aplikimet Archives - Albeu.com

Shkarkimi i Prodës/ Hapen aplikimet për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, procedurat dhe afatet
Pas shkarkimit të Ilir Prodës, Ministria e Punëve të Brendshme, ka shpallur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në njoftimin zyrtar të ndarë për mediat, janë përcaktuar edhe kriteret e personave që do të garojnë për këtë post.

Sipas njoftimit aplikantët duhet të kënë njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues, të ketë shtetësi shqiptare, të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë, të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse etj.

Kandidatët, brenda 7 ditëve nga shpallja e thirrjes për aplikim, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë. Afati i dorëzimit të aplikimit është deri në 11 mars 2026.

Kujtojmë se, Ilir Proda, u shkarkua nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit më 1 mars 2026, me vendim të miratuar nga qeveria. Vendimi është botuar një ditë më parë edhe në Fletoren Zyrtare.

Ai u shkarkua me pretendimin se nuk arriti të garantonte siguri për qytetarët në protestën e organizuar nga Partia Demokratike më 28 shkurt.

Në vend të Prodës, është komanduar Sokol Bizhga, i cili deri atëherë mbante detyrën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë, derisa të përzgjidhet drejtori i ri.

The post Shkarkimi i Prodës/ Hapen aplikimet për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, procedurat dhe afatet appeared first on Albeu.com.

Hapen aplikimet për përfitim të kompensimit për arsimin, procedura dhe dokumentacioni që dorëzohet
Administrata tatimore, ka hapur aplikimet për përfitimin e vlerës së kompensimit për arsimin e fëmijëve, për të gjithë ata individë që plotësuan DIVA dhe rezultuan me tatim të mbipaguar, pas zbritjes së shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë apo 100 mijë lekë në vit.

Për “Monitor”, administrata tatimore sqaroi se ashtu siç është njoftuar edhe më parë aplikimi do të kryhet nëpërmjet sistemit e-Feling online.

Pas dorëzimit të kërkesës, kompensimi nga individët përfitues do të transferohet në llogaritë e tyre bankare që ata do të deklarojnë nëpërmjet aplikimit.

Pra, pas plotësimit të Deklaratës Individuale të të Ardhurave, DIVA 2025, të gjithë individët që kanë rezultuar me tatim të mbipaguar pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët me vlerë 48 mijë lekë në vit apo 100,000 lekë nga të ardhurat e tyre vjetore, mund të nisin të plotësojnë formularin e aplikimit për përfitimin e kompensimit.

Procedura, si do bëhet aplikimi

Adminsitrata tatimore sqaroi pas hyrjes në sistemin e-Tax, për të krijuar çështje si kërkesë për rimbursim, do të klikohet mbi modulin eFiling Im, duke përzgjedhur Çështjet e mia mbi të cilin do të klikohet.

Më pas, do të dalë moduli Lloji i Çështjes (ku të mundëson 4 opsione zgjedhjeje), por do të klikohet mbi opsion e dytë me emrin Pyetje të Përgjithshme, për të krijuar një çështje të re.

Pasi ke krijuar çështje të re të shfaqet numri i dokumentit identifikues për DIVA-n e plotësuar dhe një format i bardhë i paplotësuar, ku do të mbushet me tekstin e kërkesës për rimbursim e tatimit të mbipaguar (sipas vlerës së shfaqur në DIVA).

Shembull

Kërkesë për Rimbursim

Kërkoj të më rimbursohet nëpërmjet llogarisë bankare, shuma e tatimit të mbipaguar me vlerë 6,240 lekë pas plotësimit nga DIVA 2025.

Gjithashtu, aplikuesi te Pyetje e Përgjithshme, duhet të bashkëngjitë në formatin PDF edhe dokumentacionin përkatës:

Dokument me të dhënat e llogarisë personale bankare (IBAN)

Certifikatën familjare;

Dokumentacionin justifikues që vërteton shpenzimet e kryera për arsimimin e fëmijëve:

Kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës (faturat) për fëmijët, dokumentet (faturat) për fëmijët, dokumentet (faturat) për pagesën e gjuhëve të huaja etj.

Tatimet pohuan për “Monitor” së pritet e gjithë proceduara për plotësimin e formularit të aplikimeve do të sqarohet nëpërmjet një video udhëzuese.

Sa kompensim do të përfitohet nga DIVA në llogaritë bankare

Bazuar në disa shembuj të publikuar më parë shuma e kompensimit ndryshon në varësi të të ardhurave vjetore dhe shuma e zbritur e shpenzimeve që ndryshon sipas numrit të fëmijëve në ngarkim, përfshirë edhe shpenzimet fikse për arsim me vlerë maksimale 100 mijë lekë nëse të ardhurat janë nën 1.2 mln lekë në vit.

Për rastin me të ardhura bruto vjetore mbi 1,2 mln lekë në vit me 1 fëmijë në ngarkim, kompensimi për arsimin llogaritet 62 euro në vit.

Në rastin e individit më të ardhura mbi 2 mln lekë në vit me dy fëmijë në ngarkim të moshës nën 18-vjeç, pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët me vlerë 96 mijë lekë, tatimi i mbipaguar apo kompensimi është në vlerën e rreth 12 mijë lekëve.

Për individët që paguhen mbi 200 mijë lekë në muaj dhe i kap tatimi prej 23%, kompensimi është 11,040 lekë për fëmijë.

Shuma maksimale e kompensimit e përfituar sipas shembujve, rezulton për individët me të ardhura nën 1,2 mln lekë që përfitojnë edhe shpenzimet për fëmijët në ngarkim dhe për arsimin me vlerë 100,000 lekë. Për këtë kategori kompensimi arrin 250 euro.

Sistemi për plotësimin e DIVA u hap më 22 janar. Afati për plotësimin është deri më 31 Mars.

Vlera e kompensimit llogaritet automatikisht nga sistemi. Sistemi e-Tax, e llogarit automatikisht vlerën e kompensimit, pasi bëhet deklarimi i të ardhurave, edhe për ata individë që nuk e kanë detyrimin ta bëjnë.

Diferenca e tatimit vjetor të paguar gjatë 2025-s apo tatimi i mbipaguar që rezulton nga rillogaritja e tatimit, pas zbritjes së bazës së tatueshme të shpenzimeve 48 mijë lekë në vit, pavarësisht nivelit të ardhurave dhe 100 mijë lekë nëse të ardhurat janë deri në 1,2 milionë lekë, do të jepet si kompensim për fëmijët, pas dorëzimit të kërkesës për aplikim.

Afati për aplikim për kompensimin është deri në 3 muaj pas plotësimit të DIVA./Monitor

The post Hapen aplikimet për përfitim të kompensimit për arsimin, procedura dhe dokumentacioni që dorëzohet appeared first on Albeu.com.

Aplikimet për azil bien me 31% në dy muajt e parë të 2025-s/ Eurostat: Më pak se 1 mijë kërkesa
Aplikimet e shtetasve shqiptarë për mbrojtje të përkohshme në shtetet e Bashkimit Europian (BE), kanë vijuar tendencën rënëse të fortë edhe në dy muajt e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të Eurostat, në janar-shkurt u shënuan gjithsej 980 apkikime për azil në një nga vendet e BE-së, duke shënuar një rënie prej 19.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky është niveli më i ulët i aplikimeve që nga 2021-i, kur shifrat ishin minimale për shkak të kufizimeve të lëvizjes si rrjedhojë e pandemisë.

Që prej vitit 2022, kur arritën një kulm të ri, aplikimet për azil shënuan një rënie të vazhdueshme në vitet në vijim, si një tregues i ngadalësimit të fenomenit të emigracionit.

Gjithsesi, ky tregues mbetet i pamatshëm, teksa një pjesë e madhe e atyre që emigrojnë po largohen me kontrata pune, apo përmes bashkimit familjar.

Franca vijon të jetë desinacioni kryesor i azilantëve, e ndjekur nga Gjermania, me të dy këto shtete që kanë parë rënie të fluksit në dy muajt e parë të vitit.

Në muajin shkurt 2025, rreth 59 mijë qytetarë jo të BE-së kërkuan për herë të parë mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Evropian.

Kjo përfaqëson një rënie të ndjeshme prej 23%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 12% më pak krahasuar me janarin 2025.

Përveç tyre, u regjistruan edhe 7 630 aplikime të përsëritura, një rritje modeste prej 6% nga viti i kaluar, por në rënie krahasuar me muajin janar.

Për të disatin muaj me radhë, Venezuelianët përbëjnë grupin më të madh të kërkuesve të azilit, me mbi 8 300 aplikime të reja në shkurt.

Pas tyre renditen afganët (5 610) dhe sirianët (4 630), dy prej grupeve që tradicionalisht kanë dominuar statistikat e migrimit.

Spanja, Gjermania, Franca dhe Italia, vazhdojnë të jenë vendet që përballen me pjesën më të madhe të fluksit.

Vetëm këto katër vende kanë pranuar 77% të kërkesave për azil, me Spanjën në krye të listës (12 805 aplikime).

Në raport me popullsinë, Greqia rezulton me numrin më të lartë të aplikimeve për çdo 100 mijë banorë (40.2), e ndjekur nga Spanja (26.3) dhe Luksemburgu (25.6).

Në shkurt, 1 720 të mitur të pashoqëruar kanë kërkuar për herë të parë azil në BE. Shumica vijnë nga Siria, Afganistani dhe Egjipti – fëmijë që shpesh udhëtojnë vetëm dhe në kushte të rrezikshme, në kërkim të sigurisë dhe një të ardhmeje më të mirë.

Gjermania ka regjistruar numrin më të lartë të kërkesave nga të miturit e pashoqëruar (575), e ndjekur nga Spanja (330) dhe Greqia (245)./Monitor

The post Aplikimet për azil bien me 31% në dy muajt e parë të 2025-s/ Eurostat: Më pak se 1 mijë kërkesa appeared first on Albeu.com.

Matura 2025/ Rihapet portali për aplikimet në Universitete, data e aplikimeve me Formularin A1/A1Z, procedura që duhet të ndjekin
Sa më shumë afrohet data e aplikimeve në Universitete, aq më tepër ngushtohet “laku” për maturantët e rinj e të vjetër.

Por shpesh Ministria e Arsimit jep mundësi shtesë, duke zgjatur afatet apo rihapur për të disatën herë afatin e aplikimeve me formularët A1 dhe A1Z.

Plotësimi i tyre është një hap ndërmjetës midis gjimnazit dhe Universitetit, pasi aty përcaktohen qartë lëndët me zgjedhje, të cilat jepen në provim dhe medoemos duhet të kenë lidhje me programin e preferuar për studime.

Së paku, orientimin. Kështu, në mesin e javës së ardhshme, në datat 12 dhe 13 maj portali i maturës do të jetë i hapur për të pritur ndoshta maturantët e fundit që kanë mbetur pa aplikuar ende në portalin e dedikuar posaçërisht për maturën shtetërore.

“QSHA urdhëron miratimin e periudhës së aplikimeve me formularin A1 dhe AIZ, për MSH 2025, në datat 12-13 maj 2025, ora 08.00 – 16.00. Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar, Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar dhe institucionet arsimore”, citohet në urdhrin nr.92 të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, i cili ngarkon thuajse të gjitha njësitë apo zyrat arsimore vendore ta zbatojnë atë.

PROCEDURA

Sipas agjencisë, formulari A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor, ndërsa formularin A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore.

Hapi i parë është plotësimi i formularit A1/ A1Z, në të cilin ruhen të dhënat personale, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me provimet.

Formularët A1/ A1Z plotësohen fillimisht “online” nëpërmjet portalit “e-Albania” dhe më pas duhet të konfirmohen në shkollën përkatëse nga vetë maturanti/kandidati.

“Maturanti/kandidati bën aplikim ‘online’ fillimisht në portalin qeveritar ‘e-Albania’ dhe më pas, në sistemin ‘Ematura’ në periudhën 3 shkurt-12 shkurt 2025. Aplikimi në sistemin ‘Ematura’ bëhet edhe sipas afateve të vendosura në QSHA”, citohet në njoftimin e AKAP.

Brenda marsit do të caktohen qendrat ku do kryhen provimet, ndërsa baza e të dhënave për të gjithë maturantët do jetë gati brenda muajit prill.

Referuar kalendarit të ministrisë, gjithçka do të ketë mbaruar më 20 qershor, kur të jenë verifikuar dhe konfirmuar në sistem rezultatet e të gjithë maturantëve.

“Matura Shtetërore” është një shërbim elektronik, i cili mundëson aplikimin e formularëve A1 dhe A1Z. Formularin A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor, ndërsa formularin A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore. Plotësimi i formularëve A1/A1Z bëhet dy herë. Fillimisht “online” në portalin qeveritar “e-Albania”.

Në këtë portal maturantët e bëjnë vetë plotësimin duke plotësuar fillimisht formularin A1/ A1Z, ku ruhen të dhënat personale si dhe provimet të cilave do t’u nënshtrohet, ose mbarten notat në rast se ka dhënë një ose më shumë provime, për ata që plotësojnë formularin A1. Më pas plotësimi i tyre bëhet në portalin e Maturës Shtetërore sipas një plani kalendar që pritet të publikohet nga MAS. Plotësimi i formularit A1Z bëhet në shkollat ekzistuese, ku kandidati ka bërë shkollën e mesme ose në shkollën ku e përcakton komisioni i Maturës Shtetërore. Procesi i plotësimit të formularit A1 dhe formularit A1Z nuk bëhet individualisht nga maturanti, por ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”.

Mbikëqyrësi pajiset me kodin përkatës të hyrjes në sistem dhe vetëm pasi mbikëqyrësi fut kodin në sistem, maturanti mund të përfundojë plotësimin e formularit A1. Në pikat 1-6 maturanti në bashkëpunim me mbikëqyrësin duhet të vendosë të dhënat personale dhe disa të dhëna të shkollës. Ndërsa në pikën 7 të formularit A1, maturantët duhet të shënojnë edhe nëse do të aplikojnë për studime jashtë vendit. Disa pika të këtij formulari plotësohen vetëm nga mbikëqyrësi, nga 10-14, ku në pikën 14 shënohet gjuha e huaj që në planin mësimor të shkollës trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar, në nivelin gjuhësor B1. Lista me të dhënat e marra nga plotësimi i formularëve printohet, nënshkruhet nga maturanti dhe mbikëqyrësi dhe vuloset nga drejtori i shkollës, ku plotësohen formularët A1.

The post Matura 2025/ Rihapet portali për aplikimet në Universitete, data e aplikimeve me Formularin A1/A1Z, procedura që duhet të ndjekin appeared first on Albeu.com.

Hapen sot aplikimet për lotarinë amerikane/ Ambasada jep njoftimin: 1 muaj kohë për t’u regjistruar
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar se sot hapen aplikimet për lotarinë amerikane DV-2026.

Në njoftimin e tyre, ambasada shprehet se aplikimet mbyllen më 5 nëntor, ndërsa kujton se mënyrë e vetme ku mund të bëhet aplikimi është faqja zyrtare: dvprogram.state.gov.

Po ashtu, ambasada thotë se personat që do të aplikojnë duhet të kenë mbaruar shkollën e mesme ose ekuivalentin e saj, pasi kjo është një kërkesë e padiskutueshme kualifikimi.

POSTIMI I AMBASADËS:

Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane (DV-2026) hapet sot (më 2 tetor) dhe do mbyllet të martën, më 5 nëntor, 2024. Për më shumë informacion, klikoni: https://bit.ly/3PKA61Y

Ju lutemi, vini re: dvprogram.state.gov është mënyra E VETME për të dorëzuar aplikimin tuaj. Sigurohuni të lexoni udhëzimet e programit dhe udhëzuesin për mashtrimet në: travel.state.gov/dv.

Mos harroni: Të kesh mbaruar shkollën e mesme ose ekuivalentin e saj është një kërkesë e padiskutueshme kualifikimi.

The post Hapen sot aplikimet për lotarinë amerikane/ Ambasada jep njoftimin: 1 muaj kohë për t’u regjistruar appeared first on Albeu.com.

AKSHI: Aplikimet për nënshkrim dhe certifikatën elektronike brenda afatit, kujdes me delegimin e procesit
Prej gati 2 muajsh është rikthyer sistemi i pagesave online, për t’u pajisur me Nënshkrimin Elektronik apo Certifikatën Elektronike për fiskalizimin.

Pagesa online që prej sulmit kibernetik qëndroi mbi 1 vit e mbyllur. Pagesat kryheshin vetëm manualisht nga bizneset.

Teksa në dhjetëra raste të aplikuara për Certifikata e Fiskalizimit sipas kontabilistëve, aplikimi vjen brenda disa minutave, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Nënshkrimin Elektronik.

Për t’u pajisur me Nënshkrim Elektronik, edhe pse pagesa kryhet online, sërish aplikimi kalon në pritje, njësoj sikur të bëhej manualisht, madje duke kaluar edhe afatet ligjore.

Siç është rasti i një biznesi që ka aplikuar që prej datës 7 Korrik për Nënshkrimin Elektronik dhe ende nuk ka marrë përgjigje.

Si bizneset dhe kontabilistët ngrenë shqetësimin se kjo vonesë po sjell problematika, pasi përkojnë me periudhën e depozitimit të pasqyrave financiare në QKB.

Këto vonesa mund të çojnë bizneset drejt penaliteteve për mosdepozitim të Pasqyrave Financiare në afat. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për shqetësimin e ngritur nga bizneset, pohoi se nuk ka vonesa përtej afateve ligjore, si për aplikimet për pajisjen e Nënshkrimit Elektronik dhe Certifikatën Elektronike.

AKSHI sqaroi se Certifikata Elektronike mundësohet automatikisht pas kryerjes së pagesës, pasi ky lloj aplikimi nuk kërkon verifikim përtej pagesës.

Ndërsa për aplikimet për nënshkrim elektronik të administratorëve të bizneseve, veç verifikimeve për pagesën e kryer, kërkojnë dhe verifikimin e informacioneve të vendosura nga qytetari, që e lidhin këtë të fundit me subjektin për të cilin aplikojnë si administratorë.

“Fillimisht duam të theksojmë se asnjë nga aplikimet për pajisje me nënshkrim elektronik apo me certifikatë elektronike, në kuadër të procesit të fiskalizimit, nuk është jashtë afateve të marrjes së shërbimit prej 10 ditëve pune. Nga ana e stafit tonë po kryhet një punë voluminoze, në mënyrë që t’u qëndrojmë këtyre afateve edhe pse kjo periudhë ka një fluks të shtuar të aplikimeve për këto shërbime. Procesi automatik i marrjes së shërbimit, pas kryerjes së pagesës online është vetëm për pajisjen me certifikatë elektronike në kuadër të procesit të fiskalizimit. Ky lloj aplikimi kërkon vetëm verifikimin e kryerjes saktë të pagesës, nëpërmjet mandatit të pagesës. Në momentin që pagesa kryhet online ky verifikim nuk ka nevojë të kryhet e kështu mund të gjenerojmë automatikisht certifikatën elektronike për subjektin.

Nga ana tjetër, aplikimet për nënshkrim elektronik të administratorëve të bizneseve, veç verifikimeve për pagesën e kryer, kërkojnë dhe verifikimin e informacioneve të vendosura nga qytetari, që e lidhin këtë të fundit me subjektin për të cilin aplikojnë si administratorë.

Kjo pasi AKSHI, si Ofrues i Kualifikuar i Shërbimeve të Besuara (OKSHB), duhet të garantojë vërtetësinë atributeve të vendosura në nënshkrimin elektronik të mbajtësit të nënshkrimit. Ky është një proces që kërkon kohë dhe realizohet nga punonjësit e sektorit të çelësave publik pranë AKSHI-t. Për sa më sipër nënshkrimet elektronike nuk mund të gjenerohen automatikisht nga sistemi. Nga ana tjetër, aplikimet për nënshkrim elektronik të administratorëve të bizneseve, veç verifikimeve për pagesën e kryer, kërkojnë dhe verifikimin e informacioneve të vendosura nga qytetari, që e lidhin këtë të fundit me subjektin për të cilin aplikojnë si administratorë”, theksohet në sqarim.

AKSHI gjithashtu, kërkoi që bizneset të bëjnë kujdes me delegimin e procedurës për aplikimet e nënshkrimit elektronik te zyrat e kontabilitetit dhe të mos neglizhohen njoftimet paraprake për datën e përfundimit të vlefshmërisë.

“Një dukuri shqetësuese që vihet re shpesh nga ana jonë, është fakti se shumë biznese e delegojnë kryerjen e kësaj procedurë tek zyrat e kontabilitetit apo persona të tretë. Kjo sjell që njoftimet e personalizuara periodike që nisen drejt çdo përdoruesi nga ana jonë, për të treguar kujdes për datën e përfundimit të validitetit të nënshkrimit elektronik, të neglizhohen.

Neglizhenca ndaj njoftimeve të përfundimit të validitetit bëjnë dhe që pjesa më e madhe e aplikimeve për rinovimin e nënshkrimit elektronik të lihet për në moment të fundit, si rasti konkret i shprehur në e-mailin tuaj. Së fundi duam të ritheksojmë se asnjë aplikim nuk është jashtë afatit të marrjes së shërbimit të kërkuar dhe se gjykojmë se këtu nuk ka një situatë e cila pritet të rekuperohet nga ana e AKSHI”.

Pagesa online është një lehtësim për bizneset, pasi nuk duhet të presin gjatë, për t’u pajisur me Certifikatë apo Nënshkrime Elektronike që ju nevojiten në punët e tyre të përditshme./Monitor

The post AKSHI: Aplikimet për nënshkrim dhe certifikatën elektronike brenda afatit, kujdes me delegimin e procesit appeared first on Albeu.com.

Hapen 400 vende të reja punë në Policinë e Shtetit, ja cilat janë kriteret dhe dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
Policia e Shtetit, ka hapur aplikimet për pranim në strukturat e saj për 400 vende të reja pune.

Përmes një njoftimi zyrtar, mësohet se 50% e kuotave për konkurrim do të jenë për femrat, që pas përfundimit me sukses të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, do të emërohen në strukturat e Kufirit dhe Migracionit.

Njoftimi:

Policia e Shtetit, nëpërmjet një procesi konkurrimi të drejtë, të paanshëm, transparent, si dhe sipas parimeve të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritës, hapen aplikimet për pranim në Policinë e Shtetit, për 400 funksione të rolit bazë, të ndara sipas strukturave policore në nivel vendor (DVP, DVKM dhe struktura të veçanta), si vijon:

Në strukturat policore të qarkut Tiranë (DVP, DVKM dhe FNSH)-125

Në strukturat policore të qarkut Durrës (DVP dhe DVKM)-35

Në strukturat policore të qarkut Korçë (DVP dhe DVKM)-20

Në strukturat policore të qarkut Fier (DVP dhe FNSH)-10

Në strukturat policore të qarkut Vlorë (DVP, DVKM dhe Delta)-30

Në strukturat policore të qarkut Lezhë (DVP)-30

Në strukturat policore të qarkut Shkodër (DVP, DVKM dhe FNSH)-50

Në strukturat policore të qarkut Kukës (DVP dhe DVKM)-35

Në strukturat policore të qarkut Dibër (DVP dhe KPKM)-25

Në strukturat policore të qarkut Elbasan (DVP)-10

Në strukturat policore të qarkut Gjirokastër (DVP dhe DVKM)-20

Në strukturat policore të qarkut Berat (DVP)-10

Në numrin e kuotave për konkurrim, 50% e kuotave do të jenë për shtetaset femra të cilat pas përfundimit me sukses të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, do të emërohen në strukturat e Kufirit dhe Migracionit.

KRITERET PËR APLIKIM

Çdo shtetas qe plotëson kriteret e mëposhtme, ka të drejtë të aplikojë pranë drejtorive vendore të Policisë ku ai ka vendbanimin e përhershëm.

Aplikimet janë të hapura deri më datë 31.07.2024.

1.a) të jetë shtetas shqiptar;

2.b) të jetë jo më shumë se 30 vjeç;

3.c) të jetë me gjatësi jo më pak se 165 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;

4.d) të ketë mbaruar arsimin e mesëm;

5.e) të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare apo të jetë larguar nga shërbimi civil;

6.f) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

7.g) të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;

8.h) të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;

9.i) të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

10.j) të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;

11.k) të plotësojë kriteret e besueshmërisë dhe integritetit.

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

Shtetasit qe shprehin dëshirën për t’u pranuar në Policinë e Shtetit, përkundrejt tarifës se aplikimit, jo më vonë se data 31.07.2024, duhet të dorëzojnë pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në drejtoritë vendore të Policisë, formularin e aplikimit të plotësuar, së bashku me dokumentacionin e mëposhtëm:

1.a) formularin e vetëdeklarimit për punësim në strukturat e Policisë;

2.b) fotokopje të kartës së identitetit;

3.c) diplomë të shoqëruar me listë notash që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm (të noterizuara);

4.d) fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;

5.e) certifikatë e gjendjes gjyqësore (nxirret nga struktura policore ku kryen aplikimin);

6.f) certifikatë familjare (nxirret nga struktura policore ku kryen aplikimin);

7.g) vërtetim nga gjykata që nuk është në gjykim për vepër penale;

8.h) vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;

9.i) vërtetim nga struktura e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;

10.j) mandat-pagesa e tarifës së aplikimit;

FAZAT QE KALOJNË APLIKANTËT PËR PRANIM

Për pranimin në polici, aplikantët duhet të kalojnë me sukses sipas rendit zbritës fazat e mëposhtme:

1.a) aplikimi;

2.b) verifikimi dhe shqyrtimi i dokumentacionit;

3.c) verifikimi i besueshmërisë dhe integritetit të aplikantëve;

4.d) kontrolli shëndetësor;

5.e) testimi, i cili përfshin testin me shkrim, testin fizik, intervistën me gojë dhe testin psikologjik.

Me qellim që procesi i verifikimit të kryhet në mënyrë sa më të shpejte, por pa cenuar cilësinë e verifikimit, procesi i shqyrtimit të dokumentacionit, verifikimi i besueshmërisë së aplikantëve, si dhe marrja, administrimi dhe krahasimi i gjurmëve daktiloskopike, bëhen menjëherë për secilin aplikant, duke filluar nga momenti i dorëzimit të dokumentacionit, pa pritur përfundimin e afatit të aplikimit.

Procesit të testimit i nënshtrohet vetëm aplikantët të cilët në baze të vendimit të Komisionit të Pranimit, plotësojnë kriteret dhe janë të përshtatshëm për të vazhduar procesin e pranimit.

Aplikanti skualifikohet dhe ndërpret procesin e konkurrimit në çdo faze të tij nëse:

1. nuk aplikon brenda afatit të përcaktuar;

2. nuk dorëzon në kohen e aplikimit dokumentacionin e kërkuar;

3. nuk plotëson kriteret e përcaktuara në piken 3 të këtij urdhri;

4. ka deklaruar të dhëna të rreme apo ka paraqitur dokumente të falsifikuara;

5. rezulton përdorues droge;

6. rezulton të ketë varësi nga alkooli;

7. nuk kalon kontrollin shëndetësor;

8. nuk paraqitet në kohën e caktuar në një nga fazat e testimit;

9. nuk vlerësohet me të paktën 50% të pikëve në secilën prej fazave të testimit.

ANKIMIMI

Çdo aplikant ka të drejtën e ankimit për çdo fazë të procesit.

Ankimimi behet nëpërmjet e-mailit, në adresën burimet.njerezore@asp.gov.al, brenda 2 ditësh nga data e njoftimit për secilën faze të procesit. Komisioni i Ankimimit njofton aplikantin brenda 5 ditësh pune në lidhje me vendimin e marrë.

Komisioni i Ankimimit ngrihet në nivel vendor pranë strukturës ku kryhet aplikimi, si dhe në nivel qendror pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

1.a) në nivel vendor, Komisioni përbëhet nga:

Zëvendësdrejtori për Sigurinë Publike;

• Shefi i Sektorit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore;

• Përfaqësuesi Juridik DVP-se;

2.b) në nivel qendror, Komisioni përbëhet nga:

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit;

• Drejtori i Standardeve Profesionale

• Drejtori i Drejtorisë Juridike.

Komisionet e Ankimimit pranë drejtorive vendore të Policisë shqyrtojnë ankesat e aplikantëve për fazat e aplikimeve, verifikimit dhe shqyrtimit të dokumentacionit, ndërsa të gjitha ankesat për fazat e tjera të procesit të pranimit në Policinë e Shtetit, shqyrtohen nga Komisioni i Ankimimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

KU MUND TË GJENDEN FORMULARËT PËR APLIKIM?

Formularët e aplikimit dhe vetëdeklarimit shkarkohen nga faqja zyrtare e Policisë së Shtetit ose merren fizikisht pranë drejtorive vendore të Policisë.

Formulari i aplikimit, formulari i vetëdeklarimit, së bashku me dokumentacionin e kërkuar, dorëzohen pranë drejtorive vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.

SA ZGJAT TRAJNIMI?

Aplikantët të cilët kalojnë me sukses të gjitha proceset e pranimit, shpallen fitues nëse janë të renditur brenda kuotave të shpallura për konkurrim.

Aplikantët fitues i nënshtrohen trajnimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë për një periudhe 9-mujore (6 muaj trajnim teorik dhe 3 muaj praktikë pranë strukturave policore).

A ËSHTË I GARANTUAR PUNËSIMI?

Çdo aplikant i cili përfundon trajnimin pranë Kolegjit Profesional të Formimit Policor, në Akademinë e Sigurisë, emërohet menjëherë pranë strukturave policore ku ka kryer aplikimin.

Policia e Shtetit është e interesuar që të ketë sa më shumë aplikime dhe në këtë kuadër fton të gjithë të rinjtë dhe të rejat, që të aplikojnë, duke iu garantuar një proces konkurrimi transparent dhe të paanshëm, sipas parimeve të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritokracisë.

Formularët e aplikimit shkarkohen në linkun e mëposhtëm: https://asp.gov.al/hapen-aplikimet-per-pranim-ne-policine-e-shtetit-per-400-funksione-te-rolit-baze/

The post Hapen 400 vende të reja punë në Policinë e Shtetit, ja cilat janë kriteret dhe dokumentacioni i nevojshëm për aplikim appeared first on Albeu.com.

Hapen aplikimet për programet e strehimit social
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ka hapur procedurat e aplikimeve për programet e strehimit social, të cilat do të financohen nga buxheti i shtetit në vitet 2024-2025.

Procedurat përcaktojnë llojet e projekteve që do të financohen nga buxheti i shtetit pjesërisht apo plotësisht, kushtet që duhet të plotësojnë bashkitë për t’u kualifikuar, si edhe formatin dhe dokumentacionin e aplikimit.

Në buxhetin e vitit 2024, është parashikuar një fond prej 320 milionë lekësh për financimin e projekteve të reja që do të hapen.

Tre janë llojet e programeve sipas të cilave kategorizohen projektet që do të financohen: Banesa sociale me qira; Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitete të varfra dhe të pa favorizuara; si dhe Streha të përkohshme.

Më konkretisht, në programin Banesa sociale me qira parashikohen projekte të financueshëm që mund të sigurohen nëpërmjet: Adaptimit të objekteve ekzistuese që janë në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore; Blerjes nga tregu, kur çmimi i blerjes së banesave në treg është më i ulët se kostoja e ndërtimit; Ndërtimit të ri në truall në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Në programin Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitete të varfra dhe të pa favorizuara parashikohet financimi i projekteve për: Përmirësimin e infrastrukturës kryesisht në zona informale ku banojnë më shumë se 50 familje (kryesisht në zona të banuara nga minoriteti Rom), që janë në proces legalizimi; Përmirësimin e infrastrukturës në zona banimi me mungesë shërbimesh si ujësjellës, kanalizime, ose ku këto shërbime janë të papërshtatshme; si dhe Përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese për familje.

Sa i përket projekteve lidhur me përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, për familje, ato do të kenë në fokus individë apo familje pa të ardhura, nga minoriteti Rom dhe Egjiptian, familje që ka në përbërje persona me aftësi të kufizuara, familje e përbërë nga të moshuar me moshë mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm, familjet me më shumë se katër fëmijë, vajzat nëna, grua viktimë e dhunës, grua kryefamiljare, ku fëmijët në ngarkim të kenë moshën nën 18-vjeç, etj.

Në programin streha të përkohshme parashikohet financimi i projekteve që kanë të bëjnë me blerje dhe montim të kontenierëve, tendave, etj., si edhe adaptim të një objekti ekzistues për banim.

Hapja e procedurave për programet e strehimit social për kategoritë në nevojë bëhet vetëm pak ditë, pasi Qeveria me ndryshimet në buxhetin e vitit 2023 akordoi bonuse sociale për shtresat vulnerabël, pjesë e paketës së solidaritetit për festat e fundvitit.

The post Hapen aplikimet për programet e strehimit social appeared first on Albeu.com.

Doni të futeni në Polici? Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja kriteret
Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë për ata studentë që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në degët e përcaktuara, me një mesatare të notave mbi 8.

Në njoftimin e shpërndarë nga policia thuhet se aplikimet do të fillojnë nga dita e nesërme, 1 Tetor dhe do të vazhdojnë deri në fund të muajit.

Në kriteret që kërkohen për aplikantët janë: shtetësia shqiptare, të mos jenë të dënuar, të jenë nën moshën 30-vjeç dhe me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat.

“Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të Policisë Kriminale, parandalimit të pastrimit të parave dhe krimit kibernetik, ftojnë dhe nxitin të gjithë studentët që kanë kryer ciklin e studimeve dhe që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, për studentët që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në disa degë të caktuara, me mesatare të notave mbi 8.

Me qëllim plotësimin e funksioneve të lira organike dhe përzgjedhjen me barazi, paanshmëri dhe transparencë të kandidatëve më të mirë, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës e mosdiskriminimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka përcaktuar kriteret për rekrutimin e studentëve që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.

Aplikimet fillojnë më datë 01.10.2022 dhe përfundojnë më datë 31.10.2022. Kuotat e pranimit janë 50.

Dosja me dokumentet për aplikim duhet të dorëzohet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.

Kuotat e pranimit në Policinë e Shtetit janë për të rinj që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, ekonomike dhe kompjuterike.

Kriteret e përgjithshme për pranimin e këtyre kandidatëve në Akademinë e Sigurisë janë:

– të jenë shtetas shqiptarë;

– të mos jenë të përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të Sigurisë Kombëtare apo të jenë larguar nga shërbimi civil;

– të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

– të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë krimi apo për kryerjen e ndonjë kundërvajtjeje penale me dashje;

– të jenë të pajisur me vërtetim besueshmërie;

– të kenë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B”;

– të plotësojë standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin.

Ndërsa standardet dhe kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për t’u pranuar në këtë cikël janë:

– të kenë përfunduar studimet në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, shkencat ekonomike dhe shkencat kompjuterike;

– të kenë mesataren mbi “8” të notave në ciklin e dytë të studimeve në arsimin e lartë;

– të jenë nën moshën 30 vjeç;

– të jenë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;

– të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivelin mbi 60 pikë, sipas standardit ALCPT.

Aplikantët duhet të paraqesin pranë strukturave të burimeve njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë, dokumentacionin e mëposhtëm:

– Formularin e aplikimit, i cili tërhiqet paraprakisht pranë zyrave të burimeve njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë;

– Diplomën dhe listën e notave, të ciklit të parë dhe të dytë të studimit, të noterizuara (të dyja nivelet e diplomave të jenë të të njëjtës fushë studimi, në programe studimi të akredituara);

Aplikantët që kanë përfunduar arsimin e lartë jashtë vendit, të bëjnë njëvlefshmërinë e diplomave të fituara jashtë vendit dhe në Qendrën e Shërbimeve Arsimore pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të bëjnë përllogaritjen e notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve;

– Fotokopje të kartës së identitetit;

– Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B”;

– Vërtetim nga gjykata;

– Vërtetim nga prokuroria;

– 2 fotografi me përmasa 4 cm x 6 cm:

Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar, më pas do t’u nënshtrohen fazave të vlerësimit, të cilat janë:

– vlerësimi sipas notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve në të njëjtën fushë studimi;

– vlerësimi me testim i njohurive të gjuhës angleze sipas standardit ALCPT;

– intervistimi i aplikantëve;

– kontrolli shëndetësor;

– marrja e shenjave të gishtave;

– verifikimi përfundimtar i aplikantit.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të Policisë Kriminale, parandalimit të pastrimit të parave dhe krimit kibernetik, ftojnë dhe nxitin të gjithë studentët që kanë kryer ciklin e studimeve dhe që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

The post Doni të futeni në Polici? Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja kriteret appeared first on Albeu.com.

Më 6 tetor nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane, çfarë duhet të dini
Më 6 tetor nisin aplikimet për Lotarinë Amerikanë DV-2023.

Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, aplikimet do të zgjasin deri më 9 nëntor.

“Aplikimet Lotarinë Amerikane DV-2023 nisin me date 6 tetor. Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se periudha e regjistrimi elektronik për lotarinë amerikane 2023 nis të mërkurën e 6 tetorit dhe zgjat deri në mesditën e 9 nëntorit 2021”, njofton ambasada e SHBA.

Kriteri bazë është mbarimi i shkollës së mesme, ndërsa prej dy vitesh, aplikantët duhet të jenë të pajisur me pasaportë jo vetëm me kartë identiteti. Kjo është adresa që do të jetë në dispozicion të të interesuarve. https://al.usembassy.gov/sq/visas-sq/immigrant-visas-sq/diversity-visa-sq/

/albeu.com/

The post Më 6 tetor nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane, çfarë duhet të dini appeared first on Albeu.com.