arber zaimi Archives - Albeu.com

“Ulni gjakrat”, Kosova i përgjigjet Ramës: Kur dikush të kërcënon vëllanë, duhet t’ia mbyllësh gojën!
Pas thirrjes së kryeministrit Rama për të ulur gjakrat në veri të Kosovës, Arbër Zaimi, këshilltar i kryeministrit Kurti i është përgjigjur kreut të qeverisë.

Përmes një postimi në Facebook, Zaimi shkruan se detyra e Ramës është të mbrojë vëllanë e tij, Kurtin përballë kërcënimeve dhe jo të transmetojë kërcënimet e Aleksandër Vuçiç.

Arbër Zaimi: Transmetuesi i kërcënimeve qenka roli i ri i liderit të B. të Hapur. Kur dikush flet me ty e të kërcënon vëllain, detyra jote është t’ia mbyllësh gojën. Mos u bëj përçues e korrier për të. Ata që thonë “paguani për paqen” harrojnë se çfarëdo që t’u japësh shovinistëve, ata nuk do të ndalen, pas një kohe prapë do të bëjnë trazira. Zgjidhje e vetme është izolimi i shovinistëve dhe demillosheviçizimi i Serbisë. Jo përkëdhelja e tyre.

Rama përmes një postimi në Twitter i kërkoi Kurtit dhe vuçiçit që të ulin gjakrat dhe paralajmëroi rikthimin e marrëdhënieve të akullta Shqipëri-Serbi.

Në veçanti Albin Kurtit i kërkoi që të dalë nga vetëizolimi, siç e quan Rama dhe mos e humbë veriun.

Si u tensionua situata në Veri?

Situata u përkeqësua më 14 qershor pas arrestimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës. Serbia tha se ata u arrestuan “thellë” brenda territorit të saj, por Kosova tha se ata ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviq.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policorë. Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se “arrestimi i tyre dhe mbajtja në paraburgim nën akuza të pabaza kanë përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar”./Albeu.com/

The post “Ulni gjakrat”, Kosova i përgjigjet Ramës: Kur dikush të kërcënon vëllanë, duhet t’ia mbyllësh gojën! appeared first on Albeu.com.

Rama nuk ka vetëm një mik si McGonigal-i
Nga Arbër Zaimi

Ashtu siç nuk ka njeri të pagabueshëm, ashtu edhe nuk ka shoqëri imune ndaj korrupsionit. Por këto gjëra të ditura mbi limitet e njeriut, nuk mjaftojnë për të nxjerrë përfundimin se të gjithë njerëzit apo gjithë shoqëritë janë njësoj. Brenda atyre limiteve njeriu nga njeriu e shoqëria prej shoqërisë dallon, nga mënyra se si sillen.

Përshembull, amerikanët me të dalë indikacionet e korruptimit të një zyrtari të tyre të lartë, ish-shef i kundërzbulimit në FBI, ata filluan të marrin masa institucionale. Hetime të thelluara jo vetëm mbi ato fakte e ngjarje mbi Charles MacGonigal-in që tashmë janë publikuar, por edhe mbi gjithë aktivitetin e tij në të shkuarën. Shteti, me të drejtë, dyshon se mund të ketë edhe raste të panjohura ende të abuzimeve me pushtetin që ka patur ish zyrtari i lartë i FBI-së.

Ndërsa në anën tjetër, shoqëria shqiptare dallohet prej asaj amerikane. Tek ne një zyrtar edhe më i lartë, vetë kryeministri i vendit, del se ka patur marrëdhënie personale me MacGonigal-in, ku dyshohet se kanë trajtuar çështje koncesionesh për nxjerrjen e naftës në Shqipëri, por edhe çështjen e “heqjes qafe” të opozitës me metoda “ligjore”. A kujdesen institucionet tona të nisin hetime ndaj kryeministrit shqiptar, të paktën për gjërat që tashmë dihen? Do të kishte qenë në nderin e institucioneve shqiptare të reformuara me ndihmën e SHBA, që ato të vepronin me të njëjtin zell e guxim qytetar si vetë institucionet e SHBA. Modelin ja ku e kanë, atje nuk hetohet vetëm shefi i kundërzbulimit, por edhe presidenti e ish-presidenti.

Përfshirja e Ramës në aferën MacGonigal ngre dy shqetësime madhore:

E para – si trajtohen pasuritë e shqiptarëve. Si po jepen me koncesion mineralet, nafta, nëntoka, bregdeti, burimet ujore, rrugët, portet, aeroportet? A janë këto muhabete që zgjidhen kulisave, ku shefi ynë suprem shtrëngon duart me MacGonigalët e botës që punojnë për Deripaska-t e botës? Mjerë ne po të ishte kështu. E pra, ja ku janë modelet evropiane, duke filluar nga Norvegjia që ka numër banorësh jo fort të ndryshëm nga ne. Atje, kur diskutohen politikat e pasurive ekonomike të përbashkëta (nafta, peshkimi), mbretëron transparenca dhe vendimi merret për interesin e publikut. Lum ata që publikja e fortë i ka pasuruar. Mjerë ne që privatja e fshehur në prapaskena, na ka varfëruar.

E dyta – çfarë i ka bërë Edi Rama shpresës tonë për demokraci? Nëse ai e ka shfrytëzuar pozitën e një amerikani të korruptuar për të nisur hetime që damkosin opozitën, kjo lë të kuptohet shumë. Kjo nuk mund të jetë rast i vetëm. Vetë Rama e thotë se ka shumë “miq si MacGonigal-i”. A është e arsyeshme të mendohet se edhe atyre Rama mund t’u ketë kërkuar favore të ngjashme? Të tipit: vëre filan kritikun tim në listën e “antiamerikanëve”. Apo të tipit: hetoje filanin jo pse ka ndonjë arsye, por thjesht sa për t’ia nxjerrë namin e keq se është nën hetime. Natyrisht që është e arsyeshme të dyshohet te Rama, i cili duket se po vazhdon praktikën e njëjtë me diktaturën: eleminimi i kritikëve dhe i rivalëve, ama këtë gjë më nuk e bën përmes organeve shqiptare të inteligjencës, por përmes të korruptuarve në shërbimet e vendeve të tjera.

Një teoricien i shahut, Tartakoveri i shquar për aforizmat e tij paradoksale, thoshte: “Gjithmonë është më mirë të sakrifikosh gurët (e shahut) të tjetrit”. Kështu edhe Rama, po bëhet autokrat e shkatërrues i opozitave, jo duke sakrifikuar veglat e veta, por me veglat e vendeve të tjera. Si ia del? Jo se është shumë i mençur. Thjesht shfrytëzon dy gjëra: së pari gjen më të korruptuarit ndër ta, së dyti ka sigurinë se këtu tek ne korrupsioni nuk dënohet.

Pastaj pyesin, pse largohen shqiptarët masivisht nga Shqipëria…

Megjithatë, zullumi këputet për së trashi. Teksa me veprimet e tij qysh prej fillimit Rama është përpjekur të mbjellë vetëm cinizëm, mosbesim te njëri-tjetri, përbaltje të çdo kundërshtari – tani mbase ka ardhur koha që gjërat të ndryshojnë. E kjo nuk do të ndodhë duke pritur të shfaqen mes nesh engjëj, por duke vendosur së pari ta largojmë Ramën, atë që me çdo mjet e çdo pushtet vazhdon të na polarizojë, të na përçajë, që të na sundojë.

The post Rama nuk ka vetëm një mik si McGonigal-i appeared first on Albeu.com.