aplikimi Archives - Albeu.com

Hapet aplikimi për pozicionin “Drejtor departamenti” dhe “Drejtor vendor” në Policinë e Shtetit
Mbështetur në pikën 1, pikën 2, germat “c” dhe “l” të nenit 55, si dhe në pikat 3 dhe 4 të nenit 61 të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit, në Policinë e Shtetit”, si dhe në nenet 29-49 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 112, datë 24.02.2025 “Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit”, Policia e Shtetit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për konkurrim për pozicionet “Drejtor Departamenti” dhe “Drejtor Vendor i Policisë”.

Me qëllim zhvillimin e një procesi vlerësimi objektiv, transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe nxitjen e konkurrencës profesionale dhe drejtuese në përzgjedhjen e kandidatëve që shfaqin aftësi, rezultate të larta, integritet moral dhe profesional për promovimin në detyrë të punonjësve të Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar hapjen e aplikimeve për konkurrim për pozicionet:

“Drejtor Departamenti” në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin;

“Drejtor Departamenti” në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare;

“Drejtor Vendor i Policisë” në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, për shkak të dorëheqjes nga detyra të punonjësit të përzgjedhur për këtë funksion, me proces konkurrimi;

“Drejtor Vendor i Policisë” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, për shkak të shkarkimit nga detyra, më datë 10.07.2025, të drejtorit të përzgjedhur me proces konkurrimi.

Faza e aplikimeve do të jetë e hapur nga data 03.11.2025, ora 08:00, deri më datë 11.11.2025, ora 16:00.

Policia e Shtetit fton punonjësit e saj që mbajnë njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues, që të aplikojnë dhe të konkurrojnë për këto pozicione, duke i garantuar për një proces vlerësimi të drejtë, transparent dhe profesional.

The post Hapet aplikimi për pozicionin “Drejtor departamenti” dhe “Drejtor vendor” në Policinë e Shtetit appeared first on Albeu.com.

Udhëzimi për riorganizimin e Universiteteve/ Aplikimi në e-Albania, rregulla të reja për vlerësimin
Ndryshon udhëzimi për riorganizimin e Universiteteve; Aplikimi përmes e-Albania, rregulla të reja për vlerësimin. Në rast ndryshimi apo riorganizimi për vitin akademik pasardhës, Universitet në vend kanë afat deri më 30 dhjetor të dorëzojnë aplikimet në e-Albania.

Më pas, do të jenë struktura përgjegjëse për lejet dhe licencat dhe struktura përgjegjëse për arsimin e lartë në ministrinë përgjegjëse, për arsimin që do të vlerësojmë aplikimet dhe ankimimet sipas risive të miratuara në udhëzim.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka miratuar udhëzimin që sjell ndryshime dhe shtesa në rregulloren ekzistuese për hapjen, riorganizimin dhe mbylljen e institucioneve të arsimit të lartë, degëve dhe programeve të studimit.

Shtesat dhe ndryshimet në udhëzimin nr. 1, datë 14.1.2020, “Për dokumentacionin dhe procedurat për hapjen, riorganizimin dhe mbylljen e institucionit të arsimit të lartë, degëve të tyre, njësive kryesore dhe programeve të studimit, si dhe për ndarjen ose bashkimin e institucionit të arsimit të lartë”, i ndryshuar janë botuar në Fletoren Zyrtare.

Një nga risitë më të rëndësishme është shtesa e Kreut IV/1, i cili përcakton qartë procedurat e shqyrtimit të aplikimeve dhe ankimimeve nga strukturat përgjegjëse në ministri.

Në udhëzim përcaktohet se struktura përgjegjëse për lejet dhe licencat do të shqyrtojë dokumentacionin e dorëzuar nga subjekti, sipas formularëve të kërkesave në e-Albania për aspektet e përputhshmërisë ligjore.

Për të gjitha aplikimet, vlerësimet nga struktura për arsimin e lartë do të mbështeten në nevojat e tregut për programet e reja apo riorganizimet.

Sipas udhëzimit gjithashtu, ekspertë e jashtëm nga lista e Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL)-së do të përfshihen në vlerësimin përfundimtar.

Institucionet do të njoftohen për rezultatet e vlerësimeve brenda afateve të caktuara.

Në rast ankimimesh, parashikohen procedura të qarta dhe bashkëpunim me strukturat juridike për shqyrtimin e tyre.

Ndryshimet në udhëzim

Në udhëzimin nr. 1, datë 14.1.2020, “Për dokumentacionin dhe procedurat për hapjen, riorganizimin dhe mbylljen e institucionit të arsimit të lartë, degëve të tyre, njësive kryesore dhe programeve të studimit, si dhe për ndarjen ose bashkimin e institucionit të arsimit të lartë”, të ndryshuar, bëhen shtesa dhe ndryshimet si më poshtë:

a) Kudo në përmbajtje të udhëzimit, togfjalëshi “Ministria e Arsimit dhe Sportit” të zëvendësohet me togfjalëshin “Ministria përgjegjëse për arsimin”.

“1. Institucioni i arsimit të lartë ngarkon aplikimin në platformën e-Albania, për riorganizimin e IAL-së, sipas formularit përkatës në platformën e-Albania, brenda datës 30 dhjetor për vitin akademik pasardhës, i cili shqyrtohet në MAS”.

c) Pas kreut IV shtohet kreu IV/1, me përmbajtje si më poshtë:

“KREU IV/1 PROCEDURA E SHQYRTIMIT TË APLIKIMEVE DHE TË ANKIMIMEVE

Mbi bazën e aplikimeve në platformën e-Albania, struktura përgjegjëse për lejet dhe licencat dhe struktura përgjegjëse për arsimin e lartë në ministrinë përgjegjëse për arsimin, vlerësojmë aplikimet dhe ankimimet, sipas përgjegjësive më poshtë:

1. Për të gjitha aplikimet e përcaktuara në këtë udhëzim, struktura përgjegjëse për lejet dhe licencat shqyrton dokumentacionin e dorëzuar nga subjekti, sipas formularëve të kërkesave në e-Albania për aspektet e përputhshmërisë ligjore.

2. Për të gjitha aplikimet e përcaktuara në këtë udhëzim struktura përgjegjëse për arsimin e lartë shqyrton aspektet përmbajtjesore të cilësisë së aplikimit, që lidhen me vlerësimin mbi nevojat e tregut, përputhshmërinë e kritereve dhe të standardeve të cilësisë, të kërkuara me ato të aplikimit.

Sipas vlerësimit, struktura përgjegjëse për arsimin e lartë mund të kërkojë informacione plotësuese mbi aspekte që lidhen me aplikimin brenda afateve të përcaktuara.

3. Struktura përgjegjëse për lejet dhe licencat njofton subjektin për vlerësimin e aplikimit, pas vlerësimit të strukturës përgjegjëse për arsimin e lartë, sipas afateve të përcaktuara për secilën procedurë.

4. Struktura përgjegjëse për lejet dhe për licencat dhe struktura përgjegjëse për arsimin e lartë i propozojnë autoritetit përkatës ekspertët e jashtëm, nga lista e ASCAL-së.

5. Pas vlerësimit përfundimtar pozitiv nga ekspertët e jashtëm, struktura përgjegjëse për lejet dhe licencat dhe struktura përgjegjëse për arsimin e lartë, i propozojnë autoritetit përkatës aktin sipas aplikimit të subjektit.

6. Në rastet e paraqitjes së ankimimeve, struktura përgjegjëse për lejet dhe licencat dhe struktura përgjegjëse për arsimin e lartë, në bashkëpunim me strukturat juridike ndjekin procedurat e shqyrtimit të ankimimeve, sipas përcaktimeve të këtij udhëzimi.”

Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. /Monitor.al

The post Udhëzimi për riorganizimin e Universiteteve/ Aplikimi në e-Albania, rregulla të reja për vlerësimin appeared first on Albeu.com.

Hyn në fuqi rregullorja/ Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension, kush përfiton
Hyn në fuqi rregullorja që i hap rrugë njohjes së periudhave të punës në ish-ndërmarrjet shtetërore përpara vitit 1993, për efekt përfitimi të pensionit.

Sipas rregullores “Për zbatimin e ligjit nr. 7/2025, “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore përkatëse”, përfitojnë nga ky ligj të gjithë ata persona që kanë punuar në: Ish-institucione apo ndërmarrje shtetërore (deri më 1 tetor 1993), Ish-ndërmarrje bujqësore (deri më 17 tetor 1992), Kooperativa bujqësore (deri më 19 korrik 1991).

Ligji u vjen në ndihmë qytetarëve të cilëve u është refuzuar pensioni për mungesë vitesh sigurimi, ose atyre që kanë pasur periudha të punës që nuk janë njohur më parë nga ISSH, apo zvarriten prej vitesh në çështje gjyqësorë.

Rregullorja përcakton se kërkesa për trajtim bëhet vetëm nëpërmjet portalit e-Albania, në shërbimin “Aplikim për pension”, ku kërkuesi duhet të përzgjedhë opsionin për t’u trajtuar sipas ligjit nr. 7/2025.

Kategoritë që përfitojnë nga zbatimi i ligjit janë:

Ata që kanë plotësuar moshën për pension pas hyrjes në fuqi të ligjit;

Persona që ende nuk kanë marrë pension, edhe pse kanë mbushur moshën;

Aplikantë të cilëve u është refuzuar pensioni për mungesë periudhe sigurimi;

Përfitues të pensionit, të cilëve nuk u janë njohur disa vite pune dhe kanë bërë ankim;

Persona që janë në proces gjyqësor për vërtetimin e periudhave të punësimit.

Për të përfituar nga ligji, rregullorja përcakton se aplikantët duhet të dorëzojnë dokumente si:

Certifikata familjare e periudhës përkatëse, që provon vendbanimin; Vërtetim penal, që provon se kërkuesi nuk ka qenë i dënuar për arsye jo-politike gjatë asaj kohe etj.

Çdo kërkesë për njohje të viteve të punës për efekt pensioni do të shqyrtohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore sipas procedurave standarde të përfitimit të pensionit.

PJESË NGA RREGULLORJA

Periudhat e punësimit në ish ndërmarrjet shtetërore

Njihet periudhë e përgjithshme sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore:

a) koha e punësimit në institucionet apo në ish-ndërmarrjet shtetërore; i) nga mosha 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, deri më datë 1.10.1993, datë në të cilën ka hyrë në fuqi ligji nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”; ii) nga data e përfundimit të shkollës së lartë deri më datë 1.10.1993;

b) koha e punësimit në ish-ndërmarrjet bujqësore, nga mosha 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, por jo më herët se data e krijimit të ish-ndërmarrjes bujqësore sipas vendimit të Këshillit të Ministrave në zbatim të pikës 1, të nenit 9, të ligjit nr. 7/2025, deri më datë 17.10.1992, datë në të cilën ka hyrë në fuqi vendimi nr. 452, datë 17.10.1992, të Këshillit të Ministrave, “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore”;

c) koha e punësimit në ish-kooperativat bujqësore nga mosha 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, por jo më herët se viti i krijimit të kooperativës bujqësore, deri më datë 19.7.1991, datë në të cilën ka hyrë në fuqi ligji nr. 7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”.

a) personave që iu ka lindur e drejta për pension nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7/2025 e në vazhdim;

b) deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7/2025, nuk u është caktuar ende një pension pavarësisht datës së plotësimit të moshës për pension pleqërie apo të kritereve ligjore për pensionet e tjera të administruara nga sigurimet shoqërore;

c) iu është refuzuar kërkesa për caktim pensioni për shkak të mos plotësimit të kriterit ligjor të periudhës minimale të sigurimit, pavarësisht nëse vendimi i Degës së Përfitimeve është apo nuk është shqyrtuar në hallkat e ankimit administrativ sipas nenit 86, të ligjit nr. 7703/1993, të ndryshuar;

ç) iu është caktuar pensioni, por përfituesit i është dërguar vendim/shkresë zyrtare për mos konfirmimin e periudhave të punësimit të deklaruara, objekt i ligjit nr. 7/2025, ndaj të cilit ai (përfituesi), ka bërë ankim dhe praktika në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji është në shqyrtim në KRA, KQA ose kur kërkesa për rishqyrtim bëhet brenda vitit nga data e plotësimit të moshës për pension pleqërie apo të kritereve ligjore për pensionet e tjera të administruara nga sigurimet shoqërore;

d) janë në proces gjyqësor për njohjen/vërtetimin e periudhave të punësimit objekt i ligjit nr. 7/2025.

1. Kërkesa për tu trajtuar sipas ligjit nr. 7/2025, realizohet nëpërmjet kërkesës për caktim pensioni në e-Albania, në shërbimet “Aplikim për pension….”, duke zgjedhur në formularin që shfaqet me përdorimin e këtij shërbimi elementin përkatës për t’u trajtuar me ligjin nr. 7/2025.

2. Administrimi, shqyrtimi, vlerësimi dhe vendimmarrja, lidhur me kërkesën e paraqitur sipas pikës 1, të këtij neni, realizohet sipas të njëjtave rregulla dhe procedura që parashikohen për caktimin, administrimin dhe pagesën e pensioneve në sistemin e sigurimeve shoqërore.

1. Njohja për efekt pensioni e periudhës së sigurimit sipas ligjit nr. 7/2025, bëhet me kusht që kërkuesi:

a) gjatë periudhës objekt i ligjit nr. 7/2025, të mos ketë qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie për arsye jo politike;

b) të ketë qenë me vendbanim në qytet, sipas deklaratës së kërkuesit për njohjen e periudhave të sigurimit në institucione shtetërore apo në ish-ndërmarrjet shtetërore;

c) të ketë qenë me banim në territorin ku ushtronte aktivitetin ndërmarrja bujqësore, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave në zbatim të pikës 1, të nenit 9, ligjit nr. 7/2025, sipas deklaratës së kërkuesit për njohjen e periudhave të sigurimit në ish-ndërmarrje bujqësore;

d) të ketë qenë me vendbanim në fshat, sipas deklaratës së kërkuesit për njohjen e periudhave të sigurimit në kooperativë bujqësore.

2. Vërtetimi i vendbanimit për efekt të njohjes së periudhës së punësimit sipas ligjit nr. 7/2025, bëhet më anë të certifikatës familjare të periudhës së kërkuar dhe objekt i këtij ligji, e cila administrohet nëpërmjet sistemeve elektronike nga punonjësit përgjegjës të strukturave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

3. Për rastet e periudhave të kërkuara në institucione shtetërore, siç parashikohet në shkronjën “b”, të pikës 1, të nenit 3, të ligjit nr. 7/2025, kërkuesi paraqet kopje të njësuar me origjinalin të diplomës së shkollës së lartë.

4. Punonjësit përgjegjës të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, për efekt të njohjes së periudhave të sigurimit sipas ligjit nr. 7/2025, në zbatim të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 3; të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 4 dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 5, të këtij ligji, administrojnë edhe vërtetimin e gjendjes gjyqësore që vërteton se kërkuesi nuk ka qenë i dënuar për arsye jo politike në periudhën e kërkuar objekt i këtij ligji./ Monitor

The post Hyn në fuqi rregullorja/ Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension, kush përfiton appeared first on Albeu.com.

Nis aplikimi i çmimit të ri të energjisë elektrike/ Belinda Balluku: Masa konkrete për një faturim sa më të saktë
Muaji shkurt shënoi fillimin e aplikimit të çmimit të ri të energjisë elektrike për abonentët familjarë, i ndarë në dy kategori, 8.5 lekë për kilovat për abonentët që konsumojnë deri në 700 kilovatorë dhe 9.5 lekë për të gjithë ata që e kalojnë këtë shifër.

Lexuesi i matësit të energjisë elektrike, ka një rol të rëndësishëm në të gjithë këtë proces. Ndaj, OSHEE ka ndërmarrë një sërë masash me qëllim për të garantuar një faturim sa më korrekt dhe në kohë për çdo abonent.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Administratori i OSHEE, Enea Karakaçi dhe ai i OSSH, Blendian Dalipi, inspektoi në terren një pjesë të punës që po bëhet nga lexuesit e matësit të energjisë, për t’ju ofruar qytetarëve një faturim të drejt.

“Ky është një proces shumë i rëndësishëm. Ne kemi nxjerrë një urdhër të posaçëm ku kemi referuar të gjitha dinamikat e procesit të leximit, datat përkatëse kur fillon leximi si dhe duke përfshirë dhe ato që janë penalitetet, por dhe sesi e zgjidhim ne në qoftë se konsumi është mbi 700 kilovat. Kemi kërkuar që çdo konsum mbi 700 kilovat të ketë foton e vetë transparente në mënyrë që të jemi edhe më afër klientëve për çdo ankesë që mund të kenë”, sqaroi Karakaçi.

Krahas fotos së matësit, lexuesi do të dërgojë edhe vendndodhjen e tij në mënyrë që të shmangen abuzimet.

“Nga ky muaj e në vazhdim janë shtuar filtrat për leximin e faturimit, që do të thotë, në rast se një fotografim i aparatit matës nuk është i qartë nga operatorët në sistem ky lexim nuk kalon për faturim, por i kërkohet edhe një herë lexuesit të rikthehet dhe ta riverifikojë. Foto që dërgohet në sistem, bashkë me gjeolocation, duhet të jenë 100% të sigurta që të konfirmojmë që leximi i matësit korrespondon me leximin e sistemit”, bëri të ditur Dalipi.

Zëvendëskryeministrja Balluku, tha se janë ndërmarrë të gjitha masat për të proces sa më të drejt. I gjithë procesi i leximit të matëseve të energjisë duhet të përmbyllet brenda 8 ditëve, duke llogaritur afatin kalendarik 30 ditë për çdo abonent.

“Ky është muaji i parë që ne do të aplikojmë çmimin, por nga ana tjetër e gjithë procedura është e dizenjuar nga fillimi deri në fund që të jetë transparente. Bazuar në një urdhër të administratorit të përgjithshëm të kompanisë, të OSHEE-së, matja duhet bërë brenda 8 ditëve dhe matja është nga 30 ditë në 30 ditë. Pra nuk do të kalojnë 30 ditëshi, duke e bërë kështu të pakontestueshme mënyrën e matjes dhe saktësinë e saj”, deklaroi Balluku.

Nga ulja e çmimit të energjisë me gati 10.5% përfitojnë afro 1 milion abonentë familjarë në të gjithë vendin, tha Balluku, duke theksuar se kursimi i energjisë mbetet një faktor i rëndësishëm në të gjithë këtë proces.

“Arsyeja pse ne vendosëm që të aplikonim një çmim më të ulët sipas kategorive të konsumit, 8.5 lekë për konsumin nga 0 deri në 700 kilovat/orë është sepse kërkojmë që të sensibilizojmë të gjithë popullatën, të gjithë familjarët të cilët përfitojnë nga kjo paketë mbi 1 milionë abonentë, që energjia është një mall shumë i rëndësishëm, i cili edhe duhet kursyer. Patjetër përdorimi i tij është i domosdoshëm në jetën e përditshme, por kursimi është akoma më i rëndësishëm për shkak edhe të të gjitha kushteve që ne kemi, hidrocentraleve, varësisë nga moti”, nënvizoi Balluku.

Në të gjithë vendin, OSSH numëron 870 punonjës me detyrën e lexuesit të matësit të energjisë. Në janar të këtij viti, OSHEE shpalli 120 vende vakante në këtë pozicion, ku afati i aplikimit ishte data 5 shkurt. Në këtë thirrje, pranë kompanisë janë paraqitur 532 aplikime.

The post Nis aplikimi i çmimit të ri të energjisë elektrike/ Belinda Balluku: Masa konkrete për një faturim sa më të saktë appeared first on Albeu.com.

Kur është koha e duhur për të aplikuar kremin e syve dhe çfarë duhet të përmbajë ai?
Sytë me pamje të freskët janë një pasqyrë e stilit tonë të shëndetshëm të jetesës dhe pasqyrojnë vetëbesimin dhe personalitetin tonë.

Lëkura rreth syve, e cila quhet thjesht zona periorbitale ose zona rreth syve, është shumë e ndjeshme. Më saktësisht, lëkura rreth syve është një nga zonat më të ndjeshme në krahasim me pjesën tjetër të fytyrës. Kjo është arsyeja pse ajo ka nevojë për vëmendje të veçantë.

The post Kur është koha e duhur për të aplikuar kremin e syve dhe çfarë duhet të përmbajë ai? appeared first on Albeu.com.

Nis aplikimi online për studimet në Universitet, ja si funksionon
Sot 30 Korrik deri në datën 4 Gusht, kandidatët që duan të ndjekin studimet, përfshirë edhe ata që kanë përfunduar arsimin e mesëm të larte jashtë vendit, pas pagesës së tarifës së aplikimit, do te aplikojnë në portalin U-Albania nëpërmjet formularit online të aplikimit.

Rreth 29 mijë student, kanë plotësuar formularin A1 dhe AiZ, prej 15 korrikut kanë nisur procedurat për aplikimin në Universitet, duke hedhur të dhënat në sistemin U-Albania.

Aplikimi do të kryhet mbi bazën e notës mesatare, sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave për kriterin e notës mesatare dhe kritereve të tjera të përcaktuara, duke zgjedhur deri në 10 (dhjetë) programe studimi nga lista e programeve të studimit që ofrohen.

Sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, pagesa e tarifës së aplikimit për në portal nuk ka ndryshuar, ajo do të jetë në vlerën 2000 (dy mijë) lekë dhe kryhet në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania.

Edhe këtë vit, mesatarja që kanë propozuar Universitetet për kandidatit për studente, do të jetë 6.5.

Universiteti më i madh publik, ai i Tiranës, ka propozuar për vitin akademik 2024- 2025, 4577 kuota.

Pas përfundimit të aplikimeve në portalin U-Albania, do të shihet se sa kane preferuar të studiojnë në arsimin e lartë publik.

Për këtë vit të ri akademik, pranimi do të jetë me konkurs në 4 degë, Mjekësia, Sporti e Artet dhe Arkitektura.

The post Nis aplikimi online për studimet në Universitet, ja si funksionon appeared first on Albeu.com.

Si ta aplikoni kremin e diellit sipër grimit
Një nga enigmat e fundit e bukurisë: si ta mbajmë lëkurën të mbrojtur nga rrezet e diellit ultraviolet, pa prishur grimin. Çfarë të bëni?

Përpara se të hiqni grimin, dijeni se nuk keni nevojë që ta bëni këtë për të mbrojtur lëkurën tuaj.

Sipas Erica Marie Gatt, estetiste në Los Angeles, shumë njerëz e shmangin kremin kundër diellit për fytyrën nga frika se mos prishin grimin. Por, kjo mund të çojë në djegie nga dielli dhe rritje të rrezikut për kancer të lëkurës apo hiperpegmentim, ndaj nëse doni disa këshilla sipas ekspertes, ja ku janë!

Përdorni SPF pluhur

Çfarë e mbron lëkurën tuaj, thith yndyrën e tepërt dhe funksionon në të gjitha llojet e fondatinës (përfshirë pluhurat dhe kremrat)? Pluhurat mineralë SPF! Duke përdorur këtë lloj mbrojtjeje, ju i keni bërë një shërbim të mirë lëkurës suaj, sidomos në verë, shkruan Pop Sugar.

Rifreskojeni fytyrën me SPF spay

Së pari, Gatt sugjeron aplikimin e kremit të diellit përpara çdo grimi si një shtresë bazë. Pas kësaj, spërkatjet me SPF janë një mënyrë e përshtatshme dhe e dobishme për funksionin mbrojtës të SPF-së. Ato janë një gjetje fantastike për gocat që kanë lëkurë të thatë, pasi mund ta freskojnë atë dhe të rregullojnë nivelet e lagështisë gjatë gjithë ditës. Nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe zgjidhni SPF në formë spreji, si fillim përdorni një pecetë të thatë për ta fshirë dhe më pas veproni me produktin.

Përdorni faktorë mbrojtës nga dielli

Faktori mbrojtës mund të aplikohet në pjesën e pasme të dorës dhe më pas të lyhet në lëkurë me gishta të pastër. Kjo metodë është ideale për ditët ose rastet pa fondatinë kur keni një nuancë të pastër lëkure, citon Anabel.

Provoni metodën e shtypjes

Nëse jeni duke kërkuar të përforconi efekti ne kremit mbrojtës kundër diellit, përdorni metodën e shtypjes. Aplikojeni kremin në lëkurë duke përdorur gishtat dhe duke e shtypur atë në lëkurë, për një përhapje për të mirë, por njëherësh për të mos lejuar edhe bllokimin e poreve.

The post Si ta aplikoni kremin e diellit sipër grimit appeared first on Albeu.com.

Aplikimi dhe regjistrimi i studentëve në Universitete për vitin akademik 2024-2025, publikohet kalendari
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes rrjeteve sociale publikoi sot kalendarin e procedurave për aplikimin në universitete për vitin akademik 2024-2025.

Manastirliu bën me dije se procesi i aplikimit dhe regjistrimit realizohet online në portalin universitar “U Albania”.

Sipas kalendarit të publikuar, faza e parë nis më 15 korrik dhe mbaron në 29 korrik dhe është faza e pagesave të tarifave.

Kandidatët, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania.

Pagesa kryhet deri në 29 korrik 2024. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 29 korrik 2024, në portalin U-Albania.

Më tej, realizohet aplikimi online dhe për këtë periudha e përcaktuar është 30 korrik-4 gusht.

Në këtë periudhë gjashtë ditore, maturantët zgjedhin 10 programe studimi.

Më 28 gusht është faza e ankimimit.

Më 30 gusht-13 shtator është faza e regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, ndërsa do të ketë publikim real të renditjes dhe në fund faza e çregjistrimit, për të cilën është caktuar një kohëzgjatje prej dy ditësh nga 14-15 shtator.

The post Aplikimi dhe regjistrimi i studentëve në Universitete për vitin akademik 2024-2025, publikohet kalendari appeared first on Albeu.com.