Ardian O’Neil” Archives - Albeu.com

U hoq si agjent i CIA-s, Gjykata lë në paraburgim për 30 ditë “Ardian O’Neil”
Gjykata Themelore në Kosovë ka lënë në paraburgim për 30 ditë, për personin me iniciale  S.G, i cili ka mashtruar familjarët e biznesmenit të zhdukur Bedri Rexhepi. Gazeta Ekspress shkruan se personi i arrestuar iu paraqit familjarëve të biznesmenit, si një agjent i agjensisë inteligjente amerikane CIA me emrin Ardian O’Neil Bajraktari. Ai u tha familjarëve që Rexhepi ndodhet në burgun e  Nishit në Serbi, si dhe u kërkoi atyre 3 mijë deri në 4 mijë euro për ta nxjerrë atë nga burgu.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.G. me datë 30.07.2021, në Hib Petrol në Prishtinë, i ka vënë në lajthim familjarët e të dëmtuarit B.R. i cili është i zhdukur, duke paraqitur fakte të rreme kinse për gjetjen e tij, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore në atë mënyrë që ka kontaktuar përmes mesengerit vëllain e B.R., V., duke u prezantuar si agjent i CIA-s Amerikane, është aranzhuar një takim në mes tyre ku është prezantuar me emrin Ardian O’Neil Bajraktari, duke ja prezantuar një ID kartelë të falsifikuar në shpejtësi, duke i thënë së është i gatshëm ta gjejë vëllain dhe ka kërkuar që komunikimi të bëhet përmes emalit Ardianoneilbajraktari@gmail.com dhe pas shkëmbimit të disa emaleve i dyshuari i ka thënë të dëmtuarit V.R. se ka komunikuar me autoritetet në Serbi dhe ka kuptuar se vëllai i tij i zhdukur gjendet në burgun e Nishit në Serbi dhe për ta nxjerrë prej aty, fillimisht i nevojiten 3000 deri 4000 euro dhe me qëllim që ta bind V.R., i njëjti ja ka dërguar disa emaile në gjuhën serbe dhe angleze se kinse e ka konfirmuar nga zyrtarët e Serbisë ku këtë komunikim ja ka përcjell tani të dëmtuarit V.R. duke cekur se këtë komunikim e ka kthyer qeveria e Serbisë në emër të Milorad Petkoviq, ku më pas e kanë lënë të takohen më datë 02.08.2021, për t’i marrë paratë te Hib Petroli afër stacionit të autobusëve dhe aty është arritur të ndalohet dhe arrestohet nga Policia e Kosovës”, ka njoftuar Gjykata.

Gjykata gjithashtu ka njoftuar se i pandehuri akuzohet për veprat penale: “Mashtrim”, “Shantazh”, “Prezantim i rremë si person zyrtar”, “Falsifikim i dokumentit” dhe “Manipulim i provave”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.G. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit S.G. paraburgimi i caktohet në bazë të nenit 185 dhe nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Për pak ditë bëhen katër muaj nga zhdukja e biznesmenit Bedri Rexhepi. Ai kishte dalë nga shtëpia e tij pasditen e 8 prillit për të mos u kthyer më. Institucionet përgjegjëse deri më sot kanë pasur rezultate konkrete në zbardhjen e këtij rasti dhe gjetjen e 38-vjeçarit.

Njohësit e sigurisë vlerësuan se rasti i tij po neglizhohet nga organet e sigurisë. Lidhur me zhdukjen e Bedri Rexhepi tashmë është arrestuar, Jeton Vllasaliu, i cili po qëndron në paraburgim.

The post U  hoq si agjent i CIA-s, Gjykata lë në paraburgim për 30 ditë “Ardian O’Neil” appeared first on Albeu.com.