argetim Archives - Albeu.com

Pak shpenzimet për argëtim/ Shumica e të ardhurave shkojnë për strehim dhe ushqime, shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës
Rritja e kostove të jetesës nga çmimet më të larta të ushqimeve, qirave, shërbimeve shëndetësore dhe arsimore gjatë vitit të fundit kanë vënë në vështirësi shtresën e mesme, sipas një ankete që “Monitor” zhvilloi me 271 persona në shkurt-mars 2025, ku 95% e tyre ishin me arsim të lartë dhe studime pasuniversitare.

Rezultatet e anketës treguan se personat e arsimuar (58% kishin të ardhura familjare mbi 100 mijë lekë në muaj) shumicën e shpenzimeve mujore i çojnë për ushqime dhe strehim.

Gati 49% pohuan se kostot e jetesës ishin përkeqësuar në krahasim me fillimin e vitit 2024, ndërsa 12% pohuan se niveli i tyre i jetesës ishte përmirësuar, pjesa tjetër ishte njësoj.

Shumica pohuan se kishin vështirësi të përmbushnim nevojat mujore me ushqime dhe me strehim.

Për të përballuar rritjen e kostove të jetesës, një pjesë e madhe po bënin më shumë se një punë ose kishin shkurtuar shpenzimet për argëtim etj.

Shumica vlerësuan se rritja e pagave dhe përmirësimi i shërbimeve arsimore dhe shëndetësore bashkë me uljen e taksave do t’i ndihmonin.

Ballafaqimi i të dhënave tregon se kostot e jetesës në kryeqytet, janë rritur më shumë se të ardhurat e shtresës së mesme nga paga dhe biznesi.

Çmimet e qirave, banesave, ushqimeve dhe shërbimeve arsimore janë rritur më shumë se pagat e tyre.

Nga 271 personat që plotësuan sondazhin, 95% e tyre jetonin në Tiranë dhe 75% e tyre ishin në grupmoshën 35-54 vjeç. Shumica e pjesëmarrëseve, 66%, ishin të martuar.

Anketa e “Monitor” ishte me një kampion rastësor dhe që nuk synoi gjetje shkencore, por ka “fotografuar” gjendjen financiare të shtresës së mesme të mirarsimuar dhe me paga mbi mesataren në Tiranë.

Pas pandemisë Covid-19, çmimet e mallrave dhe shërbimeve kryesisht në Tiranë u bënë më të shtrenjta.

Zhvillimet demografike kanë rritur trysninë në kryeqytet dhe nga ana tjetër, gjithnjë e më shumë të rinj zgjedhin të emigrojnë.

Bizneset në kryeqytet po vuajnë mungesën e punonjësve në një kohë që kërkesa po rritet nga prurjet vizitorëve të huaj.

Këto zhvillime kanë ndihmuar në rritjen e çmimeve në Tiranë më shpejt se në qarqe, por ndërkohë pagat nuk janë rritur në atë masë sa të përballojnë kostot në rritje, pohuan pjesëmarrësit në sondazh.

“Kam kërkuar rritje page, por asgjë. Mundohem të mos sëmurem dhe të më gatuajnë prindërit. Njësoj për fëmijët mundohem të mos shpenzoj shumë, nuk i nxjerr në parqe, rrimë në shtëpi në fundjavë”, – tha një i anketuar.

Për 70%, shpenzim kryesor mujor është ushqimi

Përballimi i nevojave mujore për ushqime nuk është stres vetëm për të varfrit, por edhe për shtesën e mesme me arsim të lartë dhe me paga të mira për tregun shqiptar.

Nga 271 pjesëmarrësit në sondazh, 70% e tyre pohuan se pjesa më e madhe e të ardhurave mujore shkonin për blerjen e ushqimeve.

58% e tyre pohuan se kishin paga mbi 100 mijë lekë në muaj, nivel më i lartë se paga mesatare në rang vendi. Rreth 16% e tyre pohuan se kishin paga ndërmjet 80-100 mijë lekë në muaj, 18% merrnin paga ndërmjet 50-80 mijë lekë në muaj, 6% kishin paga 40-50 mijë lekë në muaj dhe një pjesë tjetër, 2.6%, kishin paga më të ulëta se paga minimale 40 mijë lekë në muaj.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri gjithnjë rriten më shumë se mesatarja e përgjithshme. Vendi ynë është importues neto dhe konsumi në një pjesë të madhe të mallrave mbulohet nga importet. Vitin e kaluar, inflacioni mesatar në vend u rrit me 2.1%, ndërsa çmimet mesatare të ushqimeve u rritën me 2.6%.

“Kam reduktuar daljet, blej ushqime me çmime më të lira, edhe pse janë të cilësisë më të dobët, kam reduktuar udhëtimet me makinë dhe vizitat tek të afërmit”, komentoi një pjesëmarrës në anketë.

Rritja e kostove të jetesës dhe sidomos ushqimeve, po ekspozon një pjesë të madhe të qytetarëve ndaj pasigurisë ushqimore. Për të mbajtur kostot në kontroll synojnë blerje të lira që nuk janë shumë të sigurta.

Në shportën e mallrave për llogari të inflacionit, INSTAT përllogarit se ushqimet zënë 40% të shpenzimeve mujore të familjeve shqiptare.

Mirëpo anketat e “Monitor”, kanë treguar se ushqimet një peshë shumë më të lartë në buxhetet e pensionistëve dhe atyre me paga minimale.

Madje anketa e fundit tregoi se personat me të ardhura mbi mesataren nuk arrinin të plotësonin të gjitha shpenzimet mujore me ushqimet e dëshiruara për ta, si bananet dhe fruta të tjera.

“Kemi ulur blerjet e panevojshme, fruta ekzotike apo shumë fruta të mos i marrim. Çdo gjë që nuk na duhet, tani nuk e marrim. Çmime të frikshme”, tha një tjetër i anketuar.

Tani këndet e supermarketeve me oferta janë më të frekuentuarat. Menaxherët tregojnë se më parë, ofertat parapëlqeheshin nga një e katërta e blerëseve, por tani kjo përqindje është rritur.

Konsumatorët janë bërë më të vëmendshëm për mundësitë që ofrojnë çmimet, duke ndryshuar shpesh edhe vendin e furnizimit.

“Bëj magazinimin e ushqimit me çmim më të lirë (kur gjej). Pazarin e fruta perimeve, aty ku ka ulje vetëm”, tha një tjetër pjesëmarrës.

Konsumatorët kanë ulur sasinë e blerjeve prej rritjes së çmimeve. P.sh. nëse më parë furnizimet për artikujt e shportës bëheshin me disa kilogram, tani furnizimet në sasi kanë pësuar rënie, pohojnë tregtarët e pakicës.

Janë shmangur furnizimet që bliheshin për një kohë të gjatë. Më së shumti ndryshimi i zakoneve të blerjeve po ndodh te shtresa e mesme, pasi mbi këtë nivel, konsumatorët kanë mbajtur qasjen të pandryshuar.

Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në anketë, mbi 44%, pohuan se shpenzonin mbi 50 mijë lekë në muaj për ushqim, 35% shpenzonin ndërmjet 30-50 mijë lekë në muaj, 20% shpenzonin 10-30 mijë lekë në muaj dhe 0.4%, më pak se 10 mijë lekë në muaj. Pas ushqimit, strehimi rëndon më shumë

Për familjet e shtresës në mesme, në vitin 2025, kostot e strehimit, shërbimeve shëndetësore dhe arsimit janë duke rënduar buxhetet e tyre.

Më shumë se 14% e pjesëmarrësve në sondazh pohuan se shpenzimi kryesor mujor i tyre ishte strehimi (kredia ose qiraja), për 4.4% të të anketuarve, shpenzimi kryesor ishin shërbimet shëndetësore; për 3.7% ishin shërbimet arsimore, dhe për 5,5% të pjesëmarrësve, shpenzimi kryesor mujor lidhej me nevoja të tjera.

Rreth 41% e pjesëmarrësve nuk kishin shpenzime për strehimin të tilla si qira apo kredi, por pjesa tjetër po përballet me kosto në rritje në këtë drejtim.

27% e të anketuarve pohuan se kishin shpenzime mujore mbi 40 mijë lekë për shlyerjen e kredive apo qirasë mujore, 20% pohuan se shpenzimet për strehimin ishin ndërmjet 20-40 mijë lekë në muaj, 6.6% pohuan se shpenzonin për strehimin ndërmjet 10-20 mijë lekë në muaj dhe 5.1%, më pak se 10 mijë lekë në muaj.

“Kam nevojë të zgjerohem për strehim, por çmimet janë aq të larta sa më detyrojnë që të vijoj të jetoj në një apartament të vogël banimi, edhe pse me fëmijë adoleshent në ngarkim”, tha një pjesëmarrës në anketë.

“Unë jam 31-vjeç dhe punoj në një departament shumë të mirë në sektorin bankar. Të ardhurat i kam mbi 100.000 lekë. Apartamenti në të cilin jetoj (2+1, 87 m²) është blerë nga kursimet e prindërve dhe kursimet e mia në vitin 2020.

Vlera e këtij apartamenti është rritur sot deri me 125% çmim shitje, por pa një rritje të arsyeshme, qoftë në kërkesë reale për banesa, si p.sh. në përmirësim të zonës përreth banesës, apo një rritjeje eksponenciale brenda këtyre 5 viteve në kosto ndërtimi (e njoh sepse kam qenë ‘head of audit’ në shoqëri ndërtimi).

Për ta përmbyllur arsyetimin, mendoj se kjo rritje në vlerën e pronës sime është vetëm copëz në mozaikun e flluskës së pasurive të paluajtshme në vendin tonë”, tha një pjesëmarrës në anketën e “Monitor”.

Rritja e peshës së shpenzimeve për arsimin, është më e dukshme tek të anketuarit që jetojnë në Tiranë.

Arsimi dhe shëndeti, shpenzimet në rritje

Për 8% të pjesëmarrëseve në sondazh, arsimi dhe shëndetësia zënë pjesën kryesore të shpenzimeve mujore.

Për 4,4% të pjesëmarrësve, shërbimet shëndetësore ishin shpenzimi kryesor në familjet e tyre kurse për 3.7% të anketuarve, arsimi. Personat që kanë në përbërje të familjeve të tyre pensionistë përballen me shpenzime të mëdha mujore për ekzaminime dhe ilaçe.

Të dhëna të tjera tregojnë se vit pas viti, barra e sëmundjeve në popullatë po rritet dhe moshat e reja po preken nga sëmundje jokronike.

Krahas këtyre zhvillimeve, njerëzit po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për shëndetin duke vënë më shumë fonde në dispozicion të tij. “Një pjesë e veshjeve dhe ilaçeve i blej jashtë vendit. Këtu janë më shtrenjtë”, tha një pjesëmarrës në sondazh.

Një tjetër komentoi se; “po ulim shpenzimet për ushqim e shërbime shëndetësore, ndodh që të marrim gjysmat e mjekimeve kur lind nevoja”.

Teksa një tjetër pohoi se; “ruhem që të mos sëmurem që të reduktoj shpenzimet për mjekim”.

35% e personave që plotësuan sondazhin pohuan se shpenzojnë për shëndetin (vizita, mjekime, barna) 5-10 mijë lekë në muaj, 24% shpenzojnë më pak se 5 mijë lekë, 22% shpenzojnë ndërmjet 10-20 mijë lekë në muaj, 10.7% shpenzojnë më shumë se 20 mijë lekë në muaj dhe 9.2% nuk shpenzojnë, sepse nuk kanë mundësi.

Për familjet me fëmijë duket se shpenzimet kryesore janë ato për arsimim. Sidomos familjet që i shkollojnë fëmijët në shkollat private.

Një i anketuar tha se; “i mbuloj shpenzimet për arsim nëpërmjet financimit me kredi dhe kam hequr dorë tërësisht nga argëtimi”.

Nga 271 pjesëmarrësit në anketë, 25% pohuan se shpenzojnë mbi 20 mijë lekë në muaj për shërbime arsimore; 16% ndërmjet 5-10 mijë lekë në muaj; 14% më pak se 5 mijë lekë dhe 32% pohuan se nuk përballen me shpenzime për arsimin, pasi nuk kanë fëmijë ose i kanë mbaruar studimet.

Rritja e tarifave të shkollave private në Shqipëri pas pandemisë, ka qenë në një tendencë rritje të vazhdueshme.

Mësuesit në shkollat private, veçanërisht ata me përvojë dhe kualifikime të larta, kërkojnë paga konkurruese, sidomos në një treg ku emigrimi i profesionistëve ka krijuar mungesë specialistësh.

Pas pandemisë, disa shkolla rritën pagat për të mbajtur dhe për të tërhequr staf cilësor, duke reflektuar këtë në tarifat e shkollimit.

Të dhënat tregojnë se tarifat e shkollimit pas pandemisë janë rritur minimalisht me 300 euro në vit.

Kostoja mujore mesatare për një fëmijë në shkollë private është 600 euro – tarifë shkolle, ushqim, transport dhe programet pas shkolle.

Transporti dhe faturat utilitare, ja se shpenzojnë

Çmimet e larta të karburanteve, pagesat në tolle, tarifat e parkingjeve dhe shërbimin e makinave (servisin) së bashku me faturat e ujit dhe të dritave janë pjesë e rëndësishme e kostove mujore të personave të arsimuar që jetojnë kryesisht në Tiranë.

45% e të anketuarve pohuan se shpenzojnë 5-12 mijë lekë në muaj për shërbimet e transportit, 20% shpenzojnë 15-30 mijë lekë në muaj. 3,3% shpenzojnë më shumë se 30 mijë lekë në muaj dhe 7.4% i kanë eliminuar shpenzimet në këtë zë për shkak të pamundësisë.

Faturat e energjisë dhe ujit zënë një pjesë të rëndësishme të shpenzimeve mujore. Mbi 38% e pjesëmarrësve pohuan se paguajnë 10-15 mijë lekë në muaj për ujë dhe energji, 36% pohuan se paguajnë ndërmjet 5-10 mijë lekë në muaj, 18.5% pohuan se paguajnë fatura ndërmjet 15-20 mijë lekë në muaj, 5.5% pohuan se paguajnë mbi 20 mijë lekë në muaj dhe 1.1%.

Shtresa mesme, pak shpenzime për argëtimin

Kur flitet për rritjen e kostove, shkurtimi më i madh i shpenzimeve bie mbi argëtimin. Një i anketuar tha se; “çdo ditë mundohem të kursej dhe të ul shpenzimet në maksimum, duke hequr dorë nga ato jo të domosdoshme, si argëtimi”.

Rreth 66% e pjesëmarrësve, pohuan se shpenzojnë për argëtim më pak se 10 mijë lekë në muaj. 10.3% pohuan se kanë eliminuar tërësisht shpenzimet e argëtimit, pasi nuk kanë mundësi t’i përballojnë.

Rreth 15% pohuan se shpenzojnë ndërmjet 10-15 mijë lekë në muaj, 11% ndërmjet 15-20 mijë lekë në muaj dhe vetëm 8.5% më shumë se 20 mijë lekë në muaj.

41%, në pamundësi për të kursyer

Një pjesë e madhe e shtresës së mesme mbi 41%, nuk kanë mundësi të kursejnë për shkak të pamundësisë për të përmbushur nevojat aktuale. 28% e pjesëmarrësve pohuan se nuk mund të kursejnë nga pamundësia, teksa 14% pohuan se jo vetëm që nuk kursejnë po janë edhe në borxhe.

Një pjesë e konsiderueshme, rreth 17%, pohuan se kursejnë mbi 30 mijë lekë në muaj, 15% pohuan se kursejnë ndërmjet 10-20 mijë lekë në muaj, 14% kursejnë më pak se 10 mijë lekë në muaj, 7% pohuan se kursejnë ndërmjet 25-30 mijë lekë në muaj dhe 4.8%, ndërmjet 20-25 mijë lekë në muaj.

Për 49%, niveli i jetesës është përkeqësuar nga 2024 në 2025

Rreth gjysma e pjesëmarrësve në anketë pohuan se, niveli i jetesës është përkeqësuar vitin e fundit, 39% pohuan se ka mbetur njësoj dhe vetëm 12% pohuan se është përmirësuar.

Kjo gjetje sugjeron se pasuria nuk po shpërndahet në mënyrë të barabartë. Teksa ekonomia rritet, përfitimet shpërndahen në pak persona, teksa të tjerët rëndohen më tej nga rritja e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve.

59% pohuan se të ardhurat mujore nuk janë të mjaftueshme, për të mbuluar nevojat bazë dhe 41% pohuan se ishin të mjaftueshme.

Rreth 25% e pjesëmarrësve thanë se kishin vështirësi të përmbushnin të gjitha nevojat mujore për ushqime, 25% kishin vështirësi për shpenzimet e strehimit, 5% kishin vështirësi të përballonin arsimin e fëmijëve, 5% nevojat shëndetësore dhe një pjesë tjetër 41% thanë se nuk mund të përballojnë të papriturat, udhëtimet, argëtimet, veshjet, pushimet, blerjet e mëdha, këstet e kredisë, etj.

Kostot e rritura, si po përballohen

Dypunësimi, shkurtimi i shpenzimeve për argëtim, blerje në oferta, rritje profesionale, emigrim etj., janë disa nga masat që shtresa e mesme e arsimuar ka ndërmarrë ndaj kostove më të larta të jetesës.

Një i anketuar komentoi se; “nuk kam marrë asnjë masë momentalisht, por po konsideroj një punë e tjetër apo të largohem nga vendi”.

Një tjetër tha se; “nuk mund të punoj më shumë për shkak se dua të kaloj më shumë kohë me fëmijët e mi”.

Një shumicë e konsiderueshme pohuan se bëjnë nga dy ose tre punë për të përballuar kostot në rritje.

“Bëj tre punë”,  tha një pjesëmarrës në anketë.

Një tjetër tha; “dypunësim dhe shmangie taksash. Të merr shteti e nuk të jep asgjë mbrapsht. Dëm është për pensionet në të ardhmen, por ne po vdesim sot. Ç’më duhet e nesërmja, të paktën të çojmë fëmijët jashtë, të shohin një të ardhme”, komentoi një tjetër.

Një pjesë tjetër po shkurtojnë shpenzimet për të përballuar kostot në rritje. “Blej vetëm gjërat e domosdoshme dhe bazë”, – komentoi një pjesëmarrës.

Një tjetër tha se; “çdo ditë dhe më shumë mundohem të kursej dhe të ul shpenzimet në maksimum, duke hequr dorë nga shpenzimet jo të domosdoshme”.

Një pjesëmarrës referoi “duke kursyer te sasia dhe cilësia së ushqimeve dhe duke ulur vlerën për argëtim”. “Duke mos bërë kurrë pushime”, komentoi një tjetër.

Një pjesë tjetër pohoi se po marrin në konsideratë emigrimin pikërisht nga kostot e larta të jetesës. “Jam duke punuar në një shtet europian por i riregjistruar në Shqipëri. Dhe mendoj të transferohem përgjithmonë nga Shqipëria”.

Ulja e taksave dhe rritja e pagave shihen si zgjidhje

Shumica e pjesëmarrësve në anketë pohojnë se rritja e pagave, ulja e taksave dhe përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe arsimore lehtësojnë barrën e kostove të jetesës për shtresën e mesme të arsimuar.

Të anketuarit dhanë më shumë se një sugjerim për lehtësimin e kostove, por 79% (214 persona) mendojnë se mjeti kryesor është rritja e pagave.

Nga 271 të anketuar, 150 prej tyre mendojnë se ulja e taksave është mjet efikas, dhe 185 pohuan se përmirësimi i shërbimeve arsimore dhe shëndetësore çon në lehtësimin e kostove.

82 persona mendojnë se një nga tre zgjidhjet, është mbështetja financiare për familjet me të ardhura të ulëta dhe 62 pjesëmarrës konsiderojnë si mjet të rëndësishëm subvencionin e energjisë elektrike dhe ujit.

Një pjesëmarrës sugjeroi se; “duhen politika sociale, fëmijët tanë të mos rriten si ne me stresin se si do ta kalojmë muajin. Duhet të mendohet për të ardhmen, hiqni vendet e punës me mik si mësuesit, të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e brezave. Policia duhet të jetë e pakorruptueshme”.

Një tjetër komentoi se; “duhet të ketë kontrolle shumë të rrepta për cilësinë e ushqimeve që tregtohen në mënyrë që qytetarët të mos sëmuren por të jenë më të shëndetshëm. Në këtë mënyrë do të ulen kostot e sistemit shëndetësor”.

Një pjesëmarrës tjetër referoi se; “lufta ndaj korrupsionit/informalitetit, kontrolli ndaj normave të fitimit për biznesin, bllokimi i përdorimit të parasë nga aktivitete të paligjshme janë masa që lehtësojnë kostot e jetesës”.

Një tjetër sugjeroi “mbështetje sociale për fëmijët (mujore) dhe përmirësimi i shërbimeve shëndetësore në shtet (koha) me qëllim që të mos shpenzohet tek spitalet private”.

“Propozimi i politikave mbështetëse për strehimin e familjeve të reja nëpërmjet kredive të buta, banesave me kosto të ulët, subvencioneve”, tha një tjetër.

Një pjesëmarrës sugjeroi “uljen e TVSH-së për ushqimet bazë sepse ndonjëherë shkoj edhe në Kosovë për t’u furnizuar dhe po ju them se janë të paktën 20-30% më të lira se ushqimet këtu”.

Një tjetër tha; “unë banoj në Tiranë. Rritja e çmimeve të apartamente është çmenduri. Shteti të gjejë forma për ndaljen e këtij ritmi.

Shteti të ndërmarre nisma që të rinjtë (studentë, gjimnazistë) të punojnë ‘part time’ nëpërmjet lehtësive fiskale për bizneset që i punësojnë”./Monitor

The post Pak shpenzimet për argëtim/ Shumica e të ardhurave shkojnë për strehim dhe ushqime, shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës appeared first on Albeu.com.

6 arsyet pse njerëzit nuk respektojnë kufijtë tuaj
Vendosja e kufijve është thelbësore për mirëqenien fizike dhe mendore. Por, të gjithëve me gjasë na ka ndodhur në jetë që njerëzit rrotull nesh të mos i respektojnë ato. Çfarë të bëjmë atëherë?

Sipas psikologes klinike Bethany Ruby, vendosja e kufijve personalë është linja që ne vendosim në raport me nivelet e rehatisë. Por, ky është momenti për të kuptuar pse njerëzit nuk i respektojnë kufijtë tuaj qofshin ato fizik, psikologjik etj.

#1 Ju u tregoni të tjerëve çfarë të ndryshojnë, jo atë që nevojitet

Kur vendosni kufij duhet të jeni të kujdesshëm. Mos harroni se përcaktimi i kufijve nuk përdoret për të ndryshuar të tjerët, ai përdoret për të shprehur nevojat tuaja. Jini të qartë për to dhe kujtojuni të tjerëve se ku janë kufijtë tuaj.

#2 Qeshni me nevojat tuaja

Nuk është çudi pse njerëzit nuk ju dëgjojnë kur qeshni ose kur kërkoni falje për kufijtë tuaj. Ju duhet të ndiheni të sigurt kur shprehni nevojat apo dëshirat tuaja, duke rritur vetëvlerësimin dhe jo vetëm.

#3 Nuk merrni përgjegjësi për zbatimin e kufijve tuaj

Mos harroni se vendosja dhe mbajtja e kufijve është përgjegjësia juaj. Kjo lidhet me vendosjen e standardeve në jetë. Mos prisni deri në minutën e fundit për të përforcuar kufijtë. Bëjeni menjëherë kur dikush tenton t’i zhvendosë ato.

#4 Më shumë kritikoni se filni për kufijtë

E gjeni veten duke e humbur “fillin” e bisedës rrugës? Atëherë, sigurohuni që kjo mos të ndodhë. Para një bisede, shkruani pikat kryesore dhe vendosni një alarm. Lërini vetes disa minuta për të shpjeguar situatën përpara se të kaloni te pika kryesore.

#5 Nuk interesoheni nëse njerëzit vërtet kanë interes për kufijtë tuaj

Ju nuk mund t’i detyroni njerëzit të respektojnë kufijtë tuaj, nëse ju vetë nuk i zbatoni dhe respektoni ato. Sigurohuni që të vendosni kufizime dhe pasoja kur bëhet fjalë për to.

#6 Nuk u besoni instinkteve tuaja

Kur luftoni për të krijuar kufij, është thelbësore t’i krijoni ato kufij nga e para. Ju mund të kapeni pas idesë së zbatimit të kufijve, por çfarë ndodh nëse ato nuk përputhen me nevojat tuaja? Atëherë, besojini thjesht instinktit.

The post 6 arsyet pse njerëzit nuk respektojnë kufijtë tuaj appeared first on Albeu.com.

9 arsyet që të çojnë drejt tradhtisë
Pse partnerët nuk ndahen nga njëri-tjetri edhe pse nisin diçka të re me një person tjetër? A është e natyrshme që të ketë tundim, apo është tundim i një shenjë, që marrëdhënia po humbet zjarrin e saj? Nëse keni tradhtuar ndonjëherë, pse e keni bërë? Mund të falni një tradhtar? Nëse jeni duke u interesuar për një person, i cili është në një marrëdhënie të përkushtuar, a ju bën kjo një tradhtar?

Ne po ju rendisim disa nga arsyet që të çojnë drejt tradhtisë:

1. Mërzitja

Kjo është arsyeja më e zakonshme që njerëzit tradhtojnë. Është e vështirë të mbash një marrëdhënie të mërzitshme për një kohë të gjatë. Gjërat fillojnë e zmadhohen dhe pastaj arrin një pikë kur të dy e kuptojnë se kjo është jeta e vërtetë. Kur dikush tjetër ju përmbush eksitimin, një marrëdhënie e re mund të fillojë.

2. Varësia

Në shikim të parë, tradhtia duket si sjellje e pavarur. Kjo mund të interpretohet kështu: Jeni duke bërë atë që doni, kur të doni. Por, tradhtia është një sjellje e varur. Një tradhtar është i varur, sepse ata nuk janë aq të fortë sa të prishin marrëdhënien me partnerin e tyre të rëndësishëm, në mënyrë që të largohen me tjetrin.

“Letrat e një francezeje për babin, vranë psikologjikisht mamin”, zbardhet dëshmia e vajzës së çiftit Loka

3. Konfuzioni

Ndonjëherë jeta ose një situatë e veçantë mund të lëkundë karakterin tuaj. Kur ndodh stuhia e përsosur e konfuzionit në kokën tuaj, mund të bëni gabime.

4. Sepse ju lejojnë

Disa mendojnë se nëse do të tradhtoheshin, do të ndaheshin menjëherë. Të falësh një tradhtar, është njësoj si të bësh marrëveshje me të për të ndodhur përsëri, duke filluar një rreth vicioz. Personi i tradhtuar mund të humbasë respektin duke lejuar që ta bëjë përsëri.

5. Trajtimi

Nëse dikush është keqtrajtuar, atëherë instinkti i tij i parë është të largohet prej tij ose prej saj. Por, nganjëherë kjo nuk është kaq e thjeshtë, ndoshta ju keni për të rritur fëmijët së bashku. Nëse ju ndjeheni të bllokuar në një marrëdhënie të keqe, është e natyrshme që do të hidheshit në krahët e hapura të një personi që ju trajton mirë.

6. Hakmarrja

Kjo është fare e thjeshtë: ‘Një sy për një sy’. E tradhton, nëse të tradhton. Nëse vazhdimisht ju lëndon apo abuzon me ju në një farë mënyre, ju bëni të njëjtën gjë për të marrë hak.

7. Konfirmimi i atraktivitetit

Ndonjëherë kur ju keni kohë në një marrëdhënie të gjatë, ose nëse partneri ju konsideron të zakonshëm, filloni të pyesni veten nëse jeni ende tërheqës. Ndoshta, sepse jeni ndjerë më tërheqës kur ishit vetëm. Keni dëshmuar se një person i ri mund të jetë tërhequr nga ju.

8. Trillimi

Disa njerëz vetëm kënaqen kur tradhtojnë, vrapojnë në fshehtësi, duke rrezikuar, duke u kapur, duke krijuar konspiracione, si dhe duke krijuar momente emocionuese.

9. E konsiderojnë më shumë një romancë sesa tradhti

Ju mund të keni kufijtë tuaj, por a përputhen me ato të partnerit? Për disa kufijtë e tradhtisë shkojnë mjaft larg, aq sa duket sikur nuk do t’i shohësh dot kurrë.

The post 9 arsyet që të çojnë drejt tradhtisë appeared first on Albeu.com.

Sa gjëra humbasim duke nxituar në jetë? Një eksperiment social
Në Uashington DC, në një stacion metroje, një mëngjes të ftohtë janari të vitit 2007, një burrë me violinë luajti gjashtë pjesë të Bachut, për rreth 45 minuta. Gjatë asaj kohe, përafërsisht 2000 njerëz kaluan nëpër stacion, shumica prej tyre rrugës për në punë.

Pas rreth katër minutash, një mesoburrë vuri re se një muzikant po luante violinën. Ai ngadalësoi ritmin dhe u ndal për disa sekonda, më pas nxitoi hapat.

Rreth katër minuta më vonë, violinisti mori dollarin e parë. Një grua ia hodhi paratë në kapelë dhe, pa u ndalur, vazhdoi të ecte.

Në minutën e gjashtë, një i ri u mbështet pas murit për ta dëgjuar, pastaj pa orën dhe filloi të ecte përsëri.

Në minutën e dhjetë, një djalë tre vjeçar ndaloi, por nëna e tërhoqi me nxitim. Fëmija u ndal për të parë sërish violinistin, por nëna e tërhoqi më fort dhe fëmija vazhdoi të ecte, duke kthyer kokën pas gjatë gjithë kohës. Ky veprim u përsërit nga disa fëmijë të tjerë, por çdo prind – pa përjashtim – i detyroi fëmijët të ecnin me shpejtësi.

Në minutën e dyzet e pestë: Muzikanti vazhdoi të luante. Vetëm gjashtë persona ndaluan dhe e dëgjuan për një kohë të shkurtër. Rreth njëzet prej tyre i dhanë para, por vazhduan të ecnin me ritmin normal. Burri mblodhi gjithsej 32 dollarë.

Pas një ore:

Ai mbaroi së luajturi dhe ra heshtja. Askush nuk e vuri re dhe askush nuk duartrokiti. Nuk kishte fare mirënjohje.

Askush nuk e dinte, por violinisti ishte Joshua Bell, një nga muzikantët më të mëdhenj në botë. Ai luajti një nga pjesët më të ndërlikuara të shkruara ndonjëherë, me një violinë me vlerë 3.5 milionë dollarë. Dy ditë më herrët, Joshua Bell kish qenë në një teatër të mbushur plot në Boston, ku sediljet kushtonin mesatarisht 100 dollarë secila për t’u ulur dhe për ta dëgjuar të luante, po të njëjtën muzikë.

Kjo është një histori e vërtetë. Joshua Bell, duke luajtur inkonjito në stacionin e metrosë së D.C., u organizua nga Washington Post si pjesë e një eksperimenti social rreth perceptimit, shijes dhe prioriteteve të njerëzve.

Ky eksperiment ngriti disa pyetje:

Në një mjedis të zakonshëm, në një orë të papërshtatshme, a e perceptojmë ne bukurinë?

Nëse po, a ndalemi ta vlerësojmë atë?

A e njohim talentin në një kontekst të papritur?

Një përfundim i mundshëm i arritur nga ky eksperiment mund të jetë ky:

Nëse nuk kemi një moment për të ndaluar dhe për të dëgjuar një nga muzikantët më të mirë në botë, duke luajtur muzikën më të mirë të shkruar ndonjëherë, me një nga instrumentet më të bukura të bëra ndonjëherë…

Sa gjëra të tjera humbasim, teksa nxitojmë në jetë?

The post Sa gjëra humbasim duke nxituar në jetë? Një eksperiment social appeared first on Albeu.com.

TikTok: Çfarë të presim këtë vit nga platforma më popullore
Tik Tok, platforma që u bë e njohur edhe në mediat sociale më dinamike, duket se po vazhdon aktivisht trajektoren e saj në rritje, duke fituar vazhdimisht përdorues të rinj.

Shumëllojshmëria e përmbajtjes, aksesi i lehtë në informacion, por edhe këshillat e shpejta dhe të lehta për t’u përdorur që ofrojnë zgjidhje për shumë probleme të përditshme janë disa nga arsyet që e renditin atë në krye të mediave sociale më të njohura dhe më të dashura.

Në Tik Tok, megjithatë, nuk kanë një llogari vetëm njerëzit e zakonshëm, por edhe bizneset dhe markat e famshme në mbarë botën. Nga të preferuarat #TikTokmademebuyit te prodhuesit globalë të makinave, kompanitë, të mëdha dhe të vogla, kanë krijuar të gjitha llojet e përmbajtjeve në TikTok për t’u angazhuar me komunitetet e tij.

Gjatë 12 muajve të fundit, komuniteti TikTok ka rimenduar argëtimin. Ai ndau histori reale, personale që i afruan njerëzit dhe i ndihmuan të tjerët të zbulonin mënyra të reja të të menduarit.

Raporti TikTok What’s Next 2023 paraqet faktet që do t’i ndihmojnë përdoruesit e zakonshëm dhe profesionistët e marketingut të kuptojnë se si do të formohen dëshirat e konsumatorëve dhe audiencës këtë vit.

Nga argëtimi te funksionaliteti, ky raport i ri fokusohet në analizimin e forcave kulturore afatgjata dhe në zhvillim në TikTok, mesazhet e tyre kryesore dhe kushtet e nevojshme që markat të kenë sukses në platformë.

Raporti fokusohet në tre forca: transformime në shkallë të gjerë që tregojnë se si TikTok po formëson kulturën dhe tregon sjellje dhe interesa në zhvillim në sektorë individualë.

Bazuar në hulumtimet dhe sjelljet e vëzhguara në TikTok, parashikohet se do të jenë tre forca kryesore,  tendenca, që nxjerrin në pah këtë ndryshim:

-Argëtim aktiv

-Gëzim

-Lidhje ideale nga komuniteti

Pse njerëzit përdorin Tik Tok

Njerëzit përdorin TikTok për të filluar biseda në komunitetin e tyre dhe për të gjetur përgjigje unike për çdo gjë që i shqetëson. Nuk ka të bëjë vetëm me mësimin dhe frymëzimin. Bëhet fjalë për njerëzit që gjejnë komunitete që i kuptojnë vërtet dhe i frymëzojnë ata të bëjnë ndryshimin që dëshirojnë./albeu.com

The post TikTok: Çfarë të presim këtë vit nga platforma më popullore appeared first on Albeu.com.

I përdorim në çdo bisedë, por çfarë është një meme?
Nëse përdorni çdo lloj rrjeti social, me siguri keni hasur në një meme më parë. Memet janë ide ose koncepte që përhapen nga një person në një tjetër, përmes shpërndarjes në internet. Këto mund të jenë fotografi, video, apo edhe fjalë dhe fraza.

Memet përdoren në mbarë botën dhe përhapen në mënyrë virale, që do të thotë se ato qarkullojnë shpejt në rrjet.

Shumica e memeve lejojnë variacione të ndryshme në një temë, ku njerëzit marrin fotografinë ose videon dhe e ndryshojnë atë me titra ose modifikime të ndryshme.

Si bëhet diçka meme?

Në mënyrë që diçka të konsiderohet si meme, duhet të bëhet virale dhe të shpërndahet masivisht. Për shkak të kësaj, fotografitë, videot ose fjalët priren të bëhen meme kur ato janë batuta, video me humor, lapsuse, etj. Megjithatë, ka edhe një sasi të caktuar shansi që përcakton nëse diçka bëhet meme. Ashtu si disa moda ose tendenca të jetës reale, mund të jetë e vështirë të parashikohet se çfarë do të jetë e njohur.

Shpesh duket sikur memet shfaqen nga askund, duke vërshuar faqet e mediave sociale si Facebook, Twitter dhe Instagram. Ata mund të duken sikur kanë lindur në mënyrë të rastësishme, por shumica priren të kenë një lloj historie se përse janë bërë.

Makrot e imazhit

Disa nga memet më të zakonshme janë makro imazhe. Këto janë imazhe me diçitura që zakonisht kanë natyrë komike. Makrot e imazhit janë aq të njohura saqë janë ato që shumica e njerëzve mendojnë kur dëgjojnë fjalën meme.

Shumica e tyre kanë një shaka ose një temë specifike të lidhur me imazhin e tyre të sfondit.

Kur lexoni ose krijoni meme, do të dëshironi të njiheni me llojet e ndryshme për të kuptuar plotësisht shakanë ose mesazhin.

The post I përdorim në çdo bisedë, por çfarë është një meme? appeared first on Albeu.com.

Vetëm për 3 raste me Covid-19, Kina izolon qytetin me 1.5 milionë banorë
Një qytet në Kinën qendrore u fut në izolim për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Autoritetet lokale në Yuzhoi në provincën Henan njoftuan se të gjithë 1,2 milionë banorët duhet të qëndrojnë të mbyllur brenda në banesa pas raportimit të vetëm 2 rasteve asimptomatik të dielën dhe një rasti të tretë gjatë të hënës.

Me përjashtim të shërbimeve esenciale si supermarketet dhe farmacitë, të gjitha shërbimet e tjera si shkollat, transporti publik dhe qendrat tregtare kanë ndërprerë operimin.

Ata që punojnë në industri kryesore, përfshirë supermarketet, pikat e shitjes së barnave dhe impjantet energjetike lejohen të shkojnë në punë vetëm me paraqitjen e një testi negativ për Covid-19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit, Kina raportoi një total prej 108 rastesh me koronavirus, 67 prej të cilëve vinin nga jashtë.

The post Vetëm për 3 raste me Covid-19, Kina izolon qytetin me 1.5 milionë banorë appeared first on Albeu.com.

Ti ke orën, unë kam kohën! Intervistë e Moussa Ag Assarid (tuareg, nomad i shkretëtirës)
Nuk e di moshën time. U linda në shkretëtirën e Saharasë, pa dokumente!

U linda në një ngulim nomad tuaregësh mes Timbuktusë dhe Gaos, në veri të Malit. Kam qenë bari i deveve, dhive, deleve dhe lopëve të tim eti. Tani studioj Menaxhim në Universitetin e Montpeliesë. Jam i vetmuar. Mbroj barinjtë tuareg. Jam musliman, pa fanatizëm.

– Sa çallmë e bukur!

– Është një cohë e hollë pambuku. Me të mbulojmë fytyrën në shkretëtirë kur ngrihet era, dhe njëherësh na lejon të shohim dhe të marrim frymë përmes saj.

– Është një e kaltërt tejet e bukur.

– Ne tuaregëve na quajnë njerëzit e kaltër për këtë arsye: coha lëshon diçka dhe lëkura jonë bëhet si bojëqielli.

– Si përpunohet kjo ngjyrë mavi kaq e thellë?

– Me anë të një bime të quajtur indigo, përziehet me pigmente tjera natyrore. E mavinjta, për tuaregët, është ngjyra e botës.

– Përse?

– Është ngjyra mbizotëruese: e qiellit, e çatisë së banesës sonë.

– Kush janë tuaregët?

– Tuareg domethënë “të braktisurit”, sepse jemi një popull i vjetër nomad i shkretëtirës, vetmiqar, krenar: “Zotërit e Shkretëtirës”, na quajnë. Etnia jonë është amazighe (berbere), dhe alfabeti ynë është tifinagh.

– Sa numërojnë tuaregët?

– Nja tre milionë, dhe shumica ende nomadë. Por popullsia po bie… “Është e nevojshme që një popull të zhduket që ta kuptojmë se ekzistonte!”, vërente dikur një i urtë. Unë luftoj që ta mbroj këtë popull.

– Me se merren?

– Kullosim kope me deve, dhi, dele, lopë dhe gomerë në një mbretëri të paskajit dhe të heshtjes.

– Vërtet kaq e heshtur është shkretëtira?

– Nëse je vetëm në një heshtje të tillë, dëgjon rrahjen e vetë zemrës tënde. Nuk ka vend më të mirë ku të jesh me veten.

– Cilat kujtime nga fëmijëria mbani mend me më kthjelltësi?

– Përhumbjen në diell. Aty janë dhitë e tim eti. Ata na japin qumësht dhe mish, ne i shpiejmë ku ka ujë dhe jeshillëk. Kështu bënte edhe stërgjyshi im, edhe im gjysh, edhe im atë. Edhe unë. Nuk kisha gjë tjetër në botë përveç kësaj, dhe isha tejet i lumtur me këtë.

– Ashtu? Nuk duket shumë ngazëllyese.

– Është shumë. Qysh shtatë vjeç të lejojnë të largohesh nga ngulimi, arsye për të cilën mëson gjërat e rëndësishme: të nuhasësh ajrin, të dëgjosh, të mprehësh shikimin, të orientohesh me diellin dhe me yjet. Dhe të mësosh të grahësh devenë, nëse humbet, ajo të shpie ku ka ujë.

– Janë dije të vlefshme, patjetër.

– Atje e gjitha është e thjeshtë dhe e thellë. Ka shumë pak gjëra, dhe secila ka shumë vlerë!

– Atëherë kjo botë me atë atje dallojnë shumë, apo jo?

– Atje çdo send i vogël sjell lumturi. Çdo prekje është me vlerë. Ndiejmë një hare të madhe thjesht sepse prekemi, sepse jemi bashkë! Atje askush nuk ëndërron si do të bëhet, sepse secili tashmë është!

– Çka ju shokoi më shumë në udhëtimin e parë tuajin në Evropë?

– Ngarendja e njerëzve nëpër aeroport. Në shkretëtirë vrapohet vetëm nëse ka një stuhi rëre. U tremba, natyrisht.

– Thjesht po kërkonin valixhet, haha.

– Po, kjo ishte. Gjithashtu lagjet me çupat e zhveshura: përse i hyhej kaq shumë në hak femrave? pyeta veten. Më tej, në hotelin Ibis, pashë të parin rubinet në jetën time. Pashë rrjedhën e ujit dhe më erdhi me qa.

– Sa bollëk dhe sa shkon kot, apo jo?

– Të gjitha ditët e jetës sime kam patur si synim të gjej ujë! Kur shoh shatërvanet zbukuruese këtu e tutje, ende ndiej një dhimbje të madhe përbrenda…

– Aq shumë?

– Po. Në fillim të viteve 90 ndodhi një thatësirë e madhe, ngordhën shumë bagëti, ne u sëmurëm… Unë isha dymbëdhjetë vjeç, dhe ime më vdiq… Ajo ishte gjithçka për mua! Më tregonte storje dhe më mësoi si t’i tregoja mirë. Më mësoi si të jem vetvetja.

– Çfarë ndodhi me familjen tënde?

– Binda tim atë që të më linte të shkoja në shkollë. Gati çdo ditë ecja pesëmbëdhjetë kilometra. Deri kur mësuesi më la një dhomë ku të flija, dhe një zonjë më jipte për të ngrënë te pazari përpara shtëpisë… E kuptova: ime më po më ndihmonte.

– Nga mbiu kjo dëshira për shkollën?

– Nga ndonjë vit përpara kur po kaloja nga një ngulim me çadra të rallyt París-Dakar, dhe një gazetarit i ra një libër nga çanta. E mora dhe ia çova. Ma dhuroi dhe më foli për atë libër: Princin e vogël. Dhe u zotova se një ditë do të dija ta lexoja…

– Dhe ia dolët.

– Po. Dhe kështu fitova një bursë për të studiuar në Francë.

– Një tuareg në shkollë të lartë!

– Ah, sa më merr malli këtu për qumështin e devesë dhe zjarrit me dru. Dhe të ec zbathur mbi rërën e nxehtë. Dhe yjet; atje i shihnim përnatë, dhe çdo yll dallon nga tjetri, siç dallon çdo dhi nga tjetra. Këtu netëve shohin televizor.

– Po. Cila është gjëja që ju bën më shumë përshtypje për keq këtu?

– I kanë të gjitha, por nuk u mjafton. Ankohen. Në Francë e shkojnë jetën duke u ankuar! Janë të lidhur me kapistër pas bankës dhe kanë ankth që të zotërojnë gjëra, neps, ngut. Në shkretëtirë nuk ka zotërime, dhe e dini përse? Sepse atje askush nuk do që t’ia kalojë askujt!

– Më thuaj një çast kur jeni shenduar në shkretëtirën tuaj të largët.

– Për çdo ditë, dy orë para se dielli të perëndojë: vapa fashitet, dhe i ftohti ende nuk ka ardhur, dhe burrat e bagëtitë kthehen me javash në ngulim dhe profilet e tyre i bëjnë hije një qielli të nkuqur, të mavijosur, të alltë, të verdhemë e të jeshiltë…

– Me gjithë mend magjepsëse.

– Është një çast magjik. Hyjmë të gjithë në çadër dhe bëjmë çaj. Ndenjur, në heshtje, dëgjojmë vlimin. Qetësia na zapton të gjithëve, rrahjet e zemrës përputhen me gurgullimën e vlimit të çajit.

– Çfarë paqeje!

– Këtu kanë orë dore, atje kemi kohë…/albeu.com

The post Ti ke orën, unë kam kohën! Intervistë e Moussa Ag Assarid (tuareg, nomad i shkretëtirës) appeared first on Albeu.com.

Si ta kuptoni se nuk janë të interesuar për ju, vetëm nga mënyra si ju shkruajnë
Dikush që nuk është (më) i interesuar për ju mund ta tregojë këtë lehtësisht edhe nga mënyra se si ju shkruan. Nëse nuk po ndjeni një lloj energjie të mirë nga mesazhet dhe biseda mes jush duket e sforcuar, ndoshta kimia nuk është më aty ose nuk ishte ndonjëherë. Nëse vini re disa nga këto shenja, ndoshta ka ardhur momenti ta përqendroni energjinë tuaj tek dikush tjetër.

#1 – Shkruajnë shumë shkurt

Një nga shenjat më të dukshme që personi të cilit po i shkruani nuk është më i interesuar është tek gjatësia e mesazheve të tyre. Nëse një në tre fjalë është “po”, jo”, “nuk e di” etj, është e qartë se diçka nuk po ecën. Ndoshta një hatërmbetje? Apo thjesht interesi u venit. Ju e dini më mirë. Vini re edhe për mungesën e gif-eve, emoji-ve etj, nëse ai person zakonisht dërgon.

#2 – Marrin shumë kohë për të kthyer përgjigje

Të gjithëve na ndodh ta vonojmë përgjgjen, ndonjëherë edhe me orë të tëra, por kur ky është rasti gjithmonë, është e dukshme se biseda ka ngecur. Jetojmë në 2021-shin dhe të gjithë e kanë telefonin në duar. Me përjashtim të disa rasteve, në pjesën më të madhe është thjesht çështje prioritetesh.

#3 – Bëjnë sikur nuk “e panë mesazhin tuaj”

Përsëri, thuajse në të gjitha platformat është e dukshme nëse dikush e ka parë apo jo mesazhin tuaj. Mos u bëni naivë. Nëse justifikimi: “Më fal, nuk e pashë” po bëhet temë e përsëritur, këtu ka diçka.

#4 – Nuk bëjnë (më) pyetje)

Një nga mënyrat më të mira për të mbajtur një bisedë interesante është të bëni pyetje. Kështu, zbuloni vazhdimisht gjëra të reja për njëri-tjetrin dhe komunikimi mes jush bëhet i vazhdueshëm derisa….personi me të cilin flisni ndalon së treguari interes për të mësuar më shumë për ju. Çfarë ndodhi?

#5 – Dërgojnë mesazhe sporadike

Nëse mënyra se si ai person ju shkruan është jashtëzakonisht e paparashikueshme, e çrregullt, paksa “njëherë po, njëherë jo”, qartazi ky person nuk po tregon ndonjë interes të madh për ju. Ndoshta nuk do të bëhet “i bezdisshëm”, megjitatë ju do e kuptoni se për cilin nga këto rastet bëhet fjalë.

The post Si ta kuptoni se  nuk janë të interesuar për ju, vetëm nga mënyra si ju shkruajnë appeared first on Albeu.com.

Ligji i çuditshëm: Gjobë për prindërit që nuk martojnë fëmijët deri në 18-vjeç
Një ligjvënës pakistanez ka paraqitur një projektligj të çuditshëm që i detyron prindërit të martojnë fëmijët e tyre deri në moshën 18 vjeçare.

Syed Abdul Rasheed paraqiti të mërkurën, 26 maj, në Sekretariatin e Asamblesë në Sindh një draft të “Aktit të martesës së detyrueshme të Sindh 2021”, i cili kërkon ta bëjë martesën të detyrueshme për personat e moshën 18 vjeç.

Në draft shkruhet se prindërit e një të rrituri që nuk martohet kur mbush moshën 18 vjeç do të duhet të paraqesin arsye të vonesës së dasmës para zëvendës Komisionerit të Qarkut, duke shtuar se ata që  nuk paraqesin arsye do të paguanin një gjobë prej 500rs (monedha indiane e konvertuar në dollare vlera eshte 6 $) secili.

“Kjo do të sjellë mirëqenie në shoqëri,” thotë sektori i cili do të mirëpresë arsyet.

Rasheed më tej shprehu shpresën se të gjithë  anëtarët e Asamblesë së Sindh do të ndihmonin në miratimin e projekt-ligjit për “përparimin dhe lumturinë,” për të rinjtë në provincën Sindh.

The post Ligji i çuditshëm: Gjobë për prindërit që nuk martojnë fëmijët deri në 18-vjeç appeared first on Albeu.com.