aranit cela Archives - Albeu.com

“Xhelati i regjimit”, Ndërron jetë Aranit Çela! Si njihej ish-kryetari i Gjykatës së Lartë të komunizmit (FOTO LAJM)
Mëngjesin e ditës së sotme është ndarë nga jeta ish-kryetari i Gjykatës së Lartë të kohës së komunizmit, Aranit Çela.

Çela njihej si “xhelat i regjimit” të asaj kohe për shkak të ashpërsisë së vendimeve që ai ka marrë, ku nuk kanë munguar dënimet e forta deri në pushkatime apo torturat e shumta të ushtruara prej vartësve të tij.

Ai është ndarë nga jeta në moshën 98 vjeçare.

Çela u lind në Vlorë më 1923, në një familje me origjinë nga Kanina. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare i vdes i ati, për të cilin në autobiografinë e tij të 1954 shkroi: “ka qenë element alkoolik dhe shumë pak i lidhur me familjen… Familja ime ka vuajtur mjaft ekonomikisht. Kjo edhe për arsye, se sikurse thashë më lart, ka qenë element gjithë kohën sarhosh (alkoolik) dhe krejt i pakujdesshëm për familjen e vet.”

Më 1953-1954 ishte nënkryetar i Degës së Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit. Më 1954-1955 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Më 1955 – 1958 dhe 1966 – 1990 kryetar i Gjykatës së Lartë. Më 1958 – 1966 prokuror i përgjithshëm. Më 1958 – 1991 deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Në vitet 1935-1942 ndoqi Institutin Tregtar të Vlorës. Me ardhjen e regjimit fashist, Aranit Çela ishte ndër fëmijët të cilët kaluan një muaj pushime në Itali (Pezaro) në verën e vitit 1939. Në 17 marsin 1941 kërkon pa sukses të punësohet në Zyrën e Regjistrimit të Gjendjes Gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë të regjimit fashist. Në prill-maj 1942 qëndron në paraburgim iu gjetën në shtëpi disa trakte, por regjimi fashist tregohet zemërgjerë dhe e dënoi me kusht. Më pas u bë anëtar I Partisë Komuniste dhe partizan në Luftë.

Në mars 1945- shtator 1946, menjëherë pas luftës Aranit Çela emërohet prokuror ushtarak në Shkodër, në qytetin ku zhvilloheshin përditë proceset politike të kohës. Më 1946-1948 vazhdon me këtë cilësi por në divizionin e Korçës. Më 1948-1949 është ndihmësprokuror i Prokurorisë Ushtarake. Në vitet 1949-1953 ndjek studime në fushën e drejtësisë në Bashkimin Sovjetik. Më 1953-1954 ishte nënkryetar i Degës së Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit. Më 1954-1955 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Më 1955 – 1958 dhe 1966 – 1990 kryetar i Gjykatës së Lartë. Më 1958 – 1966 prokuror i përgjithshëm. Më 1958 – 1991 deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Me rrëzimin e komunizmit, Çela u procedua penalisht. Në 3 nëntor 1993 arrestohet dhe dënohet me akuzën “Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me pasojë shkeljen e paligjshme të lirive e të drejtave themelore të njeriut dhe në dëm të jetës së personit, të parashikuara nga nenet e Kodit Penal.

Dënim që e vuaji më pak se 4 vjet pasi doli nga burgu në ngjarjet e vitit 1997. Çështja e tij u rishqyrtua dhe në 1998 mori pafajësinë dhe dëmshpërblim nga shteti për vitet e burgut.

Aranit Çela është autori i dënimit të shumë figurave disidente të kohës së Komunizmit, duke u konsideruar si “xhelat i regjimit”./albeu.com/

The post “Xhelati i regjimit”, Ndërron jetë Aranit Çela! Si njihej ish-kryetari i Gjykatës së Lartë të komunizmit (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.