antikorrupsion Archives - Albeu.com

Zbardhet lista me 53 ekspertët që do angazhohen në Komisionin Antikorrupsion të drejtuar nga Xhafaj, nga bashkëshortja e Olldashit e ish-këshilltari i Metës (EMRAT)
Ditën e sotme, janë zbuluar emrat e 53 ekspertëve të nivelit të lartë, që do të angazhohen në Komisionin Antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Mes eskpertëve, do të jenë pedagogë të drejtësisë, përfaqësues të biznesit e shoqërisë civile.

Mes tyre është Enkeleda Olldashi, gruaja e Sokol Olldashit, Bledar Dervishaj, ish-këshilltar i Metës, konstitucionalistja Aurela Anastasi, pjesë e grupit që hartoi Reformën në Drejtësi.

Pjesë e skuadrës do të jenë dhe Klesta Hysi, vajza e Vasilika Hysit.

Lista me 53 ekspertët e nivelit të lartë që do të angazhohen:

I. MIRËQEVERISJA

1- Eralda Met’hasani – FDUT – Departamenti se drejtes publike

2- Klesta Hysi – FDUT – Departmenti se drejtes publike

3- Eniana Qarri – FDUT – Departamenti se drejtes civile

4- Etleva Bajrami – FEUT – zv. Dekane

5- Eglantina Zyka – FEUT – Departamenti i Statistikes & Informatikes

6- Andi Dura – UET – Pedagog, Departamenti i Shkencave Juridike

7- Arjan Dyrmishi – ShC – CSDG

8- Geron Kamberi – ShC – CSDG

9- Blerta Kalavace – ShC – IRC/Idra Research & Consulting

10- Aranita Brahaj – ShC – AIS/Open data

11- Jolanda Trebicka – ShC – EPD

12- Blerta Tuci –ShC- EU Policy Hub

13- Zef Preci – ShC – QSHKE

14- Marsel Llukmani – biznes – BIZNES ALBANIA (Dhoma Kombëtare E Zejtarisë)

15- Florjan Hasko –biznes – ICC/International Chamber of Commerce

16- Vilma Shurdhi – Avokati i Popullit – Komisionere

17- Qeram Çibaku – Institucion i pavarur – Kontrolli i Lartë i Shtetit

II. ANTIKORRUPSIONI

18- Fjoralba Caka – FDUT – Departamenti se drejtes civile

19- Jonida Rustemaj – FDUT – Departamenti se drejtes civile

20- Enkelejda Olldashi – FDUT – Departamenti se drejtes publike

21- Ilda Mucmataj – FDUT – Departamenti se drejtes publike

22- Ledjon Shahini – FEUT – Pergiegiese Departamenti Ekonomis

23- Mirela Miti – FEUT – Pergiegjese e Departmentit te Kontabilitetit

24- Sofjana Veliu – UET – Drejtuese e Departmentit te Shkencave Juridike

25- Arjan Dyrmishi – ShC – CSDG

26- Krisela Hackaj – ShC – CDI/Dreitore Ekzekutive

27- Nirvana Deliu – ShC – Hulumtuese Politikash, EM-AL

28- Erisa Proko – ShC – Qendra “Instituti Per Zhvillim Strategjik”

29- Auron Pasha – ShC – Idra Research & Consulting

30- Stela Suloti – ShC – EU Policy Hub

31- Ened Topi – biznes – ICC/International Chamber of Commerce/ Deloitte legal

32- Mirlind Polovina – biznes – BIZNES ALBANIA (Dhoma Kombëtare E Zejtarisë)

33- Arber Basholli – Institucion i pavarur – ILDKPI – SP

34- Mimoza Kaçi – Institucion i pavarur – Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

35- Violanda Theodhori – Institucion i pavarur – Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

36- Bledar Mustafaraj – Institucion i pavarur – Kontrolli i Lartë i Shtetit

III. SUNDIMI I LIGJIT

37- Erjon Muharremaj – FDUT – Departamenti i se drejtes publike

38- Aurela Anastasi – FDUT – Departamenti i se drejtes publike

39- Nadia Rusi – FDUT – Departamenti i se dretes publike

40- Skerdian Kurti – FDUT – Departmenti i se drejtes penale

41- Mariel Frroku – FEUT – Departamenti i Finances

42- Luan Veliqoti – Universiteti “LUARASI – Departamenti i se Drejtes Penale

43- Emilio Çika – UMSH – Fakultetit i Drejtesise;

44- Juelda Lamçe – UET – Dekane e FSHJPMN

45- Olta Aliaj – Avokati i Popullit – Komisionere

46- Gledis Gjipali – ShC – Dretor Ezekutiv – EM-AL

47- Ilvana Dedja – ShC – CSDG

48- Mirsada Hallunaj – ShC – CSDG

49- Eda Noçka – ShC- Qendra Altri

50- Gerti Shella – ShC – Qendra Për Çështjet E Informimit Publik (INFOCIP)

51- Bledar Dervishaj -ShC-INFOCIP

52- Ina Xhepa -ShC-Qendra Europiane

53- Oltion Dano – Biznesi – ICC/Studio ligjore “Kalo & Associates”

The post Zbardhet lista me 53 ekspertët që do angazhohen në Komisionin Antikorrupsion të drejtuar nga Xhafaj, nga bashkëshortja  e Olldashit e ish-këshilltari i Metës (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Vangjeli zbardh DOKUMENTAT: Prova të reja që dëshmojnë se si korrupsioni transnacional ka patur si qëllim asgjësimin e PD
ZËDHËNËSJA PËR ANTIKORRUPSIONIN NË PD, GENTA VANGJELI DEKLAROI SE:

Në vitin 2018 Edi Rama ka përdorur 2 VKM të sigluara “Sekret”, njëra prej të cilave me nr.308, e datës 23 maj, “Për autorizimin e Ministrisë së Brendshme dhe MFE për lidhjen e kontratës me kompaninë “ERNST & YOUNG” për të ofruar konsulencë në zbatim të planit të veprimit “Për luftën kundër krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionit “në gjurmët e parasë” në vlerën 375 mijë euro.

Megjithëse KLSh në raportin auditues të vitit 2018 lidhur me zbatimin e buxhetit të shtetit ka gjetur shkelje për përdorimin e fondeve rezervë, mangësi në dokumentacion, mungesë relacionesh shpjeguese, dhe preventiva të shërbimeve në kundërshtim me ligjin organik të buxhetit dhe udhëzimit standard të zbatimit të tij, “ERNST & YOUNG” në 07 maj 2019 përfiton pagesën prej 375 mijë euro nga MF për shërbimin e konsulencës.

Gjatë ceremonisë të mbajtur në KM në Maj 2018 për nënshkrimin e kësaj kontrate, përfaqësuesi i Ernst & Young z. Louis Bladel tha:

“Unë jam Louis Bladel dhe jam përfaqësues i Ernst & Young në SHBA. Përpara se të isha këtu, kam patur pozicione drejtuese në FBI. U bashkova me Ernst & Young me dëshirën time për t’u marrë me vendet dhe korporatat në luftën kundër korrupsionit si një çështje mjaft e ndjeshme. Në Ernst & Young unë punoj në shërbimet kundër mashtrimit. Kur u kontaktuam nga z Rama sollëm një ekip të përbashkët nga Gjermania për të punuar me shqiptarët në këtë Task-Forcë në luftën kundër korrupsionit”…

Sjellim në vëmendjen tuaj, se emri i z. Loius doli në akt-akuzën amerikane ndaj ish shefit të zbulimit të FBI-së në New York, Charles McGonigal, i cili pranoi fajësinë se hetoi në kundërshtim me ligjin një parti shqiptare “që nuk ishte e kryeministrit Rama”.

Bladel kishte mbajtur të njëjtin post në FBI si McGonigal dhe pas largimit nga detyra e lartë shtetërore u emërua Drejtues Ekzekutiv “Ernst & Young Global Limited”.

Në dokumentin e Jurisë së Gjykatës së New Yorkut, të Shtatorit 2022, në pikën d, kërkohej nga Prokuroria amerikane “që të marrë informacion për z.Louis Bladel dhe “Ernst & Young Global Limited”.

Bladel kishte mbajtur të njëjtin post në FBI si McGonigal dhe pas largimit nga detyra e lartë shtetërore u emërua Drejtues Ekzekutiv “Ernst & Young Global Limited”.

Në dokumentin e Jurisë së Gjykatës së New Yorkut, të Shtatorit 2022, në pikën d, kërkohej nga Prokuroria amerikane “që të marrë informacion për z.Louis Bladel dhe “Ernst & Young Global Limited”.

Pas dënimit të McGonigal, Edi Rama u ndje edhe më i motivuar për të vijuar bashkëpunimin me miqtë e ish shefit të zbulimit.

Kështu, në Shkurt 2024, Ergys Verdho asokohe administrator i KESH, njofton shpalljen fitues të Ernst & Young Albania shpk për shërbimin e këshillimit financiar për financimin e projektit ndërtimi i HEC Skavica, fondi 450 000 euro, kohëzgjatja 6 muaj.

Ernst & Young Albania shpk me origjinë të kapitalit 99% kompaninë qipriote Ernst & Young Southeast Europe Public Limited dhe 1% kompaninë serbe Ernst & Young Beograd.

Por, kjo kompani është pjesë e rrjetit global të Ernst & Young Global Limited, kompania kontraktore e konsulencës sipas VKM nr.308, datë 23 maj 2018.

Edi Rama nuk ka harruar planin e punës së diskutuar në darkën sekrete me Charles McGonigal, Agron Nezën dhe Louis Bladel në Uashington DC më 4 Mars (konfirmuar nga eksperti kanadez Stephen Mclntyre).

Vetëm pak javë më vonë, Bladel erdhi në Shqipëri për të nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare.

Këto janë prova të reja për marifete të vjetra, dhe dëshmojnë se si korrupsioni transnacional ka patur si qëllim asgjësimin e Partisë Demokratike dhe mënjanimin me çdo kusht të liderit historik të saj, Prof. Dr. Sali Berisha.

Fakti se kryetari i PD është në arrest politik pa asnjë provë dhe fakt prej 180 ditësh është shembull ekselent i kësaj.

The post Vangjeli zbardh DOKUMENTAT: Prova të reja që dëshmojnë se si korrupsioni transnacional ka patur si qëllim asgjësimin e PD appeared first on Albeu.com.

Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, ja sa vota mori në Kuvend
Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion u miratua në Kuvend në seancën e së enjtes.

Komisioni u miratua me 74 vota pro, teksa 12 ishin kundër dhe nuk u regjistrua asnjë abstenim.

Pjesë e grupit të punës për këtë strukturë do të jenë ekspertë shqiptarë por edhe të huaj, të cilët do të ndjekin dhe monitorojnë nga afër punimet për secilën nga fazat.

Më konkretisht, ekspertët do të ndahen në grupe dhe do të angazhohen në funksion të temave përkatëse, që lidhen me fushat në të cilët ata janë kompetentë.

Ky komision i Posaçëm do të organizojë seanca dëgjimore me qëllim konsultimi, tryeza pune dhe diskutime publike, duke pasur në fokus zbatimin e reformave, sundimin e ligjit dhe mirëqeverisjen.

The post Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, ja sa vota mori në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Nesër ngrihet Komisioni i posaçëm antikorrupsion, me 11 anëtarë, 6 PS dhe 5 opozita! Zbardhet projektvendimi: Do zgjasë 10 muaj
Ditën e nesërme Kuvendi pritet të ngrejë Komisionin e Posaçëm Anti-korrupsion, që pritet të marrë vetëm votat e socialistëve në Kuvend. Komisioni i Posaçëm do të përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të shumicës parlamentare dhe 5 të opozitës, përfaqësues të pakicës parlamentare.

Report Tv siguron pr/vendimin për ngritjen e këtij komisioni të Posaçëm që do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10 mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.

Kryetari i komisionit është përfaqësues i shumicës parlamentare dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i pakicës parlamentare.

“Me qëllim ruajtjen konform rregullores të raportit shumicë – pakicë, shfrytëzimin efektiv të përvojës së krijuar qysh në fillesat e Reformës në Drejtësi, si dhe sigurimin e vazhdimësisë së punës e të produkteve të këtij procesi përtej legjislaturës aktuale dhe përgjatë harkut të negociatave me Bashkimin Evropian, komisioni si rregull do të përbëhet nga Kryetarë dhe Zëvendëskryetarë të Komisioneve të Përhershme: për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (2); për Ekonominë dhe Financat (2); për Çështjet Evropiane (2); për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik (2); dhe Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (2).Emrat e anëtarëve të tij do të përcaktohen me vendim të Kuvendit” thuhet në pr/vendim.

Ndonëse ngritja e komisionit është parashikuar në rend dite për seancën e nesërme, PS mund të kërkojë tërheqjen e projekt-vendimit dhe shtyrjen për në një tjetër seancë në pritje të një dakordësie me grupin parlamentar të PD për përbërjen e emrave. Nëse rendi i ditës në seancën e nesërme nuk do të ndryshojë do miratohet vetëm ngritja e komisionit dhe jo përbërja. Përbërja me emrat e anëtarëve të këtij komisionit do t’i lihet një tjetër seance pasi të jetë gjetur dakordësia me opozitën.

Ndërkohë emri i deputetit socialist, ish ministrit të Drejtësisë, Fatmir Xhafaj është një nga emrat që përflitet .

Vetë Opozita nuk e ka pritur mirë këtë nismë të mazhorancës, ndërsa abstenuan edhe në votimin e rezolutës. Ndërkohë para se të merrnin pjesë në mbledhje shumica e deputetëve të Rithemelimit u shprehën kundër pjesëmarrjes në këtë komision të posaçëm, por pritet të dilet me një vendim unanim nga mbledhja e grupit.

The post Nesër ngrihet Komisioni i posaçëm antikorrupsion, me 11 anëtarë, 6 PS dhe 5 opozita! Zbardhet projektvendimi: Do zgjasë 10 muaj appeared first on Albeu.com.

Miratohet rezoluta anti-korrupsion e PS
Me 76 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim është miratuar pasditen e sotme rezoluta anti-korrupsion e PS.

Kundër votuan Agron Shehaj dhe Dashnor Sula. Të gjithë deputetët e tjerë të opozitës nuk morën pjesë në votim.

Kjo rezolutë, që u diskutua sot në Kuvend, solli debate dhe kundërshti nga ana e opozitës.

Ndërsa mazhoranca shprehet se kjo rezolutë synon të rrisë forcimin e ligjit të luftojë korrupsionin si edhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Vetë kryeministri ishte sot në Kuvend për të mbrojtur pr/rezolutën duke e bërë të qartë se komisioni i posaçëm nuk ka lidhje me punën e prokurorisë së Posaçme dhe ftoi opozitën ta votojë. E ndërsa fliste deputetët e grupit të PD-së së Rithemelimit bënin zhurmë duke i rënë tavolinave.

Rama hodhi poshtë akuzat se me këtë rezolutë do të kapte SPAK dhe se lufta kundër korrupsionit është e pandalshme dhe se ata nuk e ndalin dot këtë nismë.

” Kjo nuk është një luftë vulgare për pushtet, por është një luftë për shtetbërjen demokratike, për institucione funksionale, për mekanizma shtetërorë, institucionalë, shoqërorë që shkojnë përtej “Lena-Prenave” dhe që ulin hap pas hapi, ndikimin e lartë të subjektivitetit njerëzor mbi çdo pjesë të makinerisë kushtetuese dhe ligjore, në funksionimin e Republikës, duke forcuar sundimin e ligjit mbi subjektet që veprojnë dhe ndërveprojnë mes veti apo me shtetin dhe mirëqeverisjen e tyre. Nuk e ndalin dot si nuk u ndal reforma në drejtësi nuk ndalet as kjo. Prandaj thirrja ime është votojeni draftin e rezolutës, po nuk e gjetët këtë forcë mos e bojkotini nesër komisonin hetimor, tha Rama.

Pas miratimit të rezolutës mes palëve pritet të nisin diskutimet për ngritjen e një komisioni të posaçëm, që do të monitorojë punën e institucioneve, përfshirë edhe ato të drejtësisë për luftën kundër korrupsionit, të rekomandojë  propozojë ndryshime ligjore në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Rezoluta e plotë

REZOLUTË PËR THELLIMIN E REFORMAVE PËR MIRËQEVERISJEN, SUNDIMIN E LIGJIT DHE ANTIKORRUPSIONIN PËR SHQIPËRINË 2030 NË BASHKIMIN EVROPIAN

Në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ligjit (neneve 1, 2, 3, 6, 7, 75.2, 77.1, 78 dhe 80 të saj) si dhe të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (neneve 24, 36, 68, 98, 102, 105, 106.1 të saj),

Bazuar në Rekomandimet e Raportit të BE për Shqipërinë 2023, Raportin Screening të Komisionit Europian si dhe në Deklaratat/ Rezolutat e Samitit për demokraci të SHBA;

Të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë, si shprehje përbashkuese e vullnetit të mbarë zgjedhësve pa dallime partiake dhe të të gjithë shqiptarëve kudo janë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian; në zbatim të parimteve dhe detyrimeve që burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet e Republikës sonë; me bindjen e plotë në mundësitë e politikës dhe shoqërisë për t’iu përgjigjur domosdoshmërisë së një qasjeje kombëtare gjithëpërfshirëse në adresimin e sfidave të kësaj faze vendimtare për modernizimin e mëtejshëm të shtetit.

Ne, anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë

Duke e konsideruar moment kyç të historisë sonë të përbashkët, rrugëtimin Evropian të vendit përmes negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, pas përfundimit me sukses të procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit (procesi screening) dhe vlerësimit të Këshillit të Bashkimit Evropian për arritjet e Shqipërisë në të gjithë sektorët, si edhe nënvizuar gatishmërinë e vendit për t’iu përmbajtur legjislacionit të BE-së në fushën politike, ligjore, ekonomike dhe sociale;

Duke shprehur vlerësimin e përbashkët për mbështetjen strategjike që Bashkimi Evropian dhe SHBA i kanë dhënë Shqipërisë në avancimin e reformave për konsolidimin e sundimit të ligjit, forcimin e institucioneve demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut;

Duke e vlerësuar Reformën në Drejtësi, si një prej lëvizjeve më të mëdha shtetndërtuese në historinë e shtetit shqiptar – më e madhja në procesin historik të kalimit nga diktatura në një demokraci funksionale – dhe duke e çmuar zbatimin e saj si një domodoshmëri për jetësimin e parimit themelor kushtetues të ndarjes dhe balancimit ndërmjet tre pushteteve si dhe për të garantuar një sistem drejtësie të pavarur, të përgjegjshëm, llogaridhënës, transparent, efiçent, profesional dhe të barabartë për të gjithë qytetarët;

Duke vlerësuar rezultatet e derisotme pozitive të reformës në drejtësi, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, nëpërmjet procesit të vettingut për pastrimin e burimeve njerëzore në sistemin e drejtësisë, si dhe nëpërmjet veprimtarisë së strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e cila po kontribuon në mënyrë domethënësë në dhënien fund të epokës së pandëshkueshmërisë, duke shërbyer njëherësh edhe si një vlerë e shtuar besimi për vendimin e shumëpritur të hapjes së negociatave me BE-në;

Duke qënë të vetdijshëm për domosdoshmërinë e njohjes së problematikave të vendit në këtë fazë vendimtare për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe adresimin e përbashkët të prioriteteve veçanërisht në drejtim të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe korrupsionit, duke u mbështetur kryesisht në gjetjet dhe rekomandimet e shprehura në Raportet e BE dhe Raportin screening të Komisionit Evropian, të cilat kërkojnë një analizë të përbashkët objektive, një reagim të përbashkët institucional dhe një veprim të koordinuar midis të gjithë institucioneve përgjegjëse;

Duke mbështetur angazhimin me plane masash konkrete të ekzekutivit dhe të të gjitha institucioneve të përfshira, për të përmbushur detyrimet e procesit të negociatave dhe duke vlerësuar miratimin nga qeveria shqiptare të dy udhërrëfyesve të rëndësishëm “Për Shtetin e së drejtës” dhe “Për reformën në administratën publike”, si piketa hapëse të Grupkapitullit të Parë që njihet me emrin “Themeloret”;

Me vetëdijen e madhe për këto përgjegjësi të rëndësishme dhe për hapësirën gjithëpërfshirëse që i mundësohet Kuvendit nga Kushtetuta dhe autoriteti që i jep kuadri ligjor në fuqi, me bindjen se manifestimi i vullnetit politik dhe institucional i Shqipërisë në konceptimin, miratimin e zbatimin e Reformës në Drejtësi përbën një përvojë të vyer institucionale për t’u zhvilluar më tej, si dhe me besimin e përbashkët se vendi ka nevojë për një cikël të ri reformimi në funksion të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit, si domosdoshmëri për përmbushjen e objektivit strategjik kombëtar të anëtarësimit në Bashkimin Evropian në vitin 2030, Kuvendi angazhohet:

Të nxisë frymën e dialogut konstruktiv politik dhe institucional brenda kuadrit kushtetues e ligjor, ndërmjet tre pushteteve të pavarura si edhe të gjithë aktorëve institucionalë e faktorëve politik e shoqërorë në vend në funksion të një cikli të ri reformimi përmes një qasje të re gjithëpërfshirëse orientuese për aktivitetin e të tre pushteteve të pavarura të Republikës sonë, që pavarësisht njëri – tjetrit dhe në harmoni me njëri – tjetrin të angazhohen aktivisht për rritjen e ndërgjegjësimit institucional dhe forcimin e kulturës së bashkëpërgjegjësisë të institucioneve në avancimin e mëtejshëm të reformave modernizuese të shtetit në përmbushje të detyrimeve të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në kuadrin e Samitit për Demokraci të SHBA-ve;

Për rritjen e fokusit të Kuvendit të Shqipërisë, në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE, për konsolidimin e demokracisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës duke konsideruar çështje madhore të një rëndësie prioritare thellimin e reformave për përmirësimin e mëtejshëm të mirëqeverisjes, fuqizimin e luftës ndaj korrupsionit, forcimin e zbatimit të ligjit si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;

Të ushtrojë në mënyrë efektive përgjegjësitë e tij kushtetuese në lidhje me rolin mbikqyrës të komisioneve të përhershme e atyre të posaçme dhe strukturave të tjera përgjegjëse parlamentare, ndaj qeverisë, institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese, brenda fushëveprimit të përcaktuar tashmë me Kushtetutë, duke respektuar parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit midis pushteteve, me fokus të drejtpërdrejtë adresimin e masave të Udhërrëfyesve të miratuar nga Qeveria “Për shtetin e së drejtës” dhe “Reformën në administratën publike” si dhe rekomandimet e Raportit Screening të Komisionit Evropian;

Të përmirësojë rolin e tij ligjvënës, monitorues dhe mbikqyrës në funksion të mirëqeverisjes në të gjitha nivelet, ekzekutive dhe ligjbërëse, qendrore e vendore, përmes mekanizmave dhe rregullave që fuqizojnë respektimin e ligjit dhe rritjen e transparencës në vendimarrje, aksesin e qytetarëve dhe gjithëpërfshirjen e shoqërisë civile në procesin legjislativ dhe vendimmarrjen e qeverisjes qendrore e vendore, parandalimin e konfliktit të interesit dhe lobimit për interesa private, thellimin e procesit të digjitalizimit të shërbimeve publike dhe kontrollin më të mirë ndaj tyre, përmirësimin e llogaridhënies dhe transparencës të pastërtisë së figurës së funksionarëve të lartë të zgjedhur ose të emëruar, forcimin e mekanizmave për kontrollin e integritetit të funksionarëve e zyrtarëve të të gjitha niveleve, ngritjen e mekanizmave funksional për transparencën financiare dhe zhvillimin e kulturës e qasjes demokratike të partive politike etj.

Të konsiderojë domodoshmëri jetike për të ardhmen e vendit thellimin e luftës ndaj korrupsionit e fenomenit të pandëshkueshmërisë në mënyrë kapilare në të gjitha nivelet, duke e vendosur në fokus të shoqërisë shqiptare dhe të të gjitha institucioneve të shtetit, përmes një përpjekje të bashkërenduar nga Kuvendi, zbatimit të objektivave të Strategjisë kombëtare antikorrupsion dhe të shoqëruar me rekomandime masash konkrete ligjore, institucionale dhe administrative veçanërisht për sektorët më vulnerabël ndaj korrupsionit (kadastra dhe të drejtat pronësore, taksat, doganat, arsimi, shëndetësia, përdorimi i fondeve publike, prokurimet publike, infrastruktura publike, etj), në të gjithë territorin e vendit;

Të thellojë më tej përpjekjet për forcimin e zbatimit të ligjit duke mundësuar një proces analitik vlerësimi dhe rekomandimesh me masa konkrete ligjore dhe institucionale që synojnë ndër të tjera edhe reformimin, me të njëjtën ambicie dhe thellësi siç vepruam me reformën në drejtësi edhe të agjencive të tjera të zbatimit të ligjit që kanë në përgjegjësi luftën ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe administrimin e pasurisë publike, krimin ekonomik, parandalimin e pastrimit të parave, deklarimin dhe kontrollin e pasurive të zyrtarëve dhe konfliktit të interesit, auditimin dhe inspektimin financiar, kontrollin e brendshëm, informalitetin apo të mbikqyrjes së tregut, të rregjistrimit e administrimit të pronës etj duke synuar motivimin, integritetin, përgjegjshmërinë, llogaridhënien dhe efikasitetin më të mirë të këtyre strukturave në respektim dhe zbatim të ligjit në të gjitha nivelet e qeverisjes;

Të garantojë pakthyeshmërinë e reformës në drejtësi, konsolidimin e saj të mëtejshëm dhe rritjen e eficencës së sistemit të drejtësisë në pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, duke ruajtur parimet dhe shtyllat kushtetuese të Reformës në drejtësi të miratuar në 2016, për të fuqizuar pavarësinë dhe paanësinë e pushtetit gjyqësor si dhe njëherësh nxitjen e cilësisë së vetëqeverisjes së sistemit të drejtësisë nëpërmjet forcimit të integritetit, llogaridhënies dhe transparencës, sipas rekomandimeve të Raporteve të BE dhe Raportit Screening të Komisionit Evropian për grupkapitullin e parë si dhe masave të udhërrëfyesit “Për shtetin e së drejtës” në zbatim të tyre.

Të sigurojë në mënyrë transparente, në dispozicion të këtij procesi ekspertizën më të mirë vendase e ndërkombëtare (veçanërisht me partnerët strategjik, BE dhe SHBA) dhe përmes rregullave, procedurave e mekanizmave parlamentare të ngrejë një Komision të Posaçëm Parlamentar, i cili të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë MIRËQEVERISJEN, SUNDIMIN E LIGJIT DHE ANTIKORRUPSIONIN PËR SHQIPËRINË 2030 NË BASHKIMIN EUROPIAN përmes një vlerësimi / analize të situatës në këto fusha si dhe hartimin e një Plani Kombëtar Veprimi, me kohështrirje afatgjatë, duke rekomanduar për sa çmohet e nevojshme edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale të cilat duhet të adresohen në secilën fushë nga institucionet përgjegjëse. I gjithë procesi që do të ndërmerret dhe mbikëqyret nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të realizohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet përkatëse në fuqi dhe në asnjë mënyrë nuk do të cënojë kuadrin ekzistues kushtetues e ligjor për ngritjen e institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Ne deputetët e Kuvendit të Shqipërisë i konsiderojmë detyruese përmbajtjen dhe angazhimet e kësaj rezolute, pavarësisht dallimeve dhe vijave të qarta ndarëse politike e programatike mes nesh, në çdo aspekt dhe për çdo aspekt tjetër të jetës parlamentare./albeu.com

The post Miratohet rezoluta anti-korrupsion e PS appeared first on Albeu.com.

VMRO me akuza për Antikorrupsionin: Pse keni heshtur për Merkon edhe pse i keni ditur skandalet e tij?
VMRO-ja opozitare e Maqedonisë së Veriut, ka reaguar sot pas daljes publike të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e në lidhje me rastin e Ramiz Merkos dhe akuzave ndaj tij për korrupsion.

Sipas VMRO-DPMNE-së, KSHPK0ja ka pranuar sot se kanë reaguar para 4 viteve për një rast ku ekzistonte dyshimi i bazuar për kriminalitet të kryetarit të Komunës së Strugës, Merko, por që Këshilli Gjyqësor, sipas VMRO-së, i kontrolluar politikisht nga LSDM dhe BDI, e kanë shuar si rast.

“Dy pyetje shtrohen hapur: Pse Antikorrupsioni heshti për 4 vjet edhe pse dinte për skandalet e Merkos dhe kush nga pushteti i LSD-së dhe BDI-së i bëri presion Këshillit Gjyqësor për mbylljen e rastit të kryetarit të Strugës? Kuptohet që dorëheqjet në Këshillin Gjyqësor janë gjëja më e vogël, sepse kërkohet dorëheqja e gjithë qeverisë. Krimi është thellësisht i metastazuar në të gjitha institucionet e shtetit”, thuhet në reagimin e VMRO-së./KlanMacedonia

The post VMRO me akuza për Antikorrupsionin: Pse keni heshtur për Merkon edhe pse i keni ditur skandalet e tij? appeared first on Albeu.com.

“Kujt ia merrte mendja se do të arrestoheshin njerëz të rangut të lartë”, Rama flet për anti-korrupsionin: Reformuan sistemin e drejtësisë
Kryeministri Edi Rama gjatë Konferencës Anti-Korrupsion që po zhvillohet te Pallati i Kongreseve ka folur për Reformën në Drejtësi. Rama u shpreh se është punuar shumë, ndërsa shkroi se çështja e korrupsionit nuk është zgjidhur përfundimisht. Ai u ndal dhe te arrestimi i politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, për të cilët tha se para Reformës në Drejtësi, një gjë e tillë as mund të imagjinohej.

“Përshëndetje të gjithëve dhe faleminderit për praninë tuaj, sidomos miqve të ftuar që na shoqërojnë në këtë përpjekje si partner në një rrugë të vështirë. Dua të falënderoj Milvën dhe Edonën sepse së bashku kanë koordinuar të gjithë punën për raportin e parë kombëtar vjetor të Antokorrupsionit që synon të pasqyrojë rezultat dhe problematikat në këtë betejë përgjatë gjithë frontit e marrëdhënies me qytetarët. Nga ana tjetër të ndajë problematikat me të gjithë drejtuesit por edhe me përfaqësuesit e drejtorive apo zyrave të caktuara të shërbimeve publike. E pamë të udhës të shoqëronin nxjerrjen e raportit të antikorrupsionit me këtë konferencë sepse është shumë e rëndësishme të ndajmë me publikun këtë sfidë që asnjëherë nuk mbaron sepse në asnjë shtet të botës, që nga shtetet më të zhvilluara, çështja e korrupsionit nuk është zgjidhur përfundimisht por, ndërkohë për të kuptuar se Shqipëria ka filluar të ndahet nga një fazë kur korrupsioni ishte sistem i marrëdhënieve të qytetarit me shtetin në çdo kontakt të tij me të. Ka qenë vetëm para pak vitesh koha kur të gjitha shërbimet për qytetarin jepeshin me kontakt të drejtpërdrejtë. Qytetarët duhet të qëndronin në radhë shumë të gjata që tu jepej mundësia që të merrnin shërbimin, 300 mijë kontakte fizike kishte, dhe nga këto kishte mungesë transparence, mungesë cilësie shërbimi. Nga ana tjetër, për të kaluar në zemrën e sistemit, sistemi ishte i kapur nga kanceri e ishte kalbur e transformuar. Si kudo e në çdo vend e fushë kishte njerëz të zotë e të ndershëm, por tërësia e sistemit e bënte të pamundur që të promovoheshin të ndershmit. Ne u fokusuam në dy drejtime, në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe në atë të shërbimeve. Për reformimin e sistemit të drejtësisë do të ketë një panel të veçantë dhe nuk dua të zgjatem shumë. Pavarësisht rezervave që mund të kemi apo simpative në aspektin politik, kush e mendonte pak vite më parë se drejtësia në këtë vend do të ndëshkonte njerëz të rangut të lartë”, tha Rama.

The post “Kujt ia merrte mendja se do të arrestoheshin njerëz të rangut të lartë”, Rama flet për anti-korrupsionin: Reformuan sistemin e drejtësisë appeared first on Albeu.com.