arben taravari Archives - Albeu.com

Aleanca braktis VLEN-in, nis dorëheqja e ministrave të “Taravarit”
Ministri i Shëndetësisë, njëherësh kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

Me këtë letër ju informoj se jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Detyrën që e mora me këtë funksion e kam ushtruar me përkushtim të plotë, transparencë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe shtetit.

Këtë vendim e kam marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm personal dhe profesional, duke besuar se ky hap është në interesin më të mirë të institucionit dhe të parimeve të mia personale.

Ju falënderoj për besimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e Qeverisë në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme për sistemin shëndetësor”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Taravarit drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski.

Taravari në letër thotë se mbetet i hapur për bashkëpunim dhe mbështetje në të ardhmen, gjithmonë i udhëhequr nga interesi publik.

The post Aleanca braktis VLEN-in, nis dorëheqja e ministrave të “Taravarit” appeared first on Albeu.com.

Taravari për thirrjen e Ahmetit për bashkim: Ku të vijmë e ku të shkojmë, ku na thirr?!
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë konventës së gruas së ASH-së, ju përgjigj edhe thirrjes së Ali Ahmetit, që ata të bëhen bashkë. Taravari pyeti se për ku të bëhen bashkë, ku duhet shkuar.

Mes tjerash Taravari tha se kishte skepticizëm për formimin e qeverisë pa Ali Ahmetin, ndërsa kjo tha ai u bë, duke shtuar se BDI do të kalojë shumë vite në opozitë dhe se i duhet të reformohet.

“A e dini ju para se të formohet qeveria na përmendnin telefonin e kuq, Alin do ta thirrin pa Alin nuk bëhet, qeveria u bë pa Alin. Tani na thonë tre mujë, gjashtë muaj, do kalojnë zgjedhjet lokale bashkë me VLEN-in do t’i fitojmë edhe zgjedhjet lokale, pastaj do thonë zgjedhje tjera. Kështu na mbante Menduhi prej 2002-it, se këto zgjedhje, një vjet e tre muj, u bënë 22 vjet.. Alia nuk besoj se duron 22 vjet as BDI-ja, por deri në zgjedhjet lokale le të përgatiten. Ftesës së Ali Ahmetit që na thotë hajdeni na u bashkëngjitni: Ku të vijmë e ku të shkojmë, ku na thirr…S’ka problem, kam thënë që jemi të gatshëm të ulemi, por filloni reformoni brenda, se njerëzi ju dënuan me 107 mijë vota kundër”, deklaroi Taravari, përcjell SHENJA.

The post Taravari për thirrjen e Ahmetit për bashkim: Ku të vijmë e ku të shkojmë, ku na thirr?! appeared first on Albeu.com.

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari përmes një statusi në Facebook ka reaguar pas publikimit të rezultateve të para. Ai shprehet se këto janë momente të veçanta.

“Në Gostivar kemi humbur me një diferencë prej 370 votash, diferencë kjo e krijuar prej turqve dhe romëve që bashkëpunuan me BDInë… por unë jam i lumtur dhe mirënjohës për 10632 vota shqiptarve dhe lajmi më i madh është se pas gjithë këtyre viteve regjim… MË NË FUND NDRYSHIMI U KRY!”, shprehet Taravari.

Ai theksoi se shqiptarët sapo kanë firmosur lirinë e këtij vendi.

The post Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi appeared first on Albeu.com.

Taravari: Bujar Osmani të jap llogari për rastin “Monstra” sepse ka përgjegjësi për këtë rast
Kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari, pas një takimi me ish të burgosurit politik në Kumanovë, i kë bërë thirrje kundëkandidatit të tij Bujar Osmanit, që të jep llogari para qytetarëve dhe familjarëve të të dënuarve në rastin “Monstra” për deklaratat e tij lidhur me këtë rast.

“Unë e dëgjova dje deklaratën e njërit prej familjarëve të rastit “Monstra”, të cilët thonë se BDI-ja ka përgjegjësi për këtë rast dhe duhet të jep llogari.

Unë mendoj se direkt atëherë ka pas disa deklarime të kundërkandidatit tim në këto zgjedhje presidenciale, z.Bujar Osmani.

Unë mendoj se ai duhet të del dhe seriozisht ta sqarojë këtë që e tha familjari i njërit prej të akuzuarve në rastin “Monstra”, konkretisht nipi i njërit prej të akuzuarve.

E dëgjojmë Bujarin shpesh thotë duhet t’i falim këto rastet e montuara.

Nuk duhet t’i falim, thjesht duhet drejtësia të del në sipërfaqe sepse ata njerëz edhe në rastin Sopot, edhe rastin Alfa edhe në rastin Monstra, së paku prej bisedave që i dëgjonim prej funksionarëve të lartë të atëherëshëm të qeverisë, ishte se ata nuk janë aspak fajtor”, tha Taravari.

The post Taravari: Bujar Osmani të jap llogari për rastin “Monstra” sepse ka përgjegjësi për këtë rast appeared first on Albeu.com.

Qeveria e Kosovës i përgatit terrenin Taravarit për ta sulmuar Bujar Osmanin
Qeveria e Kosovës është angazhuar të dielën në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Lëvizja Vetëvendosje, partia që qeveris me vendin, e mbështet koalicionin e partive opozitare shqiptare në shtetin fqinj dhe merr pjesë në garën zgjedhore atje me tre kandidatë për deputetë, ndër të cilët është edhe këshilltari i kryeministrin Albin Kurti.

Beteja e zgjedhore për president të Maqedonisë së Veriut sapo ka nisur, por është ashpërsuar shpejt, veçanërisht ajo ndërmjet dy kandidatëve shqiptarë për president, Bujar Osmanit nga koalicioni i udhëhequr nga BDI-ja e Ali Ahmetit – partia më e madhe e shqiptarëve atje, dhe Arben Taravarit nga koalicioni i opozitës shqiptare.

Një plan 9 pikësh i propozuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) në qershor të vitit të kaluar për shtensionimin e situatës në veri është bërë çështje në fushatën zgjedhore në RMV, pasi Bujar Osmani, i cili e kishte kryesuar këtë organizatë të rëndësishme, foli para pak ditësh se si kishte kontribuar për shtensionimin e situatës në Kosovë, duke e përpiluar vetë atë plan.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, reagoi të dielën duke thënë se vetëm tash e kishin kuptuar se vetë Osmani e kishte hartuar atë plan, duke e akuzuar kandidatin për president të RMV se e ka parë Kosovën me sytë e ndërkombëtarëve.

Kryeziu shkroi se si plani përfshinte kërkesën për tërheqje të Policisë Speciale nga veriu i Kosovës, Serbia ta ulte gatishmërinë e ushtrisë. Kësisoj, ai tha se po të përfillej plani i Osmanit, do të kishte një realitet tjetër në vend pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, që e la të vrarë rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Gati katër muaj më pas, me 24 shtator, një patrollë e policisë së rregullt u sulmua nga trupa paramilitare, me armatim të sofistikuar, të financuar e mbështetur nga shteti i Serbisë. Aty mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Heroi, Afrim Bunjaku. Rendin dhe sigurinë në terren brenda ditës e riktheu Policia Speciale e Kosovës. Po mos të ishte kjo njësi në veri, sot do të njihnim një realitet tjetër pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit në Banjskë”, shkroi Kryeziu, duke e krahasuar propozimin e OSBE-së me kërkesat e Serbisë.

“Dje e kuptuam që plani 9 pikësh i OSBE-së, qenka hartuar nga vetë z. Bujar Osmani. Një rast tjetër kur shqiptarët e shohin Kosovën me sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë. Në fund, ky plan, nuk u bë plan i qeverisë. Deeskalimi ndodhi. Pa e dëmtuar sovranitetin e pa rrezikuar sigurinë. Në katër komunat në veri ka më shumë normalitet se kurdoherë tjetër. Sa herë që ka patur tensione, ato janë shkaktuar nga struktura e organizime kriminale. Dorëheqje të kryetarëve nuk ka. Ka trasim të një procesi ligjor e demokratik drejt zgjedhjeve të reja në këto komuna që respekton edhe kushtetutshmërinë e legjislacionin, por edhe vullnetin e qytetarëve. E kur të mbahen, ato do të jenë të lira e demokratike. Nuk kanë qenë gjithmonë ashtu”, shkroi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës.

Këtë ndihmë të Qeverisë së Kosovës në betejën zgjedhore atje nuk mbeti pa e shfrytëzuar Taravari, i cili shkroi se si Osmani ia paska bërë “argatin Serbisë”.

“Tash sapo lexova komunikatën e lëshuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës në lidhje me planin 9 pikësh të OSBE-së për Kosovën. Qeveria e Kosovës paska zbuluar dje se në fakt ky plan është shkruar nga vetë dora e Bujar Osmanit e jo nga ndërkomëtarët. Jam i shokuar të kuptoj se Osmani, si kryesues shqiptar i OSBE-së, ka keqpërdorur pozicionin e tij për t’i bërë argatin Serbisë duke bërë te vetat kërkesat e Beogradit”, shkroi Taravari.

“Plani 9 pikësh i Bujar Osmanit ka kërkuar tërheqjen e policisë speciale të Kosovës, nga territori legjitim i Kosovës. Ai ka kërkuar poashtu dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë të komunave veriore. Dokumenti i Bujar Osmanit ka kërkuar që të mos qëndrojnë në veri ata heronjë që na bënë krenarë të gjithëve në rastin e sulmit të Vuçiçit në Banjskës, ku u vra nga terroristët serbë polici dëshmor Afrim Bunjaku”, shtoi ai.

Taravari shkroi se sa mirë ka bërë Qeveria e Kosovës që “nuk e ka pranuar planin e Bujar Osmanit”, pasi me të, “bandat e Vuçiçit nuk do të kishin gjetur rezistencë”.

“Na vjen të gjithëve vështirë, kur një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut, siç është Bujar Osmani, mban qëndrime të tilla antikombëtare në rastin e Kosovës”, shkroi Taravari.

Osmani reagoi më pas, duke i shënjestruar ato që ai i quajti “lojra elektorale”.

“Po ta dinte Arben Taravari se si është sintetizuar, përgatitur dhe miraturar plani nëntëpikësh i Kryesuesit të OSBE-së për deeskalim në veri dhe rolin e këtij plani për të parandaluar zgjidhje teritoriale për çështjet etnike në Kosovë, do mendonte dy herë para se të involvohet në lojra elektorale që nuk i njeh dhe që mund ta dëmtojnë shumë interesin e Kosovës!”, shkroi Osmani.

“Kosova është çliruar me rezistencë dhe përpjekje të koordinuara. Dhe, liria dhe pavarësia e Kosovës mund të mbrohet vetëm me veprime të koordinuara”, shtoi ai.

Lëvizja Vetëvendosje është përfshirë zyrtarisht në garën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut dhe Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, së bashku me dy gra nga LVV, do të garojnë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Partia që e ka pushtetin në Kosovë, do të garojë në RMV me koalicionin e partive opozitare “VLEN”.

“Në Maqedoninë e Veriut Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shumë aktivistë dhe simpatizantë. Bashkë do të punojmë sot për Ndryshimin që VLEN e nesër për forcimin e popullit tonë shqiptar!”, shkroi para pak ditësh këshilltari i kryeministrit Albin Kurti.

Kurti ka mohuar se po përzihet në garën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, por duket se ajo i intereson shumë. Para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në shtetin fqinj, ai para disa javësh i solli në Prishtinë liderët e disa partive politike shqiptare, me të cilët u pajtuan se presidenti i radhës në Shkup duhet të jetë shqiptar.

Paraprakisht, ai thoshte nga Shkupi se LVV nuk garon dhe se shqiptarët duhet të vendosin vet nëse do të kenë një kandidat për president

Në fund të vitit të kaluar, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti kishte shkruar se Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit i ishte bashkuar koalicionit të opozitës shqiptare, me ç’rast njoftonte për hapjen e një shtabi të përbashkët në Shkup. Ky njoftim kishte ardhur disa muaj pasi këtë mbështetje kryeministri i Kosovës ua kishte ofruar edhe fizikisht gjatë një vizite shumë të diskutueshme në Maqedoninë e Veriut, në gusht të vitit 2023.

Aktualisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut udhëhiqet nga Talat Xhaferi i BDI-së, i cili është bërë shqiptari i parë që e mori këtë detyrë. Është një qeveri teknike që do të zgjasë derisa të pasohet nga qeveria e re me mandat të plotë, e cila do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Po atë ditë, zhvillohet edhe rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. I pari do të zhvillohet më 24 prill. /Gazeta Express

The post Qeveria e Kosovës i përgatit terrenin Taravarit për ta sulmuar Bujar Osmanin appeared first on Albeu.com.

Arben Taravari: Dorëhiqem nëse nuk fitojmë më 8 maj
Kandidati për president nga koalicioni “VLEN”, Arben Taravari, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, shprehet;  “Së pari, do t’u kërkoja politikanëve evropianë garanci se nuk do të ketë kushte të tjera që ne të vazhdojmë rrugën evropiane.

Së dyti, do të kërkoja një dinamikë për ndryshimet kushtetuese. Dhe e treta është largimi nga “Ballkani i Hapur”, thotë Arben Taravari,

Gjithashtu, ai njoftoi tërheqjen e tij nga politika, në rast se i humb zgjedhjet parlamentare.

“Kështu është në të gjithë botën perëndimore, kështu është në të gjitha demokracitë e zhvilluara. Nëse humbisni zgjedhjet, të paktën përballë autoriteteve partiake… edhe pse pati zhvillime të caktuara në vendin tonë, nuk më lejuan bashkëpartiakët ti përfundoja të paktën një palë zgjedhje. Dhe unë u thashë, kërkoj besim nga të gjithë ju.

Nëse nuk fitojmë më 8 maj, unë jam këtu për të dhënë dorëheqjen dhe nuk do të kishte asnjë forcë që mund të më ndalonte të jap dorëheqjen nëse do të ishim të bashkuar dhe nuk do të fitonim. Dhe kështu do të fitojmë”, shprehet Taravari.

The post Arben Taravari: Dorëhiqem nëse nuk fitojmë më 8 maj appeared first on Albeu.com.

Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut zotohen për zgjedhje të drejta, por nuk i besojnë njëri tjetrit
Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar të martën në Shkup kodeksin për zgjedhje të drejta dhe demokratike, që do të mbahen në dy raunde zgjedhore: më 24 prill dhe 8 maj të këtij viti.

Në dokumentin që është nënshkruar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), është thënë se “pjesëmarrësit në zgjedhje angazhohen të respektojnë ligjet, rregulloret dhe sundimin e ligjit në procesin zgjedhor, dhe se do të mënjanojnë diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes”.

Kodeksi është nënshkruar nga gjashtë kandidatë, Stevo Pendarovski, i nominuari i Lidhjes Social-Demokrate në pushtet, Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e VMRO DPMNE-së opozitare, Bujar Osmani, kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arben Taravari, kandidat i opozitës shqiptare, Biljana Vankovska e partisë “E Majta”, dhe Maksim Dimitrievski nga partia “Për Maqedoninë”.

Kandidati i shtatë, Stevçe Jakimovki, ka refuzuar që të nënshkruajë dokumentin, duke thënë se “nuk beson që kandidatët tjerë do të respektojnë atë që kanë nënshkruar”.

”Rregullat zgjedhore favorizojnë vetëm kandidatë të caktuar duke pasur në dipozicion fonde të shumta”, ka deklaruar Jakimovski, duke drejtuar akuza edhe ndaj KSHZ-së për anulimin e një debati të paralajmëruar nga presidenti aktual, Stevo Pendarovski.

Disa prej kandidatëve tjerë thanë se besojnë në një fushatë pozitive, por disa të tjerë thanë se në praktikë do të tregohet e kundërta.

“Besoj se integriteti i procesit zgjedhor nuk do të rrënohet. Do të dëshmojmë si shtet se jemi të gatshëm që të mbajmë zgjedhje të lira dhe demokratike në nivelin më të lartë, sipas standardeve ndërkombëtare. Procesi do të jetë demokratik”, ka thënë Stevo Pendarovski, presidenti aktual që synon edhe një mandat në pushtet.

Edhe Bujar Osmani kandidat i BDI-së, ka thënë se do të angazhohet për fushatë pozitive.

“Mirëpres këtë iniciativë të KSHZ-së, edhe pse kjo është më tepër çështje e moralit politik si do t’iu qasemi në mënyrë korrekte këtyre zgjedhjeve. Në fund të fundit kjo do të reflektojë moralin politik dhe karakterin tonë. Nuk do të përdor fushatë të zezë, por garën politike e nënkuptoj si garë të ofertave alternative dhe ideve”.

Edhe kandidatja e VMRO DPMNE-së ngriti çështjen e favorizimit të kandidatëve me “status të lartë shtetëror.

“Mendoj se problematike do të jetë t’i përmbaheni kodeksit për zgjedhje të lira kur bëhet fjalë për kandidatët me status të lartë në shtet, të cilët përdorin resurse shtetërore”, ka thënë Gordana Siljanovska Davkova.

Kandidati i opozitës së bashkuar shqiptare, Arben Taravari e ka theksuar nevojën e debateve mes kandidatëve gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa ka shprehur dyshime nëse zgjedhjet do të jenë evropiane.

“Jemi larg asaj që të organizojmë zgjedhje si në shtetet evropiane. Uroj që të kemi debate, pavarësisht se kush i organizon…uroj që këto zgjedhje të jenë të lira dhe demokratike, edhe pse kjo nuk varet nga ne kandidatët, por më shumë nga partitë politike”.

Fushata për zgjedhjet presidenciale fillon zyrtarisht të enjten, më 4 prill, dhe do të zgjasë 20 ditë./rel

The post Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut zotohen për zgjedhje të drejta, por nuk i besojnë njëri tjetrit appeared first on Albeu.com.

Bujar Osmani do të garojë me numrin 4, Arben Taravari me numrin 6
Komisioni Shtetëror për Zgjedhje sot ka hedhur shortin për renditjen e kandidatëve për president në Maqedoninë e Veriut.

Sipas shortit të hedhur kandidati i koalicionit të Frontit Evropian, Bujar Osmani do të ketë numrin 4, ndërsa kandidati i koalicionit VLEN, Arben Taravari do të ketë numrin 6.

Kandidatët e tjerë Stevo Pendarovski do të ketë numrin 1, Biljana Vankovska Cetkovska me numër 5, Gordana Siljanovska Davkova renditet me numrin 2, Maksim Dimitrievski me numër 7, Stevço Jakimovski 3

The post Bujar Osmani do të garojë me numrin 4, Arben Taravari me numrin 6 appeared first on Albeu.com.

Taravari prezantoi kabinetin e ardhshëm, ekspertë dhe njohës të shumë fushave
Ditën e djeshme, kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari ka promovuar ekipin e tij me të cilin do të kërkojë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 24 prillit. Ajo që vërehet është fakti se për herë të parë, një kandidat për president e bën këtë veprim para fillimit të zgjedhjeve.

Siç edhe u pa, në kabinetin e tij, Arben Taravari ka grumbulluar njerëz me vlera nga të gjitha etnitë, ekspertë të shumë fushave, doktorë shkencash, njohës shumë të mirë të rrethanave të vendit tonë, e të cilët, pa dyshim do të mund të japin kontributin e tyre për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Presidenca ime do të udhëhiqet nga vlerat evropiane. Kabineti ynë do të udhëhiqet nga ekspert, disa janë prezent, Kaltrina Zekolli-Shaqiri – docente në fushën e të drejtës civile; Taner Hasan, doktor i shkencave të mjekësisë (i komunitetit turk); Bari Abduli, magjistër i drejtësisë (i komunitetit rom), Zemri Elezi, profesor në UEJL”, deklaroi Arben Taravari gjatë prezantimit të ekipit të tij.

Arben Taravari njoftoi se sot ka prezantuar vetëm disa emra, dhe se në të ardhmen ky ekip do të zgjerohet edhe me njerëz tjerë me vlerë.

The post Taravari prezantoi kabinetin e ardhshëm, ekspertë dhe njohës të shumë fushave appeared first on Albeu.com.

Kandidatët shqiptarë për president, çdo iftar dhe syfyr takim me qytetarët
Kandidatët shqiptarë për president të shtetit kanë intensifikuar takimet e tyre me qytetarët. Përpos iftareve, tani ata po shfrytëzojnë edhe syfyret, për të promovuar platformën e tyre me të cilën këkrojnë besimin e qytetarëve për zgjedhjet e 24 prillit, njofton SHENJA.

Kandidati i BDI-së, Bujar Osmani, ka njoftuar se syfyrin e ka kaluar së bashku me aktivistët e degës së Shuto Orizarës.

“Syfir i organizuar nga dega dhe forumi rinor i BDI- Shuto Orizar! Dega Shuto Orizarit e BDI-se vazhdon të jetë degë shembull për aktivitet, kreativitet dhe parasegjithash për shërbim ndaj qytetarëve. Faleminderit degës dhe Kryetarit Ilaz Leskovica dhe kryetarit të forumit rinor Besnik Azemi”, ka shkruar Bujar Osmani.

Nga ana tjerët kandidati i koalicionit VLEN, Arben Taravari, syfyrin e ka kaluar bashkë me punonjësit e komunës.

“Një syfyr shumë miqësor me ata që janë gjithmonë në krye të detyrës dhe kujdesen për sigurinë tonë. Agjërim të lehtë e të pranuar!”, ka shkruar Arben Taravari. /SHENJA/

The post Kandidatët shqiptarë për president, çdo iftar dhe syfyr takim me qytetarët appeared first on Albeu.com.