arben ahmetaj interviste Archives - Albeu.com

“Kush do të prishë unitetin e partisë do të shkojë në të…”, Ahmetaj rrëfen kërcënimet e Ramës
Në intervistën ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, flet për përplasjen me Edi Ramën në mbledhjen e kryesisë.

Ahmetaj tregon edhe kërcënimin që kishte bërë Edi Rama, duke u shprehur në mbledhjen e kryesisë së kush do të prishë unitetin e partisë do të shkojë në të s’ëmës.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Dhe si e kishe dëmtuar këtë unitet?

Arben Ahmetaj: Besoj se me ndonjë batutë do t’ju përgjigjet kryeministri, ndonjëherë kur ta pyesni, do t’ju bëjë batutën e radhës të dardhave, mollëve dhe pjeshkave që vërtiten aty. Dhe në mbledhje të kryesisë tha, u kërkoj ndjesë shqiptarëve, nënave dhe motrave, por edhe të gjithë qytetarëve, ka përdorur shprehjen; do të shkojë në të s’ëmës ai që prish unitetin e partisë. Kërcënimi i parë. Njerëzit që më njohin, shpesh e dinë se jam edhe impulsiv. Kam qenë në dilemë të madhe, por që në 24 atë ditë vendosa të mos flisja. Mendova që mosha ime, gati 55 vjeç nuk duhet të jetë më impulsiv dhe besoj se kam bërë mirë se do të kisha thënë gjëra që në qetësi të plotë nuk do t’ja falja vetes për humbje etike. Unë do të veja në të s’ëmës dhe ky do të më çonte mua në të s’ëmës. Le të bëjë dhe të qeverisë me batuta sa të dojë. Në vazhdim, siç ju thashë që unë nuk isha pjesë e dosjes Elbasan dhe Fier, dhe u sajua pjesa e mercenarit. I është dhënë dosja e mercenarit te Sofra e Ariut. Atë dosje ndoshta dikur, ndoshta, e ka pasur, nuk i bie në qafë, Mireli. Mireli ja ka dhënë Blushit. Blushi ja ka dhënë Ramës. Ramës i ka humbur dhe e ka gjetur, Adriatik Doçi, mercenari. Lidhje shumë interesante. Pyeti, tani drejtorin e ujësjellësin e Tiranës që është sot, Kacidhja, çfarë e lidh me Adriatik Doçin, dreka dhe darka. Mos ndoshta përgatitje për goditjen ndaj prokurorëve. Çfarë e lidh dreka dhe darka para dy javësh. Çfarë e lidh ujësjellësin e Tiranës, me Adriatik Doçin. Apo ajo që e lidh Doçin me oligarkët tek resorti i Rolling Hills. Çfarë e lidh. Nuk është për t’u diskutuar nga unë, se është përdorur si instrument i paguar. Dhe menjëherë filloi Top Channel. Top Channel e filloi goditjen gjatë periudhës që kishte gjyqin në Gjykatën e Lartë për pronësinë. Kjo është një kapitull tjetër që ndoshta do të takohemi sërish dhe do të flasim. E mbajti tre muaj. Vuri reklamë në Big Brother. Fëmija im i madh ka kaluar një periudhë shumë të gjatë në depresion. U llahtaris me 20 shoqe kur e pa. Cili ishte korrupsioni im? Tre muaj nuk ka mbajtur luftën e Kosovës, ai televizion, luftën e Ukrainës, më mbajti mua. Në njërën anë më thoshin, shiko se ai ka qenë armiku jonë. Unë historikisht kam qenë mik i ish-pronarit. Madje periudhën që fatkeqësisht humbi jetën, në 2007, po diskutonim të hynim bashkë në biznes, kur unë isha jashtë politikës. Pra nuk kam qenë ndonjëherë armik i TCH.

Çim Peka: Po keni qenë kundër inceneratorit të Tiranës.

Arben Ahmetaj: Sigurisht, kjo është një nga arsyet, por nuk është kjo arsyeja. TCH është frymëzuar politikisht për të goditur. Më vjen shumë keq se është televizion kombëtar, por me atë humbi dinjitetin.

Çim Peka: Nga kush u frymëzua?

Arben Ahmetaj: Nga Edi Rama. Po, politikisht nga Edi Rama. Ti mendon se unë i fshihem. Mendon se unë kam frikë.

Çim Peka: Fakti që po flisni tregon se s’keni frikë, jeni i vetmi zyrtar i lartë i PS, që jeni në hetim dhe po përballet dhe nuk thotë të rrojë partia, kjo do të thotë se nuk keni frikë. Këto gjëra i keni treguar.

Arben Ahmetaj: Partia të rrojë, është gjë tjetër. Kur ta kuptojnë shqiptarët se partia është gjë tjetër dhe Ed Rama është gjë tjetër, mbase mund të jetë vonë për partinë dhe demokracinë. Ajo që po them, po i frymëzuar. Ka bërë takim ‘x’ dhe kryeministri për këtë çështje, dy ditë përpara. Dikush mund të thotë se këto i thotë Ben Ahmetaj, po mbase i sajon ai. Unë po i referohem faktit, 3 muaj TCH një institucion dinjitoz kthehet në përdorues instrumental nga politika dhe inceneratorët dhe kjo është histori shumë e vjetër. Është bërë Top Story për Ditmir Bushatin, e kanë pranuar vetë, ua ka kërkuar Edi Rama. Është bërë për Fatmir Xhafën, për Niko Peleshin ua ka kërkuar Rama. I kam dërguar haber me një mikun e tij shumë të ngushtë. I kam thënë; ej stop, unë e kuptoj shumë mirë se nuk do të jem pjesë e qeverisë tendë. Ok. E kuptoj shumë mirë që në mbledhje të kryesisë u shkarkova nga Vlora, më kërcënove. Tani po më bllokon derën e shtëpisë time, më ke zënë derën, stop. Shih punën, nuk kam asgjë, dua të ik në punën time. E kam dërguar këtë haber. Koka e turkut, dëshira dhe urrejtja se ndoshta unë jam një format tjetër, e bëri të shkojë deri aty. Kemi dy momente. Kam dalë në interviste të Opinion. Nuk po hy në materien e emisionit, por një ish miku im ka thënë, ky Ben Ahmetaj është budalla me shumë shkollë. Si ka mundësi që doli kundër kryeministrit.

Çim Peka: Ish-miku juaj, ka vdekur apo nuk e keni më mik.

Arben Ahmetaj: Jo nuk e konsideroj më mik. Besoj se do të ja dëgjoni zërin. Është budalla me shumë shkollë, se unë i kisha bërë karshillëk kryeministrit. Nuk është e vërtetë se unë i bëra karshillëk kryeministrit. Unë dola dhe thashë të vërtetën time. Kryeministri nuk mund të provokonte herë pas here median, të pyeste për mua, sepse donte te orientonte SPAK nën tryezë dhe drejtpërsëdrejti. Në një moment del e thotë se unë nuk bëj gjykatësin, unë po të bëja gjykatësin dhe prokurorin puna e tij do të ishte me keq akoma. Puna ime do të ishte? Çfarë që kam fjetur në një shtrat me gruan time sot. Që nuk paskam paguar dhomën e hotelit, por e paskam paguar kesh, apo që nuk kam firmosur për procedurë, apo që nuk më do. Apo kokë turku. Si më keq, në burg, i vdekur, i syrgjynosur. I larguar, arratisur, si më keq. Po shqiptarët nuk investigojnë. Gazetarët nuk e ndjekin, sa më keq, për çfarë me keq, varur në litar, do ta vrisni, fusni në burg. Për çfarë e kishin.

The post “Kush do të prishë unitetin e partisë do të shkojë në të…”, Ahmetaj rrëfen kërcënimet e Ramës appeared first on Albeu.com.

“Kryeministri zell për të bërë prokurorin dhe gjyqtarin ndaj meje”, Ahmetaj: E dimë kush e bën vettingun
Nga arratia, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, thotë se pati një zell të kryeministrit, pa e përmendur me emër atë, për të bërë gjyqtarin dhe prokurorin ndaj tij. Ahmetaj tha se nuk ka lëshuar asnjë firmë për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit.

“Unë e kam deklaruar përpara shqiptarëve, është e faktuar tashmë me letra. Mbase para 9 muajsh nuk më besonin për arsye të emocionit, për arsye të goditjes mediatike të paguar nga inceneratorët, për arsye të zellit të kryeministrit për të bërë prokurorin dhe gjykatësin ndaj meje, apo për të më zhveshur nga të gjitha funksionet politike të merituara dhe jo shtetërore.

Të gjitha këto, mua më kishin bindur se po vihesha përballë një goditje të organizuar, të pritshme dhe kur të gjithë aktorët e angazhuar që në shtator të vitit 2021, mësuan se në finale ne e dimë se kush e bën vettingun, kush merr në telefon, kush dërgon mesazhe, kush bën koordinatorin, kur morën vesh se në dosjen e Elbasanit dhe Fierit nuk isha pjesë, pasi nuk kam asnjë firmë”, tha ai për gazetarin Çim Peka.

The post “Kryeministri zell për të bërë prokurorin dhe gjyqtarin ndaj meje”, Ahmetaj: E dimë kush e bën vettingun appeared first on Albeu.com.

Refuzoi prangat, Ahmetaj zbulon se kur e kuptoi planin e Ramës për rrëzimin e tij
Arben Ahmetaj ka zbuluar se kur kishte nisur plani për goditjen e tij.

Pjesë nga intervista

Çim Peka: Mirëmbrëma. Intervistë e pazakontë. E kemi anonçuar, intervistë që ka ngjallur sigurisht shumë interes. Do të marrim përgjigje për shumë pyetje që shtrohen ndaj ish-numrit 2 të qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetajt. Të falënderoj që gjete kohën, megjithëse në një kohë shumë të trazuar për ju, megjithëse ka një interes shumë të madh nga publiku që të dijë të gjitha arsyet që Arben Ahmetajn numrin dy të qeverisë së Edi Ramës, e detyruan të largohet nga Shqipëria dhe të mos përballej fizikisht me drejtësinë e re, për të cilën ashtu si Rama edhe ju jeni krenar se ishte reforma kryesore e kësaj mazhorance.

Pyetje e parë për Arben Ahmetaj, është se pse u larguat nga Shqipëria dhe nuk qëndruat për tu përballur me drejtësinë.

Arben Ahmetaj: Faleminderit z. Peka për intervistën. Ju përgjigja kërkesës tuaj për intervistë për arsye fare të thjeshtë. E para dhe mbi të gjitha në dijeninë time, ju jeni një ndër televizionet e pakta që nuk jeni financuar nga inceneratorët. Beteja kundër meje ka qenë një betejë trefishe, politike, politiko-mediatike dhe politiko-juridike. Shtrati ka qenë politik. Pastaj juridiko-mediatike ka qenë sipas instrumentalizimit dhe momentit. Dua të sqaroj të gjithë ata që janë të interesuar, unë nuk jam arratisur nga Shqipëria, siç dikush që tenton të bëjë të diturin ose të mirinformuarin, pretendon. As më ka lejuar njeri të largohem, as më ka ndihmuar njeri të largohem. Në momentin që unë kam mësuar që kërkohej imuniteti im, ka qenë data o 8 ose 9 korrik, unë kam qenë me familjen jashtë Shqipërisë për pushime. Dua të sqaroj shqiptarët se unë kam qenë i përgatitur për ekstremitetin që në momentet që filloi. Shqiptarët mendojnë se ka filluar me mercenarin që doli para SPAK, me të paguarin nga inceneratorët që dolën para SPAK. Jo, ka filluar shumë më herët.

Çim Peka: Do të flasim për këtë, por meqenëse e filluar dhe sqaruat momentin që e konsideruan arratisje. Ju keni qenë bashkë me familjen jashtë Shqipërisë, kur u është kërkuar imuniteti juaj. Pra nuk jeni arratisur, nuk ju ka ndihmuar njeri të arratiseni. Pra nuk keni qenë në Shqipëri. Pyetja ime është, a jeni informuar se do të kishte një kërkesë për imunitetin tuaj dhe ju i kishit marrë masat, kishit ikur më përpara.

Arben Ahmetaj: Zero. Unë kam pasur besim tek vetja ime, por jo tek drejtësia. Unë e di se çfarë kam bërë.

Çim Peka: Pra ju e prisnit një gjë të tillë, nuk ishte surprizë.

Arben Ahmetaj: Që të kërkosh imunitetin e një deputeti, ish-ministri, ish-zv/kryeministri siç ka ndodhur në 30 vitë në Shqipëri, nuk është më një çudi apo surprizë. Të ndodhi kjo në kuadrin e drejtësisë së re, ku në krye të tre muajve të kërkohet arrestim i ish-zv/kryeministrit…

Çim Peka: Kjo është ajo që më bën përshtypje, sepse kërkesa për imunitetin për ju është në kohë rekord, vetëm tre muaj nga nisja e hetimeve. Nga e dinit ju se kaq shpejt do të kërkohej kjo masë kaq ekstreme për ju. Ndërkohë që për kolegët apo ish-kolegët tuaj ka me vite që hetohen dhe nuk ka kërkesë për ta. Ju qëlluar jashtë Shqipërie dhe pastaj nuk u kthyer më, apo kishit indicie se ndaj jush do të shkohej në masa ekstreme, ka një shtyrje politike dhe i kishit marrë masat më herët, që përballjen me drejtësinë ta bënit në distancë dhe jo fizikisht.

Arben Ahmetaj: E para kurrë nuk kam menduar se do ta bëja përballjen me drejtësinë në Shqipëri, në këtë formë. Pra që në një drejtësi të re, unë do t’i largohesha për shkak të influencimit politik të drejtësisë ‘së re’. Por për më tepër nuk e kam menduar ndonjëherë që një dosje e tillë do të krijohej me frymëzim politik dhe prandaj e nisa dhe diskutimin më parë, për të treguar se nuk ka nisur me mercenarin. Ka nisur shumë më herët goditja ndaj meje, në të tria korsitë.

Çim Peka: Do të flasim gjerësisht për këtë. Një moment te pyetja e parë, sepse këtu fillon gjithçka dhe dyshimet e para. Pse Arben Ahmetaj, duke qenë se ndoshta jeni i vetmi i akuzuar dhe sulmuar edhe nga kryeministri dhe i hetuar nga drejtësia, që po reagoni. Të tjerët ish-kolegë tuaj, heshtje totale. Pse Arben Ahmetaj, kur është i vetmi deri tani që po reagoni në mbrojtje të të drejtës dhe së vërtetës thoni ju, por edhe kundër vullnetit të kryeministrit. Pra nuk e ka pranuar dënimin e partisë, siç e ka bërë të gjithë ish-kolegët tuaj që janë nën hetim. Pse nuk vendosët të përballeni me drejtësinë fizikisht në Shqipëri, por zgjodhët të largoheshit dhe të mos ktheheshit dhe ta bënit këtë betejë nga jashtë Shqipërie.

Arben Ahmetaj: Dua një marrëveshje me ju z. Peka që të mos më ndërprisni dhe sigurisht unë nuk do të ju devijoj. Këtë ua premtoj. E para unë nuk jam arratisur nga Shqipëria, nuk më ka ndihmuar, informuar askush.

Çim Peka: Nuk po flasim për arratisjen, por për përballjen me drejtësinë në distancë.

Arben Ahmetaj: Nuk më ka ndihmuar dhe as nuk më ka dhënë indicie askush. Përkundrazi, në momentin që është kërkuar imuniteti im, praktikisht të gjithë kolegët e mi, kanë qenë të frikësuar të ulen dhe të pinë kafe me mua, si në kohën e qoftëlargut. E dyta, që është po kaq e rëndësishme, as nuk më ka ndihmuar kush të largohem, sepse unë kam qenë i larguar në kohën kur është kërkuar imuniteti. Për të qenë i sinqertë e prisja që të bëhej një ekstremitet, e kisha parë të gjithë frymëzimin politik, diku nga vjeshta e vitit 2023. Mendoja që megjithatë atë shtyrje politike, atë urrejtje sistemike që tregonte instrumenti i drejtësisë SPAK, gati, gati personale që shpesh nuk e kuptoja, madje i bëja pyetje edhe vetes, si ka mundësi që të një drejtësi që kemi aspiruar me pasion të jetë një drejtësi e re, të bazohet në shkelje të të drejtave të njeriut, të bazohet në procedura të shkelura, të bazohet në nxjerrje në pritë politike nga ish-lideri im, kryeministri aktual, dhe do të vijmë aty, nuk do të kisha menduar se do të kishin atë padurim statistikor për ti treguar me zell, ish-liderit tim politik, se ja na e nxore në pritë, e vramë. Mendoja se do të ishte vjeshta dhe isha i përgatitur shpirtërisht. Z. Peka, kur unë kam lexuar dosjen, sigurisht indikacionet i kisha të pjesshme dhe mundohesha të bëja gjithë panoramën. Dosja është bazuar në supozime dhe jo në fakte. Unë gjatë intervistës me ju, jam gati ti marrë një e nga një të gjitha. Unë e humba besimin tek SPAK dhe kam frikë, e uroj të mos e humbas besimin tek gjithë drejtësia e supozuar e re. E tha mirë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Metani, që nuk është drejtësi e re, është një strukturë e re me të njëjtët njerëz. Unë jam larguar me familjen për pushime, refuzova të kthehesha në Shqipëri, kur u kërkua imuniteti im, sepse unë e dija se e gjithë goditja ime ishte e iniciuar me orientim politik.

The post Refuzoi prangat, Ahmetaj zbulon se kur e kuptoi planin e Ramës për rrëzimin e tij appeared first on Albeu.com.