Arbitrazhi Archives - Albeu.com

Fatura e arbitrazhit qëndron “e ngrirë”, Shqipëria ende 180 milionë euro detyrime të pashlyera
Shteti shqiptar vijon të shlyejë vetëm kostot administrative dhe ligjore për çështjet e hapura nga kompanitë në gjykatat ndërkombëtare, pa ulur faturën e detyrimeve të arbitrazhit.

Deri në shtator 2025, Ministria e Financave llogarit një detyrim prej 180 milionë euro të lidhur me arbitrazhet ndërkombëtare. Krahasuar me faturën e Arbitrazhit të publikuar deri në shtator 2024 rezulton se ka një ulje prej rreth 0.3%, ose rreth 650 mijë euro, që përfaqësojnë kosto administrative dhe ligjore.

Në projektbuxhetin e vitit 2026, jepen të detajuara vendimet për dëmshpërblim të gjykatës së Arbitrazhit, detyrimin faktik dhe kontingjent, dhe kostot e përfaqësimit ligjor të shtetit në Arbitrazh.

Sipas tabelës zyrtare, nga kjo shumë, 70.2 milionë euro zënë detyrimet e mbetura nga vendimet e formës së prerë që ende nuk janë paguar. Detyrimet kontigjente që rrjedhin nga vendimet e gjykatave ndërkombëtare, por të cilën nuk është marrë një vendim i formës së prerë, pra, nuk kanë përfunduar procedurat ligjore janë në shumën 110.1 mln euro.

Rreth 60% të faturës totale të pashlyer të Arbitrazhit vijon të jetë për çështjen “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, të sipërmarrësit italian Françesko Beketi. Detyrimi me vlerë 108 mln euro për vendimin e “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”,  është më i larti ndër 5 çështjet e humbura në Arbitrazh nga shteti shqiptar. Kostoja ligjore për përfaqësimin e shtetit në këtë proces është vlerësuar rreth 2 mln euro.

Çështja e kompanisë greke “Copri Actors”  lidhur me ndërtimin e autostradës Tiranë–Elbasan ka një detyrim të mbetur prej 41.1 milionë euro, përfshirë kostot e përfaqësimit ligjor.

Krahasuar me një vit më parë, është shlyer rreth 1.3 milionë euro, që përfaqësojnë pagesa të pjesshme të detyrimeve të vendimit, raporton Monitor.al.

Çështja e tretë me vlerë të lartë faturë shlyerje vijon të mbetet ajo me kompaninë “Construzioni Dondi”. Vlera e mbetur e detyrimit është 13.2 milionë euro, me shlyerje prej rreth 209 mijë euro gjatë vitit. Kostot administrative dhe ligjore të përfaqësimit për këtë çështje arrijnë në 28,500 euro, që përfaqësojnë rreth 10% të shumës fillestare, pjesa tjetër tashmë është shlyer. Padia është depozituar në 2018 nga kompania italiane.

Ndër vite kostot administrative të përfaqësimit dhe ligjore të shtetit shqiptar për këtë çështje arritën në 189 mijë euro.

Një faturë prej 12 milionë euro, shteti shqiptar duhet të paguajë për çështjen e humbur me kompaninë “GBC Oil LTD”. Krahasuar me vitin e kaluar, është shlyer rreth 386 mijë euro nga detyrimi fillestar. Gjithashtu, kostot ligjore për këtë proces janë rritur me 366 mijë euro, duke reflektuar shpenzimet shtesë të mbrojtjes ligjore.

Në relacionin shpjegues të projektbuxhetit, Ministria e Financave pohon se vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, të cilat lidhen me zgjidhjen e konflikteve në mosmarrëveshje dypalëshe ose shumëpalëshe në ngarkim të shtetit shqiptar, kanë efekte të ndjeshme financiare dhe përbëjnë një risk të konsiderueshëm për buxhetin e shtetit.

Në pjesën më të madhe të rasteve, efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtyre vendimeve janë përballuar nga buxhetet e vetë institucioneve publike (kryesisht ministritë e linjës), të cilat kanë qenë palë të paditura në proceset përkatëse gjyqësore.

Ndërkohë, në rastet kur palë e paditur është “Shteti Shqiptar” ose “Qeveria Shqiptare”, likuidimi i detyrimeve kryhet përmes buxhetit të Ministrisë së Financave ose Fondit të Rezervës së Buxhetit të Shtetit, nëse lind nevoja për mbulimin e tyre.

The post Fatura e arbitrazhit qëndron “e ngrirë”, Shqipëria ende 180 milionë euro detyrime të pashlyera appeared first on Albeu.com.

Arbitrazhi rrëzon Shqipërinë, vendos gjykimin në themel për dëmshpërblim 40 mln euro për koncesionin në Portin e Durrësit
Gjykata e Arbitrazhit në Uashington, ka rrëzuar kërkesën e palës shqiptarë për mosshqyrtimin në themel të kontratës koncesionare,  për Terminalin Lindor në Portin e Durrësit.

Çështja në Gjykatën Ndërkombëtare, për kontratën koncesionare për përpunimin e mallrave rifuxho me anije në Durrës, u depozitua në Prill 2023 nga kompania gjermane EMS APO.

Kompania përpunuese e anijeve të mallrave rifuxho në Terminalin Lindor për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues të kontratës, ka kërkuar 40 milion euro dëmshpërblim.

Seanca e parë në Uashington u zhvillua më 18 shtator 2023. Më tej, shteti shqiptar apo pala përgjegjëse ka paraqitur më 19 janar 2024, një kërkesë për të adresuar kundërshtimet ndaj juridiksionit, si një pyetje paraprake në përputhje me Nenin 41(2) të Konventës së ICSID dhe Rregullin 44 të Arbitrazhit të ICSID.

Pra nga ana e shtetit shqiptar, është kërkuar mos juridiksioni i çështjes. Nëse kjo kërkesë do të pranohej nga ICSID, çështja do të pushohej.

Por Gjykata nuk pranon kërkesën paraprake të shtetit për mungese juridiksioni dhe vendos gjykimin në themel për kontratën e koncesionit.

“Tribunali nxjerr Urdhrin Procedural Nr. 3 në lidhje me kërkesën e palës përgjegjëse për të adresuar kundërshtimet ndaj juridiksionit si një pyetje paraprake; si rrjedhojë, kundërshtimet ndaj juridiksionit bashkohen me themelin e mosmarrëveshjes”, citohet në vendimin e ICSID më 24 Shkurt 2024.

Kontrata koncensionare mes shtetit shqiptar dhe kompanisë gjermane EMS-Fehn-Group (d.m.th. EMS Shipping & Trading GmbH), u lidh në Maj të vitit 2013.

Në kontratë përcaktohet se afati i zbatimit shtrihet për periudhë 35-vjeçare nga viti 2013 deri në vitin 2048. EMS-Fehn-Group themeloi Operatorin Portual Shqiptar EMS Shpk. (EMS APO) si njësi operacionale në Durrës. Kontrata i jep EMS-Fehn-Group/EMS, APO të drejtën për të përpunuar ngarkesat rifuxho, ngarkesat e përgjithshme dhe ngarkesat projektesh në Terminalin Lindor.

Konflikti mesa palëve nisi, siç kanë pohuar më herët edhe drejtuesit e kompanisë për Monitor më 2020, kur institucionet shqiptare penguan qëllimisht aktivitetin e tyre pas dhënies së trajtimit preferencial për operatorin privat në Porto Romano, për të vijuar më pas zënien e hapësirës së portit të Durrësit për zhvillimin e projektit të “Durrës Yahts Marina”.

Ndërsa projekti i Durrës Yacht & Marina që përkon me zhvillimin e një porti jahtesh, ngritjen e 13 mijë apartamenteve dhe hoteleve do të zhvillohet në truallin e portit aktual të Durrësit, përfshirë zënien e 90% të truallit mbi të cilin operon kompania koncesionare.

Për drejtuesit e kompanisë marrëveshja për “Durrës Yachts Marina”, bie në kundërshtim pasi ka mbivendosje me kontratën koncesionare të EMS-Fehn-Group.

Korrikun e vitit të kaluar Autoriteti Portual Durrës, nisi ndërhyrjet për largimin e kompanisë gjermane në kundërshtim me kontratën koncesionare sipas drejtuesve të saj.

Shkak i ndërhyrjes ishte për t’i hapur rrugë zhvillimit të projektit të Durrës Yahts Marina, për fazën e parë të ndërtimit të godinave me apartamente.

Në atë kohë drejtues të kompanisë koncesionare EMS APO përveçse ngritën shqetësimin për shkelje të ligjit, pohuan se po dëmtohen edhe nga rënia e lartë e fluksit të anijeve për përpunim, nga pasiguritë në lidhje me të ardhmen e EMS APO, për shkak të shndërrimit të portit të Durrësit në një port argëtimi.

The post Arbitrazhi rrëzon Shqipërinë, vendos gjykimin në themel për dëmshpërblim 40 mln euro për koncesionin në Portin e Durrësit appeared first on Albeu.com.

“Do dalim nga Arbitrazhi”, Berisha dënon deklaratat e Ramës: Fatura e Shqipërisë shkon 600 milionë euro
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili tha sot pas mbledhjes së qeverisë, se Shqipëria mund të dalë nga juridiksioni i gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Berisha tha se në këtë arbitrazh ka një seri procesesh që shkojnë deri në 600 milionë euro, nga të cilat 300 milionë është vetëm arbitrazhi për licencën e naftës që iu hoq një kompanie për t’iu dhënë një kompanie ruse të Duçkës, Nezës dhe McGonigal.

“Sikundër dënoj me forcën më të madhe, deklaratën prej zuzari të Edi Ramës, i cili sot është shprehur se mund të dalim nga juridiksioni i gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Arbitrazhi Ndërkombëtar është nën ombrellën e Bankës Botërore, rrjedhimisht të OKB-së.

Kjo pasi institucionet e Bretton Woods, BB, FMN dhe IFC, janë institucione të OKB-së.

Arbitrazhi i kësaj organizate është i detyrueshëm për të gjithë anëtarët, për të gjithë vendet anëtare të BB dhe OKB.

Edi Rama, për shkak të korrupsionit të tij të tmerrshëm, kërkon të ndëshkojë Shqipërinë, tani jo vetëm 110 milionë euro sa është gjoba, por në shumë e shumëfishin e saj, për të mos thënë 100fishin e saj.

Po në këtë arbitrazh dhe arbitrazhe të tjera, janë një seri procesesh të cilat shkojnë më së paku, 600 milionë euro.

300 milionë euro shkon vetëm arbitrazhi për licencën e naftës që iu hoq një kompanie për t’iu dhënë një kompanie ruse të Duçkës, Nezës dhe McGonigal.

Arbitrazhi i terminalit të Portit të Durrësit është në përfundim e sipër dhe shkon një ndëshkim shumë i madh financiar, pasi Eid Rama në mënyrën më korruptive ka përzënë për interesa strikt korruptive, kompaninë që kishte marrë konfirm të gjitha rregullave, kalatat e mallrave.

Shkon në shuma shumë të mëdha arbitrazhi po me Beketin po për Vjosën.

Edi Rama, në një vendim mirëfilltë korruptiv, ndërhyn në një problem mes dy kompanive private, i paftuar. Dhe ajo që nuk ndodh kurrë, përzën një kompani, përzen Beketin nga urrejtja që kishte.

Ndërkohë që kompania tjetër nuk kishte asnjë ankesë për Beketin, dhe kompania tjetër nuk ishte dosido, por ishte Deutsche Bank.

Është në proces dhe së shpejti përfundon edhe gjyqi me Aktorin, ndaj të cilit janë sjellë në mënyrë banditeske.

Pasi janë korruptuar plotësisht, u prishën në pazare dhe i përzunë në kundërshtim me rregullat tregtare. Aktor e ka të sigurt, sipas informacioneve që kam unë, sepse prishja ka qenë absolutisht në dhunim të kontratës.

Ajo që ndodh është se në disa nga këto arbitrazhe, bashkëshortja ka qenë Avokate e Shtetit, bashkëshorti ka qenë avokat i të paditurit. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër.

Mos u habisni nëse këto gjoba janë ndarje parash mes paditësve dhe të paditurve.

Një gjë është e sigurt: nëse për Agon Channel u pagua 100 milionë, faturë e tmerrshme do vijë për Ora News. Konfiskohet televizioni me dokumente të falsifikuara, që nuk mund t’i marrë për bazë asnjë gjykatë.

Nuk do jetë më pak e kripur fatura që do vijë për resortin Prestige, eksplodimi i të cilës ushtoi në të gjithë Europën në kundërshtim me çdo rregull dhe ligj”, tha Berisha. /albeu.com

The post “Do dalim nga Arbitrazhi”, Berisha dënon deklaratat e Ramës: Fatura e Shqipërisë shkon 600 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Dënimi i Becchettit mund të rihapë çështjen në arbitrazh, Shqipëria do të kundërshtojë dënimin prej 110 milion eurosh
Vendimi i dënimit të Francesco Becchettit me 17 vite burg të dhënë ditën e djeshme nga Gjykata e Tiranës, ka gjasa të rihapë procesin e arbitrazhit që ai ka fituar me Shqipërinë në vlerën marramendëse 110 milion euro.

Vendimi i dënimit të Becchettit bashkë më nënën e tij dhe dy bashkëpunëtore do të përdoren nga avokatura e shtetit për të tentuar të kundërshtojë vendimin e arbitrazhit, mëson Report TV.

Becchetti procesin në arbitrazh ndaj Shqipërisë e ka përfituar pikërisht nga mungesa e ndonjë dënimi në vend.

The post Dënimi i Becchettit mund të rihapë çështjen në arbitrazh, Shqipëria do të kundërshtojë dënimin prej 110 milion eurosh appeared first on Albeu.com.