Antonio Karafili Archives - Albeu.com

Vrasja dhe varja e Antonio Karafilit, ngjarja makabre për lidhjen paralele të Kejsit me 65-vjeçarin! Çfarë zbuluan ekspertët e kriminalistikës
Emisioni “Stop” është kthyer në Korçë, aty ku në 14 Qershor 2018 iu mor jeta 18-vjeçarit Antonio Karafili në pyllin e Sodës.

“I thonë 7 vjet, 7 vjet. Shpirti im e di se sa kam vuajtur unë për atë fëmijë”, thotë pas 7 vitesh mamaja e të ndierit Antonio Karafili.

Ngjarja e rëndë është ndjekur e zbardhur prej vitesh nga emisioni “Stop”, megjithatë manipulimet, që iu bënë nga ekspertët mjeko-ligjorë e disa prokurorë rresht.

Në fund të Tetorit 2020, emisioni “Stop” për herë të parë rastin e servirur si vetëvarje e të riut. Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spahillari 17 vjeç nga Korça. Ajo tregoi disa versione të ngjarjes, duke hedhur mjegull në dinamikën e tragjedisë ku ishte autore, por edhe duke shtuar dyshimet.

Sipas ekspertëve shenjat ishin të qarta, por dy prokuroret e para, Oli Visi dhe më pas Odeta Todorrushi, nuk donin t’i shihnin.

“Për mua Stop-i është një “student” shumë inteligjent dhe ekselent sepse me ato seri që ju keni pasqyruar këtë ngjarje keni arritur në një deduksion. Është një ngjarje shumë e rëndë që ka marrë vëmendjen edhe të sferës akademike.

Dua t’iu them një sekret, ky është semestri i dytë që ne e japim këtë si një rast studimor edhe para katër ditësh kjo i është dhënë si rast një grupi studentësh të kriminalistikës. Përgjigja e parë që kanë kthyer ka qenë ‘profesor kjo është vrasje’, tha eksperti Ervin Karamuço.

“Eksperti ligjor e ka për detyrë që të bazohet tek faktet dhe provat. Faktet dhe provat i kanë pasur në fashikull. Shmangien nga provat dhe faktet e deformon akt-ekspertimi mjeko ligjor. Provat dhe faktet janë ato që i vlejnë ekspertit në konkludim, janë ato që vendosin për vendosin dhe për faktin e hetimit të mëtejshëm. Faktet dhe provat flasin që nuk kemi të bëjmë me vetëvarje dhe kjo është klasike sepse nuk ka pasur mavijosje.

Nuk ka pasur infiltrime, nuk ka pasur as një shenjë që lidhet me asfiksinë. Sado që të përpiqet dikush që të devijojë provat, të devijojë faktet. Në këtë rast kemi devijim të provave dhe fakteve, tjetër gjë flasin provat, tjetër gjë flasin faktet. Ti mund të japësh mendime sa të duash, por një mendim i dhënë nga një institucion, kur ky vendim nuk është i bazuar mbi fakte dhe prova ndikon tepër negativisht për institucionin.

Aq më tepër që deri diku përfshihet institucioni në mbështetje apo në burim krimi. Detyra e institucionit është që të zbardhë krimin në kohë reale. Për shkencë thashë që nuk ka pasur nevojë shumë kanë qenë veprime aritmetike, nga ana profesionale mavijosja reflekton nga distanca. Atëherë as unë nuk e kuptoj e çfarë e ka detyruar Bledar Xhemalin që të dalë me disa vendime dhe të anashkalojë provat dhe faktet që janë pikërisht në dosje. Nuk e kuptoj dot”, tha një ekspert tjetër i sigurisë.

Ditën e ngjarjes të 14 Qershorit të 2018, ku pikërisht Kejsi ka marrë me makinën e saj nënën dhe vëllain e Antonios duke i drejtuar drejt pyllit të Voskopojës, ku më pas këta të fundit kanë gjetur 18-vjeçarin të varur në pishë.

Sipas burimeve që ka siguruar emisioni “Stop”, Kejsi Spaillari orë më parë ka njoftuar nënën e saj ku i ka thënë që Antonio Karafili është varur në pishë. Madje Kejsi i ka dërguar dhe një mesazh nënës së saj:

Pas shumë transmetimesh dhe marrjes së të gjitha provave e dëshmive, pas eksperimentit, që tregoi se 18-vjeçari nuk mund të ishte varur edhe organi i akuzës dhe prokurorja Vasjana Postoli, zbardhi të vërtetën që krimi makabre ishte kryer nga Kejsi Spahillari dhe 65-vjeçari Rexhep Vathi, me të cilin Kejsi kishte krijuar lidhje paralele.

Bisedat mes Kejsit dhe Rexhep Vathi pas krimit:

Rexhep Vathi, i cili u konsiderua si dëshmitar okular është shprehur në atë kohë se mbrëmjen kur 18-vjeçari Antonio Karafili u gjet i varur në një pemë në pyll, kishte parë dhe dëgjuar 4 persona që bërtisnin.

Por Rexhep Vathi, në atë kohë 65-vjeç, në bisedat e zbardhura ku flet me Kejsin dëgjohet ta porosisë duke i thënë të ketë kujdes, pasi ai vetë nuk do të tregonte se çfarë kishte parë atë natë në pyll, raportoi Stop.

Dëshmitari Rexhep Vathi: Unë pranoj, të kam çuar fjalë sot, me të sinjalizuar, ti ke dëgjuar vetë, ti i di vetë ma mirë sesa unë, ti sot.., nuk je budallaqe, ti sot futesh te një femër e pjekur, ëëë…?

Kejsi Spahillari: Po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Nuk je, po veten do ta ruash shumë Kejsi! Me mu do hapesh, si me u hap me babën tënd dhe duhet të m’i tregosh të gjitha, pavarësisht di gjë, s’di gjë, kam qenë aty, s’kam qenë aty…Duhet të mi tregosh të gjitha, se më ke krahë si babë… A të ka thirrur policia?

Kejsi Spahillari: Po, që në fillim.

Dëshmitari Rexhep Vathi: Çfarë të kanë thënë?

Kejsi Spahillari: Thjesht çfarë ndodhi, dëshminë e ngjarjes edhe kaq!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Për atë muhabetin, që të thashë, s’bëhet gjë, s’e zgjidhna dot…

Kejsi Spahillari: Seriozisht?

Dëshmitari Rexhep Vathi: Ehee, jo për ndonjë gjë, kisha nevojë edhe unë për një pikë mbështetje këtu, se unë do vij çdo vit, po ja shihe ndonjë grua, që të jetë…

Kejsi Spahillari: Do shikoj, do pyes prapë, se vetë kështu për të njohur, pyeta dy-tre shoqe të mia, i thashë po të keni ndonjë në lagje, kemi ne këtej i thashë…

Dëshmitari Rexhep Vathi: Dëgjo, të jetë një femër serioze, që t’ia vlejë..!

Kejsi Spahillari: Kuptoj, po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Kupto drejt?

Kejsi Spahillari: Ehë..

Dëshmitari Rexhep Vathi: Se kam dhe një tip unë, megjithë mend jam verior, po nuk shkoj degë më degë. Kejsi, llafet janë shumë, shumë, shumë keq, ama mos harro, shteti e merr avash-avash, kushdo, që të të thërrasë, civil apo ushtarak, nuk di gjë… Unë kam pas frikë të shkoj në pyll, kam dashur të ulërij, kanë qenë ca jabanxhi aty, më erdhi turp, më erdhi zor, nuk bërtita, mora vëllain në telefon. Këto llafe i thua, se masanej me na thirr ne, me më thirr mua, unë flas ndryshe, flas gjëra, që ti mos të cënohesh fare, po për t’u ruajtur, duhet të ruhesh shumë !E shpërndajmë për sot?

Kejsi Spahillari: Po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Kejsi, okej?

Kejsi Spahillari: Po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Kaq di me të thënë! Mirupafshim!

Kejsi Spahillari: Pafshim!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Ruaj veten!

The post Vrasja dhe varja e Antonio Karafilit, ngjarja makabre për lidhjen paralele të Kejsit me 65-vjeçarin! Çfarë zbuluan ekspertët e kriminalistikës appeared first on Albeu.com.

Zbardhet krimi/ Antonio Karafili u vra nga partnerja dhe i dashuri i saj (EMRAT)
Kanë kaluar shtatë vite nga vrasja e të riut Antonio Karafili në Voskopojë të Korçës. Prokuroria e këtij qyteti pas një hetimi të thelluar, ka arritur të identifikojë dy autorët e krimit,shtetasin Rexhep Vathi dhe Kejsi Spaillari.

Sipas hetimit, Kejsi Spaillari, në atë kohë 18-vjeç së bashku me të dashurin e saj Rexhep Vathi, kanë mbytur me çarçaf dhe më pas varur në një pishë, trupin e pajetë të Antonio Karafilit, me qëllim krijimin e përshtypjes tek organet policore se i riu ishte vëtëvrarë.

Tashmë ndaj Spaillarit, Prokuroria e Korçës, Vasjana Postoli, ka lëshuar një mandat “arresti në burg” për akuzën e “Vrasjes me dashje” kryer në bashkëpunim.

Ndërsa për Rexhep Vathin, nuk është lëshuar një masë arresti, pasi ai ka ndërruar jetë si pasojë e një akti vetëvrasës që ka kryer.

“Ora News”, ka mësuar se Kejsi Spaillari, është zbuluar nga një gjurmë biologjike ADN, që është gjendur në çarçafin me të cilin ishte lidhur në qafë, Antonio Karafili.

Aktualisht, Spaillari është larguar nga Korça, duke u vendosur me banim në Kanada.

E njëjta provë është siguruar dhe për autorin tjetë që tashmë nuk jeton, Rexhep Vathin.

Rasti në fjalë, është ndjekur në raportim dinamik nga “Ora News”, duke hedhur dritë mbi misterin e asaj ngjarje të rëndë që autorët po mundoheshin t`i jepnin drejtimin e një vetëvrasjeje.

Krimi ka ndodhur në vitin 2018 dhe ka si motiv lidhjen sentimentale që Kejsi Spaillari, kishte krijuar paralelisht me viktimën Antonio Karafili dhe autorin e krimit, Rexhep Vathi.

Pasi policia zbuloi trupin e pajetë të lidhur në një pishë në Voskopojë, fillimisht ngjarjen e rregjistroi për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”.

Fillimisht, hetimet e kryera nuk sollën produktivitet, duke çuar prokurorinë të kërkonte pushimin e ndjekjes penale.

Por gjyqtari i Korçës, Arben Lena, vendosi të kthejë dosjen për rihetim duke detyruar prokurorinë të orientonte hetimin në akuzën e “Vrasjes me dashje”.

Mirëpo pas 7 viteve hetime dhe një seri aktesh ekspertimi, rezultoi se Antonio Karafili, është vrarë nga Rexhep Vathi dhe e dashura e tij, Kejsi Spaillari.

Pas vrasjes të dy së bashku e kanë lidhur trupin në pemë, për të krijuar përshpypjen se Antonio, ishte vetëvarur.

Por një detaj i vetëm ndryshoi rrjedhën e ngjarjes, pasi në momentin e konstatimit të trupit të pajetë nga policia, Antonio Karafili, është gjendur me këmbë në tokë dhe jo i varur plotësisht në ajër, siç mund të ndodhë në një skenë tipike varjeje.

Viktima Antonio Karafili, nuk kishte në duar apo në thonjtë asnjë përmbajtje të lëvoreve të pishës, detaj që bindi prokurorinë se ai viktima nuk kishte hipur në pemë vetëm për të lidhur çarçafin me të cilin është vetëvarur.

Sipas dosjes hetimore, personi që e ka parë për herë të fundit në jetë Antonion, në datën 14 qershor 2018, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, në atë kohë 17-vjeç nga Korça.

Ajo tregon, se atë ditë rreth orës 17:00 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr mes këtyre të fundit dhe Antonios.

Debati u mbyll dhe Antonio e Kejsi shkuan në Voskopojë, tek lokali i prindërve të Antonios, “Taverna Mishel”.

Në këtë moment, Kejsi kujton se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime se ajo kishte një lidhje tjetër.

Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes, Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë.

Në këtë pikë e ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregon me detaje, sesi u njoftua nga e dashura e djalit, se Antonio ishte vetëvrarë dhe ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.

Prindërit e viktimës që në fillim, kanë dyshuar se djali i tyre nuk është vetëvarur, por është vrarë. Kjo për shkak se lartësia e pemës me tokën ishte e shkurtër dhe se viktima është gjetur nga nëna e tij me këmbë në tokë dhe jo të varura në ajër./Ora news

The post Zbardhet krimi/ Antonio Karafili u vra nga partnerja dhe i dashuri i saj (EMRAT) appeared first on Albeu.com.