antitrupa Archives - Albeu.com

Pse jo të gjithë personat që kalojnë Covid-19, nuk zhvillojnë antitrupa?
Nga Dr. Skënder Brataj

PSE JO TË GJITHË PERSONAT QË KALOJNË SËMUNDJEN E COVID-19, NUK ZHVILLOJNË ANTITRUPA?

Një studim i ri nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive (CDC), i botuar në Emerging Infetcious Diseases, tregon se jo të gjithë ata që shërohen nga Covid-19, janë në gjendje të zhvillojnë antitrupa të veçantë. Studiuesit hetuan arsyet, duke analizuar mostra të dhjetëra personave.

Covid-19, jo të gjithë zhvillojnë antitrupa pas shërimit.

Studimi amerikan tregoi se jo të gjithë zhvillojnë antitrupa specifikë pas shërimit, dhe u vu re që ndodhte në moshat 10 vjet më të reja.

Nuk zhvillojnë antitrupa ata persona që kanë infeksion me një ngarkesë virale të ulët.

Studimet serologjike u përqendruan në mungesën e antitrupave në gjak.

Shkencëtarët, të udhëhequr nga virologu i Universitetit të Pensilvanisë Ëeimin Liu, studiuan 72 persona të shëruar dhe të rekrutuar në Universitetin e Alabama në Birmingham, Shtetet e Bashkuara. Nga grupi i kontrollit, vetëm dy persona nuk kishin simptoma: 13 shfaqën sëmundje të formës së lehtë, 48 shfaqën sëmundje të formës së mesme, ndërsa 9 prej tyre shfaqën sëmundje të formës së rëndë.

Kështu, studiuesit kryen testet ‘Elisa’, një test specifik i vërtetuar për antitrupat kundër proteinës Spike, në mostrat e plazmës të mbledhura në kohën e pranimit të tyre për tu bërë pjesë e studimit dhe vizitave të kontrollit herë pas here.  Rezultatet treguan se vetëm 46 nga 72 personat e testuar treguan se kishin  IgG, IgA (ose të dyja). Ndërsa 26 personat e tjer mbetën seronegativ dhe 36% e tyre nuk zhvilluan antitrupa.

-Interesant është fakti se personat që nuk kanë zhvilluar antitrupa ishin mesatarisht 10 vjet më të rinj se ata që i kanë zhvilluar në grupin e kontrollit.

-Nuk ka përgjigje sistemike të antitrupave në organizëm në personat me ngarkesa virale të ulëta të verifikuara nga tamponet nazofaringeale.

Varianti Delta, përveç faktit se është më infektiv, është 6 herë më pak i ndjeshëm ndaj antitrupave të zhvilluar nga ata persona që kanë kaluar sëmundjen Covid-19 dhe 8 herë më pak i ndjeshëm ndaj antitrupave të krijuar pas vaksinimit.

Kjo është arsyeja pse do të bëhej dominues në një kohë kaq të shkurtër, sipas një studimi ndërkombëtar, të koordinuar nga Universiteti i Kembrixhit dhe botuar në revistën Nature.

Sipas të dhënave, varianti Delta është  sot përgjegjës për rreth 90% të infeksioneve të reja në botë.

Përqindja rritet në mbi 99% të rasteve të diagnostikuar në Evropë. Për më tepër, testet laboratorike kanë treguar se mutacioni Delta infekton më shumë se të tjerët, sepse proteina Spike është më e aftë të lidhet me receptorët e qelizës, duke lejuar që virusi të replikohet më mirë.

Marrë nga Facebook-u i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore

The post Pse jo të gjithë personat që kalojnë Covid-19, nuk zhvillojnë antitrupa? appeared first on Albeu.com.

Vetëm 54% e të infektuarve me antitrupa, shkak përdorimi i lartë i antibiotikëve, pengoi imunitetin natyror
Konsumi i antibiotikëve në vend gjatë valëve kulmore të pandemisë u rri ndjeshëm, pasi të infektuarit nxitonin t’i merrnin që me shenjat e para të infektimit me Covid-19.

Por, një studim i ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, me autorë Rexhep Muja, laborante Alma Qosja, Frida Bushati dhe Ermal Selimi i publikuar nga Urdhri i Mjekut, tregon se nga 1500 analiza serologjike të bëra në vendin tonë gjatë dimrit të kaluar, rezultoi se vetëm

54% e tyre kanë zhvilluar antitrupa (IGG). Krijimi i antitrupave ka nisur që nga dita e 14 ose në ditët e 21-28 pas infektimit. Siç shihet nga të dhënat shqiptare, imuniteti natyror është zhvilluar vetëm në gjysmën e të infektuarve.

Ekspertët e argumentuan përqindjen e ulët me antitrupa si rrjedhojë e përdorimit më të madh të antibiotikëve, antiviralëve dhe kortizonikëve, të cilët ndikojnë negativisht në zhvillimin e antitrupave.

Studimi tregoi se kontingjenti me PCR pozitiv dhe imunitet gati mospërfillës, përfaqësohet kryesisht nga të sëmurët kronikë si, diabetikë insulinovartës, diabetikë jo insulinovartës, kardiopat, hipertonikët, obezët dhe ata faktorë rreziku kardiometabolikë të kombinuar.

Ecuria e pandemisë varet nga imuniteti që do të krijojë popullata nëpërmjet infektimit apo vaksinës. Por imuniteti natyror tregon zhvillim të dobët në vendin tonë, ndërsa vaksina duket se nuk krijon imunitet afatgjatë, sipas të dhënave që vijnë nga Izraeli, i cili ishte shteti me përqindjen më të madhe të vaksinimit në këtë fillimvit.

Zyrtarët në Izrael së fundmi se vaksina e zhvilluar me teknologjinë MRNA mund të mos jetë plotësisht efektive kundër variantit të ri.

Izraeli ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit në botë me 78% të atyre të moshës 12 vjeç e lart, sipas Science Magazine. Pavarësisht kësaj, vendi ka vuajtur një nga nivelet më të larta të infeksionit në botë, me 650 infeksione për 1 milion banorë. “Më shumë se gjysma janë në njerëz plotësisht të vaksinuar, duke nënvizuar transmetueshmërinë e jashtëzakonshme të variantit Delta dhe duke nxitur shqetësimet se përfitimet e vaksinimit zbehen me kalimin e kohës”, sipas “Science Magazine”.

Izraeli shpesh është konsideruar një model për Shtetet e Bashkuara kur bëhet fjalë për vaksinën e COVID-19 dhe efikasitetin e vaksinës kundër koronavirusit.

Kohët e fundit, zyrtarët shëndetësorë amerikanë po marrin në konsideratë edhe Izraelin kur bëhet fjalë për dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Vendi “po ofron një dozë përforcuese të koronavirusit për njerëzit mbi 60 vjeç, që tashmë janë vaksinuar më shumë se pesë muaj më parë” sipas “The Associated Press”.

Të dhënat e reja po tregojnë se imuniteti natyror nga koronavirusi dhe ai nga vaksina nuk rezistojnë për shumë kohë, ndaj pandemia Covid-19 do të jetë e pranishme edhe këtë dimër. Ecuria e deritanishme po tregon se edhe në vjeshtë-dimër 2021-2022, pandemia do të jetë e pranishme./Monitor

The post Vetëm 54% e të infektuarve me antitrupa, shkak përdorimi i lartë i antibiotikëve, pengoi imunitetin natyror appeared first on Albeu.com.

Studimi: Kombinimi AstraZeneca – Pfizer rrit nivelin e antitrupave
Vaksinimi i përzier kundër koronavirusit, së pari me vaksinën AstraZeneca, pastaj me Pfizer/BioNTech, rrit nivelin e antitrupave neutralizues për gjashtë herë, krahasuar me dy doza të AstraZeneca-s, tregon një studim i Koresë së Jugut.

Studimi përfshiu 499 punonjës mjekësorë: 100 prej tyre morën doza të përziera, 200 morën dy doza Pfizer/BioNTech dhe pjesa tjetër morën dy doza AstraZeneca.

Të gjitha vaksinimet rezultuan me antitrupa neutralizues, që e ndalojnë virusin nga hyrja në qeliza dhe nga shumimi i tij.

Përzierja e vaksinave tregoi sasi të ngjashme të antitrupave që janë gjetur te personat që kanë marrë dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Edhe një studim i publikuar muajin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar ka gjetur se një dozë e vaksinës Pfizer/BioNTech, nëse jepet katër javë pas një doze të vaksinës AstraZeneca, do të prodhojë përgjigje më të mirë imunitare.

Studimi i Koresë së Jugut gjithashtu analizoi aktivitetin neutralizues ndaj varianteve kryesore shqetësuese të koronavirusit, tha Agjencia e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Korenë e Jugut.

Asnjë nga kombinimet nuk demonstroi aktivitet të zvogëluar neutralizues kundër variantit Alfa, të identifikuar së pari në Britani, por neutralizimi u ul me 2.5 deri në 6 herë ndaj varianteve Beta, Gama dhe Delta, të zbuluara së pari në Afrikën e Jugut, përkatësisht në Brazil dhe Indi./REL

The post Studimi: Kombinimi AstraZeneca – Pfizer rrit nivelin e antitrupave appeared first on Albeu.com.

Brataj jep lajmin e mirë: Antitrupat mund t’ju mbrojnë edhe pas 6-8 muajsh
Një nga publikimet shkencore të “Rockefeller University” i ditëve të fundit ka prova të qarta se sistemi imunitar siguron një mbrojtje afatgjatë pas shërimit nga COVID-19.

Ata që shërohen nga COVID-19 mbrohen nga virusi për të paktën gjashtë muaj dhe me gjasë shumë më gjatë.

Publikimet e botuara në revistën Nature, tregojnë se ka prova të forta, se sistemi imunitar “kujton dhe njeh” virusin, po ashtu vazhdon të përmirësojë cilësinë e antitrupave edhe pasi infeksioni ka kaluar.

Antitrupat e prodhuar muaj pas infektimit treguan një aftësi të shtuar për të bllokuar SARS-CoV-2 dhe mutacionet e tij siç është varianti i Afrikës së Jugut.

Për të folur në lidhje me këtë studim ishte i ftuar në “Wake Up”, drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj.

“Janë lajme të mira shkencore, të provuara që tregojnë se imuniteti jonë edhe pasi nuk kemi antitrupa jemi të mbrojtur për një kohë të gjatë, ose jemi të gatshëm.

Pas infektimit, të çdo njëri nga ne bëhet prodhimi i antitrupave dhe me kalimin e infeksionit, me disa javë ose disa muaj, antitrupat qëndrojnë. Pastaj, deri në 2-3 muaj fillon dhe zbritja e tyre.

Është parë nga studimet edhe më parë, që janë bërë që nga viti i kaluar që 6-8 muaj maksimumi, por 6 muaj kryesisht kapen antitrupat në plazmën tonë. Pas 6-8 muajsh nuk ke mundësi t’i kapësh nëpërmjet analizave të gjakut, por nuk është e thënë që nuk e ke më imunitetin”, theksoi Brataj.

The post Brataj jep lajmin e mirë: Antitrupat mund t’ju mbrojnë edhe pas 6-8 muajsh appeared first on Albeu.com.