ardian isufi Archives - Albeu.com

Dhuna ndaj kamarierit Aron Balaj në Vlorë/ Flet avokati i efektivit Ardian Isufi: Të hapen kamerat, klienti im nuk e goditi
Kujtim Cakrani, avokati mbrojtës i Ardian Isufi, efektivit të policisë që u përfshi në incidentin e dhunshëm ndaj kamarierit në Vlorë, ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me ngjarjen që ka ngjallur reagime të forta publike.

Në fjalën e tij, Cakrani theksoi se klienti i tij nuk e ka goditur kamarierin, por vetëm e ka shtyrë, një veprim që sipas tij është i dënueshëm moralisht, por jo penalisht.

“Gjestin nuk e justifikoj, është i dënueshëm moralisht, por nuk mund të lejojmë që një punonjës policie të bëhet mish për top për publikun, që kërkon dënim të ashpër për çdo incident,” u shpreh ai.

Avokati ngriti gjithashtu pretendime për pamjet filmike, duke theksuar se ato që janë vënë në dispozicion të publikut janë “të cunguara”. Sipas tij, pas incidentit me kamarierin, ka pasuar një konflikt i dhunshëm ku rreth 15 persona kanë ushtruar dhunë ndaj efektivit të policisë.

I pyetur për rolin e klientit të tij në incident, Cakrani theksoi se dhuna ndaj kamarierit është ushtruar nga një mik i efektivit, ndërsa Ardian Isufi nuk ka përdorur dhunë fizike, por ka përgjegjësi morale për faktin që nuk e ndaloi mikun e tij.

“Klienti im nuk ka ushtruar dhunë, por është për t’u kritikuar që nuk ndaloi shokun e tij,” tha Cakrani.

Ai shtoi se edhe dhuna ndaj efektivit të policisë duhet të hetohet dhe dënohet, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për kushte të vetëmbrojtjes dhe se “fakti që është goditur kamarieri, nuk do të thotë që efektivi të dhunohet dhe dhunës t’i përgjigjemi me dhunë”.

Sa i përket pretendimeve se ka qenë pikërisht efektivi Isufi ai që ka goditur fillimisht pronarin e biznesit, avokati u shpreh se edhe nëse ky version është i vërtetë, pronari i hotelit duhet të kishte thirrur policinë, jo të përfshihej fizikisht në përleshje.

Në përfundim, Cakrani kërkoi që të bëhen publike të gjitha pamjet filmike të plotë, duke deklaruar se nëse ato tregojnë qartë se klienti i tij ka dhunuar kamarierin dhe ka goditur pronarin e biznesit, “nuk do të dalë më askund në publik”.

Ai theksoi se ngjarja duhet të hetohet në të gjitha detajet, jo vetëm për përgjegjësinë e klientit të tij, por edhe për ata që ushtruan dhunë ndaj tij pas incidentit fillestar.

The post Dhuna ndaj kamarierit Aron Balaj në Vlorë/ Flet avokati i efektivit Ardian Isufi: Të hapen kamerat, klienti im nuk e goditi appeared first on Albeu.com.

U dhunua nga ish-shefi i Qarkullimit Rrugor, flet kamarieri: Më goditi për një bidon ujë më tepër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës, Vlorë, ku një kamerier është dhunuar brutalisht nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një tjetër person me të kaluar kriminale.

Sipas pamjeve të siguruara, dy individët i janë afruar kamarierit për t’i kërkuar llogari, pasi ky i fundit kishte sjellë në tavolinë një shishe uji më tepër nga sa ishte porositur.

Siç shihet edhe në video, Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit në Vlorë, është personi që e prek fillimisht fizikisht të riun, ndërsa më pas dhuna përshkallëzohet nga Leart Bino, një person me precedentë penalë, i cili e godet disa herë kamarierin.

Kamerieri, që po ushtronte detyrën e tij, është detyruar të largohet nga vendi i ngjarjes për të shmangur pasoja më të rënda, pasi sulmuesit po i afroheshin sërish.

Ngjarja ka shkaktuar panik dhe tronditje mes klientëve të pranishëm, përfshirë edhe turistë të huaj, të cilët janë larguar të tmerruar nga skena e dhunës së paprovokuar ndaj një punonjësi shërbimi.

The post U dhunua nga ish-shefi i Qarkullimit Rrugor, flet kamarieri: Më goditi për një bidon ujë më tepër appeared first on Albeu.com.

Skandal në Vlorë/ Ish-shefi i qarkullimit dhunon kamarierin, i shërbeu një shishe ujë më tepër (EMRAT+VIDEO)
Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në ambientet e një hoteli të njohur në lagjen Skelë të Vlorës, ku një kamarier i ri është dhunuar brutalisht nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një person me precedent penal.

Sipas burimeve nga vendngjarja dhe pamjeve filmike të siguruara, Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit rrugor të Vlorës, së bashku me Leart Bimon, kanë ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj kamarierit vetëm për një incident banal, shërbimin e një shisheje uji më shumë se sa ishte porositur.

Dëshmitarët tregojnë se Isufi i është afruar kamarierit në mënyrë kërcënuese dhe ka krijuar kontakt fizik, ndërsa më pas Bimo e ka sulmuar disa herë në mënyrë të dhunshme.

Ngjarja ka ndodhur në prani të shumë klientëve vendas dhe të huaj, të cilët janë tmerruar nga skena dhe janë larguar menjëherë nga lokali, duke e lënë bosh.

Kamarieri është në gjendje të rënduar psikologjike dhe gjithashtu me dëmitime fizike në njërin sy.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi ngjarjen.

The post Skandal në Vlorë/ Ish-shefi i qarkullimit dhunon kamarierin, i shërbeu një shishe ujë më tepër (EMRAT+VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Ëndrra Metalurgjike” nga Ardian Isufi/ Hapet për herë të parë në Itali ekspozita e artistit shqiptar
Artisti shqiptar Ardian Isufi do të hapë për herë të parë ekspozitën e tij personale në Bari të Italisë. Ekspozita “Ëndrra Metalurgjike” kuruar nga Gaetano Centrone, përurohet të premten më 16 shkurt në orën 18:00 në ambientet e Teatrit Kursaal Santalucia në Bari.

Ekspozita e Barit është më përfaqësuese dhe domethënëse se kurrë, duke riinterpretuar marrëdhëniet kulturore midis Italisë dhe Shqipërisë në dy brigjet e Adriatikut. Me përfshirjen e drejtpërdrejtë të artistit, është ndërtuar një rrugë që rikthehet në fazat e fundit të karrierës së tij, rreth disa referencave dhe temave kryesore dhe përmes veprave me ndikim të madh, të marra nga një korpus kompleks dhe i artikuluar: instalime video dhe fotografike, etj.

Mediat italiane shkruajnë se nisma zhvillohet në kuadër të Marrëveshjes për zhvillimin e linjave të ndërhyrjes për vlerësimin e trashëgimisë kulturore si dhe të vendeve dhe institucioneve kulturore të menaxhuara drejtpërdrejt nga Rajoni i Pulias, ndërmjet Rajonit Pulia-Departamenti i Turizmit, Ekonomisë Kultura dhe Valorizimi i Territorit dhe Fondacioni Pino Pascali , Muzeu i Artit Bashkëkohor.

E titulluar “Ëndrra Metalurgjike”, është kulmi i punës së kryer për ekspozitat e fundit Fraktura (ndërhyrje specifike për vendin në burgun e Spaçit, Shqipëri 2023) dhe Il plotto di Tirana (Galeria Kombëtare e Arteve të Kosovës, Prishtinë, 2022).

Projekti i ekspozitës, i drejtuar nga Elton Koritari, synon të rigjurmojë në mënyrë gjithëpërfshirëse kërkimin e artistit, figurën e tij dhe veprën e gjerë, dhe në të njëjtën kohë të nënvizojë pozicionin e urës me Lindjen që Pulia mban historikisht në Mesdhe, në një kohë të përhershme.Artisti shumëvjeçar, Ardian Isufi ka marrë pjesë në shumë aktivitete ekspozuese kombëtare dhe ndërkombëtare, nga Evropa në Kinë e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është profesor në Universitetin e Arteve i Tiranës, politikan, aktivist, i përfshirë në organizimin dhe kurimin e ekspozitave.

The post “Ëndrra Metalurgjike” nga Ardian Isufi/ Hapet për herë të parë në Itali ekspozita e artistit shqiptar appeared first on Albeu.com.

Mbeti jashtë këshillit, Ardian Isufi tërhiqet nga PD: Kuptova se janë në ngushtuar hapësirat për elitat
Një nga emrat e njohur të PD-së, Ardian Isufi ka mbetur jashtë listës së 300 igurave të Këshillit të ri Kombëtar të PD-së. Ky fakt e ka mërzitur Isufin, i cili tashmë ka vendosur të tërhiqet nga PD-ja për të vazhduar rrugën politike si i pavarur.

Lajmin e ka dhënë vetë ai, përmes një postimi në Facebook.

Postimi:

Të nderuar demokratë,

I zhgënjyer dhe me keqardhje, sot jam i bindur të tërhiqem nga PD dhe angazhimet e mia ndaj saj. Me fisnikëri mendoj të vazhdoj rrugën time politike si i pavaruar. Jashtë një strukture partie që vetëm i kam shtuar vlerat me imazhin tim si person publik!

Ky nuk është thjesht një reflektim pas kuvendit të PD apo atmosferës së krijuar në parti me një elitë të sforcuar. Ajo që kam kuptuar qartë është se insistimi im për të kontribuar në evidentimin e një “alternative të re të djathtë” për sinergji dhe marrdhënie me publikun në një frymë bashkëkohore nuk është realisht prioritet i kësaj partie, sesa thjesht po kthehet një kopje e shëmtuar të partisë-shtet që sot është në pushtet!

Tashmë jam i qartë që këtë situatë nuk e ka prodhuar vetëm zoti Basha por edhe një tufë e madhe funksionarësh në PD apo antarë kryesie që duhet të ishin dorëhequr shumë kohë më parë dhe që aktualisht janë të ezauruar në debatin publik dhe nuk i thonë më asgjë mbështetësit të djathtë apo votuesit shqiptar, por që nëpërmjet një “klani me tipare arkaike” mbajnë peng çdo orientim të ri apo nismë bashkëkohore brenda kësaj partie… shto këtu edhe një administratë që e ka zëvendësuar rolin e saj primar me politik-bërjen e kulisave, dhe si i thonë asaj fjalës së urtë popullore: “është bërë bishti më i rëndë se sqepari”

Kuptohet që edhe “hienat” e Universitetit të Arteve pranë PD-së e kanë realizuar me malinjitet të plotë përfoljen mbi figurën time, sepse thënë thjesht: “mediokriteti nuk e pranon risinë”!

Ndoshta tërheqja ime nga Partia Demokratike mund të duket një “asgjë” në kushtet në të cilat ndodhet sot. Gjithësesi, përgjatë këtyre viteve i kam dhënë shumë kësaj partie, duke sakrifikuar gjithçka që lidhej me imazhin tim si artist dhe intelektual në çështjet publike. Asnjëherë nuk ndjeva asnjë mbështetje në këmbim edhe pse kohë pas kohe kam propozuar projekte avangardë në shërbim të modernizimit të Partisë Demokratike dhe të djathtës në tërësi.

Më në fund tashmë kam kuptuar se janë ngushtuar hapësirat për elitat, në një parti që kohë mē parë ishte elitë!

Sinqerisht,

Prof. Asc. Dr. Ardian Isufi./albeu.com

The post Mbeti jashtë këshillit, Ardian Isufi tërhiqet nga PD: Kuptova se janë në ngushtuar hapësirat për elitat appeared first on Albeu.com.