apendiciti Archives - Albeu.com

Apendiciti, kur mund të shmanget operacioni?
Trajtimi me antibiotikë mund të zëvendësojë kirurgjinë standarde në rastet e apendiksit, pohon një studim i ri nga Universiteti i Uashingtonit i botuar në New England Journal of Medicine.

Studimi përfshiu 1,552 pacientë me apendiksit akut nga 14 shtete për të siguruar një kampion të gjerë dhe të larmishëm të popullsisë. Pjesëmarrësit në hulumtim u ndanë rastësisht në dy grupe trajtimi: një me heqje kirurgjikale të apendiksit dhe një me antibiotikë.

Sipas gjetjeve:

· më shumë se 70% e pacientëve që morën antibiotikë shmangën operacionin gjatë tre muajve të ardhshëm të ndjekjes;

· të dy grupet e pacientëve kishin ritme të ngjashme rikuperimi një muaj pas trajtimit;

· 3 nga 10 pacientë në grupin e trajtimit me antibiotikë duhej t’i drejtoheshin operacionit brenda tre muajve të ardhshëm, që do të thotë se 7 nga 10 e shmangën operacionin;

· 11% e atyre që në fund kërkuan operacion u operuan brenda 48 orëve.

Gjetjet, sipas ekipit hulumtues tregojnë se mijëra operacione mund të shmangeshin nëse mjekët i jepnin përparësi trajtimit me antibiotikë, veçanërisht gjatë periudhave. Përveç kësaj, pacientëve u jepet mundësia të zgjedhin se cilën rrugë trajtimi do të ndjekin, duke qenë se heqja efektive kirurgjikale e apendiksit shoqërohet me rreziqe, me afërsisht një në dhjetë pacientë që përjetojnë efekte anësore nga operacioni, siç janë infeksionet e lëkurës.

Dr. David Talan, bashkë-hetues dhe profesor i Mjekësisë Emergjente dhe Sëmundjeve Infektive në Shkollën e Mjekësisë David Geffen në UCLA tha: ” Në krahasimin e rezultateve të pacientëve të trajtuar vetëm me antibiotikë ose atyre që kishin një operacion për të hequr apendiksin, zbuloi se për të dy grupet kishte shërim të plotë brenda 30 ditëve.’

Shkencëtarët që kryen provën ishin më të interesuar për shëndetin e pacientëve në muajin pas operacionit, duke gjetur nivele të ngjashme të simptomave të lidhura në të dy grupet.

The post Apendiciti, kur mund të shmanget operacioni? appeared first on Albeu.com.

Çfarë është apendiciti akut që detyroi kryeministrin Rama t’i nënshtrohej operacionit
Apendiciti është një inflamacion akut i apendiksit. Ende nuk dihet me saktësi se cili është funksioni i apendiksit, ndërsa ajo që dimë është se mund të jetojmë pa të, pa pasoja. Apendiciti është një sëmundje e zakonshme, e cila ndodh sidomos nga mosha 10 deri në 30 vjeç, por ka

raste edhe në moshën e vjetër.

Është shumë e përhapur në vendet e industrializuara dhe e rrallë në Azi e Afrikë, vende në të cilat ushqimet janë shumë të pasura me fibra. Klinikisht, apendiciti paraqet një larmi të madhe të formave dhe komplikacioneve të frikshme që mund të shkaktojë, nëse nuk trajtohet si duhet.

Në përgjithësi bëhet fjalë për dy lloje apendicitesh, kronik dhe akut:

– Apendiciti kronik karakterizohet nga një gjendje inflamatore e apendiksit të zgjatur gjatë kohës që nuk mund të shërohet spontanisht. Pra personat që vuajnë nga ky lloj apendiciti, kanë dhembje të lehta dhe të rralla, nga koha në kohë, në pjesën e fundbarkut në anën e djathtë.

– Apendiciti akut, nga vetë emri, është dhembja e menjëhershme dhe e madhe e zorrës qorre. Kërkon ndërhyrje urgjente. Në vijim do të ndalemi te simptomat e kësaj patologjie që prek si meshkujt ashtu edhe femrat.

Simptoma:

Dhembja e barkut

Apendiciti akut karakterizohet nga një dhembje e fortë dhe e papritur në fund të barkut në anën e djathtë të tij. Dhembja e barkut fillon rreth kërthizës e pas disa orësh zhvendoset poshtë në krahun e djathtë. Dhembja e barkut anash në të djathtë, me kalimin e orëve, bëhet më e lokalizuar dhe më e fortë. Pacienti dëshiron të qëndrojë në qetësi, mundësisht pa lëvizur.

Ethet

Dhembjet e vazhdueshme të barkut ose parehatia e shkaktuar nga apendiciti shoqërohet pothuajse gjithmonë me ethe të lehta. Në përgjithësi, temperatura e trupit varion nga 37,2 deri në 38,2 gradë Celsius; kur kjo i kalon 38,5 është e nevojshme që të shkohet në urgjencë. Në këtë rast duhet ndërhyrë menjëherë, sepse në këtë pikë, shpërthimi i apendicitit mund të jetë vdekjeprurës.

Humbja e oreksit ose anoreksia

Kur një person ndien dhembjet e apendicitit, është e vështirë që të ketë dëshirë të hajë. Humbja patologjike e oreksit dhe mungesa e ndjenjës së urisë, vijnë për shkak të vuajtjeve në vazhdim.

Shqetësime në zorrën e trashë

Apendiciti mund të shkaktojë shqetësime edhe në zorrën e trashë: diarreja ose kapsllëku bashkohen me dhembjet e shumta të barkut. Në përgjithësi, diarreja mund të provokohet shumë rrallë nga infeksionet bakteriale. Kjo ndodh në 10% të rasteve. Ndërsa kapsllëku është mbizotërues dhe lidhet me fryrjen e barkut, sepse nxjerrja e gazrave rezulton e vështirë.

Marrje mendsh dhe të vjella

Në 70% të rasteve apendiciti shoqërohet me shqetësime të aparatit gastrointestinal. Marrja e mendve dhe vjellja shkaktohen nga peristaltika e zorrëve e stimuluar nga fryrja e apendiksit.

Dhembje e përhapur në kofshën e djathtë

Dhembja, përveçse në bark, mund të jetë shumë e fortë edhe në këmbën e djathtë, e cila mpihet gati sa një rast paralize. Pra një person me apendicit nuk mund ta lëvizë dot këmbën.

Cilat janë arsyet që shfaqen problemet e apendicitit tek individë të ndryshëm?

Arsyet janë të ndryshme. Shpeshherë është anatomike, një apendiks i vendosur në një pozicion anatomikisht jo normal apo i gjatë në madhësi ose me furnizim të keq vaskular. Gjithashtu prek ata persona të cilët nuk mbajnë dietë të mirë, sidomos është vërejtur që kjo patologji është më e shpeshtë tek ata persona që konsumojnë fara me lëvozhgë. Në këtë rast kemi të bëjmë dhe me faktorin anatomik dhe me faktorin ushqim (pra dieta) dhe duke u mbledhur të dyja, çojnë në atë që quhet inflamacion i kësaj strukture anatomike.

Si duhet të silleni nëse keni këto simptoma

Në prani të këtyre simptomave, dyshimi se mund të jeni me apendicit është shumë i madh, megjithatë ju nuk duhet të alarmoheni. Shpesh shqetësime të tilla të ngjashme ndodhin edhe në rastet e tjera të çrregullimeve gastrointestinale. Diagnostikimi i apendicitit akut edhe sot e kësaj dite nuk është i lehtë për t’u bërë, pavarësisht se kjo patologji është shumë e përhapur te njerëzit. Ndaj drejtojuni mjekut specialist, nëse ndieni dhembjet dhe vështirësitë e sipërpërmendura. Do të jetë ai i cili do të përcaktojë shkallën e prekjes nga apendiciti ose nevojën për ndërhyrje kirurgjikale.

The post Çfarë është apendiciti akut që detyroi kryeministrin Rama t’i nënshtrohej operacionit appeared first on Albeu.com.