aplikacioni aktivisti Archives - Albeu.com

“Taulant, je i dalë jashtë mode”, Noka me kritika për aplikacionin “Aktivisti”: Rilindja i ktheu punonjësit e shtetit në militant partie
Pas prezantimit të raportit të Departamentit të Administratës Publike nga ana e ministers Milva Ekonomi, deputeti demokrat Flamur Noka tha se 75 mijë nënpunës publikë e kanë shkarkuar aplikacionin ‘Aktivisti’ nën presion nga ana e drejtorëve dhe ministrave.

Ai tha se aplikacioni ‘aktivisti’ është krijuar për krijimin e një rrjeti propaganda dhe se ‘shkrin’ në një militantin e partisë dhe punonjësin e shtetit.

“Nëpunësi civil i shtetit shqiptar me ‘Rilindjen’ është shndërruar në një militant”, tha ai.

Noka: Bëhuni një herë kryetare. Qesh ti Taulant, kur të rinohesh do flasim për të rinjtë, por ti je i dalë jashtë mode dhe nuk flet dot për të rinjtë. Dëgjova zonjën që foli për DAP-in, trajnimet, kurse, shpenzime. Në Shqipëri moj zonjë koncepti dhe termi administratë publike, qëkur ka shkelur kjo farë e keqe e Rilindjes në pushtet është term i pushkatuar. Ti vetëm je keqpërdorur për afera dhe çdo gjë, asnjë sekondë nuk i ke shërbyer shtetit dhe ligjeve të këtij vendi. Mos hajdeni këtu dhe t’i tregoni këto dokrra shqiptarëve. E dini shumë mirë që aplikacioni i Aktivistit që ju…kemi mijëra raste që administrate është kërcënuar për të plotsuar aplikacionin kriminal “Aktivisti”. Ju nuk keni fytyrë, dilni pa turp fare dhe thoni e zeza është e bardhë dhe mundoheni që t’ia mbushni mendjen edhe shqiptarëve. Sultan Surreli ju thotë dhe ju yxhym përpara, s’ka as ligj, as skuqeni, as zverdheni.

Kuvendi është mbledhur ditën e sotme. Në rendin e ditës është parashikuar që të paraqite Raporti vjetor i inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2022, si edhe Raporti vjetor i Departamentit te Administratës Publike për vitin 2022 dhe i Autoritetit të Konkurrencës.

/Albeu.com/.

The post “Taulant, je i dalë jashtë mode”, Noka me kritika për aplikacionin “Aktivisti”: Rilindja i ktheu punonjësit e shtetit në militant partie appeared first on Albeu.com.

Administrata nën terrorin e aplikacionit “Akt1ivisti”
Nga Lutfi Dervishi

Një aplikacion i rijuar nga Partia Socialiste ngre shqetësime serioze për të dhënat personale të shqiptarëve.

“Nëse shkarkon aplikacionin akt1visti me dëshirë apo nën presion duhet të dish se ky aplikacion ka të drejtë të aktivizojë zërin në celularin tënd në çdo kohë. Pra je i pergjuar. Edhe nëse ti nuk flet, aplikacioni ka akses te mesazhet e tua, te fotot e tua, te videot e tua, te vendndodhja jote te adresa e miqve që ke, pra ky akt1vist të merr jetën private!

Akt1visti merr akses në facebookun tënd dhe di çdo pëlqim, koment apo shpërndarje qe ti bën në facebook, instagram dhe twitter! Je monitoruar gjithë kohën”! Ky është shqetësimi i ekspertit G. Progni.

Pa u shuar ende jehona e dëmit që u bë me patronazhistët, administrata shtetërore ndodhet para presionit për të shkarkuar akt1ivisti-n për të hapur llogari dhe për të dhënë të dhënat personale.

Ligji shqiptar flet për përpunimin e ligjshëm të të dhënave. Ligji parashikon kontrolluesin si autoritet që mund të përpunojë të dhëna.

Disa pyetje: është PS kontrollues? çfarë, kë dhe për çfarë kontrollon? Edhe nëse shkarkimi i aplikacionit do t’u kërkohej vetëm anëtarëve dhe militantëve të partisë në pushtet, kjo është kriminale, perverse dhe e kundraligjshme. Aq më tepër që kjo t’u kërkohet punonjësve të administratës.

Nga patronazhisti te akt1visti

Eshtë normale që PS të kërkojë të dominojë dhe të fitojë betejën on- line me kundështarët e vet, por këtë betejë nuk mund ta bëjë në kurriz të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, dhe për më tepër nuk mund ta bëj me administratën e shtetit.

Në momentin që mendon se në trajtimin e të dhënave personale, e keqja e madhe ishte sistemi i patronazhistëve, tani del që patronazhistët janë lule krahasuar me presionin që po u bëhet punonjësve me aplikacionin “akt1visti”.

Nëse provon të hapësh llogari në aplikacion dhe jep të dhënat, adresën dhe telefonin të kerkon medoemos emailin dhe më e bukura është të detyron të biesh dakord me kushtet e përdorimit.

Po nëse provon një email tjeter apo jep një adresë të gabuar?

Nuk ke asnjë shans. Sepse, me sa duket të dhënat verifikohen me regjistrin kombëtar të të dhënave. Pra kanë akses te sistemet zyrtare të të dhënave! Fjala skandal të duket e varfër, fjala kriminale është fyerje për kriminelët!

Po nëse thjesht nuk merresh me “aktivistin”?

Atëhere nis puna praktike e patronazhistit. Presion.

Presionet bëhen me vendin e punës. Arrin absurdi deri aty sa u kërkohet celulari punonjësve për të parë nëse kanë shkarkuar aplikacionin.

Sa pa u trashur zullumi dhe pa shperthyer një tjetër skandal PS është ne kohë të tërhiqet! Nëse PS nuk tërhiqet nga ky veprim antiligjor duhet të ndërhyjë prokuroria.

Prokurorët sot kanë mundësinë e artë të shpëlajnë fytyrën nga njolla që i vunë vetes duke hapur hetim ndaj gazetarëve që denoncuan rrjedhjen e të dhënave personale të shqiptarëve në Prill të 2021.

Në dritën e skandaleve të fundit, duket luks i tepruar apo shpërqëndrim vëmendje kërkesa për të ndaluar dhe hetuar këtë praktikë të rrezikshme antiligjore.

Është njëlloj si në debatin për rrjedhjen e parë të të dhënave: partia në pushtet qeshi dhe tha se kështu kanë bërë të gjithë, autoriteti përkatës u zvarrit dhe heshti, prokuroria shkoi edhe më tej duke hetuar gazetarët. Nëse të gjithë do të kishin bërë në kohë punën e tyre, nuk do të kishim, ndoshta, as rrjedhjet e tjera të të dhënave (pagat, targat etj) dhe ndoshta as shtetin digjital në duart e hakerave iraninë.

Por atëherë nuk u veprua. Frika. Pyetja sot është: kush jep garanci se si do të përdoren të dhënat personale që po u mblidhen punonjësve të administratës përmes një aplikacioni të një partie politike?

A e kanë vrarë frikën prokurorët?

Nëse nuk ndërhyn me urgjencë Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale, nëse nuk merr kurajo prokuroria atëherë të ftojmë kinezët për të marrë pervojë në Shqipëri!

Ata ia kanë dalë të ndërtojnë Murin e Madh dixhital, por kanë shumë për të mësuar se si monitorohet dhe dhunohet jeta private e çdo qytetari! /albeu.com

The post Administrata nën terrorin e aplikacionit “Akt1ivisti” appeared first on Albeu.com.