Arben Tafaj Archives - Albeu.com

Arben Tafaj u nda sot nga jeta, reagon i prekur Agron Duka: Njeri i mrekullueshëm, ky lajm na ka tronditur të gjithëve
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i PAA-së Agron Duka, shkruan se vdekja e Arben Tafajt, i ka tronditur të gjithë.

Duka shprehet se Tafaj ishte një njeri i mrekullueshëm, duke shtuar se lajmi ka tronditur të gjithë.

“Për ne, kolegët e Partisë Agrare Ambientaliste, ku Beni ka shërbyer me përkushtim si nënkryetar, kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme.

Por mbi të gjitha, kjo është një ditë e rëndë dhe e dhimbshme për familjen Tafaj”, shkruan Duka.

Postimi i kreut të PAA, Agron Duka:

Lamtumirë, Arben Tafaj!

Miku, kolegu dhe njeriu i mrekullueshëm Arben Tafaj na la papritur, duke na tronditur thellë të gjithëve.

Për ne, kolegët e Partisë Agrare Ambientaliste, ku Beni ka shërbyer me përkushtim si nënkryetar, kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme.

Por mbi të gjitha, kjo është një ditë e rëndë dhe e dhimbshme për familjen Tafaj.

Në këtë moment të vështirë, ne i bashkohemi dhimbjes së tyre dhe lutemi që Zoti t’u japë forcë për t`a përballuar këtë humbje të rëndë.

Lamtumirë, mik i shtrenjtë!

The post Arben Tafaj u nda sot nga jeta, reagon i prekur Agron Duka: Njeri i mrekullueshëm, ky lajm na ka tronditur të gjithëve appeared first on Albeu.com.

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës, Arben Tafaj
Ih-kandidati i pavarur i Bashkisë Tiranë, Arben Tafaj, është ndarë nga jeta.  Lajmin për humbjen e tij e njoftoi mjeku Ilir Alimehmeti, i cili me anë të një postimi në rrjete sociale, shpreh ngushëllime për familjen Tafaj.

“Me hidhërim të thellë u njoftova për ndarjen e papritur nga jeta të z. Arben Tafaj, i cili nuk ishte vetëm një mik, por edhe një qytetar elitar, një aktivist i vazhdueshëm dhe një politikan i spikatur me tone gjithnjë të moderuara qytetare.

Humbja e Benit është patjetër humbje e hidhur për familjarët dhe miqtë e tij, por është humbje e madhe edhe për qytetarët dhe qytetin e Tiranës! Ngushëllime të ndjera familjes Tafaj për humbjen e një njeriu të dashur, të urtë e të matur. Do të na mungosh Beni”, shkruan Alimehmeti.

Kush ishte Arben Tafaj?

Arben Tafaj, me profesion ekonomist (është diplomuar në Fakultetin Ekonomik në vitin 1986), rrugëtimin për të garuar por postin më të lartë të bashkisë së madhe, atë të Tiranës, e ka me rekordet më të pasura se të gjithë rivalët e tij të shpallur e të pashpallur ende deri tani nga partitë por dhe të pavarurit.

Tafaj, është zyrtari i zgjedhur me votat e qytetarëve me tre mandate radhazi, ku çdo herë ka rritur me progresion votat e tij. Kryetari i njësisë bashkiake numër 8 “aventurën” politike e ka nisur në zgjedhjet e vitit 2003 ku ka fituar 4,570 vota, apo 48.65 %. Në zgjedhjet e vitit 2007 ka marrë 6,734 vota, apo 56.85 % dhe në zgjedhjet e vitit 2011, Arben Tafaj ka fituar 9,634 vota ose 59.21 %.

Së bashku me disa miq të tij, drejtonte shoqatën “Tirana”, një grupim civil që për gjithë këto vite ka promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore dhe asaj qytetare të qytetit, të cilën e ka shikuar dhe si një instrument për të komunikuar me shoqërinë dhe me organizma të rëndësishme homologe komunitare. Pikërisht në krye të shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj, krijon profilin e një drejtuesi që komunikon, hedh ide, por dhe mbron me forcë vlerat e njerëzve që përfaqësonte.

Këtë e ka bërë edhe pasi u zgjidh si kryetar i njësisë bashkiake numër 8 me propozimin e shoqatës “Tirana”. Edhe pse nuk është bërë shumë bujë, Arben Tafaj, ka qenë propozuesi dhe lobuesi direkt i ndërtimit të pedonales në rrugën “Murat Toptani”, kur dolën themelet e Kalasë së vjetër të Tiranës. Në atë kohë, Tafaj grupoi së bashku si zyrtarët e bashkisë së drejtuar nga Edi Rama dhe qeveritarët e Berishës për të ndaluar kalimin e automjeteve në një vend me trashëgimi historike për kryeqytetin. “Murat Toptani” është e vetmja rrugë në Tiranë ku nuk lejohet qarkullimi i makinave.

The post E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës, Arben Tafaj appeared first on Albeu.com.