aqedonia e veriut Archives - Albeu.com

Reagime të shumta për marrëveshjen e Korridorit 8 dhe 10D
Reagime të shumta ka ngjallur në rrjetet sociale dhe në media promovimi dhe mënyra e promovimit të nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10D. Pavarësisht se kishte dhe të tillë që e vlerësonin projektin si historik, të tjerët kujtuan projektet e parealizuara, keqpërdorimet dhe premtimet boshe. Kolumnisti Arsim Zekolli shprehu kritikat e tij në një shkrim për “Dojçe Vele”.

“Siç pritej, gjelat propagandistë të Ahmetit dhe Grubit mezi prisnin ta paraqesin nënshkrimin si “një të bëmë historike të Aliut dhe Artanit për të mirën e të gjithë shqiptarëve”, mbështetur nga tregimet se bëhet fjalë për lidhje infrastrukturore të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Mirëpo, propagandistët e tillë janë mjaft të heshtur kur i pyet se sa dekada do të zgjasë ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, apo për afatet në të cilat duhet të përfundojë asfaltimi i rrugicave në Serovë. Megjithatë, ndoshta disa vite më parë, një përpjekje e tillë për ta portretizuar projektin thjesht fitimprurës të ndërtimit të autostradave, me ngjyrat kuqezi të patriotizmit shqiptar, do të kishte qenë më i suksesshëm. Por jo në këtë Maqedoni të qindra premtimeve të parealizuara nga Ahmeti, Grubi, Osmani”, dekalaroi Arsim Zekolli, kolumnist.

Kritik ishte dhe njohësi i zhvillimeve Fejzi Hajdari në një shkrim në Facebook.

“Korridori 8, kurrë, ama kurrën e kurrës, gjithçka mund të jetë ama “historik” asnjëherë. Gjithkush që mendon se është “historik”, ose është SuperNaiv ose do të përfitojë politikisht. Si mund të jetë “historik” projekti i cili filloi në vitin 2012, kurse në vitin 2023 shpallet “historik”!!! Ndoshta historik mund të jetë për ata, që e kanë promovuar dhe shpresojnë se edhe mund të plaçkisin nga ky projekte, sikurse edhe nga shumë projekte tjera. Zaten, tek ne, në projekte vidhet ne mënyrë të sofistikuar, pikërisht atëherë kur projekti i filluar dështon, e me pastaj fillojnë “Anekse” mbi “Anekset” dhe shumë mundësi të tjera për korrupsion galopant dhe mallvaerzime financiare…”, u shpreh Fejzi Hajdari, njohës i zhvillimeve.

Përveç opinionistëve, Marrëveshja kritikohet edhe nga opozita. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Mickoski, thotë se mungesa e projektit është bazë për dyshime.

“Projekti që kap një pjesë të Korridorit 8 dhe Korridorit 10D nuk ekziston, gjegjësisht do të bëhet ndërkohë. Parashtrohet pyetja nga ka dalë shuma prej 1.3, 1.4 miliardë kurse në disa raste edhe 1.7 miliardë euro negociohen kur nuk ekziston projekti. Pse është kjo e rëndësishme; sepse ata janë para publike, janë para të qytetarëve, qytetarët duhet t’i fusim në borxh, të fusim në borxh edhe fëmijët e palindur që dikush të mundet t’i vjedhë ato, duke e mos e ditur pse dhe me çfarë paguajmë” tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Në rrjetet sociale, kritika kishte dhe për lojën sportive me të cilën festuan ministrat e BDI-së pas finalizimit të marrëveshjes./alsat

The post Reagime të shumta për marrëveshjen e Korridorit 8 dhe 10D appeared first on Albeu.com.

BE i jep 80 mln euro Maqedonisë së Veriut për energjinë
Bashkimi Europian njofton se ka dërguar 80 milionë euro në Shqipëri. Paratë janë për sektorin energjitik, në mënyrë që vendi ynë të lehtësojë krizën që nisi në fundin e vitit 2021 me rritjen e çmimeve dhe mungesën e prodhimit.

Ky grant është njoftuar edhe më herët, nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Lejen, kur ajo vizitoi Tiranën në samitin e 6 dhjetorit.

Fondi 80 mln euro është pjesë e paketës 500 mln euro për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Serbia përfiton 165 mln, Maqedonia e Veriu 80, Kosova 75, Bosnje Hercegovina 70 dhe Mali i Zi 30 mln euro.

Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në masat lehtësuese të BE për pasojat e krizës energjitike, është bërë sipas strukturave shtesë të ndihmës, në kushtet kur vendet e rajonit kanë nivele të ndryshme marrëdhënieje në anëtarësim me Bashkimin Europian.

Kjo është vetëm paketa e parë e ndihmës e cila do të pëdoret për të ndihmuar shtetet në kompensimin e cmimeve të larta, ndërsa një paketë e dytë po me vlerë 500 mln euro do të lëvrohet në vazhdim për projekte në sektorin energjitik./ina

The post BE i jep 80 mln euro Maqedonisë së Veriut për energjinë appeared first on Albeu.com.