aplikimi i kosoves Archives - Albeu.com

Aplikimi i “ngrirë” i Kosovës, KiE mban fshehtë gjithçka, deputeti gjerman kërkon llogari
Më 12 maj të vitit të kaluar, Kosova vendosi që të aplikojë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës. Aktualisht, ajo është në fazën e parë, në të cilën Komiteti i Ministrave duhet të kërkojë opinionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës rreth dosjes së Kosovës. Sidoqoftë, kjo fazë po vlerësohet e vonuar – të paktën sipas rasteve të mëhershme të shteteve të tjera.

Deputeti gjerman, Knut Abraham, përmes një postimi në Twitter vuri në pah vonesën e Komitetit të Ministrave të KiE në rastin e Kosovës.

Ai mori shembull aplikimin e dy vendeve për të treguar se brenda një kohë të shkurtër u krye kjo procedurë. Por, e njëjta s’po ndodh me Kosovën.

“Kur Shqipëria kishte aplikuar për anëtarësim më 4 maj 1992, Këshilli i Ministrave e kishte trajtuar këtë aplikacion shpejt, më 21 maj 1992, te Asambleja Parlamentare për një opinion. Kur Republika Federale e Jugosllavisë kishte aplikuar për anëtarësim më 9 maj 2000, në më pak se tre javë, më 22 nëntor 2000, Këshilli i Ministrave edhe një herë kishte kërkuar nga Asambleja Parlamentare për një opinion”, ka shkruar Abraham.

Për këtë vonesë në raport me Kosovën, Gazeta Express ka pyetur Këshillin e Europës, por nga Strasburgu kanë thënë se çështja është konfidenciale.

“Ne s’kemi informacion shtesë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë fazë. Diskutimet e Komitetit të Ministrave të KiE janë konfidenciale. Ne do t’ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim në kohën e duhur”, ka thënë një zëdhënës i Këshillit të Europës për Express.

Sidoqoftë, në rrugë të duhur po e konsideron procesin Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës.

Në një sqarim ku mohoi se ka pasë ndonjë votim apo se ka dështuar anëtarësimi i Kosovës në organizatën e të drejtave të njeriut, MPJD tha se që nga 12 maji i vitit 2022 janë bërë përparime të rëndësishme përgjatë procesit të anëtarësimit.

Po ashtu, Ministria thotë se aplikimi i Republikës së Kosovës është në fazën e parë dhe se ajo do të angazhohet që kjo fazë të kalohet sa më parë.

“Më saktësisht, në këtë fazë, Komiteti i Ministrave duhet të kërkojë opinionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në këtë fazë të parë të vendimit në Komitet të Ministrave nuk ka përcaktim të standardeve për fillim të anëtarësimit. Rrjedhimisht, çfarëdo kushtëzimi i mundshëm në këtë fazë do të ishte kundër Statutit të Këshillit të Europës, praktikave të anëtarësimit dhe vlerave të organizatës”.

MPJD ka sqaruar edhe fazat që duhet të ndiqen për anëtarësimin e një vendi në KiE.

“Është e rëndësishme të sqarohet se janë tre faza të votimit për anëtarësim të një vendi në Këshillin e Evropës. Në fazën e parë, Komiteti i Ministrave fillon procedurën e anëtarësimit. Në fazën e dytë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës vendos standarde relevante dhe jep rekomandimin për anëtarësim. Në fazën e tretë, Komiteti i Ministrave vendos pas opinionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.

Ditë më parë ambasada gjermane në Prishtinë e ka lidhur çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE me mosformimin e Asociacionit

Sipas tyre, bllokimi i mëtejshëm i themelimit të Asociacionit nuk do ta bëjë më të lehtë për Kosovën arritjen e shumicës së nevojshme pas aplikimit të saj për t’u bërë anëtare e Këshillit të Europës. Në një përgjigje që ambasada ia kishte dhënë Kohës theksohej se Asociacioni do t’i bëjë pengesa serioze edhe në procesin e mëtejshëm të asociimit në BE./express

The post Aplikimi i “ngrirë” i Kosovës, KiE mban fshehtë gjithçka, deputeti gjerman kërkon llogari appeared first on Albeu.com.

Shqipëria përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti dorëzimin e aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, si dhe duke e konsideruar një akt të rëndësishëm historik, i uron autoriteteve të Kosovës shumë suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit të anëtarësimit.

“Në të njëjtën kohë, Presidenti Begaj, i bën thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik”, thuhet në reagimin e presidencës.

The post Shqipëria përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian appeared first on Albeu.com.

Aplikimi i Kosovës për Këshillin e Evropës “sirtar” deri në majin e vitit 2023
Kosova duhet të presë që aplikacioni për anëtarësim në Këshillin e Evropës të shqyrtohet tek në majin e vitit të ardhshëm. Seanca e sotme e Komitetit të Ministrave që u mbajt në Torino të Italisë nuk e pati në agjendë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

Ndërkaq, seanca e 133-të e Komitetit të Ministrave do të mbahet në kryeqytetin e Islandës në Rejkjavik në maj të vitit 2023 raporton Gazeta Express.

Deputeti gjerman Knut Abraham, ka shprehur fuqishëm përkrahjen që Kosova të jetë pjesë e Këshillit të Evropës.

Abraham para disa ditësh në një intervistë për Express ka thënë se pas dorëzimit të aplikacionit nga ana e Kosovës, Gjermania dhe Italia t’i japin përkrahje Kosovës për tu bërë pjesë e e KE-së.

“Kosova është e vetmja demokraci evropiane që ende nuk është anëtare e Këshillit të Evropës. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të aplikuar për anëtarësim të enjten e kaluar, ishte absolutisht i drejtë Tani është e rëndësishme që procesi të mund të ecë përpara dhe që shtetet anëtare si Gjermania dhe Italia të mbështesin në mënyrë proaktive aplikimin e Kosovës për anëtarësim”, ka thënë deputeti gjerman për Gazetën Express.

Italia ka udhëhequr me Komitetin e Ministrave të KE-së dhe sot ka dorëzuar udhëheqjen e këtij trupi punues te Irlanda.

Megjithatë në seancën e sotme në Torino s’është shqyrtuar aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Para se të niste mbledhja e Komitetit të Ministrave, diplomati serb Nemanja Staroviç, nuk përjashtoi mundësinë që ndonjë shtet i KE-së të propozojë futjen në rend dite të shqyrtimit të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim.

Shefi i tij, ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviq që ishte pjesë e mbledhjes së Komitetit të Ministrave ka lobuar kundër futjes së Kosovës në agjendën e Komitetit.

Ai është takuar me ministren e Jashtme të Islandës Thordis Kolburn, të cilës thotë se ia ka bërë të ditur qëndrimin e Serbisë për çështjen e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës

“Ministri Selakoviç pati një takim me ministren e jashtme të Islandës. Ai e informoi kolegen për pozicionin e Serbisë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Më 12 maj, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar zyrtarisht aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës me seli në Strasburg.

Të njëjtën ditë nga Këshilli i Evropës konfirmuan për Gazetën Express se kanë pranuar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim dhe i njëjti është transmetuar te Komiteti i Ministrave.

“Ne mund të konfirmojmë se aplikimi për anëtarësim është pranuar dhe po i transmetohet Komitetit të Ministrave në përputhje me statutin e Këshillit të Evropës”, ka thënë zëdhënësi i KE-së Dusan Vojnovic.

Aplikacionin e shqyrton Komiteti i Ministrave dhe pas shqyrtimit të gjendjes në Kosovë, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës./GazetaExpress

The post Aplikimi i Kosovës për Këshillin e Evropës “sirtar” deri në majin e vitit 2023 appeared first on Albeu.com.

Kosova do të aplikojë në BE dhe në Këshill të Evropës
Krerët e Kosovës thonë se momenti për aplikim në BE dhe KE është i volitshëm. Autoritetet ndërkombëtare thonë se për anëtarësimin e Kosovës në BE, hapi i parë është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

Autoritetet e Kosovës e kanë vënë si prioritet aplikimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë. Synimet janë të qarta: Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe NATO. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në një vjetorin e punës së saj si presidente, tha se janë duke punuar maksimalisht për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës dhe në NATO. Por sipas saj anëtarësimi në NATO është më i komplikuar. E sa i përket Këshillit të Evropës, Osmani tha se 2/3 e ministrave që do të votojnë në KE janë nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Kam kërkuar të bëhen organizimet që aplikimi në Këshillin e Evropës të bëhet sivjet. Ne po punojmë me partnerët tanë që kjo periudhë kohore të jetë sa më e shkurtë për Republikën e Kosovës. Nga shtetet që do të votojnë në këshillin e ministrave që është hapi i fundit i votimit në Këshillin e Evropës më shumë se 2/3 e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe shpresojmë që të votojnë në favor”, tha Osmani. Ndërsa sa i përket anëtarësimit të Kosovës në NATO, presidentja bëri të ditur se ky është një proces më i komplikuar, pasi votimi dhe vendimi kërkon unanimitet të plotë.

Anëtarësimi në NATO

“Sa i përket anëtarësimit në NATO është shumë më i komplikuar, sepse kërkon votim dhe vendim me unanimitet të plotë. Në NATO janë edhe 4 shtete evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën”, tha presidentja Osmani. Megjithatë ajo tha se “Kosova do të sigurohet që t`i plotësojë të gjitha kriteret për anëtarësim në NATO, ndërsa synim tjetër është anëtarësimi në Partneritetin për Paqe”, ndonëse Kosova ende nuk ka ftesë për anëtarësim.

Por si e shohin analistët synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO. Drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Politika Zhvillimore KIPRED Lulzim Peci, i tha DW-së se pa njohjen e Kosovës nga këto shtete, është pothuajse e pamundur që Kosova të jetë pjesë e NATO-s.

“Kërkesat e palës kosovare për anëtarësim në NATO-ja janë legjitime. Por realizueshmëria e tyre është komplekse, sepse, pikë së pari Kosova ka problem që nuk e njohin katër shtete të NATO-s. Dhe problem tjetër është që Kosova ende nuk i ka të rregulluara raportet me Serbinë, kështu që këto janë dy elementet kyçe të cilat do e pengojnë Kosovën rreth përafrimit të përshpejtuar me NATO-n. Mirëpo, nëse situata në rajon ndryshon në mënyrë rapide, atëherë ka mundësi që edhe këto pengesa të tejkalohen”, thotë Lulzim Peci. Sipas tij, një marrëveshje finale me Serbinë, do të shpie deri tek njohja e Kosovës nga katër vendet dhe kjo natyrisht që do t’ia lehtësonte Kosovës rrugën për në NATO.

PDK mbështet anëtarësimin në KE

Mbështetjen për qeverinë për aplikim të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës e bëri edhe partia me e madhe opozitare Partia Demokratike e Kosovës PDK. Nënkryetarja e kësaj partie Vlora Çitaku, thotë se “deri tani kjo nuk ka qenë e mundur për shkak të ndikimit të Rusisë në Këshillin e Evropës”. Por me suspendimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, “është krijuar një momentum i ri, ku qeveria e Kosovës, mund të nisë procedurën e anëtarësimit në këtë strukturë të rëndësishme”.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës përbën një përfitim të shumëfishtë për vendin tonë në drejtim të fuqizimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit në familjen evropiane e më gjerë. Në mes tjerash, është përfitim për qytetarët tanë, të cilëve do t’ju mundësohej qasja në drejtësi në Gjykatën Evropiane për të Drejtave të Njeriut në Strasburg, aty ku zbatohen parimet e drejtësisë së Kartës Evropiane të Drejtave të Njeriut, e cila edhe ashtu është e inkuadruar si entitet brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kjo është një çështje emergjente. Si parti lidere e opozitës, do ta mbështesë fuqishëm qeverinë në këtë objektiv shtetëror dhe në hapat tjerë që duhet të ndërmarrë për anëtarësim në NATO dhe BE”, thotë Çitaku.

Reagimet ndërkombëtare

I ngarkuari i Qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka vlerësuar se Qeveria gjermane do të përkrahte kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, i pyetur nëse Gjermania do të mbështesë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KE, tani kur ekziston shumica e dy të tretave pas suspendimit të Rusisë nga kjo organizatë, Sarrazin tha se nuk ka fare dyshim për mbështetjen e Gjermanisë në këtë rast.

“Gjermania e ka njohur Kosovën. Gjithsesi, ne angazhohemi që një shtet i njohur nga ne, të jetë anëtar i organizatave ndërkombëtare. Aq më tepër, në organizatat e tilla siç është Këshilli i Evropës, që angazhohen për rritjen e standardit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, përfshirë edhe ato të minoriteteve në Kosovë. Se kur është momenti i duhur për të shtruar kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, këtë duhet ta vlerësojë vetë Qeveria kosovare”, ka thënë Sarrazin.

Një synim tjetër më madhor e ka kryeministri Albin Kurti, i cili premton që gjatë këtij viti Kosova të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për aplikimin në BE, Kurti tha se do ta bëjnë gjatë mbledhjes së Këshillit të Stabilizim-Asocimit.

Aplikimi në BE

“Kosova është vend potencial për vendin kandidat dhe i është premtuar perspektiva e anëtarësimit në Bashkim Evropian. Prandaj ne jemi të përkushtuar të zbatojmë pjesën tonë të detyrimeve dhe të intensifikojmë bashkëpunimin me shtetet anëtare dhe institucionet e Bashkimit Evropian për të avancuar në fazën tjetër të anëtarësimit”, tha Kurti.

“Ne do të aplikojmë këtë vit për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian. Do të ishte shumë mirë që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës dhe në programin e partneritetit për paqe të NATO-s”, duke bërë thirrje që pesë shtetet anëtare të BE-së të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë hapin e madh drejt njohjes.

“Ne jemi në kontakt me shtetet mosnjohëse. Katër nga ato janë edhe në NATO: Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania. Por jemi në konktakt ede me Qipron që është pjesë e Bashkimit Europian por jo edhe e NATO-s”, tha Kurti.

Synimet janë (jo)reale

Por si e shohin autoritetet ndërkombëtare synimin e Kosovës por edhe të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se për anëtarësimin e Kosovës në BE, hapi i parë është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Sipas tij, Kosova para aplikimit duhet që të konsultohet me shtetet anëtare në mënyrë që të arrihet konsensus i përbashkët.

“Trajtimi është i njëjtë, por proceset janë në faza të ndryshme dhe Kosova është aty ku është, sepse ka filluar me vonesë. BE-ja pret që Serbia të përafrohet me politikat e BE-së. Nëse nuk jeni të përafruar nuk mund të futeni në BE. Pritjet janë që Serbia do të përafrohet me të gjitha masat. Normalisht që nuk është vetëm BE-ja, është përgjegjësia e Kosovës të përparojë në rrugëtimin drejt BE-së, të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, që është kushti i parë. Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në BE, hapi i parë është përmbyllja e suksesshme e dialogut për marrëveshje finale”, tha Szunyog.

Ai këshillon Prishtinën zyrtare, që Kosova të lëvizë përpara. “Këshilla ime para se të lëvizim është që duhet të këtë konsultim me shtetet anëtare. Duhet t’iu dërgohet ftesa për këtë dhe bëhet me konsensus të shteteve”, tha Tomas Szunyog, gjatë një debati të organizuar në lidhje me ndikimin e luftës së Ukrainës në Ballkan./DW

The post Kosova do të aplikojë në BE dhe në Këshill të Evropës appeared first on Albeu.com.