Ardian Hajdari Archives - Albeu.com

KPA pezullon nga detyra Ardian Hajdarin, gjyqtari merret i pandehur nga SPAK
KPA ka vendosur të hënën që të pezullojë nga detyra anëtarin Ardian Hajdari.

Ky fakt u bë i ditur të martën, në mbledhjen e gjyqtarëve në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në çeljen e seancës publike që ka të bëjë me ankimin e gjyqtares së ish-Gjykatës së Apelit Për Krime të Rënda, Dhurata Haveri, kundër vendimit të Komisionit për shkarkimin e saj.

Kryesuesi i trupës së Kolegjit Sokol Çomo sqaroi se seanca nuk mund të vijonte pasi mungonte gjyqtari Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra dhe u vendos shtyrja për më datë 18 shkurt, ora 09:30. Në seancë nuk e bë e ditur arsyeja e pezullimit të Hajdarit nga detyra. Gjyqtari Ardian Hajdari u shpreh për BIRN gjatë një komunikimi në aplikacionin ëhatsapp se nuk kishte komente për të përcjellë lidhur me vendimarrjen e Kolegjit për pezullimin e tij.

Ardian Hajdari është anëtari i dytë i Kolegjit që pezullohet, pas Luan Dacit i cili dhe u shkarkua pasi u deklarua fajtor me vendim të formës për falsifikim të formularit të aplikimit për një pozicion në institucionet e vetingut.

Më 24 qershor 2020, Daci dhe Hajdari u kallëzuan penalisht në Prokurorinë e Posaçme, SPAK me pretendimin se kishin gënjyer në aplikimet e tyre për t’u zgjedhur anëtarë të KPA-së përmes “falsifikimit të dokumenteve”. Kallëzimi penal u krye nga tre magjistratë të shkarkuar gjatë vetingut; nga ish-prokurorët Antoneta Sevdari dhe Elsion Sadiku si dhe ish-gjyqtari Ervin Metalla. Daci u akuzua se kishte fshehur shkarkimin nga detyra në vitin 1997 dhe se kishte deklaruar para komisionit Ad Hoc se ishte larguar nga sistemi i drejtësisë me dorëheqje, ndërsa Hajdari për deklaratën se kishte një eksperiencë 17 vjeçare si avokat.

Po ashtu, kallëzuesit pretendonin se dy anëtarët e KPA kishin konsumuar edhe elementët e veprave penale “fshehje e të ardhurave” dhe “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”./albeu.com/

The post KPA pezullon nga detyra Ardian Hajdarin, gjyqtari merret i pandehur nga SPAK appeared first on Albeu.com.

SPAK merr si të pandehur Ardian Hajdarin, pritet pezullimi nga KPA
SPAK ka marrë të pandehur anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdarin. Dukeqenëse gjyqtari do t’i nënshtrohet këtij procesi gjyqësor, pritet të pezullohet nga detyra.

Ai është kallëzuar penalisht për akuzat e fshehjes së të ardhurave dhe deklarim të rremë të pasurisë në vitin 2020.

Denoncimi në SPAK

Ish -prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari, ish-prokurori i Korçës Elsion Sadiku dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla, të cilët janë shkarkuar nga detyra gjatë procesit të rivlerësimit, kanë kallëzuar në Strukturën e Posaçme Anntikorrupsion jo vetëm Luan Dacin por edhe Ardian Hajdarin për falsifikim dokumentesh me qëllim që të zgjidhej në Komisionet e Rivlerësimit.

Sipas tyre, ndryshe nga sa ka deklaruar para Komisionit Ad Hoc të Kuvendit, Hajdari në CV-në e tij, ka deklaruar se ka ushtruar profesionin e avokatit nga viti 2002-2004 dhe nga viti 2006 e në vazhdim. Pra, për 13 vite pasiu përvoja tjetër profesionale si jurist në Hidrocentralin e Komanit dhe Bashkinë e Vaut të Dejës nuk përfshihet në grupin e profesioneve të parashikuara në ligj.

Denoncuesit pretendojnë se Hajdari ka gënjyer dhe ka deklaruar të dhëna të pavërteta në Kuvend kur ka thënë se ka ushtruar profesionin e avokatit për 17 vite, në një kohë kur ai nuk mund të punonte jurist në administratë dhe njëkohësisht të ushtronte profesionin e avokatit.

Denoncuesit e kanë kallëzuar dhe për “fshehjen e të ardhurave”, pasi ai është regjistruar për herë të parë në organet tatimore për të ushtruar profesionin e avokatit, në prill të 2007-ës.

Më herët, sipas të njëjtëve ai nuk ka qenë i regjistruar në organet tatimore para kësaj periudhe dhe nuk ka paguar sigurimet shoqërore për ushtrimin e profesionit të avokatit. Gjithashtu Hajdari është paditur për veprën penale, “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Sipas denoncuesve, Hajdari nuk ka deklaruar fare të ardhura gjatë vitit 2017, ndërkohë që gjatë intervistimit në Kuvend, në cilësinë e avokatit, ka thënë se ka përfaqësuar dhe mbrojtur një numër shumë të lartë çështjesh gjyqësore.

“Krijohen dyshime se ai ka krijuar të ardhura nga avokatia gjatë vitit 2017, por nuk i ka deklaruar në tatime dhe, si rrjedhim, nuk i ka deklaruar as në deklaratën e tij të pasurisë”, pretendojnë denoncuesit të cilët shtrojnë pyetje se si janë përballuar prej tij shpenzimet për jetesë dhe si janë paguar taksat fikse të ushtrimit të aktivitetit të tij”, thuhet në kallëzimin e dorëzuar në SPAK që ndonëse ka bërë xhiron e mediave është lënë në harresë. /albeu.com

The post SPAK merr si të pandehur Ardian Hajdarin, pritet pezullimi nga KPA appeared first on Albeu.com.