Arben Murto Archives - Albeu.com

U kap me 100 kg drogë bashkë më policin grek, shqiptari: Jam informator, mendoja se merrja pjesë në operacion zyrtar policor
Ditën e djeshme, kanë dalë para Gjykatës së Thesprotisë, dy policë grekë dhe biznesmeni Arben Murto, nga fshati Shalës i Bashkisë Konispol, të arrestuar të premten pas një operacioni anti-drogë në Igumenicë, ku u sekuestruan 102 kg kanabis.

Droga u kap në automjetin e sektorit të anti-drogës së Igumenicës, të drejtuar nga oficeri 41-vjeçar Kostantinos Nakos dhe me pasagjer biznesmenin 41-vjeçari nga fshati Shalës i Konipolit, Arben Murto.

Ata nuk i’u bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, por u kapën pasi u përplasën me 3 automjete të parkuara.

Bashkë me ta u arrestua edhe oficeri Dimitrio Oikonomou, 50-vjeç, pasi në momentin e kapjes së mjetit me drogë, ai duhet të ishte në shërbim bashkë me kolegun e tij Nakos, por u gjet në një lokal në Sajadhë, pranë kufirit.

Në seancën e djeshme, e cila ka zgjatur deri pasdite vonë, Arben Murto, është shprehur se besonte se po merrte pjesë në një operacion zyrtar të policisë.

Ai pohoi se me këtë Konstantino Nakon ka pasur bashkëpunim nga e kaluara dhe në fakt, sipas informacioneve që ai ka dhënë, në të kaluarën janë identifikuar sasi të mëdha droge dhe trafikantët e saj.

Sipas Murtos, ai besonte se të premten e kaluar po merrte pjesë në një operacion të ligjshëm policor, për lokalizimin dhe sekuestrimin e sasisë së drogës.

Oficeri i policisë Konstantino Nakos, para Gjykatës ka pretenduar se është përdorues kokaine dhe madje prej kohësh.

Kjo varësi e çoi atë në transportin e veçantë të një sasie të madhe kokaine. Bazuar në të njëjtat informacione, ai ka kërkuar ekspertizë për të vërtetuar përdorimin e kokainës që pretendon.

Ndërsa oficeri Dimitrio Oikonomou pretendoi se nuk dinte asgjë për veprimet e kolegut të tij. Natën që ata ndanë një shërbim, ai i tha se do të largohej për pak kohë për një punë personale.

Ai nuk dyshoi për ndonjë gjë të çuditshme dhe kjo ka qenë arsyeja që ka lënë edhe armën e shërbimit brenda automjetit.

Madje ai pretendoi gjithashtu, se Nako u largua nga lokali pas një debati verbal me klientë të tjerë aty.

Në përfundim të seancës, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Arben Murton e Konstantino Nakon dhe masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur 2 herë në muaj”, “garanci pasurore” 8000 euro dhe “ndalim dalje jashtë vendit” për Dinitrio Oikonomou.

The post U kap me 100 kg drogë bashkë më policin grek, shqiptari: Jam informator, mendoja se merrja pjesë në operacion zyrtar policor appeared first on Albeu.com.