apartamentet ne shqiperi Archives - Albeu.com

Çmimet rriten, pagat reale bien: Shqipëria renditet e treta për apartamentet më të shtrenjta në Europë
Shqipëria renditet e treta në Europë pas Bjellorusisë dhe Rusisë për çmimet më të shtrenjta të apartamenteve, në raport me fuqinë blerëse, sipas të dhënave të Numbeo-s për periudhën janar-korrik 2022.

Indeksi për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti që matet nga raporti i çmimit mesatar të shitjes së shtëpive dhe të ardhurave mesatare të disponueshme të familjeve, e shprehur si vite të ardhurave, për Shqipërinë është 15,8.

Çka nënkupton që një familje shqiptare i duhen rreth 16 vite të ardhura për të blerë një apartament. Indeksi merr për bazë të ardhurat neto të disponueshme të një familje, çmimin mesatar të një metri katror të qendrës dhe periferisë, si dhe koston e një kredie për 20 vjet. Sa më u ulët të jetë ky raport, aq më të lehtë e kanë familjet për të blerë një shtëpi.

Për Bjellorusinë që vlerësohet si shteti më i shtrenjtë për çmimet e apartamenteve, një familje i duhen 17,4 vite të ardhura, ndërsa në Rusi që klasifikohet e dyta një familje i duhen 16,8 vite.

Në raport me vendet e rajonit shteti më i lirë renditet Kosova. Indeksi i përballueshmërisë për blerjen e një apartamenti në Kosovë është 11,7 vite. Më pas vjen Maqedonia e Veriut 12,7 vite, Mali i Zi me indeks 13,3 dhe Serbia me indeksin 14,8.

Në indeksin e çmimeve të pasurive të paluajtshme për periudhën janar-korrik 2021 sipas të dhënave të Numbeo-s, Shqipëria renditej e 7-ta me indeks 13,7 vite. Ndër vendet e rajonit më e shtrenjta klasifikohej Serbia në 2021 me indeks 15,8 vite. Ky shtet për Europën u klasifikua i dyti. Më pas renditej Mali i Zi me indeksin 14,3 vite, Maqedonia e Veriut 12,2 dhe Kosova me 10,7 vite.

Në kryeqytet këtë vit janë hapur shumë kantiere të reja ndërtimi. Krahasuar me vjet në objektet e reja ku sapo kanë nisur ndërtimet çmimet janë më të larta. Në periferitë e Tiranës siç është Kinostudio apo Astiri çmimet e apartamenteve të reja kanë arritur 1,000 deri 1,100 euro për metër katror nga 900 deri 1,000 që ishin vjet çmimet në këto zona. Rritja është 10% më shumë.

Ndërsa në zona të tjera rritja e çmimeve është më e lartë. Në zonën e Komunës së Parisit vjet çmimi maksimal për apartamentet e reja ishte 1,700 euro për metër katror (ndërtimi i ri që po zhvillohet në tokën e ish universitetit Neë York). Këtë vit ka arritur 2,200 euro në ndërtimin e ri në hyrje të komunës së Parisit. Rritja e çmimit krahasuar me vjet është 29,4%.

Ndërsa në zonën e Bllokut dhe kullat në qendër, apartamentet po shiten me 5,000 euro për metër katror.Vjet çmimet e ndërtimeve të reja në zonën e ish bllokut nisnin nga 3,000 euro për metër katror dhe kullat 4,000 euro për metër katror.

Arben Dervishi nga Shoqata e Ndërtuesve pohoi për Monitor se rritja është ndikuar nga shtrenjtimi i çmimeve të materialeve të ndërtimit, veçanërisht hekurit, rritjes së pagave të punonjësve dhe shtrenjtimi i çmimit të truallit.

Çmimet e apartamenteve rriten, pagat reale bien

Përkeqësimi i aftësisë blerëse të një apartamenti lidhet me rritjen shumë më të ulët të të ardhurave, apo rënien e tyre në terma realë (e indeksuar për inflacionin) në raport me shtrenjtimin e shtëpive.

Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të tremujorit të parë 2022, paga mesatare në vend ishte 59 mijë lekë, me një rënie prej 0.5% në krahasim me fundin e 2021-t (kur pagat rriten për shkak të shpërblimeve) dhe 5.7% më shumë se të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por, duke pasur parasysh që inflacioni e ka kaluar nivelin prej 7%, rritja reale e pagave është negative.

Nga viti 2014 (periudha më e hershme kur INSTAT raporton të dhënën), paga nominale mesatare në vend sipas INSTAT është rritur me 25% deri në fund të vitit 2021. E indeksuar me inflacionin mesatar vjetor, rritja e pagave në 7 vjet është vetëm 12%.

Ndërsa sipas Indeksit të Bankës së Shqipërisë, çmimet e apartamenteve janë rritur me 60% për të njëjtën periudhë.

Rritja reale e pagave me 12% dhe ajo e apartamenteve me 60% në 7 vitet e fundit ka përkeqësuar dukshëm aftësinë blerëse të familjeve që jetojnë me të ardhura normale. Tendenca është përkeqësuar në vitin 2022 për shkak të inflacionit të lartë dhe vijimit të shtrenjtimit të apartamenteve, ndërkohë që rritja e pagave në vlerë është shumë herë më e ulët se shtrenjtimi i shtëpisë po në vlerë./Monitor/

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

The post Çmimet rriten, pagat reale bien: Shqipëria renditet e treta për apartamentet më të shtrenjta në Europë appeared first on Albeu.com.

SKEMA/ Pse kushton shumë blerja me para të ndershme e një apartamenti në Tiranë: Gëlon pastrimi i parave, si po bëhen 30-vjeçaret pronare të vilave në kryeqytet dhe bregdet
R.A nuk i ka mbushur të tridhjetat dhe deri dy vite më parë ka bërë një punë që paguhej shumë pak në kryeqytet, por sot ajo rezulton të jetë pronare e disa vilave në fshatrat turistikë të jugut si edhe në kryeqytet, ndërkohë që ka blerë fillimisht dhe ka shitur më pas edhe disa të tjera.

Përveç faktit se historia e “R” i ngjan asaj të Hirushes ku një magji e bën të martohet me princin për të jetuar më pas në Pallatin Mbretëror, nga këqyrja e kontratave të shitblerjeve të bën përshtypje diferenca e madhe mes çmimit të blerjes dhe të shitjes së vilave duke i siguruar asaj dhe financuesit nga pas miliona euro pasuri “të pastra” tashmë vetëm duke hedhur firmën.

Në fakt, “R” nuk është e vetmja vajzë e bërë rishtazi milionere në kryeqytet përmes akrobacive me shitje dhe blerje vilash apo zyrash super të shtrenjta në mes të Tiranës. Ajo në fakt përfaqëson një fenomen të përhapur ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri ku njerëz të ardhur nga hiçi, pas firmosur asnjëherë në bordero, bëhen pjesë e lojës së pastrimit të parave me “peshkaqenët” e tregut të pasurive të paluajtshme.

Skema

Rezulton se shuma të mëdha parash janë duke u pastruar në Tiranë dhe bregdet nga kriminelë, trafikantë, politikanë, ish-gjyqtare dhe ish-prokurorë të nxjerrë nga Sistemi i Drejtësisë përmes një skeme të tillë.

Përmes veprimeve fiktive dhe në bashkëpunim me kompanitë e ndërtimit, personazhet e kësaj skeme të njohur tashmë i blejnë hapësirat e ndërtimit me një çmim të ulët për të shmangur taksat për ndërtuesit dhe më pas i rishesin me një çmim dyfish apo trefish më të shtrenjtë duke pastruar me një dorë një sasi të madhe parash.

Në këtë mënyrë është bërë thuajse e pamundur edhe blerja e një apartamenti me të ardhura të ligjshme në Shqipëri, pasi rrogat, por edhe fitimet e një biznesi normal këtu nuk mund të përballojnë çmime të tilla.

Çmimet

Blerja e një apartamenti është kthyer në një mision të pamundur për çdo familje të re në Shqipëri, të cilët edhe në rastin kur arrijnë të gjejnë paratë, do të duhet të punojnë rreth 20 vite për t’u bërë ligjërisht pronarë të saj.

Abcnews.al publikoi dje të dhënat më të fundit të Indeksit të përballueshmësisë së blerjës së një apartamenti që mat raportin mes çmimit dhe të ardhurat e familjeve shqiptare, ku rezulton se vendi ynë pozicionohet në fund të listës krahasuar me shtetet e rajonit si edhe të Europës. Shqiptarët e kanë më të vështirë se të gjithë fqinjët e tyre për të blerë një apartament mesatarisht 90 metra katrorë.

Çmimet për metër katror të ndërtimeve për banim apo për biznes janë rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit, ndërkohë që faktorët që kanë ndikuar në këtë fenomen konsiderohen dy: I pari është ndërkombëtar dhe lidhet me krizën e çmimeve që shkaktoi lufta në Ukrainë, ndërkohël; i dyti, edhe më i rendësishmi lidhet tërësisht me faktorë lokalë dhe ka të bëjë me pastrimin e vrullshëm të parave që po ndodh sëfundmi në Shqipëri.

Deri më tani, ndërtimi është parë si sektori më i përshtatshëm ku mund të pastrohen shumë lehtë qindra miliona euro brenda një kohë shumë të shkurtër. Jo më kot, Tirana dhe e gjithë Shqipëria janë përmbytur nga leje ndërtimi, të cilat shtohen nga tremujori në tremujor.

Hapësira e ndërtimit në Tiranë sipas tremujorëve. Burimi: INSTAT. Punimi grafik: Abcnews.al

Sipërfaqja

Të dhënat më të fundit nga INSTAT tregojnë se vetëm gjatë tremujorit të parë të këtij viti, vetëm në Tiranë janë dhënë 112 leje ndërtimi me një sipërfaqe kolosale prej më shumë se 800 mijë metër katror, ndërkohë që në të gjithë Shqipërinë sipërfaqja totale për tremujorin e parë është diçka më shumë se 1 milion metër katror.

Leje ndërtimi në Tiranë sipas tremujorëve. Burimi: INSTAT. Punimi grafik: Abcnews.al

Në total, që prej janarit 2021 deri në mars 2022, sipas INSTAT, në Tiranë janë dhënë 2 449 507 metër katrorë leje ndërtimi. Kjo është një hapësirë tmerrësisht e madhe për një kryeqytet me jo më shumë se 1 milion banorë.

Vlera

Vlerësohet se gjatë kësaj periudhe, pra nga janari 2021 deri në mars 2022, vlera e sipërfaqes së ndërtimit në Tiranë të kapë shifrat e rreth 86 miliard lekëve ose rreth 760 milion dollar. Kjo është shifra mesatare e deklaruar, ndërkohë që eksperienca ka treguar se çmimi real i tregut për këto struktura banimi, të cilat janë kryesisht në qendër ose përreth qendrës së kryeqytetit, është të paktën dyfish./E.S

The post SKEMA/ Pse kushton shumë blerja me para të ndershme e një apartamenti në Tiranë: Gëlon pastrimi i parave, si po bëhen 30-vjeçaret pronare të vilave në kryeqytet dhe bregdet appeared first on Albeu.com.