arjan ndoj Archives - Albeu.com

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, vijojnë dëshmitë në gjyq/ Rrëfehet pajtuesi i gjaqeve: Për familjen e Genc Malokut më kërkoi…
Procesi gjyqësor ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes, për atentatin ndaj Arjan Ndojës, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut po vijon ende.

Gazetarja Anila Hoxha, a zbuluar një pjesë të dëshmisë të Beqir Boja, i cili ishte caktuar si pajtuesi i gjaqeve.

“Në 2019 kam jetuar në Kamëz, kam qenë kryetari i këshillit të komunës Zallherr. Unë jam angazhuar me komisionin e pajtimit të gjaqeve. Asllan Rraja, me ka kërkuar që të negocioj më familjen e Genc Malokut.  Ai më kërkoi qe të negocioj për të birin Redian Rraja.

I kam kërkuar familjes Rraja nëse kanë lidhje me këtë ngjarje ata kanë bërë be në kuran që ne nuk kemi asnjë lloj dijeni për vrasjen e Andi Malokut. Kemi pritur Gencin Malokun se ai nuk gjendjes në shtëpi i thashë që na ka dërguar familja  e Asllan Rrajës, Genc Maloku na tha sipas rregullit shqiptar keni afat tre muaj që të shohim si do shkoj e gjithë gjeja. Më pas ka pasur edhe një takim të dytë, Genci theksonte se djali i është vrarë i pafajshëm në rrugë.

Ne i kërkuam që të presi sa të shohim çdo të thotë drejtësia, pasi Asllani nuk ka mundur të lidhet me djalin që të marrë informacion. Do vazhdoj të kërkoj të drejtën tjetër. Ne i kërkuam sërish afat 3 muaj nuk e pranoi këtë kohë dhe caktuam më pas. Ky ka qenë takimi i fundit, më pas nuk jeni taku më. Nuk i njoh të pandehurit në sallë. Genci Maloku na dha garanci që për tre muaj nuk do merrte hak”, tha ai.

The post Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, vijojnë dëshmitë në gjyq/ Rrëfehet pajtuesi i gjaqeve: Për familjen e Genc Malokut më kërkoi… appeared first on Albeu.com.

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, dëshmon vëllai i Bashkim Haxhiajt: Aleksandër Laho më erdhi në lokal vetë i tretë…
Këtë të premte, është dëgjuar në gjykatë dëshmia e Arben Haxhiaj, një dëshmitar kyç në procesin gjyqësor për atentatin ndaj automjetit të ish-prokurorit Arjan Ndoj, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor 2019, pranë mbikalimit të Shkozetit.

Të pandehur në këtë çështje janë Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe.

Arben Haxhiaj, është vëllai i Bashkim Haxhiajt, i cili është i pandehur në një proces të ndarë, por të lidhur me të njëjtën ngjarje.

Në dëshminë e dhënë para trupit gjykues, Haxhiaj tregoi se në vitin 2020 jetonte në Durrës dhe kishte në pronësi një bar të vogël në lagjen nr. 5.

Ai përmendi një takim që kishte pasur në lokal me Aleksandër Lahon, i njohur edhe si Rrumi i Shijakut.

“Kam jetuar ne Durrës. Kam Pasur një varke të vogel në lagjen 5.Aleksander Laho e njoh prej TV dhe me ka taku personalisht.

Ka qene vet i 3. M`u prezantu vete. Ishte pak i shendosh kur e ka pare. Arseyja ishte qe ky me thote se im vlla Bashkimi tu largonte nga sherri. Kur vellai im ra ne burg kur i ben atentatn julit.Un i thash skam lidhje.

“Kemi shkembuem numerat e telefonit.Me vellain nuk kam fol se ishte ne burg. Me ka marr vete ne telefon per te njeten muhabet. Per ngjarjen qe ka ndodhur ndaj Ndojt skam lidhje .Jam kërcënu me mesazhe më kan dhene hiq dore se do ta vrasim vëllain. Vellai im sot është i denuar për ngjarje ndaj Arjan Ndojt.Ndaj vellait tim është berë atentat dhe ne makine ka qene Plarenti dhe Juli dhe im vlla.

Asllan Rraja, më ka ardhur në shtëpi dhe më ka thënë të shkosh tek shtëpia e Andi Malokut, me qëllim që mos zgjaten më pushka. Takimi me Asllanin është bërë në Fushë-Krujë dhe pas tre ditësh nga vrasja e Andi Malokut, kemi takuar Genci Malokut.

Ne kemi bërë dy takime një në banesë dhe një në Shijak. Kur kemi shkuar në banesë, ishte Genci Maloku dhe gruaja e tij, ku na kanë servirur kafet. Ne i kemi çuar fjalët e Asllan Rrajës se familja Rraja ska lidhje me ngjarjen dhe duroni mos u nxitoni të dilni në konkluzjone, para se ta zbardhë shteti.

Djali i Asllan Rrajës, punonte si dentist në Fushë-Krujë. Redjan Rrajën nuk e njoh personalisht por pas kapjes që i bëri shteti mësuam më shumë pastaj, por pas kësaj nuk kemi bërë më asnjë takim, pasi u pezullua dhe lëvizja për shkak të Covidit. Unë i kërkoj ndjese familjes së të ndjerit që i kemi shqetësuar në ato ditë”.

Plaurent Dervishaj: Ku e dinte Asllan Rraja që atentator ishte Redjan Rraja dhe të erdhi ty për të çuar mesazhin tek familja, Andi Maloku.

Dëshmitari: Nuk e di ku e ma mësuar Asllan Rraja lajmin se djali i tij ishte në atentat. Asllani më ka thënë që djali im nuk është fajtor, ndaj shko tek familja Maloku, mos bëjnë asnjë veprim mos zgjerohet pushka. Unë nuk di se ku e ka mësuar Asllani lajmin që i biri ishte i përfshirë në ngjarje.

Prokurori: Kur ka ndodhur vrasja e Andi Malokut që ju keni shkuar në banesë.

Dëshmitari: Vrasja ka ndodhur rreth 10 ditë para se të vinte Asllani tek unë si kryeplak i fshatit.

The post Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, dëshmon vëllai i Bashkim Haxhiajt: Aleksandër Laho më erdhi në lokal vetë i tretë… appeared first on Albeu.com.

Debati në gjyq/ Mos kam marrë porosi nga Braçe për të të vrarë ty? Arjan Ndoj përplaset me Plarent Dervishajn: Je trim ti…
Ditën e sotme, ish-prokurori Arjan Ndoja, është përballur në Gjykatën e Posaçme me Plarent Dervishajn, i akuzuar për atentatin ndaj tij, të ndodhur disa vite më parë.

Dervishaj e pyet Ndojën nëse ka informacione që ka qenë ai që e ka dhënë porosinë për ta vrarë.

Ndërkohë Ndoja i thotë me se po e shikon në sy për të zbuluar të vërtetën, teksa me ironi shton ‘je trim i madh ti’.

Nga ana tjetër, Dervishaj i thotë se nëse do të mendonte se Ndoja do të kishte gisht në atentatin ndaj tij, të ndodhur 4 muaj para se të ndodhte atentati ndaj ish-prokurorit, ai nuk do e kishte falur deputetin e zgjedhur të PD-së.

Kujtojmë se më herët Ndoja deklaroi se para se të ndodhte atentati ndaj tij, ai kishte shqetësime vetëm nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv.kryeministrit Erion Braçe.

Plarent Dervishaj përballë Arjan Ndojës:

Dervishaj: I vetmi konflikt që ti ke pasur thua që ka qenë ai me kryeminstrin dhe ish zv. Kryeministrin, Erjon Braçe. Sipas teje, nuk ka arsye, nuk njihemi, nuk kemi konflikte.

A ke informacione ti, që unë kam dhënë porosinë për të të vrarë? Mos e kam marrë porosinë nga Erjon Braçe?

Ndoj: Kam dëgjuar shumë për ty, edhe nga shtypi. Por këto të dëgjuarat i marr me rezerva. Unë po të shoh në sy.

Plarent Dervishaj: Në sy të shoh dhe unë.

Ndoj: E shoh, je trim ti.

Plarent Dervishaj: Ti kujton se po të kesh gisht ti tek atentati im, do të ta fal?

Ndoj: Cilin atentat?

Plarent Dervishaj: Atentatin tim, ka ndodhur nja 4 muaj para teje.

Ndoj: Unë kam ardhur për atentatin tim, jo tëndin.

The post Debati në gjyq/ Mos kam marrë porosi nga Braçe për të të vrarë ty? Arjan Ndoj përplaset me Plarent Dervishajn: Je trim ti… appeared first on Albeu.com.

Atentati i porositur nga Plarent Dervishaj, dëshmon Arjan Ndoj: U rrëzova në tokë pasi dola nga makina, më pas e pashë veten në…
Ish-prokurori Arjan Ndoj, ka dëshmuar në gjyqin ndaj Plaurent Dervishajt në GJKKO, i cili akuzohet se organizatori i atentatit ndaj tij, ngjarje e ndodhur rreth orës 16:00 të datës 1 nëntor 2018 në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Arjan Ndoji, i cili është zgjedhur deputet në votimet e 11 Majit 2025, ka treguar itinerarin ditën e atentatit, duke u shprehur se ndodhej në makinë me shoferin e tij Andi Maloku, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga plumbat, si edhe me Rrumin e Shijakut.

“Ka qenë data 1 nëntor, ora 13:00. Konsumuam drekë me ca miq, kemi ndenjur deri rreth orës 16:00. Kam qenë me shoferin Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahon. Këtë e kam njohur si avokat.

Në makinë drejtues mjeti ka qenë Andi Maloku, unë isha në sediljen e pasagjerit, pas ishte Aleksandër Laho. Unë do kthehesha për shtëpi, edhe ai për shtëpi, kemi pasur një segment të përbashkët rruge”, u shpreh ai, duke shtuar se në atë periudhë banonte në Shëngjin.

Ish-prokurori u shpreh se kur filluan të shtënat fillimisht nuk e ka kuptuar, pasi iu duk si plastmas.

“M’u duk si plastmas, plumbat vinin nga mbrapa. Nuk kemi arritur ta shohim makinën, se nuk arrim dot. Të shtënat kanë qenë nga dy armë, se dallohet zhurma e ndryshme. Kanë qenë të shtëna, por jo breshëri”, theksoi ai.

Ndërsa shtoi se shoferi i ndjerë Andi Maloku, ngadalësoi shpejtësinë dhe pasi doli nga makina ra pa ndjenja në tokë.

“Makina u ngadalësua nga i ndjeri. Vetëm 3 minuta kam qenë koshient, jam rrëzuar në tokë pasi dola nga makina, isha pa ndjenja 6-7 minuta dhe e kam pa veten në spital.

Momentin që ka hapur derën, ndjesë pastë, Andi ra, duhet të ketë pasur dhimbje. Se ia doli të dalë nga makina. Është si xhep vendi ku na goditën”, tha ai.

Arjan Ndoji: Në 2019 kam banuar në Tiranë, me punë kam qenë në Durrës. Gjatë muajit kam banuar në qytetin e Shëngjinit për periudhën që ti më pyet.

Kam pasur makinë Mercedes Benz, automjetin e drejtonin të gjithë personat e familjes. Gjate muajit tetor të 2019 kam marrë një djalë në punë, i cili fatkeqësisht nuk jeton më, Andi Maloku. Ka qëndruar me mua rreth një muaj, më shumë i kam dhënë unë makinës sesa ai, thjesht doja të ishte.

Përveç situatës që u godita me armë zjarri, nuk ka diçka tjetër.

Ka qenë data 1 nëntor, ora 13:00. Konsumuam drekë me ca miq, kemi ndenjur deri rreth orës 16:00. Kam qenë me shoferin Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahon. Këtë e kam njohur si avokat.

Në makinë drejtues mjeti ka qenë Andi Maloku, unë isha në sediljen e pasagjerit, pas ishte Aleksandër Laho. Unë do kthehesha për shtëpi, edhe ai për shtëpi, kemi pasur një segment të përbashkët rruge.

Te pjesa e parkimit të lokalit, kemi ndenjur 10 minuta, nuk e di a ka pasur njeri.

Itinerari, te ura e Dajlanit, pastaj te mbikalimi, sa kaluam në mbikalim, filluan të shtënat. Nuk e kuptova fillimisht, mu duk si plastmas, plumbat vinin nga mbrapa.

Nuk kemi arritur ta shohim makinën, se nuk arrim dot.

Të shtënat kanë qenë nga dy armë, se dallohet zhurma e ndryshme. Kanë qenë të shtëna, por jo breshëri.

S’jam e sigurt sa, por 13 predha duhet të jenë.

Makina u ngadalësua nga i ndjeri. Vetëm 3 minuta kam qenë koshient, jam rrëzuar në tokë pasi dola nga makina, isha pa ndjenja 6-7 minuta dhe e kam pa veten në spital.

Momentin që ka hapur derën, ndjesë pastë, Andi ra, duhet të ketë pasur dhimbje. Se ia doli të dalë nga makina. Është si xhep vendi ku na goditën.

Nuk kam dijeni kush më ka qëlluar.

Nuk kam pasur absolutisht me asnjë njeri asnjë problem, as me kthyer kokën mbrapa as majtas. Nuk kam pasur, e nuk kam shqetësime.

Fizikisht njoh vetëm këtë njeriun këtu (Plarent Dervishaj). Kam qenë në një takim një herë me një avokat.

Unë motivin dua të di. Kam dëgjuar nga shtypi, nga shkresat që më keni nisur ju, por nuk e di pse e kanë bërë. Nuk i kam borxh askujt, më intereson arsyeja.

Kam një shtëpi në Shëngjin. Aty kam qëndruar. Nuk kam parë automjete të dyshimta, ndoshta ju duket e habitshme, por nuk kam pasur asnjë shqetësim. Edhe sot, pas 6 vitesh, të dalë dikush të më thotë se ça borxhi u kam.

I vetmi shqetësim i imi ka qenë nga kryeministri, ish zv kryeministri, që kanë bërë deklarata publike për mua dhe për vetingun e famshëm. Janë bërë lëvizje mashtruese në rotondo, që teknikisht të ndryshosh.

Unë vetëm një shqetësim kam pasur në atë kohë, deklaratat e drejtuesve të qeverisë. Sepse mendoja që mund të më vinin operacionalen, ose të më bënin presion me vetingun. Të vetmet lëvizje mashtruese që kam bërë në atë kohë ka qenë për të evitoj operacionalen.

Është goditur prokurori, jo Arjan Ndoja. Arjan Ndoja ja ku është.

The post Atentati i porositur nga Plarent Dervishaj, dëshmon Arjan Ndoj: U rrëzova në tokë pasi dola nga makina, më pas e pashë veten në… appeared first on Albeu.com.

Njoftoi pjesëmarrjen në primaret e PD, KLP pranon dorëheqjen e prokurorit Arjan Ndoj
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi seancën plenare ditën e enjte, 27 shkurt 2025, me pjesëmarrjen e EU 4 JUSTICE dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Në nisje të seancës plenare, u propozua të miratohej mbarimi i statusit të prokurorit Arjan Ndoja, si pasojë e kërkesës së tij për dorëheqje. Relacioni u miratua unanimisht.

Kujtojmë se prokurori ka kërkuar dorëheqjen pasi ka njoftuar pjesëmarrjen në Primaret e Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit.

Ish-prokurori, ishte objektiv edhe i një atentati në nëntor 2019 në rrethrrotullimin e Shkozeti.

The post Njoftoi pjesëmarrjen në primaret e PD, KLP pranon dorëheqjen e prokurorit Arjan Ndoj appeared first on Albeu.com.

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, zbardhet vendimi i GJKKO
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin e saj për 5 të pandehurit: Ramazan Rraja, Genti Nderjaku, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija, lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Atentati ndaj ish-prokurorit ndodhi më 1 nëntor 2019, ndërsa në krimin e rëndë humbi jetën shoferi i tij.

Raportohet se sipas vendimit të GJKKO-së, Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, është dënuar me 6 vite heqje lirie.

Genti Ndërjaku është dënuar me 5.4 vite, Bashkim Haxhia me 4.8 vite, Endrit Sinani me 4.8 vite dhe Julian Pjetri me 4.4 vite.

SPAK kishte kërkuar dënimin me 43 vite në total për 5 anëtarët e grupit kriminal që siguruan kushte e mjete për të kryer atentatin, por që dënimi konvertohej me zbritjen e 1/3 së tij për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Vendimi i plotë:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Ramazan Rraja, Genti Nderjaku, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe

Bashkim Haxhija”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Rudina Palloj, Etleva Deda dhe Elsa

Ulliri, me vendimin Nr. 61, datë 18.10.2024 vendosi:

1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ramazan Rraja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasve/viktimave A.N, A.L (P.M), për episodet e faktit penal para ngjarjes së datës 01.11.2019, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që e ka kryer veprën penale për të cilën

akuzohet.

1.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ramazan Rraja, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasve/viktimave A.N, A.L (P.M), V.M (M), G.M dhe A.M (M), për episodet e faktit penal pas ngjarjes së datës 01.11.2019, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.

1.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ramazan Rraja, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

1.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ramazan Rraja, për kryerjen e veprës penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, (për faktin penal të ndodhur në datë 30.05.2020), parashikuar nga neni 151 pg 1 të Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

1.4 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ramazan Rraja, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 pg 1 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vite e 6 muaj, burgim.

1.5 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ramazan Rraja, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, (për faktin penal të ndodhur në datë 19.04.2023), parashikuar nga neni 278 pg 1 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

1.6 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Ramazan Rraja dënohet me një dënim të vetëm prej 9 (nëntë) vite burgim.

1.7 Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ramazan Rraja i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë ) vite burgim.

1.8 Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Ramazan Rraja do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasve/viktimave A.N, A.L (P.M), V.M (M), G.M dhe A.M (M), për episodet e faktit penal pas ngjarjes së datës 01.11.2019, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.

2.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

2.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit/viktimës M.P, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave

dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.

2.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4 (katër) vite burgim.

2.4 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil) dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vite burgim.

2.5 Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil) i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

2.6 Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil) do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bashkim Haxhija, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasve/viktimave A.N, A.L (P.M), V.M (M), G.M dhe A.M (M), për episodet e faktit penal pas ngjarjes së datës 01.11.2019, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.

3.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Bashkim Haxhija, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

3.2 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Bashkim Haxhija dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vite burgim. 3.3 Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bashkim Haxhija, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

3.4 Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Bashkim Haxhija, do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Sinani, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasve/viktimave A.N, A.L (P.M), për episodet e faktit penal para ngjarjes së datës 01.11.2019, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.

4.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Sinani, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

4.2 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Endrit Sinani dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vite burgim.

4.3 Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Endrit Sinani, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

4.4 Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Endrit Sinani, do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Julian Pjetri, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasve/viktimave A.N, A.L (P.M), V.M (M), G.M dhe A.M (M), për episodet e faktit penal pas ngjarjes së datës 01.11.2019, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 6 (gjashtë)vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.

5.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Julian Pjetri, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

5.2 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Julian Pjetri dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.

5.3 Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Julian Pjetri, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite e 4 (katër) muaj burgim.

5.4 Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Julian Pjetri, do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

6. Në bazë të nenit 190, pika 1 të K.Pr.Penale, sendet e sekuestruara disponohen si me poshtë:

(i) Sendet e sekuestruara të pandehurit Julian Pjetri, dhe konkretisht:

– Një armë gjahu shotgan, me mbështetëse të zezë, me mbishkrim ****, e cila ka në trup numër ****, së bashku me lejen për mbajtje arme gjahu me numër **** dhe nr. Rregj. ****, në emër të shtetasit Julian Pjetri, sekuestruar të pandehurit Julian Pjetri, (futur në qesen e provave me numër serial unik ****), lënë në ruajtje në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të konfiskohet.

– Një certifikatë pronësie e auto veturës e markës “Land Rover”, me targa ****, t’i kthehet personit që i përket.

– Një prokurë e posaçme me numër **** rep dhe nr. **** kol, datë 18.11.2019, lëshuar nga notere A.S, i bashkohet fashikullit të gjykimit.

– Kontratë shitje mjeti numër **** rep, nr. **** kol, datë 04.02.2020, lëshuar nga noteri M. Y. M, i bashkohet fashikullit të gjykimit.

– Prokurë e Posaçme me numër **** rep, nr.**** kol, datë 05.02.2020, lëshuar nga noteri M. Y. M, i bashkohet fashikullit të gjykimit.

– Një automjet tip auto veture të markës Mercedes Benz, me ngjyrë të zezë me targë ****, në pronësi të Julian Pjetri, me numër shasie: **** së bashku me dokumentacionin e tij, t’i kthehet personit që i përket.

(ii) Sendet e sekuestruara të pandehurit Ramazan Rraja, dhe konkretisht:

– Një armë pistolete marka Rex Delta, ku në trup ka mbishkrimet ****, numër ****, me një krehër me 8(tetë) fishekë të kalibrit 9 m, sekuestruar të pandehurit Ramazan Rraja, lënë në ruajtje në Drejtorinë e Policisë Vendore të Policisë Tiranë, të konfiskohet.

– Lekë shqiptare në vlerën **** lekë dhe **** euro, t’i kthehet personit që i përket.

– Një automjet tip Mercedes Benz me ngjyrë të zezë , i blinduar me targa **** i cili rezulton i regjistruar ne emër subjektit “Alba Shoes Grup”, lënë në ruajtje në magazinën AAPSK, do të qëndrojë në ruajtje për interesa të procedimit penal të ndarë.

– Një certifikatë kontrollit teknik për mjetin me targa **** dhe leja e qarkullimit për automjetin me numër serie. **** në emër të subjektit “Alba Shoes Grup” për mjetin me targa ****, i kthehet prokurorit për interesa të procedimit penal të ndarë.

– Aparatet telefonike celulare te sekuestruar/të hetuarve, bashkëlidhur në fashikullin e gjykimit, volumi 8, të qëndrojnë në ruajtje për interesa të procedimit penal të ndarë.

7. Në referim të nenit 266 pika 2, gërma b), dhe 228, paragrafi 3 të Kodit të Procedurës Penale, rivënien ne fuqi të masës së sigurimit “Arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurve Ramazan Rraja, Bashkim Haxhija, Genti Nderjaku, Endrit Sinani, caktuar me vendimin nr. 89 akti, datë 20.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe ndaj të pandehurit Julian Pjetri, caktuar me vendimin nr. 96 akti., datë 20.12.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

8. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për zbatimin e vendimit.

9. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit përkatës, në masën **** lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës, i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtorë me këtë vendim, në mënyrë solidare.

10. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar. Ndaj pikës 7 të vendimit mund të behet ankim brenda 5 (pesë) ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për

Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

The post Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, zbardhet vendimi i GJKKO appeared first on Albeu.com.

Politikanë e prokurorë të përfshirë në skemën e mashtrimit të Milena Derajt, Arian Nodja kërkoi 340 mijë euro, cili ishte roli i Tom Doshit
Emisioni “Në Shënjestër” ka sjellë sot historinë e Milena Derajs, një nga historitë më të pabesueshme dhe më komplekse jo vetëm të mashtrimit, por që tregon edhe se si zyrtarë, avokatë dhe politikanë, bëhen pjesë e një skenari që në finalen e tij, ashtu si në filmat aksion përfundon me pengmarrjen e personazhit kryesor.

Një histori që në thelb na tregon edhe vetë çmendurinë ku noton realiteti i vërtetë shqiptar në kohët e sotme.

Milena Deraj, një 29 vjeçare nga Vlora, por me banim në Tiranë, ish-punonjëse në Bankën e Shqipërisë dhe në Kuvend, u përball me makthin e saj më të madh në jetë, pasi u përfshi në një skemë mashtrimi.

Ajo mori 340 mijë euro për t’u mbyllur çështjen gjyqësore, një familje në Shkodër, që kërkonte të shpëtonte të afërmit e tyre, nga dënimi i përjetshëm.

Ajo që e bën edhe më intriguese të gjithë vënien në skenë të mashtrimit, janë vetë personazhet e njohur të përfshirë në të, por edhe vetë historia se si Milena Deraj u përfshi në këtë ngjarje.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’, gjithçka duket se nis në fund të vitit 2021.

Kohë, kur sipas Milena Deraj, ajo u kontaktua nga një mikeshë e saj, që më pas e njohu me një grua të identifikuar si Afërdita Ferracaku, e cila i qau hallin në lidhje me një çështje gjyqësore, ku ishin të përfshirë të afërm të saj.

Ajo i kërkoi që ta ndihmonte t’i shpëtonin dënimit që do t’i linte përgjithmonë në qeli.

Kjo çështje për të cilën Afërdita Ferracaku, u interesua për të krijuar lehtësira në sistemin e drejtësisë, ishte ajo e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 27 qershor 2021, në fshatin Pulaj, në plazhin e Velipojës, ku pas një përplasje për shezlongët midis familjes Ferracaku dhe asaj Gocaj, mbetën të vrarë shtetasit Kujtim Ferracaku dhe vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj.

Viktimë mbeti edhe kamerieri i hotelit në pronësi të vëllezërve Gocaj, Musaein Zeneli, vetëm 20 vjeç, i cili punonte për të siguruar jetesën, pasi babai i tij kishte ndërruar jetë ndërsa nëna punonte në spitalin e Shkodrës.

Vend ku iu desh të lante rrobat e gjakosura të të birit, pa e ditur se ai kishte mbetur viktimë në përplasjen e përgjakshme midis dy fiseve.

Ngjarje ku të plagosur, mbetën edhe shtetasit Hasan Ferracaku dhe Elmelind Dyli, të cilët u vendosën nën pranga dhe janë ende në gjykim nga gjykata e Shkodrës.

Ndërsa bashkë me ta, po gjykohen edhe Shyqyri dhe Abedin Ferracaku, të cilët rrezikojnë dënimin me burgim të përjetshëm për veprat penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese, kundër dy ose më shumë personave’ si dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’, në bashkëpuni, pasi konsiderohen protagonistët kryesore të masakrës.

Do të ishin pikërisht këto akuza të rënda, që vendosën në lëvizje familjen Ferracaku, të cilët filluan të lëvizin çdo gur të mundshëm për të shpëtuar nga dënimi drastik të afërmit e tyre, duke tentuar të gjejë shtigje korruptive në sistemin e drejtësisë, për të shmangur një dënim të tillë të formës së prerë, të cilin më pas do ta kishin të vështirë ta kundërshtonin.

Mesa duket ky është edhe momenti kur në lojë futet Milena Deraj.

Një personazh që deri në këtë moment ishte mjaftueshëm e ekspozuar në rrjete sociale, duke u ngjitur deri në llozhat e Parlamentit.

Ajo shpërndante foto në rrjetet sociale krah politikanëve, të cilat i shfrytëzonte për të krijuar edhe një raport mirëbesimi me ata që më pas do të ishin klientët e saj.

Në krahun tjetër ajo ruante miqësi edhe me disa personazhe që do t’i vinin në ndihmë, në punën e saj, siç del të jetë në dosje, njohja e saj me ish-prokurorin Arian Ndoja, i cili i mbijetoi atentatit të dështuar ndaj tij, më 1 nëntor 2019, në mbikalimin e Shkozetit.

Ngjarje ku mbeti i plagosur rëndë ai vetë dhe miku i tij Aleksandër Laho, njohur si Rrumi dhe humbi jetën më pas në spital, shoferi i tij, Andi Maloku.

Por cili ishte roli i Arian Ndojës, tashmë në rolin e avokatit, në skemën e mashtrimit me 340 mijë euro, që kishte krijuar Milena Deraj, në dëm të familjes Ferracaku?

Dhe cila ishte lidhja e tij me ish-punonjësen e Bankës së Shqipërisë dhe më pas të Kuvendit?

Sipas dosjes hetimore, menjëherë pasi Milena Deraj, mori kontakt me familjen Ferracaku, u premtoi këtyre të fundit, se do të fliste me mikun e saj, Arian Ndoja, i cili mesa duket në këtë rast, kundrejt një shume të majme parash, do të vihej në lëvizje lidhur mbi rastin.

Kjo me qëllim që pjesëtarët e familjes Ferracaku, të përfshirë direkt në masakrën e Velipojës, me katër të vrarë dhe dy të plagosur, të mos shkonin përjetë prapa hekurave.

“Unë kam disa vite që njihem me ish-prokurorin Arian Ndoja, i cili sot është avokat. Një shoqja ime, e quajtur Elira Shyti, në fund të vitit 2021, më ftoi të takoja një shoqen e saj që kishte një akademi ku zhvillonte kurse profesionale, në rrugën ‘Unaza e Re’, pranë ‘Astir’.

Shoqja e mikeshës sime quhet Afërdita Ferracaku.

Në bisedë e sipër Afërdita më kërkoi që të bisedoja me një avokat që mund të merrte përsipër një çështje që disa të afërm të saj, kishin në Shkodër, lidhur mbi në hetim nga Prokuroria e Shkodrës për disa persona që akuzohen për vrasje dhe konkretisht për shtetasit Hasan Ferracaku, Abedin Hasan Ferracaku, Shyqyri Ferracaku si dhe një nip i tyre të cilit nuk ia kujtoj emrin”, deklaron Milena Deraj.

Ky avokat për të cilin Milena Deraj, do të dakordësohej për të hyrë në kontakt, do të ishte pikërisht Arian Ndoja, i cili më pas u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndonëse pret të përballet me shkallën e dytë të vettingut.

“Gjatë bisedës në zyrën e Afërditës, unë i thashë shoqes sime E.Sh, se këtë problem do ta bisedoja me Arjanin. Dhe nëse ai e merrte përsipër, ne do të flisnim sërish. Lidhur mbi këtë çështje, Afërdita më tha se do të vinte ta takonte personalisht një nga kushërinjtë e saj”, deklaron Milena Deraj.

Vetëm një javë pas kësaj bisede të parë që zhvilloi në ambientet e akademisë, Milena Deraj, siç del nga rrëfimi i saj, u rikthye sërish aty. Këtë herë për të takuar njeriun i cili ishte i interesuar direkt për të shpëtuar të afërmit e tyre nga dënimi i rreptë i drejtësisë.

Ky person që Milena Deraj, takoi këtë herë ishte Abedin Ferracaku, njëri nga djemtë e shtetasit Hasan Ferracaku, i cili sic thamë më herët është i arrestuar në lidhje me masakrën e Velipojës.

Abedin Ferracaku, i cili siç del, ndërsa ishte në listën e të kërkuarve nga policia për masakrën e Velipojës, ai jo vetëm lëvizte lirshëm por zhvillonte edhe takime edhe me ish- zyrtaren, për ti shpëtuar dënimit.

“Vetëm një javë më pas unë dhe shoqja ime Elira Shyti, shkuam përsëri te zyra e Afërditës.

Aty krahas saj, gjeta edhe shtetasin Abedin Ferracaku.

Pasi Afërdita na prezantoi, ajo na la vetëm me Abedinin dhe shoqen time në zyrën e saj.

Gjatë bisedës Abedini më tregoi mbi rrethanat e ngjarjes që atyre u kishte ndodhur në plazhin e Velipojës në Shkodër, si edhe faktin që për këtë vrasje, babai i tij Hasan Ferracaku, ishte në burg.

Ndërsa tre të tjerë ishin në kërkim për të njëjtën çështje”, dëshmon Milena Deraj.

Ashtu si edhe Afërdita në bisedën e parë të zhvilluar në zyrën e saj edhe Abedin Ferracaku, i kërkoi Milena Deraj, t’i gjente një avokat që t’i rregullonte punët.

“Gjatë bisedës Abedini, më kërkoi që t’i gjeja një avokat, me qëllim që ta mbronte gjatë gjykimit dhe që gjykata të merrte një masë më të lehtë.

Unë i thashë se do të bisedoja me një avokat, por nuk i përmenda asnjë emër, vetëm i thashë që do i ktheja përgjigje”, dëshmon Milena Deraj.

Ashtu siç edhe u premtoi, Milena Deraj nuk vonoi edhe foli me avokatin, që ajo mendonte se do i vinte në ndihmë familjes Ferracaku, në përballjen e tyre me drejtësinë.

Ajo thotë se u takua me Arian Ndojën, vetëm një javë më pas, të cilin siç më pas u rrëfye e njihte nëpërmjet një zyrtari të lartë të burgjeve.

Ky takim mes tyre u zhvillua në ambientet e një lokali pranë Liqenit Artificial në Tiranë, aty ku diskutuan çështjen e familjes Ferracaku.

“Një javë pas bisedës që zhvillova me Abedin Ferracakun në zyrën e Afërditës, unë u takova me Arian Ndojën, ku i thashë të më gjente një avokat të mirë.

Ai më tha se e kishte studiuar dosjen e familjes Ferracaku dhe ishte e pamundur që ata të mos dënoheshin”, thotë Milena Deraj.

Por me këto prova që ishin në dosje, ai do të kërkonte gjykim të shkurtuar, me qëllim për të shmangur dënimin e përjetshëm, gjithmonë nëse e pranonte gjykata, sipas rrëfimit që Milena Deraj, bëri përpara grupit hetues,

Por Arian Ndoja, siç del edhe nga dosja hetimore, i kërkoi mikeshës së tij shumën prej 340 mijë euro për 4 të pandehurit, ose ndryshe 85 mijë euro për kokë.

“Ariani, për t’i mbrojtur këto katër shtetas, konkretisht; Hasan, Abedin dhe Shyqyri Ferracaku, si dhe një nip të tyre, kërkoi 340 000 euro. Për të cilat unë i thashë se do të flisja me Abedinin dhe do i ktheja përgjigje”, dëshmon Milena Deraj.

Dhe sic vetë Milena Deraj u rrëfye, ajo u kthye sërish të Ferracakët për t’ju folur për shumën që kërkohej për t’i shpëtuar nga halli i kishte zënë me drejtësinë…

“Pas takimit që zhvillova me Arianin, unë kontaktova me shoqen time Elira Shyti, dhe të dyja u drejtuam në zyrën e Afërditës, ku na priste Abedin Ferracaku.

Ku sërish pa i thënë emrin e avokatit, e vura në dijeni se për ti mbrojtur që të kalonin në gjykim të shkurtuar, avokati kërkonte 340 mijë euro.

Abedini na tha se ishte dakord, por do vonohet deri në 6 muaj për të siguruar paratë.

Për këtë arsye ai kërkonte kohën e nevojshme”, tha ajo.

Ashtu sikurse edhe premtoi, Abedin Ferracaku, u bë i gjallë sërish 6 muaj pas takimit të fundit që kishte zhvilluar me Milena Deraj.

Ai i dha asaj në tri kohë të ndryshme, shumën prej 340 mijë euro.

Duke pritur tashmë që në këmbim të këtyre parave, ajo dhe avokati i saj të mbaronin punën, për të cilën kishin biseduar edhe më herët.

“Mesa mbaj mend ishte fillimi i vitit 2022, kur Abedin Ferracaku, më mori në telefon nga aplikacioni ‘Signal’ dhe më kërkoi që ta takonte me qëllim që të më jepte shumën e eurove që kisha biseduar me avokatin.

Ne u takuam te Lulishte ‘1 Maji’, ku ai më dha një pjesë të shumës, 80 mijë euro, të cilat ishin prerje 50 dhe 100 të pa mbështjella, të cilat i nxorri nga xhepi.

Ai më tha ndërkohë se pjesën tjetër do ia jepte në dy pjesë në kohë të ndryshme.

Unë këto para, i mbajta vetë deri kur Abedini të sillte të gjithë shumën që kërkonte avokati.

Dy javë më vonë, para Bankës së Shqipërisë, te stacioni i autobusit, në një taksi, Abedini më dha edhe 70 mijë euro.

Vetëm një muaj pasi më dha këstin e dytë të pagesës, Abedini më kontaktoi sërish në aplikacionin ‘Signal’.

Këtë herë ne u takuam përsëri te Lulishte ‘1 Maji’, ku ai më dha pjesën e mbetur të parave, duke plotësuar kështu shumën prej 340 mijë euro”, rrëfen Milena Deraj.

Milena Deraj tha në prokurori se të gjithë shumën ajo e mbajti për vete.

Madje kartmonedhat me prerje 50 dhe 100 euro, ajo i kishte kthyer në 500 euroshe.

Para të cilat ajo thotë se i kishte mbajtur në makinën e saj, derisa diçka shkoi keq në këtë histori.

“Të gjithë shumën që Abedini më dha kohë pas kohe fillimisht e mbajta në shtëpi.

Më pas për rreth 2-3 muaj, e mbajta në makinë, ku i ktheva në prerje 500 euro që të mos kishin volum.

Por gjatë kësaj kohe, Arian Ndoja më merr në telefon dhe më thotë se heq dorë nga kjo punë dhe nuk merret me ata. Unë nuk i tregova fare për shumën që më kishin dhënë për avokatin.

Dy ditë më pas nëpërmjet aplikacionit ‘Signal’, Abedini më mori në telefon dhe pavarësisht se i thashë që do të kthej paratë, ai nuk pranoi, duke më thënë se për këto para është vënë në rrezik dhe nuk do paratë, por do punën”, shton ajo.

Por Milena Deraj nuk e dinte ende se në ç’telashe ishte futur.

Ky ishte vetëm fillimi i problemeve të saj të vërteta, pasi personat e familjes Ferracaku me të cilët ishte përfshirë, këtë here sipas saj do t’i vendosnin gjobë mbi shumën që ajo u kishte marrë për të bërë punën dhe tashmë nuk kërkonin 340 mijë euro, por 540 mijë euro.

Ajo thotë se dy ditë para zgjedhjeve lokale, u takua me Abedinin, nipin e tij dhe Afërditën në një hotel në Tiranë dhe nga aty udhëtuan drejt Shkodrës, me qëllim për të takuar një politikan të njohur.

Por gjatë rrugës, itinerari i makinës me të cilën udhëtonin ndryshoi dhe ajo e pa veten, në një banesë njëkatëshe, ku tha se u kërcënua me armë në kokë, nga anëtarë të familjes Ferracaku.

“Të gjithë kemi dalë në këtë moment nga zyra dhe jemi futur të katërt në makinën e Abedinit, e cila drejtohej nga nipi, ku jemi nisur në Shkodër.

Afërdita ndodhej në vendin e parë të pasagjerit, ndërsa Abedini dhe unë në sediljen e pasme. Pasi kemi mbërritur pranë Shkodrës, drejtuesi i makinës foli me një shokun e tij në telefon ku ai i tha se rruga për në qytet ka trafik dhe kështu u fut në një rrugë dytësore, ku eci për gati 15 minuta.

Pasi mbërritëm tek një ndërtesë një katëshe me oborr, ku nuk kishte persona të tjerë, aty erdhi menjeherë vëllai i Abedinit i quajtur Shyqyri, i cili në duar mbante një pistoletë dhe më futi në njërën nga dhomat e shtëpisë nga dera e pasme e saj, duke më ulur në një kolltuk ngjyrë të kuqe,

Duke më thënë se këtu ku isha ulur unë, ishte ulur edhe avokat Ariani.

Gjatë kësaj kohe për rreth 2 orë, ai më kërcënoi me armë se do të më vriste, nëse nuk i jepja shumën që kisha për ti dhënë dhe shumën tjetër prej 200 mijë euro”, rrëfen ajo.

Milena Deraj, tha gjithashtu se gjatë qëndrimit në banesën e familjes Ferracaku, ajo u detyrua po ashtu të bënte edhe një video ku pranonte se tashmë ajo nuk i kishte më kësaj familje 340, por 540 mijë euro.

“Gjatë kohës së qëndrimit në banesë ata më detyruan të bëj me telefonin e Abedinit, një video call me tekst: ‘Unë e quajtura Milena Deraj për çështjen e zotit Abedin Ferracaku kam marrë shumën prej 540 000 euro për dosjen Ferracaku me prokuror znj. Hamzaj’.

Gjatë kohës që unë bëja këtë video, të pranishëm ishin Abedini, Shyqyriu, shoferi i makinës si dhe Afërdita”, tha ajo.

Por ndërsa e lanë të lirë për momentin, familja Ferracaku nuk kishte përfunduar punë me Milena Deraj.

Këtë herë ata i thanë të paraqitej më 23 maj, në mbrëmje, në Shkodër.

“Më 23 Maj 2023, ata më thanë për tu takuar në Shkodër në një lokal.

Dua të them se në banesën që mbajtën për 2-3 orë, ata nuk përdorën dhunë fizike.

Por vetëm dhunë psikologjike, ku më kërcënonin me armën që mbanin në duar.

Pasi më lanë të lirë, me të njëjtën makinën që morën nga Tirana më dërguan së bashku me Afërditën deri në hyrje të Lezhës.

Këtu Afërdita mori një taksi dhe u kthyem në Tiranë.

Pas tre ditësh u takova me shoqen time Elira Shyti, e cila ishte shqetësuar shumë”, vijon rrëfimi.

Menjëherë pasi mori kërcënimin nga familja Ferracaku, Milena Deraj, tregoi për grupin hetues, se ajo u përpoq të merrte kontakt me Arian Ndojën, por ai sipas saj nuk iu përgjigj asnjëherë thirrjeve të saj.

Sic del nga dosja ai me gjasë ishte kontaktuar nga Ferracakët, dhe për këtë shkak kishte hequr dorë.

“Pas asaj që ndodhi unë u mundova të lidhesha me avokatin Arian Ndoji, por nuk munda të kontaktoja me të, që prej 2-3 muajsh.

Nga shumë 340 mijë euro që unë i mora familjes Ferracaku, unë u ktheva atyre vetëm 140 mijë euro. Pasi 200 mijë euro, i investova në fshatin Salari të Tepelenës, ku bëra një shtëpi guri.

Pasi ata nuk pranonin që të merrnin shumën e eurove që më kishin dhënë, por kërkonin edhe 540 mijë euro të tjera, të regjistruara në video”, dëshmon ajo.

Milena Deraj tha për hetuesit, se gjatë kohës që ajo mbahej peng në një banesë në Shkodër, Abedin Ferracaku sipas saj kanosi edhe njerëzit e saj të afërm.

Madje, kërcënimeve të familjes Ferracaku, nuk i kishte shpëtuar as shoqja e saj Elira Shyti.

“Gjatë kohës që u mbajta peng në banesën e tyre në Shkodër. Abedini kanosi edhe të afërmit e mi. Gjatë bisedës që bëra me mikeshën time Elira Shyti ajo më tha se tri ditët e fundit ishin shtuar kërcënimet edhe ndaj familjes së saj.

Madje, sipas saj, Abedini i kishte marrë asaj edhe pasaportën, duke mos ia kthyer”, dëshmon ajo.

Por kjo histori nuk do ishte kaq e koklavitur nëse në rrëfimet e Milena Deraj, nuk do të përfshiheshin edhe emra politikanësh.

Ajo tha se më datë 9 Maj 2023, u kontaktua edhe nga një personazh i rëndësishëm i politikës.

“Më datë 22 Maj 2023, nga një numër i huaj, në whats app, më mori Abedin Ferracaku, i cili më tha se: ‘Të erdhi dita, të pres në Shkodër më datë 23’

Më datë 9 Maj 2023, mua më mori në telefon Toma, për të më pyetur çfarë kishte ndodhur mes meje dhe vëllezërve Ferracaku.

Unë shkova e takova Tomën te rruga e Ambasadave në zyrën e tij.

Ku gjatë bisedës ai më pyeti nëse ua njeh borxhin apo jo, dhe unë u thashë se do ua ktheja paratë”, thuhet në dëshminë e saj.

Në lidhje me këtë dëshmi, grupi hetues i ballafaqoi ato edhe me personave të tjerë të përfshirë në këtë histori të gjatë mashtrimi dhe kërcënimi.

Një ndër personat që u pyet ishte edhe Afërdita Ferracaku, e cila tregoi edhe se si u njoh me Milenën dhe se si kjo e fundit u përpoq ti mbushte mendjen të investonte në bono thesari, për të cilën do ta ndihmonte ajo vetë duke qenë se ishte punonjëse e Bankës së Shqipërisë.

“Milena Derajn, unë e njoh nëpërmjet mikeshës sime, Elira Shyti.

Një ditë E.Sh erdhi në aktivitetin tim bashkë me Milenën, ku i bëra thonjtë, dhe gjatë bisedës kjo e fundit më tha se punon te Banka e Shqipërisë në departamentin e bonove të thesarit.

Ajo më tha gjithashtu se bonot kanë interesa shumë të larta, dhe se do ishte me interes për të investonte paratë aty”, tha ajo.

Afërdita thotë se nuk investoi, pasi pati dyshimet e saj.

Por sipas saj, për t’i mbushur mendjen të mos frikësohej nga investimi në bono thesari, Milena Deraj, e njohu edhe me bashkëshortin.

“Bisedat vazhduan normalisht për pak kohë. Milena më tha se bashkëshorti i saj punonte në Ministrinë e Brendshme dhe se kishte njohje të rëndësishme. Gjithashtu, sipas saj, ai mund të nxirrte edhe pasaporta shqiptare. Gjatë kësaj kohe e dëgjova shpesh Milenën të thoshte se kishte njohje me prokurorë dhe gjyqtarë të ndryshëm.

Dhe se kishte dijeni për një çështje që disa të afërm të mi kishin në Prokurorinë e Shkodrës.

Ajo më tha se njeh prokurorin Arian Ndoja dhe se ai mund t’ua zgjidhte këtë punë.

Këtë gjë Milena ia tha edhe kushëririt tim, Abedin Ferracakut, i cili i tha se do vinte ta takonte në Tiranë”, vijon dëshmia e saj.

Siç edhe Milena Deraj, tregoi në dëshminë e saj, edhe Afërdita Ferracaku, konfirmoi faktin se kushëriri i saj Abedini u takua me Milenën.

Por ajo thotë se nuk ishte në dijeni se si kishin evoluar punët midis tyre.

Ajo mësoi se Milena i kishte marrë paratë vetëm 10 ditë para zgjedhjeve të 14 majit, por nuk kishte bërë asnjë veprim për çështjen që familja e saj kishte në gjykatë.

Sipas saj, ky është edhe momenti kur familja Ferracaku nis të interesohet se kush është në të vërtetë, Milena Deraj.

“Pasi mësuam që Milena pavarësisht se kishte marrë 340 mijë euro, nuk kishte bërë asnjë punë, ne filluam të interesohemi se kush është ky person. Njerëz të ndryshëm na thanë se ajo po investonte bashkë me z.Tom Doshi, në ndërtimin e një pallati. Duke qenë se me këtë të fundit kemi marrëdhënie familjare, shkuam edhe e takuam. Ai na tha se këtë shtetase e njeh si emër, por kjo e fundit është mashtruese dhe nuk po investon në asnjë pronë me të. Për këtë arsye ai na kërkoi të mos merreshim me Milenën”, rrëfen Afërdita Ferracaku.

Por ndryshe nga sa tha Milena, se Abedin Ferracaku e ka kërcënuar duke i kërkuar tashmë jo më 340 por 540 mijë euro, Afërdita Ferracaku në dëshminë e saj përpara oficerëve të policisë, mohoi që kjo të jetë e vërtetë.

Ajo tha se Abedini i kërkoi Milenës, vetëm paratë që i kishte dhënë, madje sipas saj duke i falur edhe 50 mijë euro, vetëm t’i kthente pjesën tjetër të parave.

Po kështu Afërdita Ferracaku, ndryshe nga sa tha Milena Deraj se ishte mbajtur peng nën kërcënimin e armës në një banesë në Shkodër, mohoi që kjo të ishte e vërtetë.

Madje ajo tha se i mashtruari në këtë rast nga Milena Deraj, ishte kushëriri i saj, Abedin Ferracaku.

“Dua të sqaroj se në asnjë moment nuk kam shkuar në Shkodër, me Milenën, Abedinin, apo persona të tjerë. Pas bisedës që zhvilluam në Tiranë, ne jemi ndarë dhe nuk kam asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur. Unë deklaroj me bindje të plotë se Abedini nuk e ka kërcënuar asnjëherë në praninë time, Milenën. Por ndërsa Milena Deraj, po kërkonte t’i provonte grupit hetues, se ajo ishte peng e një historie ku nuk kishte asnjë faj”, dëshmon Afërdita Ferracaku.

Pikërisht në këtë moment një denoncim tashmë në dëm të saj, ndryshon edhe njëherë rrjedhën e ngjarjeve.

Këtë herë ajo që e fundosi u bë mikesha e saj Elira Shyti, e cila bëri kallëzim kundrejt saj për mashtrim.

“Milena Deraj më ka mashtruar. Fillimisht prezantimi me të ka qenë miqësor, ku ajo mu paraqit si punonjëse e Bankës së Shqipërisë.

Vetëm pak kohë pasi e njoha, Milena më propozoi të investoja në bono thesari, si një mundësi që do më sillte fitime.

Për një periudhë 6 mujore, unë i dhashë Milenës, një shumë në total prej 225 mijë euro.

Para të cilat i kisha marrë nga të afërmit e mi.

Pasi kaloi periudha në të cilën unë prisja që të merrja kthimin e investimit, Milena filloi të më shtyjë datat, duke më thënë se vonesat ishin për shkak të procedurave të Bankës.

Gjatë kohës që bisedoja me Milenën për këtë punë, ajo më njohu edhe me bashkëshortin e saj, i cili përgjatë gjithë kohës më thoshte të kisha besim pasi jo vetëm do merrja paratë e mia por edhe fitimin që më kishte premtuar Milena”, thuhet në dëshminë e Elira Shytit.

Por ndërsa priste që të bëhej e pasur nga investimi joshës që i kishte premtuar tashmë shoqja e saj, Milena Deraj, Elira Shyti, kuptoi se këto para mund të mos vinin më kurrë.

Por për tiu kthyer edhe njëherë historisë tashmë të mashtrimit me familjen Ferracaku, Elira Shyti, e cila ka shërbyer si ndërmjetëse midis Milena Deraj dhe Afërdita Ferracakut dhe më pas kushëririt të saj Abedin Ferracaku, pranon se kishte dijeni mbi atë çfarë po ndodhte dhe se këtë e kishte mësuar nga vetë Milena.

Ndërkohë që tashmë personat me të cilët Milena ishte perzier, kishin filluar të kërcënonin edhe atë vetë, madje të arrinin aty deri sa ti merrnin edhe pasaportën, me qëllim që të mos ikte jashtë Shqipërisë.

“Afërdita Ferracakun e njoh pasi e kam mikeshë prej vitesh, dhe kam qenë unë që e kam prezantuar me Milenën. Gjatë njërës prej bisedave, Milena më ka thënë se i detyrohej disa personave që kishte njohur nëpërmjet Afërditës, një shumë të konsiderueshme mbi 300 mijë euro. Gjatë kësaj kohe kam pasur mesazhe nga numra të huaj në aplikacionin ‘Signal’, të cilët më shkruanin që të mos dal nga Shqipëria as unë dhe as djali im, deri sa të mbyllej çështja e lekëve që Milena u detyrohej. Unë ia përcolla këto mesazhe Milenës dhe ajo më tha rri e qetë pasi do ua kthente lekët që u kishte borxh. Një ditë, persona të cilët nuk mund ti identifikoj, më ndaluan poshtë pallatit dhe më kërkuan pasaportën. Unë nga frika u ngjita lart, mora pasaportën dhe ua dhashë këtyre personave, të cilët pasi e morën, u larguan”, thuhet në dëshminë e Elira Shytit.

Por të gjitha këto dëshmi u bënë, pasi vetë Milena Deraj, trokiti në dyert e policisë dhe tregoi historinë, që sic thamë mbart shumë pikëpyetje.

Policia nisi hetimet dhe pasi mori edhe dëshmitë e disa prej protagonistëve vuri në pranga ish punonjësen e Kuvendit, e cila nga verifikimi i sistemit ‘Deepsee’, rezultoi se ishte përsëritëse në veprën e mashtrimit.

“Nga kqyrja e sistemit ‘Deepsee’ për shtetasen Milena Deraj, rezultoi se kjo shtetase është proceduar penalisht dhe më parë nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar për veprën penale ‘Mashtrim’, lidhur me investimet në bono thesari.

Për këtë arsye më datë 23 Maj 2023, ora 22.00, u bë ndalimi i kësaj shtetase pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të ‘Mashtrimit’”, thuhet në dosjen hetimore.

Por ndërsa Milena Deraj ndodhet në pritje të gjykimit në akuzën për mashtrim, janë të shumta pikëpyetjet që lidhen mbi historinë e saj, një histori, siç thamë tejet intriguese, por edhe me shumë pikëpyetje ku përfshihen shumë aktorë të drejtësisë deri edhe të politikës.

Cili është roli i ish-prokurorit Arian Ndoji në këtë histori?

A është marrë në pyetje Arian Ndoji dhe cili është versioni i tij për këtë histori?

A ka patur kontakt ai me të shumëkërkuarin Ferracaku dhe përse hoqi dorë prej rastit?

Përse E. Sh, nuk e kallëzoi më herët, mikeshën e saj në Bankën e Shqipërisë, Milena Deraj, por priti sa ajo të kryente një tjetër mashtrim me përmasa të mëdha?

A u përpoq familja Ferracaku në të vërtetë të korruptonte drejtësinë?

Përse hetimet dhe gjykimi për këtë dosje është mbajtur në sekret të plotë? Çfarë fshihet pas?

Dhe si lëviznin ata të lirë, kur ishin në kërkim nga policia?

Dhe e fundit, a do hetohet ndonjëherë e plotë kjo histori, për të mësuar të vërtetën se çfarë ndodhi në të vërtetë? /BW

The post Politikanë e prokurorë të përfshirë në skemën e mashtrimit të Milena Derajt, Arian Nodja kërkoi 340 mijë euro, cili ishte roli i Tom Doshit appeared first on Albeu.com.

I dënuar nga drejtësia belge dhe në kërkim nga ajo shqiptare, lista e “bëmave” të Ramazan Rrajës që u arrestua sonte
I dënuar nga drejtësia belge dhe në kërkim nga ajo shqiptare, lista e “bëmave” të Ramazan Rrajës që u arrestua sonte

Nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, ra në pranga mbrëmjën e sotme, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia për përfshirje në disa vepra penale.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, Ramazan Rraja u arrestua rreth orës 19:45, teksa po konsumtonte iftar në një lokal pranë Urës së Gjoles.

Ndër të tjera, Hoxha bën me dije se Rraja nuk ka bërë rezistencë.

Kujtojmë që në shkurt të këtij viti Ramazan Rraja u dënua me burg nga drejtësia belge pasi cilësohej si një nga kokat e një organizate droge shqiptaro-letoneze që tregtonte miliona euro kokainë, duke përfshirë aktivitetin edhe portet e Antëerpen dhe Vlissingen.

Gjykata e dënoi nipin e deputetit të PS me 12 vjet burg, tre më shumë nga ç’kishte kërkuar prokuroria.

Gjatë hetimeve, Ramazan Rraja ishte dëgjuar duke folur kreun e grupit kriminal, Kaspars N, për një kontejner që ndodhej në kalatën 1742, me banane që tashmë ishte kontrolluar nga dogana, por pa rezultat.

Gjatë një kontrolli të ri, doganierët gjetën 57 kilogramësh kokainë.

Një kapje prej 50 kilogramësh në Vlissingen në Holandë dhe një nga 80 kilogramë në Civitaveçhia italiane pranë Romës ishin gjithashtu të lidhura me grupin.

Herë pas here, droga dërgohej nga Ekuadori, zona e preferuar e punës së kriminelëve shqiptarë të drogës, bënë me dije ateherë mediat belge.

Veçse i dënuar nga drejtësia në Belgjikë, Rraja ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare qysh prej datës 17 janar 2023, pasi GJKKO e ka pranuar kërkesën e prokurorisë SPAK, për caktimin e masës së arrestit në burg ndaj tij.

Sipas SPAK, Rraja, kushëriri i tij Redjan Rraja dhe persona të tjerë në qytetin e Durrësit, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në atentatin e datës 1 nëntor 2019 ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, në zonën e Sukthit, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe të plagosur rëndë Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut”.

Emri i Rrajës lidhet me një tjetër ngjarje të rëndë, për të cilën gjithashtu ishte shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për atentatin e datës 17 korrik 2022, në mbikalimin e Fushë- Krujës, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Në atë kohë, Ramazan Rraja ndodhej jashtë vendit.

Ai u shoqërua nga policia e Fushë-Krujës mesditen e 31 tetorit 2022, kur sapo ishte kthyer në Rinas me linjën e “Flay Dubai” nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai deklaroi në polici në lidhje me masakrën me tre të vrarë dhe më pas u la i lirë.

Ndërkohë, më 15 nëntor ai u shoqërua sërish në policinë e Tiranës bashkë me 3 persona të tjerë dhe u morën në pyetje në lidhje me trajektoren e lëvizjes së tyre, dhe pronësinë e tre automjeteve të blinduara.

Ramazan Rraja konsiderohet edhe si mik i Plaurent Dervishajt, prej vitesh rezident në Dubai, e megjithatë në kërkim nga SPAK për vrasjen e Klodian Saliut në shkurt të 2005.

/albeu.com

The post I dënuar nga drejtësia belge dhe në kërkim nga ajo shqiptare, lista e “bëmave” të Ramazan Rrajës që u arrestua sonte appeared first on Albeu.com.

Si u thur plani i vrasjes me aplikacionin “Sky”, atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, zbulohen nofkat e grupit të Plaurent Dervishaj, hakmarrje për…
Ish-prokurori Arjan Ndoji ra pre e një atentati më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit në Durrës. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe miku i tij Aleksandër Laho i njohur si ‘Rrumi’ si dhe humbi jetën në spital, shoferi i prokurorit Ndoji, Andi Maloku, viktima më e pafajshme e kësaj historie.

Një dosje e publikuar nga emisioni “Në Shënjestër” hedh dritë jo vetëm për mënyrën se si u krye atentati ndaj prokurorit Ndoji dhe mikut të tij ‘Rrumi’, por edhe se si plani për asgjësimin e tyre nisi disa muaj para se skenari të vihej në jetë.

Sipas dosjes, plani për ekzekutimin e prokurorit Arian Ndoji dhe mikut të tij “Rrumi”, thuhet se nisi fillimisht me shkarkimin e aplikacionit “SKY”.

Organizatorët nisën të përdorin aplikacionin me qëllim që të mos përgjoheshin nga organet ligjzbatuese.

Grupi kriminal i Plaurent Dervishaj, e cilësonte të padepërtueshëm aplikacionin në telefon, por nuk mendonin kështu hetuesit francezë dhe ekspertët e tyre të specializuar në ç’kodimin e aplikacioneve të tilla, sado të sofistikuara që ato mund të jenë.

Një ndihmë të vyer në këtë rast ia kanë dhënë edhe vetë përdoruesit e saj, të cilët kanë lënë gjurmët e tyre të krimit në këtë aplikacion, gjatë bisedave që kanë zhvilluar.

“Referuar bisedave të realizuara nga përdoruesit e ‘SKY’ midis datave 13 gusht 2019 dhe 23 shtator 2019, ndërmjet shtetasve Julian Meçaj dhe Amar Shkëmbi, del në pah sigurimi i kushteve dhe masat paraprake që janë marrë nga autorët për realizimin e vrasjes së Arian Ndojit dhe Pëllumb Muharremit (Aleksandër Lahos). Pasi për këtë qëllim, këta persona kanë shkarkuar në telefonat e tyre aplikacionin “SKY”, me qëllim për të mos u përgjuar dhe identifikuar”, thuhet në dosje.

Njeriu kyç që ishte i interesuar direkt për eliminimin e Rrumit, rezulton të jetë Plaurent Dervishaj. Ai është një personazh shumë i njohur, dikur pjesë e bandës së Durrësit, por që do të merrte pafajësinë pas një sage të gjatë gjyqësore. Në operacionin ndaj Arjan Ndojit dhe Rrumit, Dervishaj mban pseudonimet ‘Shoku’ apo ‘Plaku’.

Dervishaj, vetëm 6 muaj para atentatit ndaj prokurorit Ndoji dhe Rrumi, kishte rënë edhe vetë pre e një prite të armatosur, bashkë me dy miqtë e tij, Julian Meçaj dhe Bashkim Haxhiaj.

Bëhet fjalë për atentatin e ndodhur më 20 qershor 2019, në fshatin Koxhas të Shijakut për të cilin ai dyshonte se ishte organizuar nga “Rrumi i Shijakut”, një rival i fortë i tij në luftën për territor dhe pushtet në qytetin e Durrësit.

Ky duket të ketë qenë edhe motivi për të cilin Dervishaj nisi të thurë planin e tij të hakmarrjes.

“Në bazë të bisedave të kryera, grupi organizator i atentatit të datës 1 nëntor 2019, ndaj prokurorit Arjan Ndoji dhe Aleksandër Lahos, me shprehjen ‘Shoku’ i referohen Plaurent Dervishaj, me shprehjen ‘Fshatari’ personit nën hetim Bledar Polovina. Me shprehjen‘Bad’ Amar Shkëmbit (alias Dritan Shkëmbi). Ndërsa me ‘Doku’, bashkëbiseduesit i referohen të pandehurit Redian Rraja; me ‘XONI”, personit nën hetim Ramazan Rraja; me ‘Kili’, Genti Ndërjakut (alias Kili Ndërjaku dhe Ekil Ndërjaku); dhe me ‘Dicio’, i referohen personit nën hetim Endrit Sinanit. Ndërsa Marsel Deçkës i referohen me kodin ‘Kështjella’”, thuhet në dosjen hetimore./BW/

The post Si u thur plani i vrasjes me aplikacionin “Sky”, atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, zbulohen nofkat e grupit të Plaurent Dervishaj, hakmarrje për… appeared first on Albeu.com.

Redjan Rraja ekzekutori/ “Ngelëm në rrugë, pa bukë”, zbardhen bisedat, Plaurent Dervishaj nxehet pse nuk po vritej “Rrumi”, vartësit ankohen. Si u ndoq Ndoji për 4 ditë
Pas atentatit të dështuar ndaj Plaurent Dervishajt, ky i fundit nisi të hartonte planin për eliminimin e Arjan Ndojit dhe Rrumit. Atentati ndaj tyre u bë në 1 nëntor në mbikalimin e Shkozetit, ndërkohë që siç del në dosjen hetimore të publikuar nga emisioni“Në Shënjestër”, të parët që kanë nisur punët për të krijuar kushtet për të realizuar atentatin, duket se janë Julian Meçaj, Amar Shkëmbi dhe Endrit Sinani, i njohur me pseudonimin “Diqo”, një lidhje ky e afërt me Amar Shkëmbin.

Në bisedën e përgjuar konstatohen edhe takimet me Redjan Rrajën, i cili në këtë skenar ishte ngarkuar të kryente rolin e ekzekutorit. Rraja u arrestua fill pas atentatit të ndodhur në “Mbikalimin e Shkozetit”, pasi gjurmët e tij u gjetën në makinën e krimit, që autorët nuk mundën ta digjnin dot, por e braktisën pranë varrezave të Shkafanës, në Durrës.

Në vendin ku u braktis automjeti u gjetën midis të tjerave edhe një palë syze, që mbanin pikërisht gjurmët e ADN-së së Rrajës, që në dosje rezulton me pseudonimin ‘Doku’.

Në përgjime evidentohen edhe takimet që pjesëtarë të grupit kanë kryer kohë pas kohe me Redjan Rrajën, siç janë edhe ato që ky i fundit realizonte në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, me Amar Shkëmbin. Përgjimet hedhin dritë edhe në ndjekjen për katër ditë me radhë që grupi i përcaktuar, i kishte bërë makinës së prokurorit Ndoji, deri ditën e goditjes finale.

Por ajo që është pjesa më interesante e kësaj historie, është mënyra se si grupi kriminal funksionoi dhe veproi për të eliminuar dy objektivat e tij. Aq sa në transkriptet e bisedave, del se numri i personave të përfshirë në gjurmimin e shënjestrave të atentatit, të jetë i madh.

E tillë është edhe biseda e 11 shtatorit 2019 midis Julian Meçaj, i identifikuar në këtë komunikim si “Sakati” dhe Amar Shkëmbit, me kodin “Badi”. Meçaj dhe Shkëmbi, në këtë bisedë duket se sinkronizojnë veprimet me qëllim përgjimin në ambient të hapur të makinës së Rrumit, i cili siç rezulton nga bisedat e tyre duket se i ndryshon shpesh makinat.

PËRGJIMI

“O vlla e lëm kështu, te lokali si ka thënë ‘Shoku’ dhe nesër. Ne na duhet për mendimin tim te tarraca dikush që të pijë kafe dhe te muzeu një tjetër dhe sa të lëshohet ai te këto rrugë dal unë te ura e shoh nga iku për TR apo për lokal. Dhe s’ka ça rri gjithë ditën nga ora 2 deri në 4.

Po te muzeu dhe te tarraca nuk besoj se ka ndonjë problem. I the ‘Kilit’ të shohi për atë makinën që më the mua se mos është me atë te lokali. Ne jemi këtu, ti e din, s’kam ik andej.

Dihet ai, o në autostradë o në lokal do shkojë. Ai e din vendin fiks ku do presi. Po vlla po mos t’i ndahena nesër.”, tha Meçaj.

Siç del nga bisedat e përgjuara ortakët në planin për të vrarë Ndojin dhe ‘Rrumin’, duket se janë takuar të nesërmen. Madje në një moment ata shprehin padurimin e tyre në lidhje me faktin që objektivi kishte ditë pa u dukur në lokalin që frekuentonte zakonisht.

PËRGJIMI

“A ka dalë ‘Alt’ aty se ne jemi te vendi jonë.

Ok vlla, po pse nuk ia le telefonin ‘Alt’ të na shkruante se ka ardh ai. Dhe ti thoshim edhe ‘Dokut’ që ka ardhur dhe të jetë gati.

Ishalla sot po shkon te lokali se ka kaq ditë pa qenë.

O për mua kam durim vlla, po kam hallin  e atyre që janë me hekura në kurriz se dje kanë nejt në rrugë të shkretët. Po pastaj ‘Alt’ dhe ‘Diqo’ mos t’i ndahen sa ta pasojnë.

E mir aty të rrijë ishalla vjen vlla.

Po vlla ajo na duhet dhe ne. Ishalla ajo është super. Ishalla aman. Dhe unë këtu me ‘Fshatarin’ jam dhe me ‘Diqon’.

Fratelo, hë ka ardhur gjë se më pyeti dhe ‘Doku’.

Dhe ‘Kili’ vlla thuaja amanet lokalin sot se mos na vjen atje se ka dit pa ardhur.

Ok ti më thuaj vlla, pastaj çojmë ‘Diqon’ atje”.

Me “hekura në kurriz” grupi nënkupton pajisje të sofistikuara survejimi, të afta të shikojnë në distanca të largëta.

Ndërkohë që pas ditëve të tëra pa e parë objektivin e tyre, ish-prokurorin Ndoji, mbërriti lajmi që makina e tij është parë të lëvizë në vendin ku ata po e prisnin prej ditësh.

Në bisedë del edhe roli i ‘Fshatarit’, në këtë rast i Bledar Polovinës, në ndjekjen e objektivit të atentatit.

PËRGJIMI

“Hë vlla e kanë pa? Po vjen këtej.

Inshallah vlla. U nis dhe unë këtu jam, s’më ikën. Ja sa të vij dhe ‘Doku’. Po ngaqë s’po i punon ky telefoni atij. Ka ndalu te ura, u fut mrena te ‘Shala’.

Se di a ka rrugë andej. S’ka dalë, a ka rrugë mbas Shalës, mos na iki anej? Tani doli, u kthye ne Sukth. Erdha prapë në Maminas.

Se ai iku me marr kerrin. Jemi te dogana në Tiranë tani. Tre herë ndaluam rrugës ne, tre herë na ka pa sot.

Aty më humbi se bëri rrethin dy herë dhe ‘Fshatari’ tha s’i shkojmë dot mbrapa se po na shef”.

Siç rezulton edhe nga dosja, në një moment durimi ka humbur brenda grupit. Kjo lihet të kuptohet edhe nga biseda që Amar Shkëmbi ka me një prej pjesëtarëve të angazhuar në veprim, ku ky i fundit i tregon se si Plarent Dervishaj i ka ngritur zërin për dështimin e planit. Kjo lë të kuptohet se ekzekutimi i ‘Rrumit’, po kërkohej me ngulm sa më shpejt të ishte e mundur nga porositësi i tij. Në një moment ‘shoku’ kritikon Amar Shkëmbin për dështimin e atentatit.

PËRGJIMI

“Leje vlla 2 orë në lokal ai, 1 orë te Shala, 1 orë në Sukth. ‘Doku’ s’u bë gati.

Për Zotin më ka ik menja, kishte maru sot ajo vlla. T’i themi dhe ‘fshatarit’ vlla. Unë i shkreti pinc për Zotin, po nejse ju e dini. Po nuk vjen ‘Ramazani’, ti në timon tha, unë i gjuaj.

Ok po vi andej i thashë.

Po ça është kjo mo vlla, unë pinc ai më bërtet mua. Pa bukë 4 ditë pinc, aty pronto për çdo gjë, ai më bërtet mua për Zotin. Të dal nesër anej me ‘Fshatarin’, takohu dhe me të. Po ça s’më ka thënë, sikur unë du me i prish punë atij, më rridhnin lotët nga inati.

Ça të bëj për nesër? Ja çova me foto bisedën me ‘Dokun’. Unë s’bëj gjë pa më thënë dikush nga ju”.

Një moment tensioni duket edhe ai midis Julian Meçaj, në këtë rast ‘Sakatit’ dhe shefit të tij, Plaurent Dervishaj, të thirrur ‘Shoku’.

Dervishaj e ka përzënë nga tavolina, Meçajn, pas një gabimi që grupi ka bërë në ndjekjen e ‘Rrumit’. Këtë bisedë Juliani ia ka treguar Amar Shkëmbit.

PËRGJIMI

“Më përzuri edhe mua. Më tha ik jashtë dhe mos ec mo më tha. O vlla po ça faji kam unë sot, kur më the ti dhe ‘Doku’, shifi shtëpinë. Ai s’më ka parë mua me fytyrë vëlla, thjesht ai u fut me një kthesë në rotondo.

Unë i thashë ‘Fshatarit’, ec drejt mos e ndiq. Kaq ishte pse me ngeli mua tani me më përzënë ‘Shoku’. Ça je ti tha që të thonë ata ça duhet të bësh” tha Meçaj./BW/

The post Redjan Rraja ekzekutori/ “Ngelëm në rrugë, pa bukë”, zbardhen bisedat, Plaurent Dervishaj nxehet pse nuk po vritej “Rrumi”, vartësit ankohen. Si u ndoq Ndoji për 4 ditë appeared first on Albeu.com.