aredin behari Archives - Albeu.com

Tentativat e dështuara për të ekzekutuar Aredin Beharin, SPAK nis hetim pasuror për vëllezërit Pashaj
Zhvillime të reja dalin në lidhje me arrestimin e Albert Pashajt, i cili u arrestua dy ditë më parë me urdhër të SPAK-ut. Albert Pashaj pajtoi dy vrasës me pagesë për të eliminuar Aredin Beharin. Vrasësit me pagesë, Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase janë paguar me 80 mijë euro nga Albert Pashaj për të ekzekutuar Aredin Beharin në Fier, i cili në të dyja rastet ka shpëtuar.

Gazetari Elton Qyno raporton se Prokuroria e Posaçme SPAK, paralel me hetimin për tentativën e vrasjes së biznesmenit të hidrokarbureve Aredin Behari, ka çelur një dosje të dytë, duke kryer veprime hetimore për pasurinë e dy vëllezërve, Albert dhe Ardian Pashaj. Të dy vëllezërit njihen në Fier që kanë ushtruar aktivitetin e fajdeve, këmbimit valuator, lojrave të fatit dhe blerjen e pasurive të paluajtshme me shuma deri në 403 milion lekë. “Ora News” ka siguruar një listë të pronave dhe aseteve financiare të dy vëllezërve Pashaj, të cilat tashmë janë bërë objekt i hetimit nga SPAK.

Për pasurinë e dyshimtë të vëllezërve fierakë, në periudhën 2018-2020, prokuroria e Fierit ka kryer verifikime për pastrim parash, duke e konkretizuar ëështjen me një kërkesë për pushim në gjykatën e qytetit.

Shkak i për këtë vendim është bërë një përgjigje e mbëritur nga “Interpol Tirana”, se ndaj dy vëllezërve Pashaj, nuk kishte asnjë rekord kriminal si jashtë dhe brenda vendit.

Aq më tepër që asnjë agjensi e huaj nuk kishte shpallur në kërkim, asnjërin prej vëllezërve Pashaj. Për shkak të biografisë të mirë në aspektin e veprimtarisë kriminale, prokuroria dhe gjykata e Fierit në Janar 2020, vendosën pushimin e ndjekjes penalë për pastrim parash ndaj dy vëllezërve.

Sipas hetimeve të asaj kohe,Ardian Pashaj, disponon të kenë marë borxh shuma të konsiderueshme euro tek persona të tretë. Ndërsa vëllai tjetër Albert Pashaj, kishte hapur prej janarit 2017 një llogari bankare, duke marë një qira mujore prej 1 milion lekë të vjetra.

Ndërkohë nga të dhënat që janë siguruar nga Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka rezultuar se Ardian Pashaj, ka ne pronësi automjetin me targë AA202EX, autoveture ML.

Ndërsa Albert Pashaj ka pasur një autoveturë Benz ML me targë AA 126 KS. Sipas dokumentacionit të siguruar, Ardian Pashaj, ka patur të regjistruar nje aktivitet tregtar me objekt “Lojra fati”, të cilin e ka rregjistruar në 8 prill 2008 dhe ç’regjistruar në Maj 2010.

Ndërsa Albert Pashaj person i arrestuar nga SPAK si financues i vrasjes së Aredin Behari, ka patur të rregjistruar një “Bar-Kafe” në Fier

Gjithashtu ka hetimi ka dalë se Ardian Pashaj ka marrë hua shumat 150.000 euro dhe 80.000 dollarë, nëpërmjet kontratave noteriale. Njëherësh hetimi ka provuar se Ardiani, ka kaluar një shumë financiare prej 7.5 milion lekë të vjetra në llogarinë e shtetases Eda Po keshtu, ky shtotan ka kaluar llogarine e shtetases Eda Lluci.Gjatë marjes në pyetje në fazën e hetimit për pastrim parash, Ardian Pashaj, ka deklaruar se aktualisht merret me bujqësi dhe frutikulturë.

Ndërkohë është aksioner dhe në shoqërinë e hidrokarbureve “Gerondi” sh.a. Pashaj ka rëfyer se është bërë aksioner i kësaj shoqerie ne vitin 2012, kur ka blerë 40 për qind të aksioneve të saj.

Pasi është bërë aksioner, ai shton se e ka rimëkëmbur kompaninë, duke qënë se biznesi ka qënë në prag të falimentimit. Por sipas Ardian Pashaj, ai ka patur disa konflikte me aksionerët e tjerë të shoqërisë dhe për këtë shkak, ndodhet në disa procese gjyqësore civile me ta. Ardiani, ka rëfyer në prokurori, se në vitin 1991 ka shkuar si emigrant në Greqi, ku ka kryer punë të ndryshme dhe ka qëndruar deri në vitin 1995. Në këtë vit eshte kthyer në Shqipëri, duke u marë me kambizëm dhe këtë aktivitet e ka ushtruar për disa vite, duke nxjerrë shumë të ardhura.

Por gjatë kësaj periudhe, ai ka zhvilluar dhe aktivitetin e lojrave të fatit, për të cilin nuk ka qënë i regjistruar. Ndërkohë që e ka formalizuar këtë aktivitet në vitin 2008, duke u pajisur me licensën përkatëse. Hetimi i prokurorisë së Fierit ka zbuluar dhe një kontratë noteriale për blerjen e një sipërfaqe toke 5600 m2 në

Durrës, me vlerën prej 403 milion lekë të vjetra. Për këtë fakt është pyetur Ardjan Pashaj, i cila ka treguar se:

“…pronën e kam blerë në shumën 800,000 lekë, por pas rivieresimit, ajo ka patur vlerën 40,320,000 lekë dhe është kjo arsyeja që kontrata mban shifrën prej 8 milion lekë të vjetra. Shumën prej 800,000 lekësh, unë e kam derdhur në llogari të vajzës së Dedush Lluci, shtetases Eda Lluci. Të ardhurat për blerjen e kësaj prone janë siguruar nga puna në emigracion, kambizmi dhe aktiviteti privat me lojrat e fatit, si dhe disa hua te marra nga persona të ndryshem….”

Ndërsa kur është marë në pyetje vëllai tjetër Albert Pashaj, ka pohuar se pas viteve 1990, ai ka shkuar në emigracion në Greqi dhe më pas në Itali.

“…Aty ka kryer punë të ndryshme, pa dokumenta. Në vitin 1997-1998, kam hapur një lokal në qytetin e Patosit, duke zhvilluar aktivitetin “Bar-Kafe”. Ndërsa më vonë kam hapur dhe një aktivitet të lojrave të fatit. Nga të ardhurat e siguruara nga aktiviteti tregtar, kam blerë një apartament në Tiranë, të cilin e kam përshtatur si lokal dhe e kam dhënë me qira, që nga viti 2003 e në vazhdim, në vlerën 1,150,000 lekë në muaj…”.

Lista e Pasurive

1. Apartament me sip.43 m2 në emër të Albert Pashaj.

2. Njësi shërbimi sip.33 m2 në Patos në emër të Albert Pashaj.

3. Apartament me sip.70 m2 në Pastos në emër të Albert dhe Ardian Pashaj.

4. Truall me sip.200 m2 në emër të Ardian dhe Enkelejda Pashaj.

5. Ndërtesë me sip.200 m2 në emër të Ardian dhe Enkelejda blerë kundrejt 32 milion lekëve.

6. Truall me sip.298 m2 dhe ndërtese me disa shënime për konflikte gjyqësore.

7. Tokë arë me sip.1653 m2 në emër të Ardian Pashaj blerë 11 mln lekë

8. Tokë Ullishte me sip 5600 m2 në emër të Ardian Pashaj blerë në vlerë 403 milion lekë.

9. Biznes i lojrave të fatit në emër të Ardian dhe Albert Pashaj

10. Biznes exchange në emër të Ardian Pashaj

11. Kontrata huaje të shumave financiare

12. Biznes në Bar-Kafe.

The post Tentativat e dështuara për të ekzekutuar Aredin Beharin, SPAK nis hetim pasuror për vëllezërit Pashaj appeared first on Albeu.com.

Dështoi në vrasjen e Aredin Beharit, detaje nga arrestimi i Albert Pashajt: Do ta vriste në Fier
Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Albert Pashajt i cili kishte paguar 80 mijë euro për të ekzekutuar Aredin Beharit.

Behari i kishte shpëtuar dy herë atentateve të kryera ndaj tij në vitet 2017 dhe më pas në vitin 2019 nga ana e Henrik Hoxhajt dhe Skerdi Tases.

Këta të fundit ndodhen sot pas hekurave.

Njoftimi i policisë

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Golden Bullet”. Pagoi 2 herë (në total 80 000 euro), 2 shtetas, gjatë periudhës 2017-2019, për të vrarë në Fier, një shtetas me të cilin kishte konflikte, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Golden Bullet”.

Ndalimi i këtij shtetasi, rezultat i punës hetimore dhe operacionale të pandërprerë të Drejtorisë së Krimeve të Rënda në DPPSH dhe FAST Albanias, në bashkëpunim me SPAK.

Strukturat qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë vijuar intensivisht veprimet hetimore dhe punën operacionale, të koordinuara me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për dokumentimin e plotë ligjor të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, të zbardhura si rezultat i megaoperacionit policor të koduar “Golden Bullet”, të iniciuar nga Policia e Shtetit, më 19 maj 2022.

Në vijim të këtij megaoperacioni, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim A. P. ndaj të cilit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, synuar për t’u kryer për interes dhe në bashkëpunim.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dyshohet se shtetasi A. P., më datat 05.11.2017 dhe 03.04.2019, ka paguar në total me rreth 80 000 euro, shtetasit H. H. dhe S. T. (të dy aktualisht të arrestuar), që ata të vrisnin në qytetin e Fierit, shtetasin A. B., me të cilin shtetasi A. P. kishte konflikte të mëparshme. Për shkak të rrethanave të pavarura nga shtetasit H. H. dhe S. T., ata nuk mundën ta kryenin vrasjen për të cilën ishin paguar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë se Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

The post Dështoi në vrasjen e Aredin Beharit, detaje nga arrestimi i Albert Pashajt: Do ta vriste në Fier appeared first on Albeu.com.

Albert Pashaj pajtoi vrasës me pagesë për ta eliminuar, ky është Aredin Behari, si i shpëtoi vdekjes dy herë
Ky është Aredin Behari nga Fieri, i cili i shpëtoi vdekjes dy herë brenda dy viteve, pasi ka qenë shënjestër e atentateve për vrasje të porositura nga Albert Pashaj, i cili u arrestua sot nga policia me urdhër të SPAK-ut.

Albert Pashaj pajtoi dy vrasës me pagesë për të eliminuar Aredin Beharin. Vrasësit me pagesë, Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase janë paguar me 80 mijë euro nga Albert Pashaj për të ekzekutuar Aredin Beharin në Fier, i cili në të dyja rastet ka shpëtuar.

Dy porositësit i bënë dy herë atentat shënjestrës, një herë në vitin 2017 dhe një herë në vitin 2019. Tentativa e parë në 2017-ën ka dështuar, pasi Behari i pikasi dhe u shtri përtokë. Ndërsa në 2019-ën, Henrik Hoxhajt iu bllokua kallashnikovi. Pashaj ka vendosur të vrasë Beharin në vitin 2017. Për të realizuar këtë qëllim, ai ka kontaktuar të hetuarin Henrik Hoxhajn, që të kryeje vrasjen kundrejt pagesës.

Hoxhaj pasi ka marrë përsipër të kryejë këtë veprim, ka kontaktuar lidhjen e tij, të hetuarin Skerdi Tasen me qëllim që vrasjen të kryenin së bashku. Të dy pasi kanë rënë dakord për të kryer vrasjen e Beharit kundrejt pagesës, kanë siguruar armën e krimit kanë vëzhguar viktimën dhe kanë përcaktuar ekzekutorin i cili do të ishte Tase në datën 05.11.2017.

Por vrasja nuk ndodhi pasi objektivi i ka pikasur menjehere dhe është shtrirë në tokë. Por porositësi Pashaj. nuk është ndalur këtu. Ai ka dashur ta finalizojë krimin e nisur në 2017 dhe në vitin 2019 duke e çuar pagesën në 80.000 euro. Për këtë arsye, të hetuarit Hoxhaj dhe Tase riorganizohen, duke gjetur automjetin, armën e krimit dhe pas vëzhgimit të objektivit në datën 03.04.2019, vendosin të vrasin shtetasin atë.

Ekzekutor në këtë rast u vendos të ishte Hoxhaj, duke qënë se herën e parë i hetuari Tase nuk e finalizoi me sukses. Edhe këtë rast për fatin e mirë të viktimës Aredin Behari krimi nuk u arrit të finalizohej, pasi të Hoxhajt pas goditjes së parë ju bllokua arma e llojit automatik kallashnikov./albeu.com/

The post Albert Pashaj pajtoi vrasës me pagesë për ta eliminuar, ky është Aredin Behari, si i shpëtoi vdekjes dy herë appeared first on Albeu.com.

“80 mijë euro për kokën e Aredin Beharit”, kush janë dy killerat që dolën huq dy herë në vrasjen e tij
“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurt”, thotë një shprehje popullore, e cila rezulton të jetë e vërtetë për Aredin Beharin, i cili u ka shpëtuar paq dy atentaeve.

Por, kush janë personat që kanë tentuar të vrasin Beharin?

80 mijë euro ishte vendosur në dispozicion për kokën e tij. Organizatori dhe personi që kishte paguar lekët është Albert Pashaj, për të cilin policia njoftoi sot se është arrestuar.

Shumën e majme ia dha Henrik Hoxhajt, i cili është i arrestuar bashkë me killerin me pagesë, Nuredin Dumani prej vitit të kaluar

Tentativa e parë u realizua në 05.11.2017, Hoxhaj zgjodhi Skerdi Tasen për ta vrarë. Tentativa dështoi.

Herën e dytë, Pashaj e çon shumën në 80 mijë për të vrarë Beharin, i cili kishte konflikte me vëllanë e tij.

Tentativa e dytë në 03.04.2019.

Këtë herë Hoxhaj tenton vetë për të qëlluar, por bllokuar kallashnikovi dhe Behari shpëton.

The post “80 mijë euro për kokën e Aredin Beharit”, kush janë dy killerat që dolën huq dy herë në vrasjen e tij appeared first on Albeu.com.