Arben Ndoka Archives - Albeu.com

Nga Talo Çela tek Ibrahim Lici e Arben Ndoka, kush janë të fortët në kërkim/ BIRN: Arratisja e Altin Ndocit risjell në vëmendje numrin e lartë të bosëve të krimit në arrati
Altin Ndoci, personi i akuzuar si vrasës me pagesë, për të cilin prokurorët thonë se kanë prova për dy vrasje me katër viktima dhe një mori krimesh të tjera, i është shtuar listës së gjatë të personave në kërkim.

Krahas Ndocit, një numër i lartë të akuzuarish si bosë të krimit vijojnë të jenë në arrati, vite pasi janë shpallur në kërkim.

Altin Ndoci, 38-vjeç, i arrestuar fillimisht në vitin 2020, mbi të cilin rëndojnë tetë akuza, u arratis nga Spitali i Durrësit të martën më 13 janar, në një skenë të denjë për filma, ku dukshëm organizimi ishte i lartë me një automjet që e priste dhe, siç duken punët, me polici të paaftë për të ndjekur gjurmët e ofruara nga kamerat e panumërta që gjenden kudo nëpër Shqipëri, për të zbuluar vendndodhjen e tij.

Ndoci akuzohet se ishte “gjuajtësi” më 29 dhjetor 2018, kur një atentat i organizuar nga grupi kriminal i vëllezërve Çopja në Elbasan arriti të vrasë Endrit Alibejn, Arben Dylgjerin dhe shtetasit turk Erdal Duranay në një atentat në Bradashesh.

Ai akuzohet të kishte të njëjtin rol më 1 korrik 2019, kur në fshatin Broshkë u vra Klevin Baho dhe u plagos Aldo Baho.

Më 16 janar 2020, ai akuzohet se qëlloi për të vrarë Kei Pikun në Elbasan, por ky i fundit arriti të shpëtojë i plagosur.

Ai bashkëpunoi me anëtarë të tjerë të grupit në organizimin e dy atentateve të tjera ndaj rivalëve në periudhën nëntor 2019-janar 2020, ndërsa më herët kishte qenë pjesë e grupit që vodhi furgonin e transportimit të parave në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Arsyeja se pse dimë kaq shumë gjëra për Ndocin dhe bandën në fjalë lidhet me faktin që autoritetet franceze kanë sekuestruar serverin e komunikimeve të enkriptuara të kompanisë Sky ECC, ku shumë personazhe të botës së krimit kanë komunikuar me supozimin se ishin të mbrojtur nga përgjimi.

Përdorimi me efikasitet nga Prokuroria e Posaçme e provave të siguruara nga autoritetet franceze ka sjellë zbulimin e një numri të lartë krimesh të rënda, nga vrasjet te trafiku i drogës apo korruptimi i strukturave të tëra të shtetit, si dhe goditje të shumta ndaj grupeve të ndryshme kriminale.

Por ndërsa prokurorët kanë ngritur akuza në gjykatë dhe gjykata ka firmosur urdhërarreste, shumë prej personazheve të dosjeve të Sky ECC mbeten të lirë, të pakapshëm nga drejtësia shqiptare, dhe, siç duken punët, të aftë për të vijuar operacionet e tyre komplekse.

Hajdar Bako alias Hajdar Çopja, konsiderohet si një nga dy krerët e bandës Çopja, nga të cilat, gjashtë janë për porositje vrasjesh. Ai është në arrrati nga drejtësia dhe vendndodhja e tij nuk dihet.

Talo Çela, 54-vjeç, organizatori kryesor i vrasjeve të kryera për llogari të vëllezërve Çopja, njeriu që kryente si ekzekutimin ashtu edhe koordinimin mes grupit luftarak që u përfshi në konfliktin e përgjakshëm me bandën rivale të vëllezërve Alibej, ku në një hark kohor prej 3 vitesh, një dyzinë me njerëz nga të dyja palët u vranë.

Ai është në arrati ndërsa të dhëna indirekte sugjerojnë se një rrjet i gjerë apartamentesh të blera nga banda duke përdorur emra të rremë, duket se shërbejnë si baza të sigurta për të.

Suel Çela, 37 vjeç, drejtues i një bande tjetër të dyshuar kriminale me bazë në Elbasan, është gjithashtu në arrati, pasi u shpall në kërkim për vrasje fillimisht në vitin 2020. Ai përballet me nëntë akuza, përfshirë vrasje të mbetur në tentativë dhe dy episode të trafikut ndërkombëtar të drogës me sasi totale 1376 kilogramë, me vlerë tregtare 110 milionë euro.

Grupi Çela njihet gjithashtu për kontrollin e territorit në qytetin e Elbasanit përmes një rrjeti kamerash dhe monitorim të rregullt të kamerave të vendosura në pika të ndryshme, supozohet për t’u mbrojtur nga rivalët dhe për t’i paraprirë veprimeve të mundshme të policisë.

Pak më në veri, Altin Hajri, i kërkuar gjithashtu për vrasje, është në arrati që nga viti 2020. Ai akuzohet gjithashtu se ka korruptuar ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja duke i siguruar atij vota.

Në shkëmbim, Çyrbja i ka transferuar atij informacion sekret policor, gjë që duket se ka ndihmuar që Hajri të mbetet i paarrestuar.

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka me gjasa është figura më e lartë e qarqeve kriminale shqiptare në arrati nga drejtësia.

Ndoka, 51-vjeç, akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ai u shpall në kërkim në korrik 2024, si pjesë dosjes voluminoze me shtatë banda.

Durim Bami, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, është ndaluar në Dubai, por mbetet e paqartë nëse do të mund të ekstradohet për në Shqipëri.

Ibrahim Lici, i dyshuar për vrasje, është në kërkim që nga viti 2019. Ai njihet si drejtues i një grupi kriminal të madh në Shkodër.

Numri i lartë i bosëve të krimit nuk duket se ka nxitur sadopak Policinë e Shtetit të ndërmarrë veprime për arrestimin e tyre, siç mund të jetë, shpallja e shpërblimit për personat që raportojnë vendndodhjen e tyre. Seksioni përkatës në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit për personat në kërkim duket se aktualisht është jashtë funksioni.

Për Talo Çelën, ekziston njoftimi i vitit 2020 për shpërblim në masën 10 mijë euro, njoftim që deri më sot nuk ka sjellë rezultat.

Për Arben Ndokën, nuk ka njoftim dhe po kështu as për Suel Çelën. Nga kërkimi në këtë faqe nuk rezulton të jetë shpallur shpërblim as për Altin Hajrin./ BIRN

The post Nga Talo Çela tek Ibrahim Lici e Arben Ndoka, kush janë të fortët në kërkim/ BIRN: Arratisja e Altin Ndocit risjell në vëmendje numrin e lartë të bosëve të krimit në arrati appeared first on Albeu.com.

“Me cilin është k*rva? Ti nis me motor 2 çuna?”, Martinaj i përgjigjet Ndokës pasi lokalizojnë “objektivin” në Ksamil: Merr Audin se…
Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me planin e ish-deputetit Arben Ndoka për të vrarë Durim Bamin, si hakmarrje për ekzekutimin e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka në vitin 2017.

Për këtë plan ai ka kontaktuar me disa personazhe të botës së krimit, e mes të cilëve edhe Ervis Martinajn. Ky i fundit i ka garantuar se do të financojë ai për realizimin e vrasjes.

Në komunikimet që ata kanë pasur me njëri tjetrin në 2020, Martinaj i ka shkruar se nga informacionet e tij, Durim Bami ndodhej në Ksamil. Martinaj i kërkon më tepër detaje për adresën, dhe e pyet nëse do që t’i dërgojë “çunat e tij”.

“Me cilin është k*rva, pa këto çerrat? A dihet adresa e saktë? Ti nis me motor 2 çuna? Makinë me ik atje thu? Me targa koti, a ikin dot? Ta jap unë audin, është super makinë, 270 në orë ecën. Marrin e targa rezervë ndoshta e s’kanë nevojë me e djeg fare. Gati e kam, është e vjedhme…gati e ke Audin. Nuk kam kë çoj se i kam të zanë, ço njeriun tat, që ësht shok me këto çunat, me i mar shkoj unë i marr, nqs duhet, po kryn punë, Audin e ke gati, në Mamurras në autostradë, s’ka kamera. Çelesi i audit është sipër gomës mrapa”, i shkruan ndër të tjera Martinaj, ndërsa Arben Ndoka i përgjigjet duke i thënë se në orën 6 të mëngjesit do të shkojë dikush për të marrë makinën./albeu.com

The post “Me cilin është k*rva? Ti nis me motor 2 çuna?”, Martinaj i përgjigjet Ndokës pasi lokalizojnë “objektivin” në Ksamil: Merr Audin se… appeared first on Albeu.com.

Ish-deputeti socialist porositi ekzekutimin e vëllezërve Bami, Arben Mërkuri do t’i vriste, zbardhen rolet e bosëve të krimit në atentat
Janë zbardhur rolet e anëtarëve të grupeve kriminale në planin për eliminimin e Durim dhe Valter Bamit.

Mësohet se porositësi ka qenë Arben Ndoka, ish-deputet, vrasje të cilat do të ndodhnin në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka më datë 09.12.2017.

Roli i organizuesit i ishte besuar Arian Tukut, i cili kishte edhe rolin e financuesit dhe koordinimit.

Ervis Martinaj, ka pasur rolin e financuesit, sigurimit të logjistikës dhe informacioneve për lokalizimin e viktimave.

Jozi Kraja, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit.

Astrit Avdyli, ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen.

Arben Mërkuri, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2022, ka pasur rolin e ekzekutorit.

Gentian Bejtja, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2024, në bashkëpunim me Naim Stafuka ka pasur rolin e lokalizimit të viktimave.

Emiljano Shullazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shënjestrave të atentatit.

Blerim Abazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e dy vëllezërve Bami./albeu.com

The post Ish-deputeti socialist porositi ekzekutimin e vëllezërve Bami, Arben Mërkuri do t’i vriste, zbardhen rolet e bosëve të krimit në atentat appeared first on Albeu.com.

Pas dhëndrit, SPAK lëshon urdhër arrest edhe për kunatin e vajzës së ish-deputetit Ndoka
Vinçenc Tuku, ish-drejtori i IVMT-së në Bashkinë e Lezhës është një prej 50 emrave për të cilët Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar urdhër-arrest.

Tuku është vëllai i Arjan Tukut, dhëndrit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndokës. Kujtojmë se një ditë më parë Arjan Tuku ra në prangat e policisë italiane pas urdhër-arrestit të lëshuar nga organi i akuzës shqiptare.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Arjan Tuku, 36-vjeç nga Lezha, ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën (Aleksandër Deda) i njohur si “Leksi i Druve”. Ai ka qenë shënjestër e sulme me armë zjarri dhe të atentateve të dështuara. Më i frikshmi ishte antentati me dron të cilit ai i shpëtoi.

Ndreka është sulmuar edhe në vitin 2020 në superstradën Lezhë Laç. Aty mbeti i plagosur, por arriti të shpëtojë pasi u largua nga zona dhe shkoi vetë në spitalin rajonal të Lezhës ku mori ndihmën mjekësore. Autorët edhe në atë rast arritën të humbin gjurmët, pasi dogjën makinën në fshatin Pllanë të Lezhës.

Aleks Ndreka (Deda) është i njohur edhe me përplasjet me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka, për të cilët thuhet se u pajtuan në kishë me ndërmjetësimin e Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua më vonë.

Gjithashtu Arjan Tuku ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e Durim Bamit. Durim Bami njihej si “i fortë” i Niklës. Në 2015 Bamit i kanë vënë eksploziv në makinën e tij tip “BMË X5″ me targa AA 858 IS, por nuk pati lëndime.

The post Pas dhëndrit, SPAK lëshon urdhër arrest edhe për kunatin e vajzës së ish-deputetit Ndoka appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ SPAK lëshoi 50 urdhërarreste, si i shpëtuan operacionit të RENEA-s “kokat” e krimit. Sky ECC zbardh vrasjet e bujshme! Detajet si u eliminuan njerëzit e Vis Martinajt
SPAK lëshoi një ditë më parë 50 urdhërarreste për kapjen e disa personave, emrat e të cilëve janë të përfshirë në botën e krimit pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky ECC. Operacioni i SPAK mësohet se kryesohet nga prokurorët Alfred Shehu dhe Altin Dumani. Me urdhër të SPAK, Forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan një nga aksionet më të mëdha në disa qytete dhe zona, të cilat konsiderohen si baza e grupeve kriminale.

Kontrollet, në kuadër të dosjes Metamorfoza 3, u shtrinë në disa qytete dhe zona si, Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin etj.

Mësohet se urdhër arrest është lëshuar edhe për vëllezërit, Astrit dhe Altin Avdylaj dhe Durim e Valter Bami. Dy të fundit dyshohet se ndodhen në Dubai, ndërsa janë ushtruar kontrolle në banesat e tyre në Nikël.

Sa i takon qytetit të Tiranës, burime bëjnë me dije se janë lëshuar mbi 10 urdhër arreste nga GJKKO për krim të organizuar. Kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Freskut në banesat e vëllezërve Duka (Erlis dhe Leonard Duka), të njohur si armiqtë e Ervis Martinaj, ish-bosi i lojërave të fatit i cili konsiderohet i zhdukur që nga data 8 gusht e vitit 2022.

Në Larushk të Fushë-Krujës burime bëjnë me dije se është ushtruar kontroll në shtëpinë e Albert Zajës, i dënual me 19 vite burg nga Apeli i GJKKO për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Kontrolle janë zhvilluar edhe në Vlorë në banesën e Fatmir Hysenit (Doca), i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën, ish-efektiv policie dhe i njohur si krahu i besuar i Ervis Martinajt.

Shpallet në kërkim ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka

Detaje të reja nga megaoperacioni i SPAK. Ish-deputeti i PS, Arben Ndoka është shpallur në kërkim. Ky i fundit, sipas gazetares Klodiana Lala, është shpallur në kërkim pas megaoperacionit me urdhër të SPAK-ut, ku janë lëshuar 50 urdhër-arreste. Ish-deputeti socialist u arrestua në 21 tetor të vitit 2018 pasi emri i tij doli në përgjimet e një grupi kriminal. Emri i tij është i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.

Operacioni i SPAK, pjesë e ‘listës’ edhe Lulzim Berisha

Pjesë e listës së gjatë të urdhërarresteve të lëshuara dje nga GJKKO, janë dhe 3 persona të cilët janë në Spanjë. Mes tyre është Lulzim Berisha, i cili ra në pranga më 14 Dhjetor 2023, pas 3 vitesh arrati. Arrestimi i tij u finalizua si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes palës shqiptare dhe agjencisë FAST të Spanjës. I konsideruar si ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha ka një kalvar të gjatë procesesh gjyqësore me drejtësinë shqiptare. Konkretisht në 2012 ai u dënua me burg përjetë nga Gjykata e Durrësit për disa krime të rënda, dënim ky që u rrëzua në Korrik të 2014 nga Gjykata e Lartë. Kjo e fundit e dënoi atë përfundimisht me 25 vjet burg, por vetëm dy vite pas këtij dënimi ai u lirua nga burgu, konkretisht në Dhjetor të 2016.

4 vite pasi fitoi lirinë, ndaj Lulzim Berishës nis një tjetër proces penal, ku u shpall sërish në kërkim nga drejtësia. Për të SPAK ngre akuzën e pjesmarrjes në vrasjen e Klodian Saliut, Vajdin Lames dhe mikut të tij Artan Arsi, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2005. Sikur të mos mjaftonin këto, në vitin 2021, Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin për lirimin e Lulzim Berishës në 2016 dhe kërkoi rikthimin e tij në burg. Kërkesë kjo e cila pritet të realizohet vetëm pas përmbylljes së procesit të ekstradimit të tij në Shqipëri.

Vrasjet e bujshme, roli i Sky ECC dhe si u eliminua rrethi i ngushtë i Vis Martinajt

Përveçse shumave të mëdha të parave dhe flori, gjetur gjatë kontrolleve në banesat e bosëve të krimit, disa nga ngjarjet mbi të cilat SPAK ka hedhur dritë, kanë të bëjë me vrasjen e njerëzve të Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej gushtit 2022. Dhe pikërisht ishin përplasjet për këtë biznes që sollën eliminimin e rrethit të ngushtë të miqve të Martinaj.

Mësohet se është zbardhur ekzekutimi i biznesmenit Bardhok Pllanaj, të dielën e Pashkëve, më 4 Prill 2021 në Shkodër. I njohur me nofkën “Kumbari”, ndërtues i pallateve, por i skeduar dhe për trafik droge ishte nisur drejt Malësisë së Madhe, kur një skuadër qitësish profesionistë iu vunë në ndjekje dhe e vranë 50 metra larg shtëpisë, në fshatin Dobraç i Ri.

Po ashtu, dritë është hedhur edhe mbi atentatin e dështuar ndaj 33-vjeçarit Taulant Pepaj më 21 shkurt 2021. Interesante duket se SPAK ka zbardhur edhe përplasjet mes Durim Bamit dhe grupit Avdylaj, që nga miq u kthyen në rivalë.

Është zbardhur vrasja në 2021-in në zonën e Astirit e Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit. Një tjetër rast, është atentati ndaj Can Karriqit, një prej njerëzve më të besuar të Martinajt, atentati ndaj Ylli Brahimit, apo ekzekutimi i Brilant Martinajt. Më tej, burimet thonë, se janë zbuluar disa atentate dhe në Durrës, ngjarje ku përfshihen Plaurent Dervishaj dhe Endrit Dokle, dy personazhe të njohur të bandës së Durrësit.

Mësohet se janë zbardhur:

– Një ekzekutim i një personazhi të rëndësishëm i botës së krimit në fillim të vitit 2021 në qytetin e Shkodrës. Vrasja e Barllok Pllanës dyshohet të jetë kryer nga grupi i Ervis Martinajt.

-Një vrasje në Shkodër dhe një tentativë vrasjeje ku u përfol emri i Elion Hatos, i njohur si një nga “ushtarët” e Ervis Martinajt. Është zbardhur po ashtu vrasja në 2021-in në zonën e Astirit e Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit.

-Atentati ndaj Can Karriqit, një prej njerëzve më të besuar të Martinajt.

-Zhdukja e disa eksponentëve të krimit

-Atentati ndaj Ylli Brahimit, po ashtu ekzekutimi i Brilant Martinajt.

-Disa atentate dhe në Durrës, ngjarje ku përfshihen Plaurent Dervishaj dhe Endrit Dokle, dy personazhe të njohur të bandës së Durrësit.

-Janë zbardhur dhe përplasjet mes grupeve kriminale të Niklës dhe Shijakut. Të përfshirë janë grupi i Avdylajve, ku veçohet emri i Astrit Avdylajt. Urdhërarrest ka dhe për vëllezërit Bami, të përfolur për ngjarje të rënda kriminale.

Emrat e disa prej të kërkuarve nga SPAK

Durim Bami

Valter Bami

Leonard Duka

Erlis Duka

Astrit Avdylaj

Altin Avdylaj

Arben Ndoka

Plarent Dervishaj

Endrit Dokle

Fatmir Hyseni

Albert Zaja

Ervis Doçi

The post EMRAT/ SPAK lëshoi 50 urdhërarreste, si i shpëtuan operacionit të RENEA-s “kokat” e krimit. Sky ECC zbardh vrasjet e bujshme! Detajet si u eliminuan njerëzit e Vis Martinajt appeared first on Albeu.com.

Tentuan ta vrisnin me dron pas konflikteve me ish-deputetin e PS, në kërkim nga SPAK dhe “Leksi i Druve”
Të tjera detaje zbardhet nga operacioni i koduar “Metamorfoza”, ku me urdhër të SPAK u lëshuan 15 urdhër-arreste.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në mesin e të dyshuare që janë shpallur në kërkim është edhe Aleks Ndreka (Deda), i njohur me nofkën ‘Leksi i Druve’. ‘Leksi i Druve’ kishte përplasje të forta me fisi Ndoka, konkretisht me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka. Sipas dosjes hetimore të SPAK, ‘Leksin e druve’ tentuan që ta vrisnin me dron.

Arrestimet

Pas hekurave ka përfunduar ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, por edhe të tjerë.

Në pranga u vunë dhe Edmond Preka dhe Astmer Bilali. Sakaq, masa do të jepet në mungesë edhe për personat e shpallur në kërkim, konkretisht për shtetasit; Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj si dhe Elion Hato.

Kujtojmë se policia dy ditë më parë ndërmori një aksion të shtrirë në disa zona të vendit, ku u ushtruan 16 kontrolle në banesa dhe u sekuestruan para, armë, maska e kamera. Ky grup kriminal akuzohet për vrasje, plagosje dhe një sërë krimesh të tjera./bw

The post Tentuan ta vrisnin me dron pas konflikteve me ish-deputetin e PS, në kërkim nga SPAK dhe “Leksi i Druve” appeared first on Albeu.com.

“Zbërthehet” Klodiana Lala, nxjerr detaje të forta për “heqjen qafe” të vëllait të ish-deputetit Ndoka
Në studion e “Open” është diskutuar mes panelistëve vrasja e Naim Bajrit në një lokal në markatën e Shkodrës.

Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci tha se dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive gjakmarrje, pavareësisht se hetuesit nuk e kanë hedhur poshtën pistën e përfshirrjes së grupeve kriminale.

Ndërkohë, gazetarja e kronikës Klodiana Lala u shpreh se duke iu referuar burimeve të saj, ekziston në këto momente një betejë e ashpër midis disa grupeve kriminale në vend, që janë të fuqishëm në zonën e Niklës, Shijakut dhe Shkodrës.

Sipas saj disa grupe kriminale janë shkrirë në një, duke krijuar një “konglomerat” kriminal dhe kjo do të çojë në gjakderdhje të mëdha, pasi prej këtij grupimi ka ardhur dhe vrasja e vëllait të një ish-deputeti në Lezhë.

Beçi: Një vrasje që mund të fillonte për trafik të paligjshëm mund të përfundonte në një sagë gjakmarrjeje. Motivi duke pasur në konsideratë dhe profilin e viktimave mund të ketë më shumë lidhje me gjakmarrjen se sa grupet kriminale.

Lala: I jap të drejtë. Jo pa qellim e lidha me rastin e vrasjes së Bardhok Pllanaj pasi ishte njeri që ruante balanca, pasi vrasja e tij krijoi shumë përplasje mes grupeve kriminale në Shkodër, në Nikël dhe Lezhë. Janë kryer shumë hetime dhe kontrolle nga policia por nuk është gjetur asnjë pjesëtar apo i afërm i familjes së tij për ta marrë në pyetje. Pajtohem me zotin prokuror, përsa kohë thotë është gjakmarrje por kanë ndryshuar dhe balancat e krimit.  Sot që flasim janë disa grupe kriminale.

Janë një grup nga Fushëkuqja, një nga Lezha dhe një nga Shijaku që janë bërë bashkë dhe po godasin nga dy drejtime. Ata po godasin në Shkodër nga ku besohet se erdhi vrasja e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka, dhe më andej me grupin e Niklës, nga besohet se erdhi dhe vrasësi. Po flas sepse kamë parë dokumente që provojnë çka po ndodh nën rrogoz. E them këtë sepse nëse në veri dikush do vritet për motivet e hakmarrjes dhe më pas ngatërrohet me gjakmarrjen, do të krijohet një sagë që s’dihet ku do të përfundojë. E vetmja mënyrë është që shteti të ndërhyjë pasi do të derdhet gjak.

Policia e shteti është duke monitoruar se cila nga familjet do të dërgojë persona te familja tjetër për të kërkuar faljen e gjakut dhe të betohen se nuk i kanë borxh njëri-tjetrit.

The post “Zbërthehet” Klodiana Lala, nxjerr detaje të forta për “heqjen qafe” të vëllait të ish-deputetit Ndoka appeared first on Albeu.com.

Apeli i GJKKO “vulos” vendimin, sekuestrohet pasuria e vëllait dhe motrës së ish-deputetit socialist
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur sekuestrimin e pasurisë së Gjevi Ndokës dhe Mimoza Ndokës, vëllait e motrës së ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Rreth një vit më parë, shkalla e parë vendosi të konfiskoi një pasuri prej gati 55 milionë euro të një grupi që akuzohen për tjetërsimin e pronave në Shëngjin.

Njoftimi

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 15.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi përçështjen me nr. 5/37 regjistri themeltar, datë 23.09.2021regjistrimi, në ngarkim të të pandehurve Gj.N., M.N., E.Gj., Z.L., B.N., L.P., P.S., V.G., G.Z., K.Ll., M.P.,ku kolegji i Gjykatës sëPosaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

1–Lënien në fuqi të vendimit nr. 12, datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin Gj.N. me këtë ndryshim:

-Në aplikim të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit Gj.N. me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 i Kodit të Procedurës Penale, dënimin e të pandehurit Gj.N. përfundimisht me 10 (dhjetë) vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

2– Ndryshimin e vendimit nr. 12, datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurën M.N., si më poshtë :

a) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 2 (dy) vjet burgim.

b) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 186/1, 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje edhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e saj me 6 (gjashtë) vjet burgim.

c) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 190/1, 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje edhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e saj me 6 (gjashtë) vjet burgim.

d) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 6 (gjashtë) muaj burgim.

dh) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 shkronja “a” të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 5 (pesë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurës M.N. me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit e të pandehurës M.N. përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

3-Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin E.Gj. me këto ndryshime:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gj., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Gj. me një dënim të vetëm prej 9 (nëntë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Gj. me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

4- Ndryshimin e vendimit nr. 12 datë, 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje për sa ka disponuar për të pandehurin Z.L., si më poshtë :

a) Deklarimin fajtor të të pandehurit L. për kryerjen e veprës penale “ Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

b) Deklarimin fajtor të të pandehurit L., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 186/1, 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje dhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

c) Deklarimin fajtor të të pandehurit L., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

– Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Z.L. me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.

– Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Z.L. me një dënim të vetëm prej 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cilido të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

5- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin B.N. për sa i përket deklarimit fajtor, cilësimit juridik dhe masës së dënimit për veprën penale të parashikuar nga neni 278 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Ndryshimin e vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin B.N., si më poshtë:

Deklarimin fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 186/1, 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje edhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 190/1, 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje edhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

Deklarim fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit B.N., me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të procedurës penale, dënimin e të pandehurit N. me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cilido të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

6- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin L.P. me këto ndryshime:

Deklarimin fajtor të të pandehurit P., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 55/1 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit L.P. me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit L.P. me 5 (pesë) vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

7-Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin P.S. me këto ndryshime:

Deklarimin fajtor të të pandehurit S., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit P.S. me një dënim të vetëm prej 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit P.S. me 3 (tre) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

8- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin V.G. me këto ndryshime :

Deklarimin fajtor të të pandehurit G., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit V.G. me një dënim të vetëm prej 4 (katër) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit V.G. me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

9- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin G.Z. me këto ndryshime :

Deklarimin fajtor të të pandehurit Z., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit G.Z. me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit G.Z. me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

10- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin K.Ll. me këto ndryshime :

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ll., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

– Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit K.Ll. me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit K.Ll. me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

11- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje për sa ka disponuar për të pandehurën M.P. me këto ndryshime :

Deklarimin fajtore të të pandehurës P., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 6 (gjashtë) muaj burgim.

– Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurësM.P. me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurës M.P. me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë, 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në të gjitha pjesët e tjera të tij.

The post Apeli i GJKKO “vulos” vendimin, sekuestrohet pasuria e vëllait dhe motrës së ish-deputetit socialist appeared first on Albeu.com.

Arben Ndoka “mbyll punët” me drejtësinë, Gjykata pushon hetimet ndaj tij
Gjykata e Lezhës ka pushuar çështjen ndaj ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, i cili akuzoej për tjetërsimin e pronave pranë “Ranës së hedhun” në Shëngjin.

Sipas hetimeve të gjykatës, nuk provohet vepra penale ndaj ish-deputetit .

Kujtojmë se Arben Ndoka dhe 12 persona të tjerë u akuzuan për tjetërsim pronash në Lezhë. Hetimi ndaj tyre nisi në vitin 2016 si pjesë e dosjes së famshme “339”, ku Ndokajt dolën në përgjime me Avdylajt e Shijakut për trafik droge. Gjithashtu prokuroria konstatoi edhe veprën penale të tjetërsimit të pronave tek “Rana e hedhun” në Lezhë, nga e cila tashmë Ndoka lirohet plotësisht.

Përveç Ndokës në hetime janë përfshirë edhe familjarë të ish-deputetit, për të cilët Gjykata nuk ka dhënë ende asnjë vendim.

The post Arben Ndoka “mbyll punët” me drejtësinë, Gjykata pushon hetimet ndaj tij appeared first on Albeu.com.