argjentinasja Archives - Albeu.com

U vra nga i dashuri shqiptar, përlot babai i 27-vjeçares argjentinase: U largua nga shtëpia për jetë më të mirë
Maria Clara Urdangaray, është 27-vjeçarja argjentinase, e cila vdiq pasi u hodh nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë.

Ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të ditës së martë.

27-vjeçarja shtetase argjentinase, vdiq në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

I dyshuar për këtë vepër që u cilësua si “vrasje”, është një kosovar me nënshtetësi zvicerane.

Atij iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, e arsye për këtë është rreziku që ai të arratisej.

Ndonëse çështja është ende në hetim, familja e viktimës për mediat spanjolle thotë se krimi nuk kalon pa u ndëshkuar.

Babai i asaj ka rrëfyer i pikëlluar historinë e njohjes së vajzës me njeriun që dyshohet se ia mori jetën në një hotel në Fushë Kosovë.

Çifti kishin disa muaj që ishin bashkë.

“Është një femicid. Një partner i dyshuar i saj e hodhi nga ballkoni”, tha Facundo Urdangaray, babai i së viktimës.

Ai shtoi se tani po përpiqen ta riatdhesojnë trupin në Argjentinë me ndihmën e Ministrisë së Jashtme, megjithëse nuk do të jetë e mundur menjëherë.

“Na kanë thënë se autopsia, procesi ligjor dhe ekspertiza do të zgjasin deri në 15 ditë”, tha ai.

Gjithçka ka ndodhur gjatë orëve të para të së martës në një ndërtesë në Fushë Kosovë. Viktima ndodhej në dhomën që ndante me partnerin e saj shtetas zviceran dhe dyshohet se në atë moment mes të dyve ka pasur një debat, pas së cilit ndodhi edhe krimi.

Për momentin sipas medias spanjolle, shkaku është sekret, ndaj nuk dihen detaje të tjera të rastit.

Kush ishte Maria Clara dhe si u njoh me njeriun që dyshohet se ia mori jetën?

Maria Clara ishte një vendase nga La Plata dhe ishte transferuar në Spanjë në nëntor të vitit të kaluar, “në kërkim të një të ardhmeje më të mirë”. “Ajo ka jetuar në Barcelonë për dy ose tre muaj derisa e ka takuar këtë njeri (të dyshuarin e arrestuar) dhe kanë shkuar të jetojnë së bashku në Zvicër”, tha babai.

“Kanë qenë bashkë për katër muaj deri në këtë fundjavë që ishte udhëtimi. Ata kishin udhëtuar në Kosovë për martesën e vëllait të këtij personi dhe duket se natën duhet të ketë qenë, nuk dihen rrethanat që ka ndodhur kjo gjë. Burri tha, duke shtuar: “Çifti i dyshuar, në një lloj debati, e hodhën nga ballkoni dhe ajo vdiq në spital”.

Urdangaray deklaroi se nëna e vajzës së saj e kishte kontaktuar të dielën dhe se kjo ishte “hera e fundit” që ata folën, shkruan Express.

“Ajo na dërgoi video nga dasma, dukej mirë dhe e lumtur, nuk e kuptoj”, ka shtuar ai.

Ai komentoi gjithashtu se lajmin tragjik e mori vesh nga një mike e Klarës që ndodhej në Barcelonë.

“Nuk isha shumë e sigurt që ishte vajza jonë dhe ajo na tha një mijë çudira dhe po bën gjithçka për ta bërë transferimin si sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

“Ajo që na duhet është ta viralizojmë këtë, së pari që të mos ndodhë më dhe të riatdhesojmë vajzën time sa më shpejt të jetë e mundur”./Gazeta Express

The post U vra nga i dashuri shqiptar, përlot babai i 27-vjeçares argjentinase: U largua nga shtëpia për jetë më të mirë appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se hodhi nga dritarja e hotelit argjentinasen, Gjykata e Prishtinës lë në burg autorin
Dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje kosovari E.N., nga komuna e Drenasit me shtetësi të Zvicrës e ka hedhur nga dritarja e dhomës së hotelit të katit të gjashtë në Fushë Kosovë shtetasen argjentinase M.K.U. Viktima 27-vjeçe ka pësuar lëndime trupore dhe përkundër trajtimit në QKUK e njëjta ka vdekur.

Këto detaje i ka dhënë Gjykata Themelore e Prishtinës në njoftimin dërguar mediave, në të cilin bëhet e ditur se ndaj E.N., është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji në drejtim të veprës penale “vrasje”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.N  me datë 01.08.2023 rreth orës 01:59 minuta në rrugën “ Nënë Terezë” në  Fushë Kosovë,  pas një mosmarrveshje paraprake me të dëmtuarën – tani të ndjerën M.K.U, të njëjtën e privoj nga jeta duke e hudhur nga dritarja e dhomës së hotelit, nga kati gjashtë, me ç’rast e ndjera kishte pësuar lëndime trupore, e që edhe përkundër trajtimit mjekësor  e njëjta  kishte  ndërruar jetë  në  Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ( QKUK)”, njofton gjykata, transmeton Gazeta Express.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda  ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prshtinë,  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.N,  i dyshuar për veprën penale Vrasje nga neni 172  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.N dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, njofton gjyakata.

Në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit E.N dhe ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafi  1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si kusht i veçantë për caktimin e paraburgimit.

“Nngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurit, pasi që i njëjti është shtetas i Zvicrës dhe nëse i pandehuri gjendet në liri i njëjti do të mund të ik me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale dhe do të ishte i paarritshëm për organet e ndjekjes, e në këtë mënyrë do të pengohej rrjedha e procedurës penale,  andaj konstatoi së masa e paraburgimit në këtë fazë të procedurës penale është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale”.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

The post Dyshohet se hodhi nga dritarja e hotelit argjentinasen, Gjykata e Prishtinës lë në burg autorin appeared first on Albeu.com.