aplikimi ne NATO Archives - Albeu.com

Suedia drejt NATO-s, partia në pushtet ofron mbështetje
Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson njoftoi mbështetjen e partisë së saj që vendi të aplikojë për tu anëtarësuar në NATO.

“Ne socialdemokratët konsiderojmë se më e mira për Suedinë dhe sigurinë e popullit suedez është që ne të bashkohemi me NATO-n. Ky është një vendim që ne e kemi marrë pas shqyrtimit shumë të kujdesshëm,” tha Andersson gjatë një konference për shtyp të dielën.

Andersson vuri në dukje se ky vendim ndryshon qëndrimin që vendi ka mbajtur për 200 vjet.

“Për ne socialdemokratët, politika ushtarake e joaleancës na ka shërbyer mirë. Por analiza jonë tregon se ajo nuk do të na shërbejë aq mirë në të ardhmen,” tha Andersson.

“Ky nuk është një vendim që ne e kemi marrë lehtë.”

Kryeministrja tha se vendi duhet të “përshtatet me realitetin” dhe të marrë vendime bazuar në klimën aktuale.

“Është shumë e qartë se ka një “para dhe pas” 24 shkurt 2022. Evropa, Suedia dhe populli suedez po jetojnë në një realitet të ri, të rrezikshëm. Rendi evropian i sigurisë mbi të cilin Suedia ka bazuar politikat e saj për shekuj, tani është nën sulm”, tha Andersson.

Ky njoftim i pritshëm vjen pasi Finlanda njoftoi të dielën vendimin e saj për të aplikuar për t’u bashkuar me NATO-n. Të dyja vendet janë përmbajtur më parë nga anëtarësimi për arsye historike dhe gjeopolitike.

Më herët të dielën, Partia Social Demokratike e Suedisë në një deklaratë në faqen e saj të internetit tha se vendi kishte vendosur të punonte drejt një aplikimi për t’u bashkuar me NATO-n.

Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde e quajti atë “një vendim historik” në një postim në Twitter.

The post Suedia drejt NATO-s, partia në pushtet ofron mbështetje appeared first on Albeu.com.