanit, që po atë mbrëmje të takohej me Erjon Alibej në shtëpinë e tij. Bashkë me në ka ardhur dhe Eljo Bitri, ku Arjani na ka çuar në një apartament që ndodhet në një pallat në Elbasan.

Aty ka takuar për herë të parë Erjon Alibej. Ky i fundit dhe Arjan Spahiu, siç tregon Dumani i kanë kërkuar bashkëpunim dhe të bëheshin bashkë në një krah, pasi kishin kundërshtarë të përbashkët, Talo Çelën. Arjani dhe Erjoni, në këtë marrëveshje do siguronin investimin dhe i ofruan Dumanit që ti binte vëllezërve Çopja që jetojnë në Dubai dhe secilit që ka marë pjesë në vrasjen e njerëzve të tyre.

“…në s’pastrimin e emrave të kësaj liste që Dumani ra dakord me Arjan Spahinë dhe Erjon Alibej, hynin në lojë Eljo Bitri, Klevis Alla, Henrik Hoxha dhe Asllan Plaku…”, thotë Dumani.

Ndër të tjera ky i fundit shton se po atë natë të takimit, Erjoni i ka dhënë 50 mijë euro, të gjitha prerje 50-she.

“Kam marrë kontakt me Erjonin për të folur në aplikacionin “Sky” me një telefon të dhuruar nga ai, duke qëndruar në kontakt me të dhe Arjan Spahiun përgjatë gjithë kohës.”

Në dëshmi tregohet se pasi ka bërë bashkë të gjithë grupin e djemve, Dumani, ka pasur si synim të vriste të parin Altin Ndocin, por këtë gjë s’duhet ta bënte tek lagjja e vetë në Durrës.

Për vrasjen e Altin Ndocit, Klevis Alla, i është vetëofruar, pasi Ndoci disa kohë më parë e kishte rrahur për një borxh 3 mijë euro.

Lista me emrat që iu dha Nuredin Dumanit për t’i ekzektutuar një nga një, takimi me porositësit Arjan Spahia dhe Erjon Alibej.

The post “Kontrata e vdekjeve”, zbardhet takimi në ullishte mes Dumanit dhe Spahisë: Lista e emrave që duhet të eleminoja appeared first on Albeu.com.